Wolkswageni i ri, 100 km me 0,6 litër benzinë - Makina & Motorra

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Wolkswageni i ri, 100 km me 0,6 litër benzinë

    Wolkswageni i ri, 100 km me 0,6 litër benzinë

    · 1 · 850

    • Postime: 28631
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    ne: 27-01-2011, 01:59:45
    Kompania gjermane prodhuese e automobilëve, Wolkswagen, duket se ka gjetur zgjidhjen për të luftuar rritjen e vazhdueshme të çmimit të naftës, pasi prezantoi sot në Katar makinën më efiçente të prodhuar ndonjëherë, në gjendje të udhëtojë 100 kilometra me pak më shumë se gjysmë litri benzinë.

    Konkretisht, XL1 Wolkswagen djeg vetëm 600 gramë karburant për 100 kilometra dhe emeton vetëm 25 gramë dioksit karboni për kilometër, duke u shndërruar njëkohësisht edhe makinën më ambientaliste të prodhuar ndonjëherë.

    E prezantuar në Katar gjatë një panairi të makinave, XL1 merr fuqinë nga një motor 800 kubikësh me dy cilindra, i lidhur me një motor elektrik. Makina dyvendëshe peshon vetëm 795 kilogram dhe është ndërtuar nga një veshje me fibra karboni, e cila është më rezistente se metali.

    Makina do të dalë në treg në vitin 2013, do të ketë të njëjtën përmasë sa një Volkswagen polo dhe të njëjtën lartësi sa një makinë sportive Lamborghini, 118 centimetra.

    Makina do të shitet fillimisht në sallonet e Gjermanisë dhe Britanisë, me atë që presidenti i kompanisë e cilësoi si një çmim të përballueshëm.

    Mjeti është në gjendje të përshpejtojë nga 0-100 kilometra në 11,9 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 180 km/h. /top channel
    Emri:

    Email:
    Verifikimi:
    Flamuri yne ka ngjyre?: