×

Për herë të parë, konkursi kombëtar i fotografisë

Për herë të parë, konkursi kombëtar i fotografisë

· 2 · 366

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 18-06-2012, 17:16:04
TIRANË- Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve në kuadrin e fondit publik për artistët e rinj për vitin 2012, do të organizojë për herë të parë Konkursin Kombëtar të Fotografisë, me titull “Emocion përmes fotografisë”.
Edicioni i parë i këtij projekti do të trajtohet në formën e një konkursi të hapur për të gjithë ata persona që praktikojnë artin e fotografisë si profesionistë ose jo, me qëllim gjithë përfshirjen dhe krijimin e një klime bashkëpunuese dhe shkëmbimit të eksperiencave ndërmjet pjesëmarrësve.

Fotot pjesëmarrëse do të dorëzohen në MTKRS, deri në datën 9 korrik ndërsa në datat 12-13 juria, e aprovuar nga MTKRS, do të bëjë përzgjedhjen e fotove fituese që do të shpallen në datën 16 korrik.

Pas shpalljes ky konkurs do të ketë zhvillimin e tij nëpërmjet fazave të prezantimit dhe promovimit të fituesve nëpërmjet ekspozitave në disa qytete të vendit si dhe botimit të katalogut me fotot më të mira pjesëmarrëse. Ekspozitat në qytetet e tjera jashtë Tiranës do të zhvillohen përgjatë muajve korrik–shtator 2012.

Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve do të vlerësojë 2 çmime për fituesit sipas tematikës përkatëse, foto sociale dhe Shqipëria turistike, në vlerën 150.000 lekë për secilin çmim.

Fituesit do të përzgjidhen nga një juri e cila do të përbëhet nga emra të afirmuar në fushën e fotografisë dhe kritikës së artit. Fondi publik për artistët e rinj në fotografi do të synojë evidentimin dhe përkrahjen e artistëve të rinj që kanë pasion artin e fotografisë.

Konkursi është i hapur për artistë deri në moshën 35 vjeç. Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë individualisht ose në grup me fotografi që mund të jetë bardhë e zi ose me ngjyra.Çdo pjesëmarrës, individ ose grup, nuk mund të dorëzojë më shumë se tre fotografi.

(BalkanWeb)

  • Postime: 1288
Pasion
#1 ne: 18-06-2012, 17:42:40
“Emocion përmes fotografisë”.

Nqs do ish konkurs kush s'jell materialet me te mira per foto te vjetra historike,per sa kam pare e njoh meritat ndalen te FATMIR HASANI. :)