Ngjarje nga IRJM - Maqedonia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ngjarje nga IRJM

Ngjarje nga IRJM

· 15 · 3383

ne: 08-09-2004, 04:55:59
nr. 7800,
E shtune/e diel,
04-05.09.2004
  Ãƒâ€š
Kuvendi i Maqedonise vendosi

Referendumi, me 7 nentor
- Qytetaret duhet te pergjigjen se jane per apo kunder pyetjes: A jeni per organizimin territorial te veteqeverisjes lokale, qe komunat dhe Qyteti i Shkupit te verifikuara me Ligjin e ndarjes territoriale te Republikes se Maqedonise dhe percaktimin e rajoneve te njesive te veteqeverisjes lokale (Gazeta zyrtare e RM-se numer 49/ 1996 dhe Ligjin per Qytetin e Shkupit (Gazeta zyrtare e RM-se numer 49/1996?. - Ne pjesen e pare te seances nuk moren pjese as deputetet e PPD-se, as ai i PDK-se

Ne mbledhjen e djeshme te 76-te, Kuvendi i Maqedonise vendosi qe referendumi kunder Ligjit te organizimit territorial te mbahet me 7 nentor te ketij viti.

Me kete rast, qytetaret duhet te pergjigjen se jane perc apo kunderc pyetjes: A jeni per organizimin territorial te veteqeverisjes lokale, qe komunat dhe Qyteti i Shkupit te verifikuara me Ligjin e ndarjes territoriale te Republikes se Maqedonise dhe percaktimin e rajoneve te njesive te veteqeverisjes lokale (Gazeta zyrtare e RM-se numer 49/ 1996 dhe Ligjin per Qytetin e Shkupit (Gazeta zyrtare e RM-se numer 49/1996?.

Po ne kete mbledhje, Kuvendi nuk e mbeshteti amendamentin e deputeteve te VMRO-DPMNE-se dhe te Partise Liberale, me te cilen propozohet qe referendumi te mbahet me 21 nentor. Koordinatori i Grupit parlamentar te VMRO-DPMNE-se, Koce Trajanovski tha se, kjo date eshte propozim i iniciatorit te referendumit, nga Kongresi Boteror Maqedonas dhe i kryetarit te tij, Todor Petrov.

Koordinatori i Grupit parlamentar te BDI-se, Rafiz Haliti, potencoi se, nuk duhet te manipulohet me festat fetare te Ramazanit te besimtareve islam, e cila bie me daten qe e propozon opozita. Per kete, ai kerkoi qe referendumi te mbahet me 7 nentor, e jo me 21 siq pat kerkuar iniciatori per organizimin e referendumit.

Ne anen tjeter, koordinatori i Grupit parlamentar te PDSH-se, Zamir Dika, duke dashur te sqaroje qendrimin e partise se tij rreth mbajtjes se referendumit, kryetari i Kuvendit, Jordanovski, tri here me radhe deshi tjia marre fjalen. I mllefosur nga injorimi qe ia beri spikeri, Zamir Dika e theu mikrofonin.

E gjithe kjo ndodhi kur Dika tha se, lidhur me pjesen e  dates se mbajtjes se referendumit, Grupi parlamentar i PDSH-se konstaton se ne Maqedoni kemi kriza te vazhdueshme per shkak se imponohet nje marreveshje nderpartiake qe ofrohet nga partite qe jane ne pushtet, me qellim qe ta zevendesojne Marreveshjen e arritur ne Oher. Ne kete menyre, siç tha ai, suspendohet Marreveshja kornize si e tille, gje per te cilen ne vazhdimisht kemi paralajmeruar. Kjo krize buron nga mungesa e gatishmerise se institucioneve dhe shteterore per ta implementuar Marreveshjen e Ohrit. Prandaj organet shteterore nuk kane kapacitet qe ta realizojne nje koncept te ketille.

Tashme dihet se ky referendum mbahet me iniciative te Kongresit Boteror Maqedonas dhe ne baze te grumbullimit te 180 mije e 454 nenshkrimeve te qytetareve maqedonas.

Ne pjesen e pare te seances nuk moren pjese as deputetet e PPD-se, as ai i PDK-se.

Stojan Andov: ngjarja e sotme eshte historike
Deputeti i Partise Liberale, Stojan Andov tha se, shpallja e referendumit, qe sot ndodhi ne Kuvend eshte ngjarje historike. Me kete hapen mundesite qe qytetaret e Maqedonise ne menyre me demokratike, me pjesemarrje te pergjithshme, pa marre parasysh prejardhjen e tyre etnike, fetare apo politike ta thone qendrimin e vete dhe besoj se do te votojne per pyetjen e referendumit dhe se, ne kete menyre do t'i hapin rruget dhe do ta shpartallojne kete bllokade dhe kete krize, qe Maqedonine e ka kapluar tashme dhjete vite. Thirrja qe u behet qytetareve-votuesve eshte qe te gjithe te vijne me 7 nentor ne votime dhe ta japin mbeshtetjen per referendumin.

Ismet Ramadani: Nuk duam te marrim pjese ne nje mbrapeshtic
Ismet Ramadani,deputeti i PPD-se, tha: Ne qendrimin e kemi bere publik, qe kur u paraqit iniciativa. Dhe, kemi qendrim shume injorues, pra do ta injorojme deri ne fund kete referendum. Po ashtu, do te vazhdojme me anetaresine tone dhe me ftese publike se nuk duhet te dilet ne kete referendum, sepse jemi te bindur se eshte nje budallaki te them, e cila na largon nga ajo qe eshte rruge drejt integrimeve evroatlantike, rruge drejt permiresimit te situates ekonomike, realizimin dhe implementimin e drejt, ne menyre cilesore dhe me nje dinamike te kenaqshme te Marreveshjes kornize te Ohrit. Ai, gjithashtu shtoi se te gjitha keto, Maqedonine e cojne ne nje rruge qorre. Prandaj, nuk duam te kontribuojme per nje gje qe eshte nje mbrapeshti.

Incident, Dika theu mikrofonin e foltores
Koordinatori i Grupit parlamentar te PDSH-se, Zamir Dika, duke dashur te sqaroje qendrimin e partise se tij rreth mbajtjes se referendumit, kryetari i Kuvendit, Jordanovski, tri here me radhe deshi t'ia marre fjalen. I mllefosur nga injorimi qe ia beri spikeri, Zamir Dika e theu mikrofonin.

Rreth ketij incidenti Grupi parlamentar i PDSH-ja mbajti konference shtypi ne te cilen akuzuan spikerin Lubco Jordanovski per mosrespektim te Rregullores se Kuvendit dhe injorimit te deputeteve te PDSH-se. Rasti i djeshem, siq theksuan ata, nuk eshte i pari, por kjo eshte e hera e dyte.


Qerim BAJRAMI
 



 
« Editimi i fundit: 26-11-2004, 20:08:35 nga Gjumashi »

#1 ne: 08-09-2004, 04:58:23
   nr. 7800,
E shtunee diel,
04-05.09.2004
   
 Debat shkenor i Forumit te Unionit te Inteligjenes shqiptare ne Maqedoni  
 
 Referendumi rrezikon Marreveshjen e Ohrit, por edhe Maqedonine

-Nazmi Maliqi, kryetar i Forumit te Intelegjiies Shqiptare: Referendumi nuk ka te beje me mireqenien e qytetareve per eshtje soiale, ekonomike apo te tjera qe prekin sferat e interesit te qytetarit, por me teper ka te beje me nje demokrai populiste e ila, nxit disa proese retrograde per te ilat Maqedonia me se paku ka nevoje. " Politika shqiptare duhet ta ndertoje qendrimin e vet se ka do te beje nese referendumi del i suksesshem dhe nese deshton. Nuk duhet per eshtjet e ketilla  te pritet, ne stilin shohim e bejme, tha analisti politik, Numan Sallai. " Per Mahmut Hysen Nje kunderreferendum, do te ishte veprim i gabuar

Forumi i Unionit te Iteligjenes shqiptare ne Maqedoni, dje mbajti nje tubim shkenor me teme Ndarja territoriale ne funksion te se drejtes qytetare dhe barazise naionale. Ne kete tubim moren pjese nje numer i vogel i intelektualeve shqiptare.

Kryetari i Forumit te Unionit te Inteligjenes Shqiptare ne Maqedoni, Nazmi Maliqi theksoi se te gjitha aktivitetet qe po behen rreth referendumit, jane ne nje moment jo te qelluar, bejne zvaritjen e te gjitha proeseve te ilet kane te bejne me implementimin e Marreveshjes se Ohrit, implementimin e standardeve qe Maqedonine do ta benin anetare e BE-se dhe NATO-s.

Me kete nxitet mosbesim ndernaional ne Maqedoni dhe kjo eshte nje pjese e demokraise per shoqerit moderne, por motoja e ila ka te beje me kete referendum si duket nuk i kontribuon edhe aq shume demokraise ne vendin tone, tha Dr.Maliqi. Ai shtoi se ky referendum nuk ka te beje me mireqenien e qytetareve, per eshtjet soiale, ato ekonomike qe te prekin sferat e interesit te qytetarit. Por me teper ka te beje me nje demokrai populiste e ila ne nje fare menyre nxit disa proese retrograde qe me se paku Maqedonia ka nevoje.

Mamut Hysa, profesor ne Universitetin e Tetoves, deklaroi se ky referendum eshte nje nga pikat me neuralgjike te politikes se sotme. Kjo ne menyre impliite ka te beje edhe me eshtjen shqiptare. Ai, referendumin e sheh si antiteze te Marreveshjes se Ohrit, dhe si nje tendene per mohimin dhe shlyerjen e te gjitha atyre te arriturave qe u bene me kete marreveshje. Nje kunderreferendum, do te ishte veprim i gabuar tha ai.

Asllan Bilalli, profesor i te drejtes nderkombetare ne UEJL, tha: Nga vete fakti se shqiptaret perbejne mbi 20 per qind te popullates ne Maqedoni dhe jane te perfaqesuar ne organizimin e shteteror, maqedonasit duhet te kene kujdes te jashtezakonshme.

Nderkaq profesori, Asllan Selmani, shtoi se referendumi i maqedonasve eshte vetem nje loje e madhe poklitike, e ila ka te beje me anashkalimin e Marreveshjes se Ohrit. Nderkaq per publiistin dhe shkrimtarin, Rexhep Zllatku, referendumi eshte kunder kushtetues dhe nxorri ne drite disa kontradikta qe i ka Kushtetuta e Maqedonise.

Politikanologu Hysen Ramadani, potenoi: Referendumi mund te merret si nje organizim, jo si thone, i qytetareve, por si nje organizim i fuqive destruktive maqedonase per t'i rrenuar qe ne fillim themelet e nje Maqedonie te re.

Gazetari, Liri Lena shprehet: Nese vjen ne shprehje ky referendum, atehere Maqedonia do te vie ne nje situate kur flasin popujt e jo perfaqesuseit e tyre politik. Nga ana tjeter, per deputetin e PPD-se, Ismet Ramadani, referendumi eshte nje pune e kote, por megjithate eshte brengoses. Me vete faktin se eshte referendum njenaional qarte determinon kundershtimin drejt Marreveshjes Korrnize te Ohrit dhe kundershton gjuhen shqipe, gjuhen e atyre, me te ilet ndonjehere ata, me demagogji thone se duan te bashkejetojne me shqiptaret, potenoi Ramadani.

Numan Sallai, analist politik, tha: Pas referendumit eshte populli maqedonas, e jo vetem opozita. Por sipas tij, politika shqiptare nuk i qaset me gjithaq seriozitet referendumit te opozites maqedonase. Shenjat e para, vene ne dijeni se mbase pas referendumit qendron edhe LSDM-ja, por qendrimin nuk mund ta thote haptazi, qe te mos akuzohet nga faktori nderkombetar se ja edhe LSDM-ja, eshte kunder Marreveshjes se Ohrit.

Ai, duke shprehur brengosjen per mospatjen e qendrimit te prere nga politika shqiptare, se duhet bere pas referendumit te maqedonasve, tha se, politika shqiptare duhet ta ndertoje qendrimin e vet se ka do te beje nese referendumi del i suksesshem dhe nese nuk del i suksesshem. Nuk duhet per eshtjet e ketilla  te pritet, ne stilin shohim e bejme.

Sipas mendimit te Sallait, sa i perket referendumit te maqedonasve, ne kete moment nuk i eshte i qarte as  qendrimi i faktorit nderkombetar. Po te kishin dashur qe referendumi mos mbahet, me mekanizmat e tyre do te benin fushate kunder mbledhjes se nenshkrimeve, tha Sallai duke shtuar se Maqedonia pas referendumit do te zhytet ne krize te thelle.

Pasdite vazhdoi me pune tryeza e dyte qe kishte te bente me parimet, kriteret dhe modelet per ndarjen territoriale ne Republiken e Maqedonise.

S. Saliu
 
 

« Editimi i fundit: 26-11-2004, 20:23:42 nga Gjumashi »

#2 ne: 08-09-2004, 04:59:59
Referendumi një nacional, punë e kotë!
-          Edhe sikur të mblidheshin 150 nënshkrime dhe referendumi të kishte sukses, ai përsëri nuk mund ta pengojë pakon e ligjeve të decentralizimit, për shkak se sipas Amandamentit XVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, në parlament do të  nevojitet "shumicë e Badinterit", që nuk ka gjasa të sigurohet
Izmir AJAZI
Është rritur ineresimi i popullatës maqedone për të mbështetur iniciativën e Kongresit Gjithëmaqedonas, për mosndryshueshmërinë e numrit të njësive të vetadministrimit lokal në Republikën e Maqedonisë. Siç është i njoftuar opinioni publik, qëllimi i asaj iniciative është grumbullimi i 150.000 nënshkrimeve për mbajtjen e referendumit në tërë territorin e Republikës. Për sqarim të lexuesve, pyetja që është në iniciativë bënë fjalë për mbetjen e të 123 komunave aktuale. Non sensi i kësaj iniciative qëndron në faktin se, paraprakishtë të gjithë ekspertët maqedon pajtoheshin se numëri aktual i njësive të vetadministrimit lokal është i madh dhe se duhet të zvogëlohet, ndërsa tani kanë pësuar "metamorfozë shpirtërore" dhe mbrojnë tezën e kundërt nën ndikimin e histerisë kolektive që i ka kapluar.
Hipokrizi e llojit të vet është fraza aq shumë e përfolur se "ne nuk kemi gjë kundër shqiptarëve". Po qe kështu, ndaj kujt kanë gjë kundër atëherë?!? Ndaj "mostransparencës" se grupeve negociueseç ndaj Qeverisë apo ndaj "kritereve". Pa marrë parasysh argumentimi "shkencor dhe teorik" që përdoret, qëllimi është shumë evident. Të mos rritet vëllimi i të drejtave të shqiptarëve, sepse edhe ashtu për veti nuk humbin gjë, veç demistifikimit gjashtëdhjetë vjeçar të strukturës mentale të ndërtimit monokulturor dhe mononacional të këtij shtetit.
ç'thotë Ligji mbi referendumet dhe inicativën qytetare?
Që në fillimi të theksojmë që ky është Ligj mbase i vjetër (1998) dhe mbase i paharmonizuar me ndryshimet e reja kushtetutare. Pasi ligji i ri për referendumet është në procedurë qeveritare propozoj që te dispozita e cila bënë fjalë se për cilat çështje nuk mund të mbahet referendum në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, duhet të formulohet edhe një aline që ka të bëjë me cenimin e vëllimit të të drejtave të popullsisë që nuk është shumicë. Ky mekanizëm mbrojtës nga majorizimi është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe amandamenteve Kushtetuese, me çka shteti paraprakisht do të kursente resurse njerëzore dhe mjete financiare për organizimin e kësi lloj referendumesh.
Ligji në fjalë njeh disa lloje referendumesh varësisht prej qëllimit ose objektit të rregullimit dhe kohës së mbajtjes në raport me objektin e shqyrtimit. Më i rëndësishmi dhe aktualisht më aktuali është referendumi ligjdhënës. Ky lloj i referendumit mund të mbahet për çështje që duhen të rregullohen me ligj (referendum paraprak), ose për rivlersimin e ligjit që paraprakisht është miratuar (referendum plotësues). Për referendum paraprak nuk mund të bëhet fjalë në asnjë mënyrë sepse pengesë të pakalueshme paraqet Marrëveshja kornizë. Mbajtja e këtij lloji  të referendumit nxjerr paraprakisht në shesh edhe një segment tjetër. Atë të implikacioneve nga e drejta ndërkombëtare. Në fakt, Marrëveshja kornizë paraqet akt të së drejtës ndërkombëtare (organizimi territorial është një prej obligimeve që është përcaktuar me të) dhe mos zbatimi i saj do të nxirrte në shesh paaftësinë e këtij shteti për përmbushjen e obligimeve të marra në mënyrë solemne para faktorëve të bashkësisë ndërkombëtare, garantues të së cilës janë ata.
Referendumi plotësues
Ndaj do ndalemi te referendumi plotësues që për lexuesit është më interesanti për trajtim. Që të organizohet një referendum i tillë duhet të plotësohen disa parakushte ligjore, e më të rëndësishmit janë: miratimi i një ligji konkret dhe grumbullimi i 150.000 nënshkrimeve të zgjedhësve. Të dy këto kushte veprojnë në mënyrë kumulative.
Me kusht që të jetë grumbulluar numri i përcaktuar i nënshkrimeve, Kuvendi është i obliguar të vendosë në afat prej 30 ditësh nga dita e parashtrimit të propozimit për mbajtjen e referendumit. Vendimi i Kuvendit mund të jetë dy llojesh. Një, që propozimi për shpalljen e referendumit të refuzohet në bazë të nenit 21 al.2, pasi ta cilësojë përmbajtjen e propozimit si të pambështetur në Kushtetutë. Kjo nga arsyeja që me Kushtetutë janë vënë bazat e asaj që i thonë "vendimmarrje konsensuale" për çështjet që prekin drejtpërsërdrejti të drejtat dhe detyrimet e bashkësisë e cila nuk është shumicë në Republikën e Maqedonisë. Pikërishtë kjo edhe dëshirohet me shpalljen eventuale të këtij referendumi, që në qytetet "kontestuese" (Strugë, Kërçovë dhe Shkup), vëllimi i të drejtave të "popullsisë që nuk është shumicë" të zvogëlohet. Dy, të miratojë propozimin dhe të shpallë datën e mbajtjes së referendumit. Se brenda kujt harku kohor duhet të mbahet referendumit është përcaktuar saktë në ligj.
Situatat e mundshme
Të supozojmë dy situata të mundshme të zhvillimit të ngjarjeve dhe realiteteve të mundshme. E para grumbullimi i 150.000 nënshkrimeve dhe dërgimi i propozimit Kuvendit gjatë periudhës së diskutimit në seancë plenare të pakove të ligjeve për decentralizim. Në këtë situate Kryetari mund ta ndërpresë por jo edhe ta pezullojë seancën deri në pritjen e rezultateve të referendumit. Ai duhet të konvokojë një mbledhje të Kuvendit ku do të mund të përcaktohet data e mbajtjes së referendumit e cila nuk mund të jetë para se të kalojnë 60 ditë nga dita e shpalljes së referendumit (Psh. Nëse seanca mbahet më 30 korrik, referendumi nuk mund të mbahet para 1 tetori të këtij viti). Mandej mund të vazhdohet me seancën e ndërprerë për ligjet mbi decentralizimin. Situata e dytë mund të jetë mbledhja e nënshkrimeve pas miratimit të ligjeve. Ta supozojmë se referendumi u mbajt dhe se u plotësuan kushtet për vlefshmërinë e tij (mbi gjysma e votuesve të kenë dalë në votim dhe mbi 50% e tyre të kenë votuar "pro"), me ç'rast do të duhej të zbatohet neni 25 i Ligjit mbi referendumet dhe iniciativën qytetare. Ky nen shprehimisht thotë:"Kuvendi është i detyruar në afat prej 60 ditësh nga mbajtja e referendumit ligjdhënës (plotësues) ta rregullojë çështjen, gjegjësisht ligjin për të cilin është vendosur në referendum në përputhje me rezultatet e referendumit". Edhe në situatën e parë edhe në të dytën objekti i referendumit do të jetë i parealizueshëm. Referendumi nuk mund të prodhojë efekte dhe pasoja juridike, sepse sipas Amandamentit XVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, që votohet çfarëdoqoftë që u përket marrëdhënieve ndëretnike, kërkon "shumicë të Badinterit", pra, me votat e  të paktë gjysmës së deputetëve shqiptarë. Pikërisht duke I pasë parasysh këto argumente juridike, e bën evident absurditetin e mbajtjes së një referendumit të këtillë.
« Editimi i fundit: 26-11-2004, 20:26:25 nga Gjumashi »

#3 ne: 08-09-2004, 05:01:48
Sy me sy me te verteten  
 
 Mersel Bilalli: 'Å“Vetendodhje e popullit', apo 'Å“vetefundosje'?

-Duket se gjithcka ngjan sipas skenareve te fqinjesise me te afert te 'Å“jogurt-revolucionit' te njohur, I cili e dime se cilave procese iu parapriu.

Filozofi antik  Helon  shume  shekuj  me  pare  pat  thene  se:'Å“ me  mire nje humbje e ndershme se sa nje fitore e pandershme. E para te deshperon nje here, kurse e dyta per tane jetes'. Logjika e kesaj maksime te vjeter greke fatkeqesisht akoma e gjen aktualitetin e vet ne ambientin e ballkanizmit politik.

        Ndarja territoriale dukshem i trazoi shpirterat. Ky trazim rrjedh nga informimi totalisht i gabuar per kete proces qe cdokund ne bote ka karakter vetem teknik. Por, qellimi arsyeton mjetet. Politikane me pervoje iu nenshtruan epsheve te semura per pushtet duke proklamuar 'Å“ndodhjen e popullit'(terminologji plagiatore nga fqinjesia e afert), e cila 'Å“ndodhje' u deshmua se nuk dallohet shume nga vetefundosja kolektive. I tere rajoni u destabilizua si pasoje e destabilizimit te mendjes se avangardisteve te jogurt-revolucionit, duke e deshmuar edhe nje here se jogurti nuk preferohet te jete specialitet primar nacional. Nga keso jogurti kolektivisht u helmuan politikane, akademike, intelektuale, gazetare e kishtare. Perfundimi per cdokend eshte i qarte dhe nuk do koment. Dhe ja ketu ne Maqedoni me objektiva shume me te degraduara deshirohet te deshmohet se, megjithate, eshte mire te pihet jogurt. Dhe shume struktura i fryne 'Å“ndodhjes se popullit' ketu, madje edhe Cile (permanent i koalicioneve joparimore), i cili shume me vonese i perkushtohet pubertetit etnik.      

 

LAJTHITJA SHQIPTARE
 

 Maqedonasit protestojne per shkak te formes se demshme ne ndarrjen territoriale kurse shqiptaret heshtin edhepse me permbajtje te shemtuar. Pra, me kete propozim maqedonasit humbin formen kurse shqiptaret permbajtjen. Heshtja shqiptare, thjesht gjen arsyen ne logjiken anakronike ballkanike '" se per t'iu zbardhur njerit duhet t'i erret tjetrit. Pra, nga vet fakti se qytetaret maqedonas protestojne, kjo automatikisht nenkupton se oferta mbi perkufizimin e komunave eshte dicka e mire  per shqiptaret dhe anasjelltas. Sigurisht se kjo oferte nuk eshte me teper se nje substituim i dobet i asaj qe duhet te jete konform interesave ekonomike, sociale, kulturore dhe pse jo edhe etno-politike. Por, qe te behet nje gje e tille nevojitet potencial mbimesatar ne njohjen profesionale te shume sferave shoqerore. Kjo qe ofrohet tani as ne enderr nuk mund t'i tejkaloje limitet e laicizmit ne vendosjen per ceshtje shume kruciale. Se pari, shqiptaret e qeverise, zhduken shume komuna te suksesshme shqiptare ne emer te nje vetemashtrimi te gezueshem - se gjoja bejme dicka te rendesishme territorialo-politike, qe realisht mund te jete vetem pjelle e fantazise se te menduarit amator. Pra, (konform mentalitetit tone) duhet te ndeshkohen sukseset e arritura neper komuna. Askush normal nuk mund ta kuptoje se per cka zhduket komuna e Xhepcishtit (cudia ekonomike e Maqedonise)? Pse prishen komunat e Bogovines, Negotines, Cegranit, Zhitoshes etj.? Aq me shume kjo vlen nese mirret parasysh se ne te ardhmen shume te afert do te duhet te bejne adaptimin e legjislatures se Maqedonise me ate evropjane, me cka edhe kjo sfere do te duhet te pesoje transformime konforme standardeve te UE, te cilat nenkuptojne favorizimin e mjediseve rurale si baze e rendesishme zhvillimore. Perkrahja verbale momentale nga UE te vetmin qellim ka tejkalimin e situates ekzistuese, kurse e ardhmja e afert do te deshmoje te kunderten. Ku eshe logjika e zhdukjes se komunes se Zhitoshes si e vetme mbeshtetje e shqiptareve atje? Ku u duhet me shume mbeshtetje shqiptareve - atje ku jane shumice apo atje ku jane pakice? Dhe me ne fund, per fat te mire apo te keq, shume pak njerez jane te informuar se shqiptaret ne mjedis te Shkupit bejne nje Kalkute te zhveshur nga zonat industriale pjese e te cilave ne menyre natyrore u takojne. Keto zona i ndahen komunes se Karposhit dhe disa komunave tjera, kurse Cairit i mbetet i vetmi resurs - potenciali i madh i njerezve te papune dhe teneqe-urbanizmi. Per fat te keq u realizuan disa parashikime te mia ne nje shkrim te mehershem se selekcionimi shqiptare do te perfundoj me forme te bukur dhe me permbajtje te shemtuar. Duhet kuptuar se politika ne rend te pare ekziston per shkak te ekonomise, e jo per shkak te vetvetes. Nese ndokush tenton kete ta arsyetoje vetem me segmentin numerik per dygjuhesine ne Shkup, kjo nuk mban.  Fundja,  formulimi   per  ndarjen e re territoriale eshte futur ne Oher ne rend te pare per rregullimin e dygjuhesise ne Shkup si kryeqytet. Se paku eshte dashur te mendohet ne drejtim te asaj se a ka mundur te behet ndonje   kombinim tjeterfarre ne ndarjen territoriale, qe se paku bukuria dhe shemtimi te mos jene bashke.

REFERENDUMI

        Ne faqet e shtypit  dhe te mediumeve tjera ne gjuhen maqedone referendumit iu dha vend hyjnor ne shpetimin nga 'Å“me e keqja qe mund t'i ndodhe popullit maqedonas'. Te kapluar nga verbesia dhe histeria iracionale, as qe lodhin koken qe se paku te mendojne se fundi i referendumit mbaron ne nje humnere te varrosjes kolektive. Referendumi aq sa eshte instrument demokratik i vendosjes, po aq mund te jete forme e rrezikshme e veprimit hegjemonist ne ambientin multietnik. Aplikimi i tij ne pozicione diametralisht te kundershtuara ne mes te bashkesive etnike mund te perfundoje me kolaps te sistemit. Dhe e gjithe kjo behet per asgje qe realisht meriton te trajtohet si fitore spektakulare e shqiptareve me rastin e percaktimit te kufinjve te komunave te reja. Perkundrazi, establishmenti shqiptar ne qeveri pa kurfarre analizash relevante iu qas nje procesi dukshem me te komplikuar se qe mund te supozoje mendjemadhesia dhe dehja nga pushteti. Ne stilin - me mire nje rene qe gezon se sa nje e vertete qe deshpron, per shqiptaret perfundoi formimi i komunave te reja. Por, ne fakt nuk do te shkoje shume kohe gjer ne momentin kur shqiptaret do te protestojne fuqishem per rikthimin e komunave te tyre. Atehere do te kemi referendum per shpetimin e shqiptareve nga shqiptaret qe e duan pushtetin por jo edhe analizat.

        Per te gjithe keto ceshtje bisedova me disa funkcionare te partise shqiptare ne pushtet dhe fatkeqesisht mbeta i deshpruar. Per habi me permenden shume argumente absurde ne te cilat nuk do te ishte mire as vet te besojne.
 
 

« Editimi i fundit: 26-11-2004, 20:29:59 nga Gjumashi »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 08-09-2004, 09:00:27
Me kete hap sllavo maqedonet po nenshkruajne vdekjen e Maqedonise, ashtu si mendohej se do behej. Pra te Maqedonise multietnike dhe federative. Tani nuk do shkoje shume qe situata do shkoje ne piken e formimit perfundimtar te Ilirides dhe fati i saj do jete si ai i Kosoves, pra nje tjeter rajon shqiptar i pavarur.

#5 ne: 08-09-2004, 16:23:55
M A X , ke te drejte.Gjate luftes ne Maqedoni, Ushtria Clirimtare Kombetare (UCK), doli me platform qe nuk luftojn per ndarjen e Maqedonis, por per te drejtat themelore te Shqiptareve qe jetojn ne Maqedoni, kurse me kete punen e referendumit jan vet Maqedonet qe duan ta ndajn Maqedonin.
Ndoshta punet nuk ecin shume shpejte, por dita dites Shqiptaret ne Maqedoni fitojn me shume.
Dhe ligjet qe miratohen , jan shumica ne favor te Shqiptareve.
Dhe shpresojme qe nentorin e ardhshem Skenderbeun ta vendojm dhe ne Shkup.


 :lule :lule :lule :lule :lule :lule

  • Postime: 1412
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 09-09-2004, 02:28:43
Nuk bejne gje me referendumin keto.

  • Postime: 32
  • Karma: +0/-0

#7 ne: 16-09-2004, 16:10:12
 <  <>><>Mendoj se pas referendumit do të ketë nji krizë të thellë politike bile edhe luftarake, por prap se prap sllavomaqedonasit dot të humbin ma shum sepse edhe nëse fitojn në referendum ato prap do të ballafaqohen edhe me më shume presion nga faktori ndërkombëtare, dhe ne nëse jemi të bashkuar dot të kishim lypur kantonizimin e maqedonise dhe dot të kishim disa kantone (ose nji kanton), duke marë parasysh,  Kumanovën, Shkupin gjysmën me fshatrat, Tetovën, Gostivarin,Kërçovën, dhe nji pjesë të rrethinës të Manastirit, Prespës , Ohrit dhe Strugën me Dibrën, Kështu që dot kemi Kantoni i ILIRIDËS  ku gjuha Shqipe është gjuha zyrtare deshtën apo sdeshën Sllavoshkijet.
Besoj se faktori ynë Gungë shqiptarë dot bashkohen njiherë për nji qëllim të përbashkët dhe unik.
 :hahaha
Pëshëndetje
« Editimi i fundit: 16-09-2004, 16:17:00 nga A8 »

  • Postime: 1412
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 18-09-2004, 04:23:04
Nuk besoj qe do kete eskalim situate,ndoshta ne rast ekstrem te ndodh dicka apo ne qytete te vecanta.
Perndryshe,nuk jam i idese qe te krijohet krize politike ne vend,nuk eshte mire per neve.

  • Postime: 8
  • Karma: +0/-0

#9 ne: 18-09-2004, 05:02:10
pa gje fare nuk do te jete  :zjarr

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 14-03-2005, 15:11:19
 MAQEDONI, Publikohen rezultatet e para zyrtare te zgjedhjeve lokale

SHKUP (14 Mars)-Komisioni Sheteror i Zgjedhjeve ne Maqedoni ka publikuar rezultatet e para te zgjedhjeve lokale qe u mbajten dje ne kete republike. "Ne rrethin e pare te zgjedhjeve vendore jane zgjedhur 16 kryetare komunash, ndersa sipas rezultateve te perpunuara te 71 komunave ne votim kane dale 872.681 qytetare me te drejte vote, gjegjesisht 57,96 per qind te elektoratit", ka njoftuar sot Komisioni Shteteror Zgjedhor i Maqedonise. Partia maqedone ne qeveri LSDM ne rrethin e pare ka fituar 10 vende te kryetareve, BDI tre, koalicioni PDSH-PPD nje dhe opozita e bashkuar nje mandat te kryetarit komunal. Bashkimi Demokratik per Integrim ne rrethin e pare ka fituar ne Zajaz me kandidatin e saje Rufat Huseini, ne Osllomej Sanie Sadiku dhe ne Bogovinje Nevzat Elezi. Nderkaq, koalicioni i perbere nga Partia Demokratike Shqiptare dhe Partia per Prosperitet Demokratik ne rreethin e pare kane fituar ne komunen e Sarajit me kandidatin e tyre Imer Selmani. Bashkimi Demokratik per Integrim ne rrethin e dyte zgjedhor do te hyje me 11 kandidat per kryetar komunash,ndersa koalicioni PDSH-PPD me 8 kandidate. Sipas Komisionit Shteteror te Zgjedhjeve jehona e votuesve ne zgjedhjet e djeshme ka qene 57.96 perqind. db/db (RTK/Balkanweb)

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 23-03-2005, 14:42:48
MAQEDONI, 4 te vdekur dhe 18 te plagosur nga shperthimi i nje zjarri ne Shkup

SHKUP (23 Mars)- 4 persona vdiqen dhe 18 te tjere u plagosen sot nga shperthimi i nje zjarri ne nje ndertese banimi ne Shkup, i theksuan AFP-se burime nga Qendra klinike ne Shkup. Zjarri me permasa te medha shpertheu rreth ores 13 e 30 ne nje ndertese ne rrugen "Gjorgji Sugare" ne Shkup, ndersa dy vajza te reja, nje burre dhe nje grua vdiqen para se te mberrinin ne spital. Zjarri, qe perfshiu disa apartamente dhe garazhe nentoke, mundi te vihej nen kontroll nga 10 zjarrfikse te brigades se Shkupit ndersa u mundesua evakuimi I banoreve permes ballkoneve te nderteses. db/db (AFP-MakFax/Balkanweb)

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 23-03-2005, 14:43:18
    MAQEDONI, Kryeministri Buckovski bisedon me autoritetet bullgare per Korridorin 8 dhe naftesjellesin AMBO

SHKUP (23 Mars)- Kryeministri i Maqedonise, Vllado Buckovski, deklaroi sot, se gjate vizites se tij ne Bullgari do te bisedoje me autoritetet bullgare edhe per Korridorin 8 dhe vendosjen e linjes hekurudhore mes dy vendeve. "Duhet te vazhdoje dhe puna per realizimin e projektit te naftesjellesit AMBO, si dhe projekti per lidhjen e sistemit elektroenergjitik te Maqedonise dhe Bullgarise", tha Buckovski ne nje interviste per radion nacionale bullgare (RNB). Buckovski fillon sot nje vizite zyrtare ne Bullgari, gjate se ciles pritet te bisedohet per shtimin e bashkepunimit rajonal, ne radhe te pare per lidhjen infrastrukturore me Bullgarine dhe Shqiperine, ne kuader te Korridorit 8. Ne keto takime, vec marredhenieve dypaleshe do trajtohet edhe tema e shkembimit te pervojes ne perdorimin e fondeve te Bashkimit Europian. db/db (/Balkanweb)

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 23-03-2005, 14:44:45
MAQEDONI, PDSH bojtok raundit te II te zgjedhjeve: Raundi i I me parregullsi

SHKUP (23 Mars)--- PD e shqiptareve te Maqedonise e drejtuar nga Arben Xhaferri, deklaroi sot se eshte terhequr nga raundi i 2 i zgjedhjeve qe priten te zhvillohen kete te diele ne Maqedoni. Koalicioni i partive opozitare shqiptare mes PDSH-se dhe PPD-se kerkoi sot nepermjet nje konference per shtyp perseritjen e raundit te pare te zgjedhjeve ne 16 komuna per shkak te parregullesive dhe incidenteve qe sipas tyre jane kryer nga partia shqiptare ne pushtet BDI. Partite opozitare shqiptare i dorezuan Parlamentit maqedonas nje projektligj per anulimin e zgjedhjeve ne 16 zona, dhe deri ne nje vendim te ketij te fundit ata kane terhequr kandidatet e tyre per zgjedhjet e raundit te dyte ne 27 mars. db/db (NEWS24/BalkanWeb)

#14 ne: 23-03-2005, 21:15:17
MAQEDONI, 4 te vdekur dhe 18 te plagosur nga shperthimi i nje zjarri ne Shkup




Shpreh ngushellimet e mia.  :(  :(  :(

Temat e fundit