Facebook spamon rezultatet e kerkimit ne Google - Marketing Online

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Facebook spamon rezultatet e kerkimit ne Google

Facebook spamon rezultatet e kerkimit ne Google

· 2 · 829

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-07-2011, 23:28:24
Para rreth tre vjetesh jam ankuar sepse Google po tregohej e pandershme, pasi per shume kerkime jepte rezultate jorelevante nga faqe te huaja. Situata duhet thene se pati ndryshuar disi (edhe se Youtube vazhdon te c'rendise shume faqe shqip), por keto muajt e fundit po ve re fenomenin e kudoprezences se Facebook-ut neper rezultatet e kerkimit.

Une e kuptoj qe Facebook tashme eshte nje gjigand i internetit, por kjo s'do te thote se rezultate nga kjo faqe te mbizoterojne per gati cdo gje, edhe se faqet e FB qe prezanton Google jane ne shume raste faqe ose bosh, ose me rezultate teresisht te panevojshme. Kot fare me i fjal'.

Google zotohet se mundohet t'i jape kerkuesit rezultatet me relevante gjate nje kerkimi, gje qe nuk ndodh aspak nese per nje kerkim te dhene ndodhet nje fanpage, nje profil a nje shkrim (notes) ne Facebook. Ky eshte nje deshtim per Google, por mbi te gjitha eshte nje dem i madh qe na ndodh ne webmasterave te vegjel.

Thjeshte dhe shkurt: Google po lejon Facebook-un te spamoje rezultatet e kerkimit duke mos i ofruar perdoruesve ate qe kerkojne e duke na demtuar ne qe ne shumicen e rasteve ofrojme ate qe vertete kerkohet.

  • Postime: 31
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 16-03-2012, 04:23:35
E vertete.
E kam vene re dhe une kete dukuri.
Dhe ne fakt faqet e facebookut, ashtu si jane konceptuar jane shume pa permbajtje. Thjesht duke bere share materialeve te webit ose duke kerkuar like neper statuse. Sepse vete formati nuk mundeson origjinalitet ne to. Prandaj sduhet te jene aq lart ne google.

Temat e fundit