×

Djemtë që luajnë me diellin

Djemtë që luajnë me diellin

· 2 · 486

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 29-05-2012, 13:15:21
Një seri fotosh të mrekullueshme bëjnë të duket sikur këta djem e përdorin diellin si një top duke ia pasuar njëri-tjetrit dhe e pabesueshmja është se kjo punë është realizuar nga një fotograf amator.
 
Malek Hammoud Tuwaijri nga Arabia Saudite, student i inxhinierisë kompjuterike, i ka bërë këto foto në janar të këtij viti dhe deklaron për ‘Daily Mail’: “Fotot i kam bërë në shkretëtirë. Në vendin tonë perëndimi i diellit është i mrekullueshëm.”

“Doja të tregoja se sa afër diellit jemi ne edhe duke marrë parasysh largësinë e jashtëzakonshme që kemi me të”, shtoi Tuwajiri.

“Më pëlqen t’i shoh gjërat në perspektiva të ndryshme. Fëmijët pëlqejnë shumë kur dalin për të luajtur në diell, por unë mendova: Pse të mos luajnë me vetë diellin? Mu desh kohë për të gjetur këndin e duhur për fotot, por jam i kënaqur me rezultatet”, shtoi 23-vjeçari.









  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#1 ne: 29-05-2012, 22:10:02
Foto shhh. te bukura :) por kam mendimin qe me kreative jane femrat ne kete lojen me diellin. :D :)