Zhvillim faqesh interneti me ane te forumeve. - Marketing Online

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zhvillim faqesh interneti me ane te forumeve.

Zhvillim faqesh interneti me ane te forumeve.

· 7 · 1953

  • Postime: 982
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-10-2011, 21:34:58
Duke lexuar vetëm titullin e këtij postimi kuptohet qartë se tematika e artikullit ka të bëj direkt me forumet.

Por si mund të zhvillojmë faqen tonë me anë të tyre dhe që linkët që  do vendosim në këto forume të jetë i vlehshëm për faqen tonë.

Le të supozojmë se fjala jonë është "faqe interneti" dhe ne duhet që këtë fjalë ta zhvillojmë doemos.
Gjeja e parë që bejmë është kërkimi i fjalës që na intereson ne google.

Natyrisht  që në rezultatet organike të google do te shfaqen faqe të ndryshme interneti që brënda tyre ndodhet kjo fjalë, por ne nuk na intereson kjo gjë... ne na intereson vetëm vendi ku mund të krijojmë backlink dhe që në këtë rast janë forumet.

Atëhere ne krahun e majtë e google zgjedhim që rezultatet të shfaqen vetëm nga vënde që është biseduar per këtë fjalë . Dmth zgjedhim Discussions

Normal aty ka dhe kohën që duhet të ketë postuar dikush , për mendimin tim më mirë të zgjedhësh Past week

Tashmë në listën e rrezultateve shfaqen vetëm bisedime që jane bërë gjatë kesaj periudhe kohore dhe kryesisht ato bisedime ndodhen nëpër forume dhe në degën që i përket fjales sone kyce.

Tani do thoni ju se kaq ishte... rregjistrohemi dhe vendosim link aty!
Sigurisht që JO, kjo gjë do të sjellë në menyrë automatike përjashtimin tonë nga ky komunitet/forum.Ajo që duhet të bëjmë është të fillojmë të ndihmojmë dikë aty. Të marrim pjesë ne forum si antar i rregullt të rregullojmë profilin tonë. Dhe nëse e lejon rregulli të vendosim link në firmë. Kjo nuk është dhe shumë e vlehshme për Google por për dikë që i intereson shërbimi ose produkti ynë është një reklamim i menjëhershëm.

Përvec firmës ne mund te behemi pak më dinak... duke shfrytëzuar mos njohjen e administratorëve me teknikat e backlinks. Si behet kjo?

Supozojme se dikush ka shkruajtur në forum një teme me titull:
Ndihmë për të ndertuar nje faqe interneti!
Dhe që përmbajtja e këtij postimi është disi kështu:

Citim
Përshëndetje , jam duke krijuar nje faqe interneti por kam hasur një problem në vendosjen e një slideshow në index të faqes.
Mundet dikush të më ndihmoj ju lutem?


Sikurse e shihni une kam vendosur citim në shkrimin e mësipërm dhe brënda fjalë 'faqe interneti' kam shtuar një link për faqen time. Këtë gje nuk mund ta vëj re një administrator i nje forumi të zakonshëm. Pra nëse ti citon postimin e hapsit të temës dhe i vendos fjales që të intereson nje link aktiv kjo nuk është shumë e dukshme. Pastaj ti vazhdon dhe i përgjigjesh atij duke ju përmbajtur përherë temës . Kështu qe ti nuk quhesh spamer 'Edhe se kështu quhesh'.


Kjo e dyta është pak e tepëruar por mjaft e rezultatëshme.
Shpresoj të mos me shaj ndonjëri :)

burimi www.nipastudio.com/sq

  • Postime: 1116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 03-10-2011, 23:16:35
 :perqafim bravo lol nuk me kishte shkuar mendja nje gje e tille  :P

  • Postime: 211
  • Karma: +0/-4
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 06-10-2011, 10:00:22
Interesante si ide! E ke provuar ti personalisht dhe ka pasur ndonje efekt ne SEO kjo teknike???

P.S. Titulli i temes nuk me duket i pershtatshem per kete artikull!

  • Postime: 982
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 06-10-2011, 10:46:51
Interesante si ide! E ke provuar ti personalisht dhe ka pasur ndonje efekt ne SEO kjo teknike???

P.S. Titulli i temes nuk me duket i pershtatshem per kete artikull!

Po Besart, eshte mjaft efektive ngaqe backlink do jete direkt ne fjalen kyce qe do te zhvillosh dhe ajo do ndodhet brenda nje teksti... ngaqe sic e dime me update te re qe beri google ndryshoji dhe disa gjera te tjera sic eshte footer link, ose ndrrime linku ku te gjithe kishin nga nje bllok ne faqe me titull "Partnert" normal qe keto luajne nje rol por jo shume te rendesishem pas update.

Une e kam provuar per nje klientin tim kete metode dhe kam arritur ta nxjerr ne top google me fjale shume te veshtira sic eshte.. photographer Greece
Citim
About 20,200,000 results (0.19 seconds)
 , Wedding photographer Greece, Wedding photography Greece .

Shumica e forumeve jane dofollw shkrimi , pasi jo te gjithe e dine se crol luajne linket ne nje postim.

Firma nuk eshte shume e rendesishme neper forume.

Po shfrytezoj rastin te marr e ketu backlinks :P shpresoj mos e shohe MAX

Besart, hyra pash faqen ne firme qe ke ! Me duket se do disa permiresime ne disa elemente. Ndiq nje postim qe kam shkruar ne lidhje me kete (nuk po ta them per te bere te zgjuarin sepse e di qe je mjaft i afte .)

  • Postime: 211
  • Karma: +0/-4
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 06-10-2011, 11:26:51
Url, faleminderit per sqarimet.

Sa i perket faqes qe kam tek firma, nuk i kam kushtuar aspak rendesi ne aspektin SEO, pasi klientat tone nuk vijne nga google search por nga vete rekomandimet e klienteve. Kjo mund te mos e justifikoj, por dhe koha e ben te veten pasi nuk kemi shume kohe te mirremi me faqen tone.

Eshte njejte si ajo thenia: Automekaniku rregullon makinat e te tjereve, por te veten e len te prishur!


  • Postime: 982
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 06-10-2011, 11:45:24
Kepucari me kepuce te grisura :) , eshte mese e vertete kjo qe thua. Nese ke aq shume ngarkese pune ne SEO mund te bashkepunojme...

  • Postime: 211
  • Karma: +0/-4
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 06-10-2011, 13:15:32
Kepucari me kepuce te grisura :) , eshte mese e vertete kjo qe thua. Nese ke aq shume ngarkese pune ne SEO mund te bashkepunojme...

Nuk ka asgje te keqe nga bashkepunimi. Shiko tek mesazhet private!

Temat e fundit