Si te fusesh faqen ne motoret e kerkimit? - Marketing Online

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Si te fusesh faqen ne motoret e kerkimit?

Si te fusesh faqen ne motoret e kerkimit?

· 28 · 10163

  • Postime: 68
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 02-09-2005, 14:52:37
Tung desha tju pyes se si te bej spidera per faqen time te ardhshme
« Editimi i fundit: 03-09-2005, 07:01:45 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 03-09-2005, 07:01:14
Spiderat vijne vete dhe nuk ke per te vendosur gje ti ne faqen tende. Mjafton qe faqen ta vendosesh si link neper faqe te tjera, psh ketu ne forum. Ne Google gjithashtu mund ta vendosesh ketu: http://www.google.com/addurl/?continue=/addurl
Ne kete faqe e rregjistron faqen tende dhe ajo qe nga ai cast behet e njohur per Google. Nje menyre e thjeshte eshte dhe ta kerkosh faqen tende ne Google. Normalisht nese ajo nuk eshte e indeksuar atehere nuk do dale ndonje rezultat ne lidhje me faqen tende, por ama robotet e google (GoogleBots) do te nisin kerkimin per faqen tende dhe do ta gjejne. Sic thashe menyra me e mire dhe me e sigurte eshte te vendosesh linke neper faqe te tjera. Sa me te me te medhaja te jene keto faqe, aq me shume pozicion te mire ze faqa jote ne rezultatet e kerkimit. Google i mat madhesite e faqeve me ate qe quhet "Google Pagerank" Pagerank bazohet ne ate qe thashe me siper, pra ne numrin e linkeve qe ti ke ne faqet e tjera dhe ne madhesine e ketyre faqeve ku e ke vendosur faqen. Psh nje faqe qe ka Pagerank 6 ka me shume vlere se disa faqe qe kane Pagerank 1. Pagerank fillon nga  1 dhe maksimumi eshte 10. Zeri YT e ka 5 psh. Me shume info per Pagerank i merr ketu: http://www.google.com/intl/en/technology/
Me shume rendesi eshte dhe rregjistrimi ne Dmoz.Org
Shiko ketu per informacione te metejshme rreth Dmoz.Org http://www.zeriyt.com/seo-makinat-e-kerkimit/direktoria-e-lire-dmozorg-t16398.0.html
Edhe rregjistrimet per makinat e tjera te kerkimit jane te ngjashme, pra robotet e tyre te kerkimit vijne vete duke funksionuar ne parim si ato te Google edhe se secili ka vecanerite e veta. Robotet e MSN Search quhen MSNBot ndersa ato te Yahoo quhen  Yahoo! Slurp. (Ne kete moment forumin Zeri YT po e kontrollojne 34 robote te Yahoo dhe 1 i MSN)
Ndersa rregjistrimi ne direktorine e Yahoo dhe ne te MSN eshte me pagese. Ka dhe falas, por nuk eshte i sigurte pranimi. Ne shumicen e rasteve nuk pranojne.
Por rregjistrimi normal per futjen e faqes ne kerkimet e robotove te Yahoo dhe te MSN eshte ashtu si dhe per Google, pra falas dhe i menjehershem.
Per Yahoo http://search.yahoo.com/info/submit.html
Per MSN http://search.msn.com/docs/submit.aspx?FORM=WSDD2
« Editimi i fundit: 25-06-2010, 23:55:07 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 03-09-2005, 08:16:29
Me rendesi jane fjalekycet (keywords) dhe disa te dhena te tjera te cilat duhen vendosur ne faqen e pare te websitit, ne indeks.

Per te marre si shembull po vendos formen qe ka aktualisht faqja e pare e Zeri YT.

Kodi: [Zgjidh]
<html><head>

<meta name="date" content="2004-05-8T14:34:23+00:00">
<meta name="author" content="Zeriyt">
<meta name="description" content="Tribuna e fjales se lire, ku degjohet zeri i cdokujt. Nje media e hapur ku secili mund te jape mendimin e vet">
<meta name="keywords" content="zeri, shqiperia, Albania, Albanian, albanian wallpaper, poezi, poezi dashurie, fotografi nga shqiperia, albania map, albanian flag, miss shqiperia, miss albania, kartolina, dardania, diaspora shqiptare, gjuha shqipe, historia shqiptare, albanian history, albanian culture, muzike shqip, mp3 shqip, dashuria, shendeti, bukuria, bukuroshe, about Albania, albanien, history kosovo, aktualiteti shqiptar, albania pictures, Kosova, Lajme shkurt, studente shqiptare, albania news, albania chat, disktutime, nga shqiperia, albanian tribune, pamje, kosova shqiperia, albanian forum, zeri popullit, lajme shqip, kosovo map, natyra shqiptare, flamuri shqiptar,  Albanian card, kenge shqip ">
<meta name="DC.Subject" content="Tribuna e fjales se lire">
<meta name="DC.Title" content="Zeriyt">
<meta name="DC.Identifier" content="http://www.zeriyt.com">
<meta name="DC.Publisher" content="Zeriyt">
<meta name="DC.Language" content="sq">
<meta name="DC.Coverage" content="Tirane">
<meta name="DC.Date" content="2004-05-8">
<meta name="DC.Creator" content="Zeriyt">
<meta name="DC.Description" content="Tribuna e fjales se lire">
<meta name="revisit-after" content="10 day">
<meta name="robots" content="index,follow">
<title>::: Tribuna Mbar&#235;komb&#235;tare - Albanian Tribune :::</title>

</head>


Me rendesi primare jane "keywords"

Kodi: [Zgjidh]
<meta name="keywords" content="zeri, shqiperia, Albania, Albanian, albanian wallpaper, poezi, poezi dashurie, fotografi nga shqiperia, albania map, albanian flag, miss shqiperia, miss albania, kartolina, dardania, diaspora shqiptare, gjuha shqipe, historia shqiptare, albanian history, albanian culture, muzike shqip, mp3 shqip, dashuria, shendeti, bukuria, bukuroshe, about Albania, albanien, history kosovo, aktualiteti shqiptar, albania pictures, Kosova, Lajme shkurt, studente shqiptare, albania news, albania chat, disktutime, nga shqiperia, albanian tribune, pamje, kosova shqiperia, albanian forum, zeri popullit, lajme shqip, kosovo map, natyra shqiptare, flamuri shqiptar,  Albanian card, kenge shqip ">
Zeri YT ka keto fjalekyce, por nuk do te thote se cdo faqe duhet t'i kete te tilla. Fjalekycet duhet te zgjidhen sipas permbajtes se faqes. Secili duhet te vendose si fjalekyce ato fjale te cilat deshiron qe te kapen me shume ne Google etj makina kerkimi. Psh nese faqja ka permbajtje ne lidhje me muziken, atehere do duhen fjale qe kane lidhje me muziken.

  • Postime: 4466
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 03-09-2005, 11:52:02
<META content=Endrrat name=DESCRIPTION>
<META
content="Endrra, poezi, Poezi Dashurie, Poezi per femije, fraza, tregime, kartolina, horoskopi, Tregime per femij, Kartolina, Leksione mbi endrrat, endrra, grafike, avatar, Tag, blinkie, Imazhe dashurie, foto femijesh "
name=keywords>


Kete kam ven une te faqa ime

  • Postime: 68
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 08-09-2005, 07:24:37
një shok me tregoi se perveq keyword-ave dhe description duhet edhe kjo

<link rel="prefetch" href="http://www.faqjajuaj.com/">

kjo eshte qe faqja tju dal ne rendin e pare (linku te jete i pari) në google.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 08-09-2005, 07:47:36
Une duke u bazuar ne kete pohim tendin bera nje kerkim dhe gjeta material mbi kete. Por aty nuk thuhet gje qe kjo ka te beje me makinen e kerkimit.

What is link prefetching?

Link prefetching is a browser mechanism, which utilizes browser idle time to download or prefetch documents that the user might visit in the near future. A web page provides a set of prefetching hints to the browser, and after the browser is finished loading the page, it begins silently prefetching specified documents and stores them in its cache. When the user visits one of the prefetched documents, it can be served up quickly out of the browser's cache.

http://www.mozilla.org/projects/netlib/Link_Prefetching_FAQ.html

  • Postime: 68
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 08-09-2005, 08:08:21
domethene se nuk eshte e vertet

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 08-09-2005, 09:08:43
Jo! Te ishte ashtu do i vendoste secili ato dhe do renditej i pari e keshtu do ishin te tere te paret :D Pa kuptim dmth.
Qe te rendites lart ne rezultatet e Google duhet te kesh sa me shume linke neper faqe te tjera.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 27-10-2005, 06:15:16
Motoret e kerkimit jane pergjegjes per siguruar maksimumun e trafikut per shumicen e web siteve. Keto site jane emra shume te njohur, nje pjese te cileve ne i permendem me siper. Nje pjese e tyre kane si objektiv kryesor navigimin e shpejte. Pra, ne cilen pjese te sekondes shfaqet rezultati i kerkimit. Ju gjithashtu mund te keni ndeshur edhe nje kompani te quajtur Inktomi e cila nuk ka search engine, por ka "fuqi" mbi AOL, HotBot, GoTo.com dhe MSN Search. Keta motore "te vertete" ne pjesen dermuese punojne ne te njejten menyre. Pra kur dikush shkruan nje fjale apo nje frase ato lejojne sistemin e tyre database ( ne disa raste me shume se nje database) dhe i paraqesin naviguesit nje liste te pergjedhur prej tyre ( sipas kritereve te secilit motor ) me faqet e indeksuara dhe te zgjedhura sipas analizes se tyre. Ne pjesen me te madhe ato kane nje database te ndryshem me ate nga vendi i faqes ne indeksim. Ne kete kuptim pozicionimi i faqes ne renditje varet nga fjala apo fraza e kerkuar dhe rezultati nuk mund te jete perhere i njejte, sic eshte akoma edhe me e ndryshme per motore te ndryshem kerkimi. Ne kete argument mund te kemi rezultate te ndryshme edhe kur behen kerkime me shume fjale te cilat mund te kerkohen sipas : kerkim per cdo fjale, shprehjen e sakte, vetem nje fjale apo tjeter kriter. Dhe perseri rezultatet do te jene te ndryshme per cdo tip kerkimi, cdo fjale, cdo fraze apo per cdo tip motori kerkimi.
Se fundi dhe me e rendesishmja, eshte procesi qe motoret e kerkimit pershkojne per te percaktuar perkatesine ne menyre qe web siti juaj te jete ne krye te renditjes per nje kerkim specifik. Kur nje web site eshte i ri dhe ne vendet e fundit te renditjes, motoret "e vertete" e vendosin ate ne nje liste vendesh me efekte rotacioni per te qene i vizituar dhe analizuar normalisht. Kjo do te thote qe nje software specifik i tyre do ta vizitoje dhe do te percaktoje se ne cfare vendi do ta vendose ate ne database e tyre. Jane te shumta gjerat qe merren ne konsiderate dhe cdo motor kerkimi e ben ate ne menyre krejt te ndryshme nga tjetri. Keshtu rezultati eshte i ndryshem. Gjithashtu ata bejne vazhdimisht ndryshime te kritereve qe jep rezultate te ndryshme ne kohe te ndryshme. Per shkak te kesaj eshte ne menyre specifike e rendesishme te pergatitet faqja perpara se te realizohet regjistrimi ne motoret e kerkimit. Kjo mund te jete nje teme shume komplekse e ne do ta trajtojme ne te ardhmen.
« Editimi i fundit: 21-12-2020, 16:08:12 nga 22659 »

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0

#9 ne: 28-10-2005, 17:06:48
o Max

Po pate qejf te besh nje artikull te zgjeruar mbi motorat e kerkimit e menyrat se si te avancosh ne do te ta botonim me gjithe qejf ke Pc Albania???

O me emrin tend ose si zeri yt.

Si mendon??

Mos e merr me te keq. Thjesht deshire per te bashkpunuar.

Pres pergjigje.

Ciao.

  • Postime: 36
  • Karma: +0/-0

#10 ne: 28-10-2005, 17:09:33
Jo per gje por me pelqyen ato cfare kishe shkruar.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 02-11-2005, 17:29:56
Ok kur te kem kohe nje dite do te ta pergatis une.

  • Postime: 674
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 06-12-2005, 05:31:29
po fotot ne google?

http://images.google.com/images?q=djterenci&amp;hl=en

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 08-12-2005, 16:57:12
Per fotografite nuk mund te behet shume vetem se te presesh dhe te kesh nje faqe relativisht te fuqishme. E vetmja gje qe mund te behet eshte qe fotot te kene emrat e duhur, dmth qe te mos jene foto pa emer apo thjeshte psh image01.jpg por ne formen djtirenci.jpg .gif etj.

  • Postime: 674
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 12-12-2005, 05:24:34
Krejt mire.Ashtu kam bere  ;)

  • Postime: 10
  • Karma: +0/-0

#15 ne: 21-01-2006, 09:38:43
hey a mundet dikush me me ndihmu me e fut faqen time ne motoret e kerkimit te googles,ose te ma shtij ai Kontakt: Amir_Gv@hotmail.com ;)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 22-01-2006, 11:24:17
Te gjitha shpjegimet i ke ketu e nuk kemi cfare te themi me teper!

  • Postime: 271
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 08-11-2007, 02:07:59
Për fotografite nuk mund te bëhet shumë vetëm se te presësh dhe të kesh një faqe relativisht te fuqishme. E vetmja gjë qe mund te bëhet është qe fotot te kenë emrat e duhur, d.m.th. qe të mos jenë foto pa emër apo thjeshtë p.sh. image01.jpg por ne formën djtirenci.jpg .gif etj.

E drejte! Emertimi i imazheve duhet te jete me nje emer qe te kete kuptim: emer-mbiember.jpg, osce_logo.gif etj. Ky emertim brenda mundesive. Por per nje efekt me te mire te indeksimit neper motorret e kerkimit mos harroni te plotesoni parametrin ALT kodi i imazheve:
Kodi: [Zgjidh]
<IMG SRC="images/emri-imazhit.jpg" ATL="Foto nga takimi i .." WIDTH="400" HEIGHT="300">Ku ALT = Alternative Text - sherben per te bere nje pershkrim te imazhit te vendosur ne faqe.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 25-06-2010, 23:49:44
Desha te rikujtoj kete teme qe eshte ndoshta tema e pare ne internetin shqiptar ku eshte diskutuar per SEO :)
Qe ne 2005 kjo teme, nje kohe kur nga ata te pakte webmaster shqiptare SEO ose nuk njihej ose injorohej si faktor me rendesi per sukses ne internet.

  • Postime: 1116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 20-12-2010, 17:25:11
Per fotografite nuk mund te behet shume vetem se te presesh dhe te kesh nje faqe relativisht te fuqishme. E vetmja gje qe mund te behet eshte qe fotot te kene emrat e duhur, dmth qe te mos jene foto pa emer apo thjeshte psh image01.jpg por ne formen djtirenci.jpg .gif etj.
MAX kam pyetur dhe here tjeter per kete gje por nuk kam mare pergjigje, por tani po behem me i qarte:
Si mud te veproje qe dhe ne SMF kur poston imazhe te dalin me emrin qe une i vendose, gjithashtu dhe ne galeri me AEVA mod ?  ^o)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 27-12-2010, 17:15:41
Citim
Si mud te veproje qe dhe ne SMF kur poston imazhe te dalin me emrin qe une i vendose, gjithashtu dhe ne galeri me AEVA mod ?

Zeri: http://www.zeriyt.com/si-te-fusesh-faqen-ne-motoret-e-kerkimit-t16535.15.html#ixzz19KRl7ImF

Imazhet e vendosura si attachment adresen e ndryshojne, por emri u mbet ai qe ke vendosur ti.
Ndersa AEVA me sa pashe ia ndryshon adresen duke dhene vetem URL ku ndodhet foto.
Tani qe keto t'i besh si te duash duhet te gjesh nje programues qe i ndryshon rrenjesisht keto funksione.
Sidoqofte per nje forum normal, qe nuk ka per baze nje komunitet fotografesh, nuk ia vlen barra qirane qe te besh gjithe ate pune per ndryshimet/rregullimet e url-ve te fotove.

#21 ne: 19-01-2011, 18:00:53
*********
« Editimi i fundit: 19-01-2011, 23:50:42 nga M A X »

  • Postime: 1116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 03-02-2011, 16:06:23
Dhe nje pyetje per WP, Se si te rregulloje Keyword pra ne cilen skeder?

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 03-02-2011, 16:07:44
Cilet Keyword, ato te pergjithshem apo te vecante per postime te vecanta?

  • Postime: 1116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 03-02-2011, 16:19:31
po te pergjithshme, se faqa eshte ne gjuhe te huaj dhe nuk kam shume njohuri per sa i perket siteve ketu per te bublikuar faqen dhe do me ndihmojne shume keyword

Temat e fundit