Kompani sherbimi SEO - Marketing Online

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sondazh

Do i drejtoheshit kundrejt pagese nje firme per permiresimin e faqes tuaj?

Po
Ndoshta
Jo kurre

Kompani sherbimi SEO

Kompani sherbimi SEO

· 12 · 3049

  • Postime: 982
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-08-2010, 19:18:24
SEO ka kuptimin e përmirësimit të faqes për të qënë miqsore me motorrët e kërkimit.

Këto rregullime bëhen që të siguroni një vend të mire në paraqitjen e rrezultateve në motorrët e kerkimit , si google , yahoo, msn, bing etj.

SEO (search engine optimization) është një proçes i vështirë dhe përvec kohës që nevojitet për analizimin e faqes së internetit duhen dhe dije të shumta rreth zhvillimit të motorrëve kërkues.

Firmat gjigande si google, yahoo,bing ndrrojne herë pas here procedurën e mënyrës së funksionimit të robotëve që lexojnë permbajtjen e nje faqe interneti dhe për ketë arsye një specialist i SEO duhet që te jete i informuar mire për ndryshimet e tyre.
Me  shërbimin SEO , i interesuari për shërbimet ose produktet e firmes suaj , nuk do të ketë nevojë të kërkoj shumë në internet për tju gjetur sepse faqe juaj do jetë ndër të parat qe do shfaqen në rezulatatet e kërkimit.
Nga provat e deri tanishme rezulton se SEO është mënyra më efektive për marketing sepse faqe juaj do shfaqet vetëm në rastet kur i interesuari kërkon për shërbimet/produktet që ju ofroni.

Motorri më i fuqishëm për  kërkim në është GOOGLE, dhe pikërisht për këte motorr bëhët konkurence e fortë e faqeve që kane permajtje të njëjtë.

Eshtë e rëndësishme që faqe  e internetit të nje firme/bisnesi të gjëndet ndër rezultatet e para të shfaqura në motorrët e kërkimit , kjo favorizon biznesin tuaj për të qënë më pran të interesuarëve ( klientëve të mundëshm).

Cilat janë përmirësimet që nevojiten?

Përmirësimi i tekstit të faqes, Përmirësimi i kodimit të faqes(Titulli, etiketat, përshikrmi)

Cilat janë teknikat për SEO?

Teknikat e SEO janë: Social network,backlink generator,directory submission,article submission

Sa kohë nevojitet për të arritur një rrezultat të mirë ne SEO?

Koha që nevojitet për një arritje të mirë nuk  përcaktohet me parë analimit të faqes. Për një faqe të biznesi nevojiten nga 3 muaj deri në 7 muaj , kjo varet përherë nga numri i faqeve ‘kundërshtare’ që ofrojnë të njëjtat produkte apo shërbime me ju.

Strategjitë që duhet të ndiqen duhet që përhere të ekzekutohen sipas rregullave të Google.
 

Marre nga NIPA Studio.
« Editimi i fundit: 22-10-2020, 17:03:00 nga M A X »

  • Postime: 3782
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 24-08-2010, 20:05:24
Votova për jo, pasi unë ndjek moton e Megatek: "Bëje mirë. Bëje vetë." :D

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 25-08-2010, 09:47:16
Besoj se per nje firme eshte e domosdoshme te paguaj per sherbime SEO. Neve qe merremi me keto gjera mund te na duken elementare ato dije ne lidhje me makinat e kerkimit, por per dike qe nuk merret fare me internet SEO i duket si kinezce. Plus mund te kete dhe faktore te tjere. Shkurt muhabetit, nje firme nuk do e kishte problem te paguante per ta pasur faqen te pozicionuar mire ne makinat e kerkimit.

  • Postime: 123
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 06-01-2011, 01:30:22
Per te zene pozicion te mire ne google duhet shume kohe.Jo vetem kaq por cdo dite duhet kujdes.

Duke lancuar nje faqe nga zero,mua mu desh gati 8 muaj per te marre cdo 10-30 sekonda nje vizitore nga motoret e kerkimit,duke regjistruar per me pake se nje vit 10.000 antare te regjistruar.

20110105222147 - si te kurojme bajamet Numri kerkimeve:3 here - Ardhur nga:Google - Ip:80..
20110105222136 - rezarta+shkurta+nudo Numri kerkimeve:189 here - Ardhur nga:Google - Ip:149.1..
20110105222031 - Oni+Pustina+anbeta Numri kerkimeve:2 here - Ardhur nga:Google - Ip:97...
20110105221948 - Kura mjekesore popullore per stomakun Numri kerkimeve:1 here - Ardhur nga:Google - Ip:79.106...
20110105221816 - Valton KRasniqi Me Lindi Djale Numri kerkimeve:3 here - Ardhur nga:Google - Ip:91....
20110105221740 - valbona mema kenga plakut Numri kerkimeve:1 here - Ardhur nga:Google - Ip:151....
20110105221725 - martesa ne te drejten familjare Numri kerkimeve:2 here - Ardhur nga:Google - Ip:80....





Kohet e fundit me lindi ideja per te kaluar ne "international web".Per te hyre ne tregun internacional mundesia e suksesit eshte shume e vogel gati 0.1%.

Ndonje ide?

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 06-01-2011, 01:48:54
Sa me i madh e internacional tregu, aq me shume konkurence, me shume veshtiresi, me pak shance :)
Por asgje s'eshte e pamundur. Nje kombinim fati, pune, idesh origjinale mund te te sjelle sukses.

  • Postime: 171
  • Karma: +0/-1
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 22-02-2011, 20:01:58
Sma ha mendja se do ti drejtohesha une ndonje kompanie pasi qe jam mjaft i mire ne SEO edhe vet madje me pak me shume pune mund te arrija me shume.

Edhe pse kam nje numer te vogel te webfaqeve ne gjuhen shqipe kam arritur ne top 3 vendet e para me fjalet qe kane lidhje me webfaqen.

Po pate ndonje faqe te ndonje kompanie qe ofron sherbime ne ndryshme kundrejt nje pagese definitivisht do te duhej te ti drejtohej ndonje webmasteri qe ka njohuri te medha ne SEO dhe natyrisht qe te kete efekt.

  • Postime: 45
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 30-03-2011, 09:37:25
Sic e thane dhe me siper, beje mire beje vete.
Normalisht une merrem vete me SEO, besoj se kam arritur sukses ne ato pune qe kam bere, te pakten me forcat dhe dijet e mija.

Por nese do kisha ndonje kompani te madhe besoj  se do paguaja dike per SEO keshtu qe votova per PO :)

  • Postime: 116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 19-09-2011, 00:29:10
Une duke qen se nuk merem me SEO  dhe drejtoj nje kompani qe rreth 80 % te klientve vije nga interneti jame gati te paguaj dike per SEO.Por se kam shume dine se sa do me kushtonte nje sherbim i till dhe nese dikush ketu e ofron kete sherbim munde te me drgoj ne mesazh me cmimet.Faqja ime renditet e 2 dhe e 3 ne google me disa fjalkyce  ndersa me disa te tjera del ne faqe te par por nga fundi.Ajo cka kerkoj eshte renditja e faqes time me 10 fjalkyce ne vend te par apo  te dyt ne google

  • Postime: 982
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 19-09-2011, 10:19:17
Ajo cka kerkoj eshte renditja e faqes time me 10 fjalkyce ne vend te par apo  te dyt ne google

Interesohesh per zhvillim apo per optimizim te faqes?
Cmimet nuk jane standarte te pakten per sa i perket zhvillimit te faqes...

Ne Amerike ka nje shumellojshmeri menyrash per te cmuar se sa kushton ky sherbim.
1 ne baze te nr te fjaleve kyce
2 ne baze te oreve qe duhen ne jave per kete pune
etj etj....

Nese i ke fjalet kyce , mi dergo ne prv te jap nje cmim per ti ngritur edhe me tej ne motorret e kerkimit.

  • Postime: 116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 19-09-2011, 14:24:30
Url se kam shume iden e ndryshimit midis Zhvillimit dhe Optimizimit  :-[  gjithsesi po ti nis ne prv fjalet

  • Postime: 982
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 19-09-2011, 20:22:45
Besoj se per nje firme eshte e domosdoshme te paguaj per sherbime SEO. Neve qe merremi me keto gjera mund te na duken elementare ato dije ne lidhje me makinat e kerkimit, por per dike qe nuk merret fare me internet SEO i duket si kinezce. Plus mund te kete dhe faktore te tjere. Shkurt muhabetit, nje firme nuk do e kishte problem te paguante per ta pasur faqen te pozicionuar mire ne makinat e kerkimit.

MAX , jo te gjithe qe merren me menaxhim te faqeve te tyre te internetit dine qe te zhvillojne faqet dhe te perdorin teknikat qe google rekomandon. Pergjithesisht faktorin SEO e kane pozicionuar si dicka qe nuk nevojitet duke shtyre me teper krijimin e nje faqeje qe sipas mendimit tim te kesh nje faqe ne internet kjo nuk do te thote shume do jete si te kesh nje televizor por te te mungoj korenti .

Nese une do te kisha nje biznes me te ardhura te majme do te paguaja padyshim per  zhvillimin e faqes se internetit. Akoma dhe tani qe te ardhurat e mija vjetore vijne 100% nga punet ne internet shume here kam paguar per tu pozicionuar dhe me mire ne google pasi konkurentet e mij jane  firma te medha dhe te fuqishme te kesaj fushe .

Por do te shtoj ketu se sherbimi SEO eshte komoditet per firmat e vogla me te ardhura te kufizuara.
Per sa i perket cmimit te seo , kjo eshte nje shifer e pakapshme per dike qe shet fara luledjelli rruges  ;).

  • Postime: 116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 19-09-2011, 21:34:49
MAX , jo te gjithe qe merren me menaxhim te faqeve te tyre te internetit dine qe te zhvillojne faqet dhe te perdorin teknikat qe google rekomandon. Pergjithesisht faktorin SEO e kane pozicionuar si dicka qe nuk nevojitet duke shtyre me teper krijimin e nje faqeje qe sipas mendimit tim te kesh nje faqe ne internet kjo nuk do te thote shume do jete si te kesh nje televizor por te te mungoj korenti .


Une mendoj se pjesa me e madhe e atyre qe manaxhojn faqet e internetit se kan iden e SEO dhe jo me ta zhvillojn ate.Une njoh shume te till miq dhe shok qe me premtonin se do e benin faqen time te dilte e para ne motorret e kerkimit dhe kur ju jepja kodet e adminit thjesht futeshin dhe vendosnin fjalet kyce dhe thoshin per 1 muaj do dalesh i pari sikur te ishte kaq e thjesh sdo ekzistonte fare SEO akoma me te veshtira jane teknikat SEO per nje adminsitrator biznesi madje SEO munde te jet nje term i pa degjuar nga ata.
Une fal keshillave qe kam gjetur ne ZY besoj se kam arritur te bej nje pune te mire duke vendos webin ne top 10 por qe te eci me para me duhet patjeter nje ekspert i SEO
Dhe bizneset shqiptar duhet ti japin me teper rendsi faqeve te tyre ne internet dhe marketingut ne pergjithsi.SHPREHJA: Nje faqe pa SEO  do jete si te kesh nje televizor por te te mungoj korenti eshte shume e sakt  :P

Temat e fundit