Seznam dhe Yandex - Dy Davidet europiane qe kane mundur Goliathin Google - Marketing Online

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Seznam dhe Yandex - Dy Davidet europiane qe kane mundur Goliathin Google

Seznam dhe Yandex - Dy Davidet europiane qe kane mundur Goliathin Google

· 1 · 529

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 17-11-2010, 01:00:52
Ekzistojne dy vende ne Europe, ku Google nuk mbreteron. Njeri nga keto vende eshte shteti relativisht i vogel i Europes qendrore, Republika Çeke dhe tjetri eshte Federata Ruse. Respektivisht ne Çeki mbreteron Seznam.cz dhe ne Rusi Yandex.ru.


Seznam
(dtth Liste) eshte portali i pare i krijuar dhe  #1 per nga trafiku dhe popullariteti ne Republiken Çeke. Ky portal eshte krijuar qe ne vitin 1996 dhe qe prej atehere s'ka leshuar me vend per asnje tjeter, qofshin keta te huaj apo vendas. Seznam ka nje makine kerkimi ashtu si dhe Google, per te cilen perdor po ashtu nje llogaritem te ngjashem me PagaRank te Google, duke i dhene faqeve pike nga 0 ne 100. Gjithashtu ofrohen dhe nje seri sherbimesh te tjera, duke filluar qe nga sherbimi email deri te faqet e verdha e video (a la Youtube). Seznam mban 59% te tregut ne Republiken Çeke, ndersa Google rreth 31%.

Yandex nga ana tjeter eshte makina e kerkimit dhe portali #1 ne Rusi. Ky portal eshte krijuar ne vitin 1997 dhe emrin e ka si shkurtim per "Yet Another iNDEXer" (yandex).
Ne Rusi Yandex konkurentet e vertete i ka brenda vendit dhe jo nga jashte. Ne fakt deri para disa vitesh Yandex ishte vetem portali i dyte pas Mail.ru, por gjerat ndryshuan dhe tashme ka nje mbret ne internetin rus dhe ky quhet Yet Another indexer - Yandex. Tjeter konkurent i afert eshte portali popullor rus Rambler.ru
Yandex mban rreth 64% te tregut rus, ndersa Google vetem 21%.

Keto jane dy histori suksesi nga Europa qendrore dhe lindore, qe lidhur me faktore te ndryshem, kane mundur te jene mbizoterues ne vendet e tyre, duke mos lejuar t'i lene treg te konsiderueshem ne fushen e kerkimit dhe nje gjigandi si Google, i cili ne pjesen me te madhe te vendeve te tjera te planetit dominon dukshem gati pa konkurence.

Temat e fundit