Google ndryshon formulën e kërkimit të rezultateve - Marketing Online

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Google ndryshon formulën e kërkimit të rezultateve

Google ndryshon formulën e kërkimit të rezultateve

· 4 · 798

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 27-02-2011, 22:53:58
Nën presionin për të përmirësuar kualitetin e rezultateve të kërkimit nga rivalët e saj të vegjël, Google ka vendosur që ta ndryshojë formulën e saj të kërkimit të uebfaqeve të rekomanduara, ndërsa si pasojë e formulës së re do të “vuajnë” faqet e internetit të cilat ofrojnë kualitet më të dobët të përmbajtjes.

Ndryshimet e saj në rezultatet e kërkimit, Google i ka paralajmëruar të premten mbrëma, dhe këtë e ka konfirmuar njëri prej liderëve të kompanisë në një intervistë të cilën e ka dhënë në televizion.

Amit Singhai i ka thënë gazetës Financial Times se ndryshimet e fundit që motori i kërkimit i ka bërë në fund të vitit 2009 kanë rezultuar të suksesshme, ndërsa të njëjtat kanë bërë që rezultatet e kërkimit në Google të jenë më të “freskëta” si dhe favorizojnë përmbajtjen më të kërkuar në internet.

Google tashmë ka implementuar ndryshimet e reja në rezultatet e kërkimit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa thuhet se të njëjtat shumë shpejtë do të shfaqen në të gjitha anët e botës.  / Telegrafi /

  • Postime: 1116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 27-02-2011, 23:40:34
Dica e mire kjo, por kur thuaj qe do te vuajne faqet me te dobeda behet fjale per njohurin ne SEO apo ne xilesine e matrialeve?  hmmmmm:

  • Postime: 404
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 28-02-2011, 22:29:38
Ka te beje me cilesine e materialeve. Me nje fjale te gjitha faqet qe perdorin RSS aggregator etc, pra qe kane materiale te kopjuara, do te kene renie te madhe.

Eshte pak e veshtire per tu arritur nje gje e tille ne fakt. Ky eshte problemi kyc i cdo Search Engine.

Nuk e di se sa ja ka arritur Google kesaj gjeje. Koha do ta tregoje. Tani per tani keto ndryshime jane bere vetem per ameriken (USA), kurse ne Europe do te vijne me vone.

Lajmin zyrtar e gjeni edhe blogu i Google http://googleblog.blogspot.com/2011/02/finding-more-high-quality-sites-in.html

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 01-03-2011, 10:11:01
Shpresojme te jene per mire sepse deri tani eshte skandaloze situata. Nuk ka kuptim qe faqe te tilla te dalin shume lart ne rezultate me materiale te kopjuara vetem sepse jane me emer, ose sepse perdorin shume taktika te tjera qe normalisht Googne te "te vegjelit" s'i lejon.

Temat e fundit