Punesimet me shifra dhe fakte: Ne administrate, 14.6 perqind shqiptare - Maqedonia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Punesimet me shifra dhe fakte: Ne administrate, 14.6 perqind shqiptare

Punesimet me shifra dhe fakte: Ne administrate, 14.6 perqind shqiptare

· 1 · 1243

ne: 03-10-2004, 00:37:38
Punesimet me shifra dhe fakte: Ne administrate, 14.6 perqind shqiptare    
 
 .
 
 Evidenca qeveritare tregon se per cdo muaj rritet numri i shqiptareve ne administraten shteterore edhe pse ajo ende eshte larg planeve qeveritare, qe dalin nga Marreveshja Kornize e Ohrit, ndersa perqindja e maqedonasve zvoglohet  
.
Numri i te punesuarve shqiptare ne administraten shteterore, si shfrytezues te buxhetit, eshte shtuar per rreth 3 perqind, ne dy vitet e fundit, qe kur ka filuar te zbatohet pjesa e Marreveshjes se Ohrit e cila ka te  beje me perfshirjen adekuate te shqiptareve ne institucionet e sistemit, pohojne burimet qeveritare. Ne te njejten kohe, per shkak te kesaj politike, te perfshirjes se shqiptareve ne administraten shteterore konform numrit te popullsise, eshte shenuar zvogelim i perqindjes  se maqedonasve dhe kjo perqindje eshte ne renie te vazhdueshme.

 

 Evidenca qeveritare tregon se per cdo muaj rritet numri i shqiptareve ne administraten shteterore edhe pse ajo ende eshte larg planeve qeveritare, qe dalin nga Marreveshja Kornize e Ohrit. Njezet e pese perqindshi duhet te arrihet me permbylljen e vitit 2oo5, ndersa  levizshmeria e trendit, thone ne qeveri, jep gjase se kjo do te mund te realizohet, deri ne zbatimin e plote te Marreveshjes se Ohrit.  

   

 Sipas burimeve qeveritare  numri i te punesuarve shqiptare ne Republiken e Maqedonise, ne janar te vitit 2003 ka qene 8.164 ose 11.7 perqind prej  gjithsej 69.898  ndersa maqedonas kane qene 58.176 ose 83.2 perqind.

 

  Ne nentor te vitit 2003  prej 71.691 shfrytezuesve te buxhetit shteteror 58.881 ose 82.1 kane qene maqedonas, ndersa shqiptare  9.126 ose 12.6 perqind. Keshtu gjate vitit 2003 kemi nje rritje te te punesuarve shqiptare  me 0,9 perqind.

 

   Duke vazhduar ne kete menyre gjate vitit 2004 numri i te punesuarve shqiptare eshte rritur edhe me tej  dhe ne korrik te vitit 2004 nga 70 921 te punesuar gjithsej 9493 ose 13,4 jane shqiptare. Dhe kesaj shifre nese i shtohen 610 administratoret qe tashme kane filluar me pune, 30 perkthyesit qe se shpejti do te nisin pune dhe 140 te punesuar ne administraten publike dhe shteterore, ne nentor te ketij viti numri i te punesuarve shqiptare arrin 10 358 ose 14,6 perqind. Pra, brenda dy vjeteve numri i te punesuarve shqiptare eshte rritur per 2,9 perqind.

 

   Ne keto shifra jane te perfshire vetem  shfrytezuesit e buxhetit, perkatesisht nuk jane te perfshire te punesuarit e tjere neper nderrmarjet e tjera, qe nuk jane  shfrytezues buxhetor.

 

   Prej 71.691 shfrytezuesve te buxhetit shteteror, dhjete mije jane nepunes shteteror. Prej ketyre ne fund te vitit 2002 vetem pese perqind e tyre ishin shqiptare, ndersa sot numri i te punesuarve shqiptare ne administraten shteterore ka arritur rreth dhjete perqind dhe do te vazhdoje te rritet me tej per te arritur perqindjen e duhur thekson burimi yne qeveritar.

 

   Tani jane rreth bisedimeve per nje trajnim tjeter per administratore. Numri i tyre do te jete i perafert me te parin d.m.th. rreth 600 administratore te rinj se shpejti do te nisin kursin. Keto bisedime jane nderprere per hir te gjendjes momentale ne vend dhe shume shpejt pritet qe te fillojne. Pra shume shpejt numri i te punesuarve shqiptare ne administraten shteterore do te pesoje nje rritje te metejshme, ndersa perfshirja e shqiptareve do te rritet.

                                                                             

Ne arsim, mbrojtje  dhe polici me te perfshire. Shqiptaret me se shumti jane te perfshire ne Ministrine  Arsimit dhe te Shkences dhe ate per Pune te Brendshme. Ne te paren gjithsejt punojne 6.248 veta ose 21 perqind, ndersa ne te dyten 1.348 veta ose 11.5 per qind. Ne te paren gjithsejt jane te punesuar 29.742 kurse ne te dyten 11.676 persona.

 

Ne minsistrine e Mbrojtjes dhe ne ARM ka gjithsejt te punesuar 9.543,ndersa prej tyre 692 jane shqiptare ose 11.5 per qind.

 

Ne Ministrine e Pushtetit lokal dhe Agjencionin per Informata-25 perqind shqiptare

 

Ne Kuvendin e Maqedonise shqiptaret jane te perfshire  15 perqind, ndrsa dy vjet me pare kjo shifer ka qene shume me e ulet. Ndersa te kabineti i kryetarit te shtetit punojne vetem dy shqiptare, prej 34 te punesuarve gjithsejt.

 

Perfshirje  adekuate te shqiptareve ka ne ministrine e Pushtetit Lokal dhe ne Agjencionin per Informata, ku sipas shirave qeveritare jane te punesuar 25 perqind e shqiptareve.

 

Ne anen tjeter,sa u perket institucioneve buxhetore, asnje shqiptar  ne Sekretariatin per Shendetesi, Komisionin per marredhenie te bashkesive fetare, Byrone per ekspertize gjyqesore, Byrone per viset me pak te zhvilluara nuk ka te punesuar asnje shqiptare.

 

Kjo evidence eshte bere ne qershor te vitit 2004, kurse numri i shqiptareve  te punesuar, me siguri eshte rritur, ngaqe punesimi eshte proces i panderprere.    
 
Nga:
 Anila DISHA
 

Temat e fundit