×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: sh2dow
« ne: 03-12-2019, 18:34:43 »

Me vjen mir qe jan rikthyer sinqerisht dhe ajo qfar dua te them eshte deri sa ne respektojm ligjet e vendeve te huaja reth permbatjes se faqeve tona ateher te respektojm dhe shtetin tonë. Mendoj se duhet ta fillojm nga ne si kryjues web faqes menaxhues etc.
Postuar nga: M A X
« ne: 03-12-2019, 18:03:34 »

@sh2dow ne fakt ndalimi ishte rezultat i raportimeve te pabaza, qe kishin vetem per qellim te mbyllnin nje ze shume kritik ndaj qeverisjes se Edi Rames. Sdq faqja e vjeter qenka rikthyer pas ankeses se administratoreve.
https://www.facebook.com/BrryliBroadway/posts/1445179682313099
Postuar nga: sh2dow
« ne: 03-12-2019, 12:33:50 »

Tani nuk i di arsyet po siduket neve duhet te jemi shum te kujdesshem me ato se çfar postojm sepse jan pjes ku te bejn te qeshesh por ja qe njerzit nuk e kuptojn nganjeher shakan dhe kjo ndodh ta shohem shpesh p.sh ai mbrem qe po pyeste kryeministrin se ku e ka gruan ja kan quar ne hotel ne golem pa pyetur ate.

Prandaj te behemi te pergjegjshem kur sytuat jan serioze te dalim dhe te bejm patriotin te jemi vullnetar ne keto dit te veshtira ku njerzit humbin me te dashurit e tyre ku tragjedia tejkalon cdo lloj kufiri ateher neve na ngelet te jemi pak me serioz dhe me te pergjigjeshem per ate qe themi.
Postuar nga: M A X
« ne: 03-12-2019, 00:16:43 »

E paskan rihapur
 


Citim
Na e mbyllen tre here dhe kater here do ngrihemi . Nese jeni verte kecat e dajes shperndajeni postimin dhe na ndiqni .
Ramazono mes teje ene Brrylit nuk ka mo paçe.

https://www.facebook.com/Brryli-Broadway-105168860968748/
Postuar nga: M A X
« ne: 03-12-2019, 00:06:30 »

 

“Brryli Broadway", zbuloni kritikët e rafinuar të rrjetit
Administratorët e kësaj faqeje janë të pa-shpallur, janë anonimë dhe preferojnë të mbeten të tillë.   Por ama, kanë ditur të ruajnë anonimatin, pa cenuar besueshmërinë dhe integritetin e faqes.

Nuk i gënjen mendja se faqja e tyre me adminë anonimë mund të shërbejë dhe si media.
Nuk shesin moral. As lajme. Nuk godasin asnjëherë me mllef, histeri, apo të motivuar nga inate personale.

Me pak fjalë, kanë ditur të ruajnë me klass atë fijen e hollë që ndan lehtësinë e një anonimi për t’u shprehur, me vështirësinë që ka një anonim për t’u bërë i besueshëm.
Brryli ja ka dalë. Ndaj dhe është tepër interesante, që duke respektuar pozitën e tyre të anonimatit, ne të synojmë një intervistë, një njohje me këtë ekip të talentuar njerëzish.

Biseda me ta u zhvillua në një ‘group-chat’ në Facebook.  Janë katër adminë:

-DAJA (themeluesi, daja)
-Jack
-Quentin-T
-Marion

Biseda me të katërt përcillet e plotë, siç ka ndodhur, duke u përpjekur me sa kemi mundësi, që të ofrojmë për lexuesit, shijen e dhjetëra batutave, MEME-ve, apo reagimeve të papritura që secili prej tyre ka bërë në inkubatorin e chat-it.

Hashtag.al në respekt të talentit dhe punës së jashtëzakonshme që ky staf bën çdo ditë, u bëri të qartë se nuk tenton të përfitojë ndonjë copëz nga fama e kësaj faqeje, ndaj dhe adminët janë të lirë ta shpërndajnë këtë intervistë në faqen e tyre thjesht si tekst, ose nga ndonjë blog personal online, ose dhe mos ta shpërndajnë fare po të duan.

Mes qindra lajmeve që portalet prodhojnë çdo ditë, me personazhe e çështje nga më të çuditshmet e pa lidhje, është një lloj kënaqësie të kesh mundësinë të ofrosh për lexuesit shijen e faqes që sot po dominon rrjetin me sarkazmën dhe humorin e saj. Është situatë e pazakontë të intervistosh disa anonimë, është dhe zbavitëse të mos njohësh identitetin e të intervistuarit tënd.


Ndodhem në një chat group me adminët e Brrylit. Jam shumë kurioz të di si nisi kjo faqe. Në cilën ditë, si mori shkas dhe pse u quajt Brryli Brodway?

DAJA: Si themelues më takon mua të përgjigjem. Kjo faqe është hapur që nga viti 2010 dhe më shumë ka shërbyer si një faqe më shumë për të bo shaka midis çunave të lagjes.

Në ç’kuptim për shaka? Si funksiononte?

DAJA: Sepse ka pas emër tjetër.

Ça emri?

DAJA:  Po nuk dua të zgjatem shume te kjo pjesë sepse më rezikon anonimatin. Faqja ka qenë aktive deri në vitin 2014 pastaj ka ndejt një vit pushim, për të filluar aktivitetin diku nga viti 2016. Dhe te kjo pjesa e themelimit bjeri sa më shkurt  të lutem.

Kur hoqe dorë nga muhabetet e lagjes dhe nise të veprosh si një faqe me ndikim më të gjerë, që ironizon fenomene të rëndësishme shoqërore?

DAJA: Kur fillova të shikoj që Brryli kishte emër të rëndësishëm, kur filluan memet politike apo dhe ato humoristike. Këtu desha të ndalem pak.  Emri “Brryli” erdhi spontanisht. Ndërsa “Brodway” ka qenë bulevardi përbri ish-gropës së Hajdin Sejdisë, kështu quhej ai bulevard në kohë të Enverit, nëse e di.

Marion: Interesant, si nuk i dija unë këto detaje. 😂😂😂

DAJA: Duke marrë shkas nga ai bulevard i asaj kohe, për të shtuar impaktin emri i faqes u bë “Brryli Brodway”.

Jack: Mirmroma qysh u gdhinët mir?

Daja nëse mund ta di, je pa angazhime apo familjar?

DAJA: Jam i martuar dhe familjar.

Të lodh faqja? Të merr shumë kohë?

DAJA: Lodhje jo, por kohë më merr. Ose më saktë injoranca e njerëzve është ajo që më lodh dhe herë pas here më lodh shumë.

Po ekipin si e mblodhe? Si u njohët ju?

DAJA: Jan çunat më t’mir, nga 90K në insta dhe fejsbuk 😁😁

Po ja psh, Jack si erdhi në faqe?

Jack: Nga sa më kujtohet me komunikim online, duke parë se kishim pak a shumë të njëjtin perceptim për atë çka na rrethon dhe shikojmë përditë në jetën reale, por edhe të huqeve tona personale dmth jemi pak pije dashës si mund t’i thuash, kështu që u krijua dhe besimi nga admini i parë i faqes, pastaj erdhi ftesa për të qënë pjesë e stafit dhe pranova.

Marion:  Unë e njoh që prej 2017 faqen dhe kam bërë meme prej disa kohësh edhe për faqe të tjera. Në kontakt të vazhdushëm me Brrylin më ka bërë admin pa kushte. Unë aktualisht jam rreth 25 vjeç, nuk dua të specifikoj më tej. Kam mbaruar universitetin dhe punoj prej disa vitesh. Faqja nuk më merr shumë kohë. Ndoshta pak më shumë nga normaliteti, krahasuar me kohën kur nuk kam menaxhuar faqe. Më shumë llafazan në faqe jam unë me Dajën. Unë punoj në zyrë në profesionin që jam shkolluar. Puna më mundëson që herë pas here t’i hedh një sy dhe fejsbukut apo lajmeve. Edhe ato të Hashtagut. 😋

Quentin-T: Jam familjar, punoj privatisht. Në fakt se mbaj mend mirë, por mund të them që lidhja me faqen ka ndodh rastësisht. Komunikoja me Dajën, shkëmbenim meme diskutonim se ça je tu pi ti, apo ça jam tu pi un, o Daj a e man mend?

DAJA:   Të gjitha i mbaj mend. I pari që ka thënë për faqen që do bohet një nga faqet më të famshme në Shqiperi ka qenë Jack  i cili meret edhe me pjesën e fotoshopit. Pastaj i dyti ishte Quentin-T edhe ai gjithashtu më ka thënë në ato kohë që do e kthejmë në faqen më të famshme në Shqipëri dhe mendoj që ashtu jemi sot. Kanë qenë dhe shumë të tjerë që e kanë thënë po nuk kanë pas rezultat. Rezultatet më të larta i kemi tani që jemi bashkë unë, Jack, Quentin-T dhe Marion. Nuk besoj të kemi nevojë për njerëz të tjerë, aq më shumë që njihemi edhe personalisht.

Jack dhe Quentin, pse besonit që do kishte sukses faqja?

Quentin-T: Sepse jemi realistë dhe të pa ndikuar nga elementët partiakë. Dmth nuk na japin detyra shtëpie.

Po Jack-u çfarë mendon? Nga buron suksesi, nga depolitizimi?

Jack: Pyetje me shkoll t’naltë kjo. 😂😂😂

DAJA: Jack nuk do ta thotë, por po ta them unë.

Jack: Hajde gëzuar, shnet e pare. 🍺🍺🍺🍺🍺

Sa minuta zgjat realizimi i një meme ose foto montazh?

Jack: Varet nga subjekti, flas për montazhin e fotografise, po zakonisht shkon nga 10 minuta deri në një orë.

Marion: Montazh nga meme kanë diferencë. Unë nuk jam montazhier i mirë sepse me telefon bëj gjithçka por memet janë shumë të shpejta. Nëse kap një lajm një batutë të lind një meme, realizimi është i shpejtë. Unë personalisht nëse lexoj diçka interesante ose kap një foto komike interesante e ruaj screenshot dhe në një moment që kam kohë e bëj. Koha që bëj një meme zgjat mesatarisht 5-10 minuta.

Ju ka ndodh që shikoni reagimet e miqve tuaj për Brrylin? Si ndiheni? Më jepni mua një shije, ndonjë episod..

DAJA: Mua më ndodh përditë, përshembull shoku im i ngushtë nuk e di se kush e ka faqen. Një ditë i çova një material të Brrylit dhe përgjigja ishte: “ahhh këto janë klysh kurvash”. Nejse, ti mos e nxirr këtë detaj në intervistë se e kupton ai klyshi.

Marion: Mua më ka ndodh shumë herë. Aq sa një shok po më shpjegonte memen që kisha bërë vetë para 1 ore dhe më bënte pyetje nëse unë e kuptoja dot nëntekstin e meme-s. Dmth vallë a e kapja dot unë idenë. Rritja e faqes na ka kushtëzuar dhe në batuta. Nuk mund të përdorim batuta në përditshmëri nëse atë batutë e bëjmë meme. Po kur të japin mend për diçka që ti e ke bërë vetë, ty të qeshet me vete por nuk thua dot gjë.

Quentin-T: Në fakt më rastis shpesh të më tregojnë miqtë e afërt memet e Brrylit por sigurisht nuk mund t’i them gjë sepse e kane gjuhën e gjatë. Ajo që më shijon mua më shumë është numri i pëlqimeve, është pak a shumë si tingujt e duartrokitjeve në teatër.

Dua një përcaktim nga secili prej jush. Cili është efekti më i rëndësishëm që luan një faqe si Brryli? Një përkufizim si e mendon secili..

DAJA:  Ndërgjegjësimi.

Quentin-T: Mirëkuptimi me njerëzit do thoshja unë.

Jack: Mendimi ndryshe brenda normave njerzore.

Marion:  Brryli është një faqe që i fton njerëzit ta shikojnë jetën dhe ata që na rrethojnë në një tjetër këndvështrim. Jo ashtu si ju shfaqet rëndom. Është e rëndësishme që njerëzit të mendojnë, të reflektojnë. Të thuash të vërtetën ta mundëson vetëm anonimati.

Jam dakord që anonimati të jep luksin për ta thënë të vërtetën pa u ndëshkuar. Por a është anonimati njëkohësisht një pengesë që godet besueshmërinë? Si mundet e vërteta të mbajë maskë? E vërteta është lakuriqe thonë..

DAJA: Unë mendoj që ne kurrë nuk abuzojmë me anonimatin, qoftë kjo drejtuar njërzëve apo edhe politikanëve, dmth ne nuk meremi me denoncime sepse kjo mund të bëjë që të humbim besimin te njerëzit, nuk fabrikojmë lajme, madje as nuk priremi të publikojmë lajmet e mediave të ndryshme, pasi nuk duam në asnjë mënyrë që lexuesit të bëjnë ndonjë lidhje të gabuar mes qëndrimeve editoriale të këtyre mediave dhe faqes sonë.  Ndjekësit tanë mendojnë që ne themi të vërtetën dhe për këtë na duan.

Marion: Në fakt njerëzit e dinë vetë të vërtetën paçka se nuk e thonë. Ka shumë atje që shikojnë një meme dhe thellë e ndjejnë e kuptojnë e thonë: “Ah po; edhe unë kshu kam menduar”. Ka më besim se kjo? Nuk ka rëndësi se kush jemi ne. Rendësi kanë ato që themi. Nëse ato i kupton atëhere “mund të jesh vet ti admini Brrylit për atë postim“.

Më shuani një kuriozitet dhe dua të flisni pa dorashka. E neverisni median? Apo ju vjen keq për të?

DAJA: Bahhh neveri.

Jack: Me pak fjalë shkurt dhe shqip ”T’i qish robt”.

Marion: Patjetër një nga pikat që ne ironizojmë është media. Neveri është pak të thuash. Ka përgjegjësi direkte për dëmet që ka pësuar Shqipëria. Unë e kam thënë dhe në faqe, shoqëria drejtohet nga elita. Media është elita që i keqorienton njerzit. Edhe ne nëse marrim lajme të rreme ose të manipuluara bëjmë meme të dëmshme. Kë duhet të besojmë? Ne nuk jemi atje në terren që të dimë të vërtetën. Interpretojmë atë që shohim. Si çdo shqiptar.

Quentin-T: Unë median e urrej. Kam punuar disa vite me to dhe di shumë mirë qëllimet e tyre.

DAJA:  Media është pjesë e sistemit që duhet shembur. Më lejo të të sjell një rast flagrant. E mbani mend t’gjithë kur Saimir Tahiri ishte gati për në burg. Por ça ndodhi? E mori Blendi Fevziu në “Opinion” me urgjencë dhe e nxori para popullit dhe përpara partisë së tij. Dhe që nga ajo studio i këputi shpirtin edhe shefit të tij me lotët e krokodilit por edhe një pjese të popullit.
Shkurt fare, Blendi e pastroi, e lau. I boni dush.  Media është bo aq kurvë sot saqë nuk ka qenë kurrë kaq shumë. Media një herë i bën të mirë një herë të liq, sipas interesit. Kur ka qenë Berisha në qeveri kanë qenë gati 3-4 televizione opozitare. Po sot? Sot i ke të gjitha televizionet pro qeverisë. Pra mund të themi pa frikë se Lyli ka mbet vetëm. 😂😂😂

Quentin-T: Unë mund të them me siguri të plotë duke pasur dhe shumë vite eksperiencë, që media të pavarur nuk ka dhe as nuk do ketë në asnjë vend të botës. As në Amerikë, askund. I njoh pak a shumë të gjithë aktorët e medias dhe me bindje e them që janë sevila nga halli dhe jo nga qejfi.

Mos vallë kjo liria juaj për të thënë të vërtetën është një iluzion? Dua të them, ju funksiononi brenda platformave si Facebook, këto janë platforma private, mjafton që dikush të shtypë një buton dhe t’ua zhdukë faqen tuaj të” Brrylit” në sekondë. Mos vallë jeni duke varur shpresat në një iluzion? Mos jeni në çark?

Marion: Liri absolute patjetër që nuk ka. Ne kërkojmë gjithmonë më shumë dhe pse jo si vendet që kanë demokraci prej vitesh. Ai butoni rikthehet prapë sepse kur na mbyllën faqen ne morëm më shumë famë. Lirinë e bëjnë njerëzit nuk e bën as Edi Rama as Marku i fejsbukut. Vetëm se duhet të gjendet mënyra.

DAJA:  Patjetër që jemi në çark. Sepse ka shumë postime që nuk i bëjmë dot sepse demek po thyejmë standartet e fejsbukut.

Quentin-T: Nuk besoj se fejsbuku do vazhdojë këtë politikë sepse është vërtetuar që ka dështuar. Përshembull, na fshinë faqen kur ishim 43k dhe në një kohë të shkurtër faqja e re shkoi 50k.



Qartë. Dua të kaloj te personazhi i Dashamir Shehit. Ai është në njëfarë mënyre nishani i faqes tuaj. Memet dhe qëndrimet tuaja për të unë i di, por ajo që nuk di është si e komentoni ju mes jush, me njëri tjetrin..

DAJA: Sikur me e pas të familjes..😂😂

Quentin-T:  Dashi osht dashni.

DAJA: Vetëm me dashuri flasim dhe midis nesh.

Marion: I është rrit pak mendja. 😂😂😂😂

DAJA: Do dorëzohet, s’ka ku shko.. 😂😂😂

Marion: Hë se bëj shaka.

Quentin-T: Ene Rama’zoni e do.

DAJA: Tani le të flasim pa dorashka. Një masë e mirë njerëzish e njef sot Dashin vetëm prej Brrylit. Ene gruja ime se ka pas njoft. Prej Brrylit e njofti 😂😂 Pra dash pa dashur i kemi bo goxha publicitet. Kur një reklamë në instagram shkon diku te 80 mijë lekë për story, imagjino sa lekë borxh na ka Dashi neve. 😂😂😂

Quentin-T: Thuaje me plot gojën që është promovuar masivisht nga ne. Çdo intervistë të tijën e kemi publiku. Tashi me thënë të drejtën neve nuk na pëlqen që ai rri me Lulin, por kemi prioritete. Daj Dashi osh danoç.

Po ndoshta dhe ju keni përfituar duke përdorur imazhin e tij pikant, pasi është tironc dhe politikan atipik. Apo jo?

Quentin-T: Përfituesi i vetëm është publiku.

DAJA: Të jetë për neve të iki që sonte nga aleanca me Lulin dhe do ta bojm vet fitues.

Marion: Unë Dashin e kam gjetur personazh në faqe dhe nuk bëj asgjë për të pasi i kanë çunat më shumë, por më pëlqen vetëm se thotë gjërat ashtu si janë reale. Kaq. Ai është pjesë e politikës në tre dekadat e fundit, më vjen keq ta them, por e gjithë kjo plejadë politikanësh për mua është e dështuar.

DAJA: O Jack e mbushe paguren? Hudhi dajës një gastare raki.

Jack: Hahahaha, birra po deshe lol.

Po Adi Krasta pse e do kaq shumë faqen tuaj?

Quentin-T: Adi na respekton.

DAJA: Unë se kam kuptu asnjëherë pse na ka dash.

Quentin-T: Mendoj se na do si shumë gazetarë të tjerë, që nuk dalin dot publikisht.

Marion: Unë mendoj se të gjithë ata që na duan, në një farë mënyre na duan sepse ju ngjajmë. Nëpër postime ose meme mendojmë si ata.

DAJA: Ata si ne, e ne si ata.

Quentin-T: Mos harro se dhe ne promovojmë në një mënyrë të caktuar.

Nëse pronari i një televizioni do ju kishte lënë dorë të lirë për të bërë një emision siç ju e mendonit, pa asnjë ndërhyrje, çfarë do zgjidhnit ju?

Quentin-T: Varet se kush.

Supozojmë se do ishte pronari i BBC, por materiali do kishte të bënte me Shqipërinë..

Quentin-T: Rëndësi ka të jetë i jashtëm.

Marion: Unë BBC do e pranoja. Do merresha me të pathënat, atë çfarë u fshehin njerëzve.

Quentin-T: Unë do fokusohesha te investigimi. Një muaj kohë ju lutem, shemb çdo lloj qeverie.

Jack: Unë zgjedh Telenorbën për vete, nuk e du BBC-në. 😂😂

DAJA: Unë jom pa shkoll dhe nuk e kaloj dot vettringun. Qe kshu Daja, anonim.

Godet më fort humori apo një hetim profesional?

Quentin-T: Ndërthurja e të dyjave jep 100% rezultat.

DAJA: Humori. Sepse njerëzit vijnë për të qesh, pastaj e kuptojnë se fenomeni që trajtohet është diçka serioze. Kurse investigimin nuk hyn njeri ta lexojë. Se thonë hë se kazan janë dhe këto. Te ne vijnë për t’u çlodh edhe hajn pataten me ironi e me humor, me satirë.

Marion: Në fakt sarkazma është armë shumë e fortë.

Quentin-T: Varet shumë dhe se cila logo i transmeton. Besoj shumë te ndërthurja e të dyjave, përshembull emisioni “Le Iene” në Itali bën namin.

Marion:  Një publikim serioz mund të kompromentohet, demontohet apo relativizohet. Sarkazmës nuk ke çfarë i bën.

Si shpjegohet që në Shqipëri, një faqe fejsbuku si “Brryli” mund të japë besueshmëri dhe mesazhe të forta, ndërsa të gjitha mediat sëbashku etiketohen kazan, vetëm pse dikush i quajti një ditë të bukur  kështu?

Quentin-T: Sepse Brryli është kthyer në markë.

DAJA: Janë çunat ato që i japin mesazhet më të forta, por zotësia ime ishte që bona grupin më të mirë sot për sot. 😁😁

Quentin-T: Ne s’kemi censurë, s’kemi presione nga lartë, Ç’do gjë rrjedh natyrshëm.

DAJA:  Mbase ka të boj edhe ajo që e shof botën ndryshe komplet. Jetoj jashtë, kom një punë të mirë, rrogë normale të mirë.

Quentin-T: Në fakt këtu ndodh një paradoks. Përparësia jonë qëndron te një “defekt” që ne kemi. Të katërt ne si adminë nuk jemi asnjëherë në sinkron mendimesh për një çështje apo individ të caktuar. Por ama nuk e censurojmë njëri tjetrin. Kjo na jep shumë larmi dhe e bën shumë të ndjeshme dozën e lirisë që përcjell faqja e Brrylit.

Ju ndodh të përballeni me paragjykime?

Jack: Kryesisht vijnë nga ”insektet” e partive.

DAJA: Kritikë ndaj nesh në bazë të argumenteve nuk ka thuajse asnjëherë. Paragjykimet që vijnë nga militantët apo persona të motivuar politikisht nuk mendoj se duhen konsideruar.

Cila grupmoshë apo kategori shoqërore e ndjek më shumë faqen tuaj?

DAJA: Gazetarët janë ndjekësit më të thekur nga sa kam vënë re.

Marion:  Mosha mbi 25 vjeç, adoleshentët janë të paktë në numër te ne. Ka shumë njerëz të medias që na ndjekin.

Quentin-T: Unë i shoh profilet një e nga një. Baza janë 25 vjeç e sipër. Politikanë sa të duash, sidomos në Instagram.

Pse mendoni që ju ndjekin?

DAJA: Prit mo vlla, se s’do bojm studim ne këtu. Ti vet a na ndjek?

Po. Ju ndjek.

DAJA: Ça mendon ti për ne, pse na ndjek?

Ju ndjek sepse nuk shisni moral dhe nuk e teproni me goditjet e personalizuara. Keni klass, jeni racionalë në kritikë, pa mllef dhe pa axhendë të kamufluar. Këto janë arsyet…

DAJA: Amon mos fol mo se na u mushën syt me lot.

Quentin-T: Ore unë mllef kam sa të duash, por shyqyr që e menaxhoj mirë këtë pjesë.

Jack: E bukura e faqes këtu është një lloj rrumpalle, dhe kjo mendoj që e bën me interesante si logjikë.

Ma shpjego pak këtë gjendjen e rrumpallës, si funksionon kjo?

Quentin-T: Domethënë që secili është në qejf të vet.

Marion: Dmth unë kam postuar diçka tani dhe askush se ka iden çfarë kam bërë. Nuk lajmërojmë njeri tjetrin në pjesën më të madhe të kohës. Janë të pakta postimet që i mendojmë.

DAJA: Unë për vete s’kom shumë nevojë të konsultohem apo të mendohem gjatë për të bo një meme. Unë hap televizorin, e çoj te “Opinioni” ose te “Open” dhe bohet meme vet. Ja pra kshu dmth. 😂😂

Marion: Në fakt  Shqipëria është e gjitha një MEME.

(Marion dërgon meme):



Kush janë personazhet që rrezikojnë të bëhen meme tani që po afrojnë zgjedhjet?

Quentin-T: Tani ti zotëri duhet të kuptosh që memet nuk bohen me planifikim.

Jack: Në top list pa diskutim halabakët e politikës shqiptare.

Marion: Kur faaap vjen ai momenti që as neve s’e kuptojmë si u bë meme ai tjetri. 😂😂

Quentin-T: Unë e kam me Lulin inatin, s’do i ndahem deri sa të iki.

A ka ndonjë personazh që pasi e keni bërë meme, me reagimin ndaj jush ju ka bërë që ta vlerësoni?

DAJA: Ka mër vlla. Rudina Hajdari. Ne e ironizonim Rudinën me video, ajo thoshte “You make my day”.

Marion: Edhe pse i ironizojmë, shumica qeshin dhe na vlerësojnë. Madje dhe vet madhëria e tij Fred Peza.

DAJA:  “Kujdes kë bën meme ti”,  – cit Ben Bibilushi.

Marion: E kam seriozisht, të gjithë i shpërndajnë memet e tyre, është si strategji për ta.

DAJA: Po kur e shpërndau dhe ai gamori Peqinit..

Marion: Sarkazmës s’kanë çfarë t’i bëjnë, vetëm do qeshin.

Quentin-T: Ja përshembull kot me të pyt, pse mendon ti se na përmend shpesh Rama neve?

DAJA: I ka thon Fuga atij..

Marion: Është strategji se si duhet vepruar publikisht.

DAJA: Po na ka përmend kur ishte me gazetarët, jo në emision. U tha atyre “Brryli është i papërsëritshëm”.

Ndiheni të ledhatuar kur ju vlerëson Edi Rama?

Quentin-T: Ai është dhelpër. Do të fusë helmin brenda.

DAJA: Mu m’bohet mishi kokërr kur na përmend. M’thot gruja, amon shkruji inbox Edit t’japi nai tender. 😂😂

Duke qenë se ju konsideroj kolegë, madje shumë më efiçentë dhe të ndershëm se sa mund të jemi ne që punojmë në media, dua të shfrytëzoni këtë intervistë për të dhënë një mesazh. Për lexuesit ose për këdo që ju e shihni të arsyeshme..

DAJA: Seen
Jack: Seen 2
Quentin-T: Seen 3
Marion: Prapë seen 😂😂

DAJA:  Hë pra se diçka, do e themi: hapni sytë o njerëz dhe mendoni për të ardhmen e fëmijëve tanë. Përditë skandale, përditë vjedhje, e askush nuk reagon. Duhet mendje e kthjellët, duhet guxim, duhen shumë gjëra o vlla, e nuk i mbaroj dot të gjitha.

Quentin-T: Me të madhe do bërtisja të ikë Luli me gjithë servilat e vet. Të paktën nuk do të mbrohet më Rama për horrlliqet e veta. Po iku Luli zgjidhet ky problem.

Jack: Mos u servilosni.

Marion:  Unë mendoj se e vetmja zgjidhje afatgjatë është arsimi. Investim pafund për arsimin. Duhet të bëhen disa politika, një valë shumë e fortë që të investojë në arsim. Vetëm kështu mund të rrisim një brez më të ndërgjegjshëm dhe që kupton. Nga ata që kuptojnë dhe memet tona. Vetem kështu mund të krijohen grupime ose rryma alternative, apo diçka që mund të përmirësoj fatin e vendit. Me arsim ke vendos themelet e vendit.

E kuptova, unë kam dhe një pyetje të fundit për ju..

DAJA: Prit mo vlla, ku shkon ti? A pyte ti? Rri tashi, se do të pysim ne ty.

Quentin-T: Unë e kom gati listën e pyetjeve. Tani, ai Zeni do na japi rrogën apo jo?

Me mua është korrekt Zeni, për juve se kam pyetur..

DAJA: S’ka gjo thuj Zenit, mos u ngut, se mu m’pagun dhe Fuga çdo 15 ditë.

Marion: Unë vdes të më thonë që të paguan Zeni. Më duket sikur i përkas një rangu të lartë shoqëror.

DAJA: Boje vlla pyetjen e fundit tashi, se dhe ne u sqaruam..

Po. Ne po bashkëbisedojmë në group-chat, në respekt të anonimatit tuaj. Jeni katër adminë. Si dreqin duhet ta sajoj foton kryesore të intervistës unë? Nuk kam as fytyrat e as identitetet tuaja..

 DAJA: E ke shumë kollaj këtë punë. Ne kemi publiku para disa ditësh një foto montazh që e simbolizon frymën e faqes sonë, foto montazh ku gjithë klasa politike është e hedh në kosh. S’ka gjo që simbolizon më mirë faqen tonë, e cila do ekzistojë veç në frymën që përcjell ai foto-montazh. Atë pra përdor.

Marion: Jam dhe unë dakord të përdoret ajo foto.

Quentin-T: Mbaroi arka me birra.

Jack: Ika te flej.

FUND.

 

INTERVISTOI: H.Hasani /  Hashtag.al
Postuar nga: M A X
« ne: 02-12-2019, 23:55:13 »

 

Sulmet ndaj faqeve në internet që janë kritike me qeverinë nuk ndalen. Tashmë qeveria në listë ka shtuar edhe “Brryli Broadway” dhe hostin e portalit Dosja.al pas bllokimit të “Jeta Osh Qejf”.

Faqet në internet në situatën e tërmetit duket se i kanë hapur probleme qeverisë në publikimin herë pas herë të denoncimeve të ndryshme për banesat e dëmtuara apo edhe nevojës për ndihmë që kanë pasur qytetarë të cilët kanë qenë jashtë vëmendjes së institucioneve.

Për portalin “Jeta Osh Qejf”, policia dërgoi për procedim penal edhe dy administratorët e saj.

Ndërsa për Brryli Broadway nuk ka pasur asnjë qëndrim se për cilat arsye objektive kjo faqe është bllokuar në rrjetet sociale nëse ka shkelur ndonjë ligj apo jo.

Ndërsa për Dosja.al arsyet e zbuluara nga vetë portali deri më tani janë për shkelje të së drejtës që mbrohen nga Acromax për një fotografi të publikuar.

Aksioni për bllokimin e aksesit në portale është paralajmëruar vazhdimisht nga vetë kryeministri Edi Rama. /hashtag.al