Edhe Google bëhet me Like, e quan +1 - Marketing Online

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Edhe Google bëhet me Like, e quan +1

Edhe Google bëhet me Like, e quan +1

· 9 · 1778

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-03-2011, 23:50:42


Tani, edhe Google e posedon funksionin e ngjashëm me Like të Facebook. Përdoruesit mund t’i rekomandojnë rezultatet e kërkimit përmes butonit +1.

Sot gjatë ditës, Google e ka paralajmëruar funksionin e ri social, përkatësisht shërbimin i cili quhet +1, dhe i njëjti garon në mënyrë direkte me Facebook Like. Ky funksion tregon se cila është përmbajtja më e mirë e vlerësuar nga përdoruesi.

Fatmirësisht, Google sot është motori më i madh i kërkimit në botë, dhe këtë shërbim mund ta integrojë menjëherë në platformat e saj, dhe kështu i mundëson përdoruesit të saj një mundësi që të vlerësoj atë që pëlqen, përmes klikimit të butonit +1.

Për momentin, Google është burimi kryesor i trafikut të uebfaqeve në internet, duke sjell më shumë se 50 për qind të trafikut në një faqe të caktuar, ndërsa Facebook e bën këtë me vetëm 10 për qind, mesatarisht.

Aktualisht, funksioni më i ri i Google ofrohet vetëm si shërbim eksperimental, mirëpo sigurisht se planet e kompanisë janë që ta popullarizojë atë, që të jetë në gjendje të garojë edhe më shumë me rrjetin social, Facebook.com. / Telegrafi /

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 31-03-2011, 00:04:22
Video prezantuese e sherbimit te ri.

Introducing the +1 Button

  • Postime: 404
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 15-04-2011, 14:12:00
Do fillohet me abuzimet nese e ben kete gje.

  • Postime: 231
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 21-04-2011, 01:12:12
Duket hap interesant....mgjth se jo mjaftueshem per te luftuar FB.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 14-06-2011, 16:45:00
Ka njeri qe po e perdor kete funksion te ri te Google?

  • Postime: 409
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 15-06-2011, 23:32:24
Po jam duke e perdorur tek faqja ime (kombi.im), poashtu po shoh edhe faqe te tjera si eklipsi.com apo shqiperia.com qe kan filluar per ta perdrorur kete buton

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 27-06-2011, 00:03:16
Google Tenton Sërish Drejt Webit Shoqëror, Vendos Butonin +1

Për të shtuar një buton të tillë në faqe ndiqni udhëzimet tek: http://www.google.com/webmasters/+1/button/index.html

Duket se Google nuk do të dorëzohet nga ideja e webit shoqëror. Mbulimi që arriti Twitter (kryesisht ne US), apo Facebook në çdo vend të varfër e të pasur të botës nuk mund të tolerohet gjatë nga domaini më i njohur në botë. Fakti që përdoruesit e internetit harxhojnë më shumë kohë në domainet shoqërore, fakti që informacioni po shpërndahet gjithmonë e më shumë nga Facebook, Twitter, Reddit e ndonjë lojtar tjetër po e zhvendos Google pak nga pak jashtë dominimit absolut të internetit.

Tentativat e para të Google erdhën me Google Buzz që tentonte të krijonte një konkurrent të drejtëpërdrejtë të Twitter, por që në njëfarë mënyre ngeli vetëm Buzz pasi përdorimi i tij ra brenda pak ditëve. Tentativa tjetër e Google është akoma një tunel i nëndheshëm që pritet të plotësohet çdo ditë e më shumë me të ashtuquajturit Google Profiles. Ky i fundit është pikërisht një profil publik i çdo përdoruesi, pikërisht ajo që Facebook dhe faqet e ngjashme kanë qendër të tyre prej kohësh.

Tentativa e rradhës quhet “Butoni +1″ dhe është asgjë më shumë e asgjë më pak se një buton i stilit digg.com, Facebook Like apo butoni cicërues i Twitter. Ajo çfarë e bën të veçantë këtë buton? Për shumëkënd do ishte fakti që është një buton Google. Për mendimin tim e veçanta e tij është se do jetë dështimi i rradhës i Google (një tjetër googasëm?)

Shumë webmastera do nxitojnë ta vendosin këtë buton në faqen e tyre me idenë që mund t’i ndikojë në përmirësimin në makinën e kërkimit. Unë do isha i pari që do tentohesha nga kjo ide, e megjithatë duke e analizuar pak më shumë idenë e butonit do kuptohet që ai nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me rezultatet në internet.

Butoni +1 i Google është një shënues personal i faqeve me interes nga një përdorues i caktuar. Sipas Google, rezultatet e +1 do të ndihmojnë lidhjet tuaja shoqërore (miqtë tuaj në Google Profiles, Buzz etj) në kërkimet e tyre. Linket e vlerësuara nga ju, do shfaqen më lart në kërkimet tuaja dhe ato të miqve tuaj dhe ky është i gjithë roli aktuali i butoni +1.

Tani që u sqarua se pse mund të jetë i suksesshëm ky buton, kalojmë pak në shikimin tjetër se pse ky buton nuk do jetë i suksesshëm. Webmasterat kanë filluar gjithmonë e më shumë të përdorin butonat e Facebook/Twitter për tërheqje trafiku. Nga eksperienca personale, për çdo lidhje të botuar në Facebook Page të Shqiperia.Com, merren klikime të barabarta me 30-40% të numrit të fansave të asaj faqeje (nëse ke një faqe me 100 fansa, çdo link do të japë 40 vizita). Ndërkohë që numri i fansave të faqeve të mëdha rritet në mënyrë progresive, numri i lidhjeve personale është gjithmonë më i kufizuar. Ky numër qëndron paralel më dëshirën tonë për të pasur gjithçka publike në rrjetet shoqërore apo jo. Butoni +1 i Google bazohet pikërisht mbi këtë lidhjet personale, ndërsa butonat Facebook e Twitter bazohen mbi rrjete më të mëdha, më publike dhe me hap zgjerimi më të madh.

Nga ana tjetër, klikimi mbi një buton Google, është tërësisht pa vlerë për shumëkënd që nuk ka një profil Google, një llogari Google Buzz apo nje Gmail (dhe më besoni ka shumë të tillë). Për këto arsye dhe për shkak se këto butonat shoqëror po shtohen shumë në çdo faqe, vizitorët do klikojnë gjithmonë e më pak mbi +1shin e Google që dhe si markë nuk ka potencialin e duhur.

Personalisht mendoj që Google ka bërë sërisht një lëvizje të gabuar duke dashur ta nisë punën nga bishti siç thotë populli. Nëse do të krijosh një botë virtuale, filloje nga njerëzit, e jo nga shërbimet që duhet të jenë plotësuese.

Burimi: http://armandbrahaj.blog.al/2011/06/01/google-shton-buton-si-facebook/

  • Postime: 118
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 30-06-2011, 02:48:06
Permes nje plugin ne WP tani perdori edhe un tek menaxherat.com

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 29-07-2011, 12:25:13
Google trefishon shpejtësinë e butonit +1

Butoni +1 do të jetë shumë i shpejt, për shkak të një përditësimi që ka bërë Google gjatë të martës.
“Ne kemi filluar që të hapim një varg ndryshimesh që do ta bëjnë butonin deri në 3x më të shpejtë në faqen tuaj,” tha inxhieri softuerik, David Byttow, në një postim në blog. “Nuk kërkohet ndonjë veprim nga anaj juaj, vetëm uluni, relaksohuni dhe shikojeni se si butoni funskionon më shpejt.”

Përveç shtimit të kësaj shpejtësie, Google paraqiti kodin e ri që e shpejton butonin  +1.  Kodi mundëson që një faqe ta ngarkojë kodin e butonit +1 në JavaScript, paralelisht me përditësimin tonë. Rezultati paraqet një tjetër përmirësim në kohën e hapjes së faqes. Kodi është i gatshëm këtu.

Butoni +1 është si përgjigjie e Google ndaj butonit Like të rrjetit Facebook. Që nga lëshimi i tij, ky buton ka gjetur mjaft zbatueshmëri, madje është më i zgjeruar se vetë butoni Tweet i rrjetit Twitter./pcworldalbanian

Temat e fundit