Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 13-03-2021, 23:28:50 »

 

Skuthi është ai që nuk komenton kurrë, nuk i bën lajk postimeve, madje as faqes nuk i ka bërë lajk. Por është gjithmonë i pranishëm. Skuthi pret rastin kur te një postim vendoset data gabim, apo kur mungon shkronja "ë" në fund të një fjale për të komentuar. Aty skuthi ndihet i realizuar. Skutha janë edhe ata që i bëjnë lajk komentit të një skuthi. Kuptohen shumë shpejt skuthat midis tyre dhe pëlqehen me lajke. Faqja trajton shumë tema dhe me siguri gabimet janë të shumta. Mjafton që gabimi të vihet në dukje dhe korrigjohet. Nuk është e nevojshme të shani apo ofendoni. Por nuk është kjo arsyeja e postimit. Neve nuk na prishin punë skuthat. Na vjen keq për ata që kanë raporte me skuthat në jetën e përditshme, në jetën reale. Imagjinoni sa të lumtur janë skuthat me dështimet tuaja. E thënë ndryshe, "suksesi" i vetëm i tyre, është dështimi juaj. Sa gjë e shpifur që janë skuthat

Burimi
Kodi: [Zgjidh]
https://www.facebook.com/108724886479847/posts/724351444917185/