Twitter ndihmon per rezultate te mira ne Google - Marketing Online

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Twitter ndihmon per rezultate te mira ne Google

Twitter ndihmon per rezultate te mira ne Google

· 1 · 553

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 13-09-2010, 16:43:34


Nese prisni te them se Twitter ndihmon ne PageRank atehere me duhet te ju zhgenjej, sepse te gjitha linket jane te shoqeruara me etiketen "nofollow". Por kete e di tashme shumica e atyre qe merren me SEO.

Po si ndihmon Twitter atehere?

Jane kater faktore qe duhen marre parasysh, te cilet jane po ashtu shume te rendesishem.

1. Te gjitha cicerimat ne Twitter shoqerohen dhe me lidhje, pra kemi aty 140 karaktere, ku kemi disa fjale dhe nje link. Sic e dime Google konsideron me rendesi tekstet shoqeruese te linkeve dhe ne baze te tyre kupton dhe per cfare ben fjale ky link. Text Anchor eshte nje nga faktoret baze te llogaritmit te Google. Pra me cicerimat ne Twitter ne vertete nuk perfitojme gje direkt pasi GoogleBot nuk i ndjek lidhjet aty, por ama i ben te kuptoje atij se per cfare ben fjale ky link. Keshtu qe Twitter ndihmon te vleresohet nje link ne baze te tekstit shoqerues.

2. Google po behet gjithmone e me shume sociale dhe kete e veme re cdo dite kur kerkojme dicka. Nese je i identifikuar ne Google, merr ne fund te faqes dhe rezultate ne baze te aktivitetit te miqve. Pra Google i ve rendesi jetes sociale ne web. Ashtu si dhe per PageRank, ku nje link vleresohet ne baze te referencave dhe peshes e besueshmerise qe ka nje referues, edhe ne rastin e Twitter Google vlereson me shume ata qe kane me shume ndjekes, sepse eshte e kuptueshme qe kush eshte i madh e popullor duhet ta kete nje fare rendesie me shume se dikush qe eshte i vogel e shume pak i ndjekur.

3. Google ka shpesh ne rezultatet e kerkimeve dhe rezultate te marra nga Twitter. Real Time Search eshte nje tjeter aspekt me peshe ne Google, aspekt ky qe pritet t'i shtohet vlera akoma me shume ne te ardhmen e afert. Duke ciceruar ne Twitter ka shume gjasa qe keto cicerima te paraqiten ne rezultatet e kerkimit te Google. Pra nese Google s'e vlereson faqen tende duke u bazuar ne Pagerank e te tjere faktore te llogaritmit te saj, ka shume gjasa qe ta paraqese gjithesesi ate ne faqen e pare sepse e ka gjetur ne Twitter dhe eshte relevante per ate qe po kerkohet.

4. Ciceriamat ne Twitter shpesh indeksohen nga faqe te tjera, te cilat nuk i kane vene "nofollow" lidhjeve. Ne kete menyre perfiton indirekt dhe backlinks me ane te Twitter.


Keto pra do te ishin te impaktet e rendesishme qe ka Twitter ne rezultatet e kerkimit ne Google. Twitter eshte nje vegel shume me vlere per cdo webmaster dhe webfaqe e nuk ka arsye qe te injorohet.

Temat e fundit