Kush është Dritan Abazoviç? - Shqiptaret ne Malin e Zi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kush është Dritan Abazoviç?

Kush është Dritan Abazoviç?

· 3 · 1051

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-09-2020, 21:25:28
 

“Ne e dinim se do të ndryshonim lojën. Kemi pritur ndryshimin e qeverisë për 30 vjet, shumë njerëz nuk e kanë besuar, por tani është realitet. E thamë se do të shkruanim historinë dhe e shkruam. Mafia, nuk do të sundojë më ne Malin e Zi”.

Eshtë deklarata e bërë dje pas mbylljes së kutive të votimit nga Dritan Abazovic, politikanit 34-vjeçar të Malit të Zi, që ditën e djeshme, triumfoi në zgjedhje.

Po kush është djaloshi me emrin shqiptar Dritan?

Aktualisht drejton lëvizjen civile “Bardh e Zi” dhe pretendon të çojë në opozitë politikanin Milo Gjukanovic, për të cilin, u sponsorizua edhe vetë kryeministri Edi Rama duke e mbështetur në zgjedhje.

Abazovic (34 vjec) ka gradën doktor të shkencave politike dhe ka rreth një dekadë në politikë. Që nga prilli 2017 është president I lëvizjes qytetare URA. Lindi në Ulqin ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, dhe më pas shkoi në Sarajevë, ku u diplomua në fakultetin e Shkencave Politike.

Abazovic wshtë anëtar i parlamentit që nga viti 2012. Ka një varg kualifikimesh jashtë vendit duke përfshirë SHBA, Luksemburg, Austri, Belgjikë, Spanjë e Slloveni.

Në prag të zgjedhjeve, ishte i vetëdijshëm se i kishte ardhur koha. “Askush të mos ketë dilema: qeveria e re do të varet nga lista Bardh e Zi” tha ai para zgjedhjeve.

Lufta e tij me Gjukanovic është e hapur. Milo, më parë e ka konsideruar si “bastard” gjatë një argumenti në parlamentin e Malit të Zi. Fyerja ishte si pasojë e një polemike për pyetjet e Abazovic mbi “huatë miliona dollarëshe të marra nga kompanitë e Gjukanovic” në kohën kur ai nuk e kishte qeverinë. Kryeministri e mohoi këtë. Më pas e konsideroi partinë e Abazovic si një parti të formuar për të mbrojtur interesat e “mafies mediatike”.

Abazovic më herët kishte deklaruar se Mali i Zi meritonte të udhëhiqej nga një qeveri ekspertësh. “Porpozimi ynë është të mos ketë politikanë në qeverinë e ardhshme. Ata duhet të jenë në parlament, ekspertët në qeveri.

Shumë debat është bërë edhe për mendimet e tij për Kishën.

“Jam i sigurt se Mali i Zi ka nevojë për ligjin për Fenë. Por ai duhet të jetë ligj modern dhe evropian. Duhet të kemi marrëdhënie të barabartë me të gjitha bashkësitë fetare, për t'i sjellë në të njëjtin nivel. Kjo qeveri nuk donte ta bënte një gjë të tillë” tha ai para zgjedhje.

Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, Abazovic tha para zgjedhjeve: Ne duhet të ndërtojmë një plitikë të mirë të fqinjësisë, vecanërisht me Serbinë sepse është më afër nesh. Por edhe me vendet e tjera të rajonit”.

Partitë e opozitës pro-serbe e kanë akuzuar më parë Abazovic për veprime kundër kishës orthodokse serbe.

Sa fitoi Abazovic?

Dritan Abazovic dhe Bardh e Zi ka fituar 4 mandate. Ai e konsideron veten një “kingmaker” që do të thotë se nga mandatet e tij do të varet dhe fati i qeverisë së ardhshme.

Milo Gjukanovic ka fituar zgjedhjet, por koalicioni i drejtuar nga ai, ka një mandate më pak sesa koalicioni opozitar. Shqiptarët kanë marrë vetëm dy mandate.

Ndaj katër deputet e shqiptarit Dritan Abazovic do të kenë në dorë të ardhmen e qeverisë së re në Malin e Zi. Duhet parë nëse Abazovic do të mbajë fjalën se nuk do të bëjë qeveri me Milo Gjukanovic.

Në zgjehdjet e djeshme në Malin e Zi votuan 410 mijë qytetarë, ose gati 75 përqind e zgjedhësve./newsbomb.al
 
« Editimi i fundit: 10-09-2020, 22:09:04 nga InfoZ »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 14-10-2020, 09:44:02
Shqiptari Dritan Abazoviç, që drejton partinë URA në Malin e Zi dhe ka 4 deputetë në mazhorancën e re, do të marrë dikasteret e sigurisë të qeverisë së ardhshmne; Ministrinë e Brendshme, ministrinë e Mbrojtjes dhe agjencitë e shërbimit sekret.

Këtë opsion e kanë kundërshtuar fuqishëm partitë proserbe, por në fund ka qenë presioni i madh ndërkombëtar që ka ndikuar që ato të tërhiqen. Ende nuk dihet nëse në krye të këtyre dikastereve do të ketë ndonjë shqiptar etnik, pasi deri tani Abazoviç ka thënë se do të delegojë ekspertë dhe jo politikanë në postet e reja ministrore.


NATO dhe vendet e Perëndimit kanë qenë kundër emërimit të ndonjë politikani të lidhur me Moskën në krye të agjencive të sigurisë. Marrëveshja përfundimtare mbi programin dhe vendimet e personelit është planifikuar për 30 Tetor.

Krerët e Demokracisë së Re Serbe dhe Partisë Socialiste të Popullit mund të jenë zëvendëskryeministr a. Kurse radikalët e Frontit Demokratik pritet të marrin nënkryetarin e Kuvendit. Megjithatë partia radikale në koalicionin që drejton kryeministri i ri, Lëvizja për Ndryshim bëri të ditur se udhëheqësi i tyre Nebojsha Medojeviç duhet të emërohet për një pozicion në sektorin e sigurisë. Fronti Demokratik do të drejtojë ministrinë e Arsimit. ©LAPSI.al

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 27-11-2020, 17:07:49
Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, paraqiti propozimin përfundimtar të përbërjes së kabinetit qeveritar.

Zëvendëskryeministë r do të jetë Dritan Abazoviç, udhëheqësi i Aksionit të Reformës së Bashkuar (URA), dhe i koalicionit “E zeza në të bardhë”.

Ministre e Mbrojtjes është propozuar Olivera Injac, profesoreshë e çështjeve të sigurisë. Në pozitën e ministrit të Brendshëm, Sergej Sekuloviç, ndërsa për atë të punëve të Jashtme, Gjorgje Raduloviç.

Millojko Spaiç është emëruar për ministër të Financave dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa në qeverinë e re do të bashkohen katër sektorë: i arsimit, shkencës, kulturës dhe sporteve, për udhëheqjen e kësaj ministrie është emëruar, Vesna Bratiç.

Sipas propozimit të Krivokapiçit, ministre e Shëndetësisë duhet të jetë Jelena Boroviniç Bojoviç, ministër i Zhvillimit Ekonomik Jakov Milatoviç, ministër i Investimeve Kapitale, Mladen Bojaniç, ministër i Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Media, Tamara Srzentiç.

Ministri i Ekologjisë, Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor duhet të jetë Ratko Mitroviç, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Aleksandar Stijoviq dhe Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtave të Pakicave Vladimir Leposaviç.

Krivokapiç tha se negociatori kryesor me BE-në do të emërohet rreth datës 15 dhjetor. Për përbërjen e re të qeverisë së Malit te Zi parlamenti do të votojë më 2 dhjetor.

“Nëse për katër vjet arrijmë të realizojmë paktën 50 për qind të asaj që kemi planifikuar, ne do të afrohemi mjaftueshëm një cilësie ndryshe të jetësës”, tha Krivokapiç në një konferencë për media, duke shtuar se kjo është një qeveri e ekspertëve dhe se gjëja më e rëndësishme tani është që ata fillojnë punën.

Në 8 tetor, presidenti malazes Millo Gjukanoviç emëroi Krivokapiqin si mandatar për formimin e qeverisë, pasi opozita fitoi zgjedhjet e 30 gushtit.

Pas tre dekadash, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Gjukanoviçit, u largua nga pushteti dhe një shumicë e re në parlament tani përbehet nga tre koalicione: “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe koalicioni “E zeza në të bardhë”./rel

Temat e fundit