Jeta Osh Qef - Mediat Sociale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Jeta Osh Qef

Jeta Osh Qef

· 5 · 531

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-03-2020, 11:29:47
JOQ eshte ndoshta faqja e pare shqiptare qe e ka filluar aktivitetin dhe pasur suksesin ne Facebook dhe vetem pastaj ka kaluar te kete prezencen e saj ne web me portal te vecante. Gjithsesi baza e saj mbetet audienca masive qe ka ne FB, me mbi 2 milione ndjekes
https://joqalbania.com/
https://www.facebook.com/joqalbania/

  • Postime: 718
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 12-05-2020, 13:39:26
Keta shpesh dhe fabrikojne lajme. Dhe stili i te berit gazetari eshte shume i ulet. Por sic duket pelqehet shume 🤔
 

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 30-11-2020, 17:06:10
❌MBASI MBYLLI SI SOT 1 VIT MË PARË PORTALIN MEDIATIK JOQ.AL NË INTERNET,
❌SOT MBYLLI EDHE FAQEN MË TË MADHE SHQIPTARE NË FACEBOOK “JOQ ALBANIA” (me 2 milionë ndjekës veç 5 muaj para Zgjedhjeve)

Një apel gjithë mediave!

#HapniJOQAlbania #JoDiktatures #JoCensures
Si sot 1 vit më parë, në 30 Dhjetor 2019, Policia e Shtetit mbylli pa asnjë ligj apo nen, thjesht me urdhër të Drejtorit portalin më të madh mediatik në trojet shqiptare dhe diasporë: JOQ Albania!

1 javë më vonë Prokuroria “sekuestroi” linkun e faqes në facebook (një idiotësi ekstreme pasi nuk mund të sekuestrohet asnjë link, është absurditet terminologjik)!

Sot, fiks 1 vit më pas faqja më e madhe shqip në botë, JOQ Albania në Facebook me mbi 2 milionë shqiptarë, portali më i madh i denoncimeve të qytetarëve, është bllokuar në Facebook me urdhër të Kapterr Ramiut!
Mësoj se paskan filluar kundërveprimet ligjore të administratorëve kundër këtij të çmëndur censure.

Të gjitha mediat heshtin njësoj si ata komshinjtë që kur shohin se po i prishet shtëpia komshiut pa ligj nga sejmenët e INUKut, heshtin duke fërkuar duart duke harruar se nga nesër një e nga një, e kanë radhën të gjithë me radhë!
I bëj thirrje të gjithë mediave të zgjohen se kur bie flaka te komshiu e sigurtë 1000% që do u digjet edhe shtëpia e tyre!

Mbase qëllimi i Kapterr Ramiut është që ankesat e qytetarëve të zhvendosen te 🇦🇱 Edi Rama 🇦🇱 ER-TV!
Kodi: [Zgjidh]
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4735201963218535&id=472593762812731

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 30-11-2020, 17:24:54
Është ende e paqartë se kush e ka raportuar JOQ-në dhe në ç’mënyrë, pasi faqja ishte me çertifikatë sigurie dhe e njohur nga Facebook-u, çka kërkon më shumë se disa raportime të thjeshta për ta mbyllur.

“JOQ” ishte faqja më e njohur dhe më e ndjekur shqiptare në Facebook, me mbi 2 milionë ndjekës.

Kujtojmë se po në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pas disa paralajmërimeve kryeministri Edi Rama e mbylli faqen përmes AKEP. Madje në të njëjtën datë, një detaj i habitshëm.

“Jeta Osh Qef” thoshte asokohe se ky vendim “mban erë diktature”, duke e konsideruar si një hakmarrje nga kryeministri pasi i ka nxjerrë “të palarat” dhe skandalet qeverisë.

Masa e marrë ndaj “JOQ” nënkuptonte që të gjithë përdoruesit, mund ta shihnin nga jashtë vendit faqen, por jo brenda Shqipërisë. Policia pati proceduar gjithashtu dy administratorët e “JOQ”-së, Erland Dalliu dhe Gentian Çengeli, për publikimin e njoftimeve të rreme të cilat përhapin panik pas tërmetit të 26 nëntorit./ Hashtag.al

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 30-11-2020, 17:45:53
Nuk më tremb as ertv e as top qenefi sepse dihet çfarë janë. Më trembin vetëm këto "mediat" përzierëse të të vërtetave me gënjeshtra dhe me clickbait cancer, "vdes filani", "nxjerr zogun filania", etj. Këto janë tamam toksicitet dhe narkozë për mendjet e njerëzve të zakonshëm, vrasëse idesh, shtypëse të reagimit, shkatërrim i normales së shëndetshme. Tani, jo po media e lirë, jo po çensura, jo po diktatura, ai është tjetër muhabet. Fundi fundit diktaturat vetëm sa ushqehen dhe forcohen më tepër nga këto injorancat e institucionalizuara .
Lolita Group
 

Temat e fundit