Kryesia per here te dyte ia refuzon doreheqjen Bexhetit - Maqedonia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kryesia per here te dyte ia refuzon doreheqjen Bexhetit

Kryesia per here te dyte ia refuzon doreheqjen Bexhetit

· 1 · 919

  • Postime: 1412
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-09-2004, 17:10:51
Pas paralajmerimeve per doreheqje ne kreun e PPD-se: Kryesia per here te dyte ia refuzon doreheqjen Bexhetit

-PPD-ja do te gjendet para nje ofensive te re per kthimin e saj te fuqishem ne skenen politike te Maqedonise, qe do te behet me perkrahjen e hapur te faktorit nderkombetar, ka vleresuar Kryesia qendrore. -PPD do te deklarohet per bojkotimin e referendumit njenacional, qe eshte kunder gjuhes shqipe
Kryetari i Partise per Prosperitet Demokratik (PPD), Abdylmenaf Bexheti, edhe me tej mbetet ne kete post, pasi qe edhe tash, sikunder para tre muajve, kur paraqiti doreheqje, anetaret e Kryesise qendrore refuzuan nje akt te tille te kryetarit ne mbedhjen qe u mbajt te shtunen ne seline e kesaj partie ne Tetove, pas paralajmerimeve ne opinion se lideri i kesaj partie do te jape doreheqje, duke dhene edhe njehere mbeshtetje, sic thuhet, â€Å“per punen e tij konzistente ne kreun e kesaj partie”. Lideri i kesaj partie, Abdylmenaf Bexheti, i cili ne mbledhje mori votebesimin e anetareve te Kryesise qendrore, ka rikonfirmuar vleresimin e tij se ne kete parti nuk ka kurrefare diktature, por, perkundrazi, secili ka te drejten te shprehe mendimin e tij per ceshtje konkrete.
Kryesia qendrore po ashtu ka vleresuar se kjo parti gezon nje mbeshtetje nga bashkesia nderkombetare per kthimin e saj si nje subjekt i fuqishem i shqiptareve ne skenen politike te Maqedonise.

â€Å“Ka indicie qe faktori nderkombetar deshiron te forcoje ndikimin politik te PPD-se ne Maqedoni, konform kerkesave te shqiptareve ketu, qe shihet nga nje perkrahje qe po i jepet asaj, ndersa strukturat partiake do te jene aty ku e lyp anetaresia” deklaroi zedhenesi i kesaj partie, Qenan Aliu, pas mbledhjes se Kryesise qendrore.
Ne kete mbledhje eshte vendosur qe PPD-ja te deklarohet per bojkotimin e referendumit, pasi qe ky eshte njenacional dhe pozicionohet kunder perdorimit te gjuhes shqipe dhe kunder Marreveshjes se Ohrit.
PPD-ja unanimisht konfirmon prononcimin e kreut te partise se apeli i pergjithshem i saj lidhur me referendumin e 7 nentorit, do te jete apel per bojkot masiv te tij, sepse kjo parti eshte thelle e bindur se vete inciativa per referendum, pavaresisht nga epilogu i tij, do te thelloje hendekun mes bashkesive etnike, ndaj dhe shqiptaret s'kane se c'kerkojne ne kete referendum, thekson zedhenesi Aliu.
Nga:
I. A.

Temat e fundit