Prof. dr. Liman Varoshi - Rektor i universitetit 102-vjeçar - Maqedonia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Prof. dr. Liman Varoshi - Rektor i universitetit 102-vjeçar

Prof. dr. Liman Varoshi - Rektor i universitetit 102-vjeçar

· 1 · 1335

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-02-2011, 14:03:21
Prof. dr. Liman Varoshi/Rektor i universitetit 102-vjeçar

Nga Agron SEJAMINI

Siç shihet, në fotografinë e mësipërme, logoja e universitetit "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit, mban në krye, vitin 1909. Me një veprim të thjeshtë aritmetik, del mosha të cilën në Shqipëri, nuk e ka asnjë universitet. Në fakt, në atë vendosje numrash, është bërë një gabim. Zeroja ka dalë para nëntës... Veçse, një gabim profesorësh, i bërë me shumë dëshirë dhe dashuri! Ideator i saj ka qenë Liman Varoshi, pedagogu i historisë. Mbi bazën e hulumtimeve që kishte bërë për traditën arsimore të Elbasanit, kishte vërejtur se një varg treguesish dëshmonin se universiteti i porsakrijuar, rezultonte si vazhdimësi vlerash dhe funksionesh me atë të "Normales" së famshme, e para shkollë e mesme kombëtare në Shqipëri. Ide që gjeti mbështetjen e plotë, në atë takim të stafit të ri pedagogjik, me profesorë e pedagogë të nderuar si, Mehmet Çeliku, Tomor Plangarica, Roland Gjini, Luçiano Boçi, Ardian Turku, Jani Dode, Ali Shashaj, etj. Ja, pse ajo 1909, rrezaton aq hijeshi, në atë logo universiteti. Të një universiteti në auditorët e të cilit sot, studiojnë 11 mijë studentë. Numër ky që e rendit menjëherë pas universitetit publik të Tiranës. Rrjedhojë kjo e zhvillimeve të dukshme që ka pësuar ky institucion, në aspektin infrastrukturor, kualifikimin e profesoratit dhe cilësinë e procesit mësimor-kërkimor. Edhe gjeografia e vërshimit drejt këtij universiteti të impresionon. Studentë nga Shqipëria e Mesme, Burreli, Dibra, Tropoja, Kolonja, Fieri... Madje, edhe nga Kosova dhe Maqedonia. Është krijuar një opinion i shëndoshë, në vlefshmërinë e diplomës që lëshon ky institucion. Studentët e këtij universiteti, punësohen në mbi 60 përqind, pas diplomimit. Është momenti, të kujtojmë se prej vitit 2000, zëvendës dhe më pas rektor i universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, është prof. dr. Liman Varoshi.

Mirënjohja dhe respekti, për çka dhënë shkolla e mesme pedagogjike "Normalja", është mbarëkombëtare. Edhe më tunduese kjo ndjesi për Limanin. Nëna e tij, Flutura ka dalë nga bankat e kësaj shkolle dhe ka shërbyer një jetë si mësuese. Por, për të birin më shumë se e tillë, ka qenë nënë. Një nënë e dhimbshur elbasanase, që bëjnë aq shumë pas djemve. Duke qenë se ishte dhe djalë i vetëm, shpeshherë u hynte në hak për përkëdheli, ushqim dhe veshje edhe dy motrave të tij. Një nënë që në të shumtën e rasteve, jo vetëm që e toleronte, por edhe e justifikonte në ndonjë prapësi të moshës apo për mungesat e orëve të fiskulturës, që nuk e kishte shumë për zemër... Prej nënës, thotë se ka trashëguar dhembshurinë dhe sinqeritetin e tepërt. Një dhembshuri në fëmijëri në shumë raste e përjetonin pozitivisht edhe bashkëmoshatarët. Fjala vjen, Agimit, komshiut me ngjyrë, i falte shpeshherë ushqime dhe veshje nga të tijat. Ndërsa, shokëve të tjerë të klasës, në raste të veçanta u ka blerë fletoret ose librat. Këto ndere, i bënte sepse përfitonte nga debulesa e së ëmës dhe jo se ishin të pasur. Mban mend, se dy-tre ditët e fundit të çdo pesëmbëdhjetë ditëshi, kur mbaronin lekët, e ëma gatuante vetëm byrekë...

RD

Temat e fundit