×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: kart hadasht
« ne: 03-07-2019, 12:06:27 »

Keshtu eshte kur partia e Ali Ahmetit i jep postet sipas kontributit ne parti dhe jo sipas aftesive. Nuk kane faj maqedonet ne kete rast por vete e veten shqiptaret.
Postuar nga: M A X
« ne: 03-07-2019, 10:46:07 »

Gabimet e vazhdueshme drejtshkrimore në tabelat e institucioneve në Maqedoninë e Veriut tregojnë se gjuha shqipe nuk respektohet siç duhet.
Si rezultat gjuha shqipe vazhdon të bastardohet gati nga të gjitha institucionet e vendit. I tillë është edhe rasti i sinjalizuar nga një mjek shqiptar që punon në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, saktësisht në Repartin e Kirurgjisë së Fëmijëve. Rasti ka të bëjë me një tabelë orientimi të vendosur aty ku në gjuhën shqipe shkruan:

“Universiteti instituti për Radiologjisë” që nuk ka asnjë kuptim si nga ana sintaksore por edhe morfologjike, ashtu siç shihet edhe qartë në fotografinë e dërguar pranë redaksisë sonë, raporton Alsat. Nuk dihet kush i përkthen apo kush i kontrollon momentalisht këto përkthime, korrigjimi i të cilave më pas ka kosto shtesë.