×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 05-05-2020, 22:55:29 »

 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, thotë se duke nisur nga data 4 maj do te kete gjoba per ata qe nderrojne ngjyren e makines pa leje paraprake.

“Për të gjithë ata posedues mjetesh që kanë bërë ndryshime të karakteristikave konstruktive ose funksionale të mjetit pa kërkesën paraprake dhe miratimin përkatës, gjatë shqyrtimit të kërkesës, nisur nga data 4.05.2020 do të aplikohen masat administrative si më poshtë:

Për ndryshim të ngjyrës ose kutisë së shpejtësisë, ose ndryshime të tjera me procedurë të lehtësuar të aplikohet masa administrative prej 10 000 (dhjetë mijë) lekë.

Për ndryshim të motorit, shtim të sistemit alternativ të ushqimit (impiantit të gazit), ndryshim të karrocerisë apo ndryshime të tjera me procedurë normale të aplikohet masa administrative prej 20 000 (njëzet mijë) lekë”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.
Formulari i vetedeklarimit: https://www.dpshtrr.al/info-dhe-risi/vetedeklaro-kerkesen-te-kryer-nje-ndryshim-konstruktiv-ne-mjet