❌MBASI MBYLLI SI SOT 1 VIT MË PARË PORTALIN MEDIATIK JOQ.AL NË INTERNET,
❌SOT MBYLLI EDHE FAQEN MË TË MADHE SHQIPTARE NË FACEBOOK “JOQ ALBANIA” (me 2 milionë ndjekës veç 5 muaj para Zgjedhjeve)
Një apel gjithë mediave!
#HapniJOQAlbania #JoDiktatures #JoCensures
Si sot 1 vit më parë, në 30 Dhjetor 2019, Policia e Shtetit mbylli pa asnjë ligj apo nen, thjesht me urdhër të Drejtorit portalin më të madh mediatik në trojet shqiptare dhe diasporë: JOQ Albania!
1 javë më vonë Prokuroria “sekuestroi” linkun e faqes në facebook (një idiotësi ekstreme pasi nuk mund të sekuestrohet asnjë link, është absurditet terminologjik)!
Sot, fiks 1 vit më pas faqja më e madhe shqip në botë, JOQ Albania në Facebook me mbi 2 milionë shqiptarë, portali më i madh i denoncimeve të qytetarëve, është bllokuar në Facebook me urdhër të Kapterr Ramiut!
Mësoj se paskan filluar kundërveprimet ligjore të administratorëve kundër këtij të çmëndur censure.
Të gjitha mediat heshtin njësoj si ata komshinjtë që kur shohin se po i prishet shtëpia komshiut pa ligj nga sejmenët e INUKut, heshtin duke fërkuar duart duke harruar se nga nesër një e nga një, e kanë radhën të gjithë me radhë!
I bëj thirrje të gjithë mediave të zgjohen se kur bie flaka te komshiu e sigurtë 1000% që do u digjet edhe shtëpia e tyre!
Mbase qëllimi i Kapterr Ramiut është që ankesat e qytetarëve të zhvendosen te 🇦🇱 Edi Rama 🇦🇱 ER-TV!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4735201963218535&id=472593762812731