Gjeniu i matematikës lihet në mëshirë të fatit - Matematikë / Fizikë

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Gjeniu i matematikës lihet në mëshirë të fatit

· 2 · 1233

Gjeniu i matematikës lihet në mëshirë të fatit

· 2 · 1233

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    ne: 05-09-2011, 11:05:19
    Mallakastër, gjeniu i matematikës lihet në mëshirë të fatit

    Nga: MATILDA ARAPI

    Në fshatin Varibop të Mallakastrës jeton një gjeni. Që në moshën 13-vjecare Fatmir Rrokaj ra në sy të mësuesve si një nxënës me të dhëna të jashtëzakonshme në matematike, duke arritur të shumëzonte edhe me 20 shifra, por tashmë në fshat e mbajnë për të cmendur.

    Historia e tij është e dhimbshme pasi tashmë, ky gjeni ka mbetur rrugëve, pa mbështetje, pa strehë e ushqim. Njerëzit e ngacmonin, i jepnin shumë ushtrime për të zgjidhur, madje e rrihnin kur ai nuk iu përgjigjej. "E përdornin si një makinë llogaritëse, e shfrytëzonin në atë kohë", thonë moshatarët e tij në fshat.

    Duke e konsideruar sit ë cmendur, Fatmiri është shtruar 3 herë në spitalin psikiatrik të Vlorës. Tashmë nuk ka asgjë, rri rrugëve, s’ka familje e shkollë. Lokalet e fshatit kundrejt një birre e shfrytëzojnë atë për t’ju bërë llogaritë, edhe tashmë në moshën 41-vjecare.

    Njerëz të tillë në vende të tjera të botës vlerësohen. Një tjetër 41-vjecar nga Bolivia, me aftësi të zhvilluara ka fituar cmime e ka thyer rekorde, ndërsa së fundmi është përfolur të hyjë edhe në Gines për aftësitë e tij matematikore. Ai është Alberto Koto 41- vjec nga Bolivia.

    Videot mund ti shikoni ketu:
    Gjeniu matematicien
    http://tv.repubblica.it/mondo/la-calcolatrice-umana-alberto-batte-il-suo-record/75267/73629?pagefrom=1
    (BalkanWeb)

    • Postime: 27311
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #1 ne: 27-09-2011, 01:40:11
    Absurde: Në fshat e mbajnë për të çmendur, por ai është Gjeni në Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Gjeometri

    Është tepër e ulët që një gjeni i matematikës të gëzoj këtë respekt kaq përbuzësh nga bashkë fshatarët e tij. Nëse kjo gjë do të ndodhte në një vend tjetër të botës, me siguri Fatmiri do të ishte një Ajshtajnë i dytë! Ai arrin të deshifrojë deri në njëzet numra!
    Bëhet fjalë për Fatmirë Rrokaj në fshatin Varibob të Mallakastrës, një gjeni i vërtet i matematikës.
    Historia e tij filloi shumë herët, që kur ai ishte 13-vjeç, pra kur ai ishte në klasë të shtatë aftësia e tij mbi matematikën u dallua menjëherë nga mësuesit, pasi ai mund të shumëzonte numra deri me 20 (njëzet) shifra. Gjë e rrallë dhe e pa dëgjuar ndonjëherë, nuk kishte ndodhur kurrë më parë një rast i ngjashëm.
    Por kjo aftësi e tij Gjenike, në vend që të merrej në konsideratë dhe ai të gëzonte respektin e gjithkujt, të fitonte atë që atij i takonte, ashtu siç edhe një Gjeniu apo shkencëtari, matematikani të vërtet, fatkeqësisht mendje-ngushtësia e fshatarëve të tij, e kthyen atë në vegël argëtimi.
    Mbasi aftësia e tij bëri bujë të madhe në gjithë zonën, të gjithë filluan të luanin me të duke i dhënë atij për të zgjidhur ekuacione, probleme, etj. Thonë që aftësia e tij ishte e një kalibri të ‘Lartë’, e një dimensioni tjetër, kur ai bënte përllogaritjet me mendjen e tij, shumë herë saktësia dhe shpejtia e tij mund t’ja kalonin dhe një makine llogaritëse.
    Fatmir Rrokaj, veç aftësisë në matematike, ishe i dalluar edhe në lëndë të tjera siç ishte Kimia, Fizika dhe Gjeometria.
    Kur Fatmiri, atëherë fëmijë, refuzonte t’i përgjigjej dëshirave të[ sëmura të bashkëfshatarëve të tij, ata jo vetëm që nuk mbeteshin aty, por e rrihnin atë, duke i pësuar atij trauma psikike.
    Ndiqni këtë fenomen tek i përgjigjet SAKTËSISHT pyetjeve të njerëzve përreth duke u krahasuar paralelisht dhe me një makinë llogaritëse, saktësia e tij është absolute. http://www.albobserver.com/archives/22241

    Temat e fundit