×

Segmentimi i tregut

Segmentimi i tregut

· 1 · 718

  • Postime: 78
Tentim.O
ne: 11-06-2011, 15:58:08
Tregu në përgjithësi është heterogjen. Në të definojnë, gërshetohen, diferencohen, paraqiten kundërthënie në mes interesave; marrëveshje e mosmarrveshje. Shkak i këtyre ballafaqimeve dhe ecurive është numri i madh i konsumatorëve, të cilët shfaqin nevoja e motive të shumënduarta, të dalluara prej njëra tjetrës.
Me segmentim të tregut nënkuptohet ndarja e tërësisë heterogjene në pjeë më të vogla, në segmente, ku mundësisht nevojat të jenë homogjene.
Definimi i bashkësive të blerësve, të cilët kanë cilësi të ngjajshme, ose ngjajshmëri në sjellje, mundëson përcaktimin e tregut qëllimor, që eshtë si objektiv i ndërmarrjeve proddhuese. Në saje të segmenteve të zgjedhura, hartohen planet dhe programet e marketingut, të cilat strategjitë i kanë sipas specifikave që ekzistojnë në kërkesat e blerësve. Nga segmentimi, politika e biznesit në ndërmarrje është më e qartë dhe më stabile. Ajo ndryshohet krahas me ndryshimet që pasojnë në rrethinë, në sjelljet e konsumatorëve. Aktiviteti i segmentimit është proces i zgjedhjes së tregut dhe i ndarjes së tij në nëntregje më të vogëla, të cilat deri në një masë ose në tërësi kanë vecanti homogjene.
Nëpërmjet segmentimit të tregut mundësohet realizimi efikas dhe i efektshëm i transakcionëve mes ndërmarrjes dhe blerësve, me cka ndërmarrja është rentabile, sepse ofertën e ka të qëlluar për interesat e blerësve, kurse konsumatori mbetet i kënaqur me atë që e ka blerë.
Nga kjo prizmë segmentimi i tregut mështetet në kriteret e caktuara. Para së gjithash procesi i segmentimit përbëhet gna dy faza. Në fazën e parë ndërmarrja është e detyruar të gjejë tregun adekuat për ofertën e vet, ndërsa në fazën e dytë bëhet ndarja në numër të caktuar më të madh të nëntregjeve më të imta me tipare homogjen.
Me rastin e segmentimit të tregut në fokus është konsumatori.

Nëse vështrohet tregu nga prizma e një produkti njihen tri grupe të konsumatorëve: 1. Jokonsumatrët absolut ( p.sh. analfabetët nuk janë konsumatorë të librit, bujqit që posedojnë livadhe nuk konsumojnë farë të grurit).
2. jokonsumatorët relativ ( kur nuk e konsumojnë ndonjë produk, nga shkaku i mungesës së informacioneve, nga shkaqet e pengesave të ndryshme fetare, të dokeve , ose pse nuk kanë mjete ti blejnë).
3. konsumatorët e vërtetë ( që e konsumojnë produktin dhe shërbimin.).

Burimi:http://menaxherat.com/sq/marketing/segmentimi-tregut/