×
Hyrja
Profili

Dizinformimi ne Media

Dizinformimi ne Media

· 3 · 254

  • Postime: 26688
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-01-2020, 19:23:07
 

Nga Gjergj Erebara
Çfarë është dizinformimi
Një përpjekje për të përkufizuar një term që po përdoret gjithnjë e më shumë në politikën shqiptare.
Fillimisht dizinformimi ishte një mjet lufte përmes të cilit, njëra palë i përçonte informacione të rreme mbi synimet apo fuqinë e vet luftuese palës tjetër, me qëllim krijimin e një perceptimi të gabuar te kundërshtari dhe rrjedhimisht, zënien në befasi apo në kurth të tij.

Filozofi i lashtësisë kineze Sun Tzu në udhëzimet e tij mbi Artin e Luftës shkruan: “E gjithë lufta mbështetet te mashtrimi. Kur je në gjendje të sulmosh, duhet t’i dukesh kundërshtarit si jo në gjendje për të sulmuar; dhe kur jemi duke vepruar me trupat tona, duhet të dukemi sikur nuk po veprojmë; kur ne jemi afër, duhet të bëjmë armikun të besojë se jemi larg; dhe kur jemi larg, duhet ta bëjmë të besojë se jemi afër”. Termi i përdorur në përkthimin standard në anglisht të fjalëve të Sun Tzu është “Deception”, i cili në shqip do të thotë, mashtrim apo hile. Dizinformimi është ekzaktësisht kjo që pëshkruan Sun Tzu si mashtrim.

Termi dizinformim hyri në anglisht shumë vonë në vitet 1980, dhe u huazua nga rusishtja, dezinformatsiya. Por sovjetikët e përdorën të njëjtën taktikë për të keqorientuar opinionin publik të popullit të vet. Në perëndim, një taktikë e ngjashme njihej me emrin “propaganda e zezë”.

Propaganda e zezë konsiston në shtirjen e një personi sikur i përket palës tjetër dhe në përçimin e informacioneve që duket sikur vijnë nga pala tjetër. Shembulli historik është rasti i një radioje të ndërtuar nga Britania e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila transmetonte në gjermanisht dhe prezantohej si radio e partisë naziste gjermane. Në një shembull të kohëve të fundit, në Facebook u zbulua një skemë akoma më e koplikuar se sa thjeshtë shtirja sikur i përket palës kundërshtare. Një rrjet llogarish në median sociale rezultuan se ishin krijuar nga të njëjtët persona me synimin e pjesëmarrjes në debat nga të dyja palët. D.m.th, një person krijon dy llogari që prezantohen si dy palë të kundërta në një çështje të nxehtë debati. Ashtu si në rastin e propagandës së zezë, shtirja si pala kundërshtare synon portretizimin e kundërshtarit sipas dëshirave të dizinformuesit. Fjala vjen, a dëshiron që kundërshtari yt politik të shfaqet në sytë e publikut të gjerë si, fjala vjen, i dobët, i egër, ekstremist, me ide kontroverse apo me ide të turbullta? Atëhere dizinformuesi krijon llogari që prezantohen si mbështetës të kundërshtarit dhe që përhapin mesazhe të tilla.

Se sa peshë kanë fushata të tilla dizinformimi në jetët tona, kjo është një çështje tjetër. Shqetësimi kryesor është që, fjala vjen, Rusia mendohet se synon të shkaktojë destabilitet në shoqëritë demokratike përmes ashpërsimit të ndasive ekzistuese në këto shoqëri. Në rast se SHBA-të kanë një problem me marrëdhëniet mes shumicës së bardhë dhe pakicës afro-amerikane, atëhere një fushatë dizinformimi synon ta transformojë këtë ndasi në një konflikt gjithnjë e më të madh. Dizinformuesi mundet në botën e mediave sociale që të prezantojë veten si afro-amerikan që shan apo lavdëron të bardhët apo anasjelltas. Krijimi i një identikiti social të një grupimi shoqëror është teorikisht e mundur në botën e medias sociale.

Këto janë disa përkufizime të termit.

Teknikë për menaxhimin e opinionit publik përmes hartimit, publikimit apo shpërndarjes së informacionit çorientues dhe çoroditës me synimin e shmangies së goditjes ndaj dizinformuesit apo zbutjes së forcës së zemëratës popullore ndaj një gjendjeje të caktuar.
2. Teknikë e ushqimit të informacionit të rremë te armiku politik apo ushtarak me synimin e shmangies së goditjes apo forcës goditëse ndaj dizinformuesit.
3. Teknikë që përdor përhapjen e informacioneve të rreme apo të vërteta në radhët e armikut me synimin e çorientimit apo përçarjes së armikut.
4. Teknikë e përhapjes së informacioneve në publikun e gjerë me synimin e krijimit të një gjendjeje shpirtërore të caktuar, fjala vjen, ankth, shpresë apo urrejtje.

  • Postime: 26688
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 29-01-2020, 19:23:47
Principet e disinformimi
  Disinformimi është një kategori krejt më vete nga informimi, keq-informimi apo propaganda. I ngritur në nivel sipëror nga politika shqiptare, ai mund të përkufizohet si: “Përpjekje sistematike për çorientimin e përgjithshëm të opinionit publik me synimin e relativizimit të të keqes dhe zbythjen e fuqisë reaguese të publikut ndaj një problemi”. Nga Gjergj Erebara

  • Postime: 26688
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 29-01-2020, 19:24:43
Nga Gjergj Erebara
Fjalorth i vogël i dizinformimit online (pjesa e parë)
Fake News, dizinformim, troll. Vitet e fundit bota ka krijuar një larmishmëri termash të cilat rrjedhin nga fenomeni i ri i dizinformimit online. Këtu po japim disa prej këtyre termave si dhe disa shpjegime të shkurtra për to.
Qytetarët janë mësuar tashmë me termat “Fake News” dhe dizinformim, të cilat po përdoren gjerësisht jo vetëm për të përshkruar një fenomen të caktuar, por shpesh saktësisht për të dizinformuar lexuesit. Termi “Fake Neës” po përdoret po aq shumë sa për të përshkruar një fenomen të caktuar sa edhe për të sharë një raportim kritik. Ky është termi që po pëlqehet gjithnjë e më shumë nga autokratët nga të katër anët e botës për të sulmuar dhe burgosur kritikët e vet. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, një organizatë ndërkombëtare me bazë në Nju Jork, 30 gazetarë në të gjithë botën janë në burg për akuzën e publikimit të “lajmeve të pavërteta”.

Një listë me këto terma si dhe shpjegimet e tyre mund të ndihmojnë për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë si dhe për t’u informuar mbi teknikat kryesore të përdorura nga grupime të ndryshme për çorientimin tuaj.

Automatizim – Teknikë në internet për të kopjuar dhe botuar informacione të caktuara, ose për të shpërndarë një mesazh në një numër medias sociale. Automatizimi ofrohet si mundësi nga shumë media sociale si shërbim për klientët e vet, qofshin këto individë apo kompani. Fjala vjen, Twitter të lejon që të postosh automatikisht sa herë që ti poston në Facebook, por mjete më të avancuara, të cilat janë dizajnuar për industrinë e reklamave dhe lehtësimin e menaxherëve të reklamave që të shpërndajnë mesazhe në median sociale, krijojnë mundësi shumë më të larmishme se sa kjo. HootSuite, p.sh., të mundëson që përkundrejt një pagese prej 30 USD në muaj, të postosh njëkohësisht në një numër të madh platformash të medias sociale dhe në llogari të ndryshme, duke i kursyer kohë menaxherëve të marketingut. Platforma të tilla, përveçse ndihmojnë menaxherët e marketingut, janë gjithashtu një mënyrë që një njeri të shfaqet njëkohësisht në shumë rrjete sociale dhe në llogari të ndryshme. Sot automatizimi ndihmon jo vetëm menaxherët e marketingut, por edhe aktivistët apo politikanët që e përdorin atë jo vetëm për të shpërndarë më me lehtësi mesazhin e vet, por edhe për të manipuluar opinionin publik për t’u dukur sikur ka shumë njerëz që po diskutojnë mbi një temë të caktuar, ndërkohë që mund të jetë vetëm një person me shumë llogari dhe me një platformë menaxhimi. Përveç kësaj, këto platforma lehtësojnë manipulimin e mesazheve të medias tradicionale. Për shembull, ato mundësojnë që një redaktor të caktojë një titull për faqen e vet të internetit dhe një titull të ndryshëm posaçërisht për Facebook. Në një periudhë kohe, programe të tilla të mundësonin të manipuloje lajmet e medias tradicionale dhe t’i nxirrje në Facebook si reklama të këtyre mediave. Në një rast ekstrem, politikania Grida Duma u vu nën një fushatë baltosjeje.

BOT – Shkurt për robot, ky është një program kompjuterik që përdoret për të dhënë përgjigje kundrejt një situate të caktuar. Ndryshe nga automatizimi, ku një njeri programon shpërndarjen e një mesazhi në faqe të ndryshme apo llogari në median sociale, boti është në gjendje që të shkojë më tutje. Fjala vjen, një llogari Twitter e kontrolluar nga një bot mund të programohet që të retweet një postim ku përmendet emri i udhëheqësi politik. Duke qenë se botet mund të krijohen me mijëra, ato janë në gjendje të sugjerojnë se një postim i caktuar i, fjala vjen, një politikani, është ajo për çfarë mijëra përdorues Twitteri po flasin.

Botet kanë përdorime normale në shumë platforma, për shembull, në faqet e internetit të tregtisë elektronike. Kur ti e viziton një faqe, një kuadrat ju fton për të komunikuar me shitësit. Kuadrati në fakt është prodhimi i një roboti, i cili është në gjendje të japë përgjigje elementare, fjala vjen, në këtë orë nuk kemi operator në punë, ju lutem na kontaktoni me email në:ssdkshdkj@sdakjhdsah.com. Por të njëjtët robotë mund të programohen për të prodhuar komente false. Fjala vjen, një robot mund të programohet që të bëjë sa herë që shfaqet emri i një politikani, një koment të llojit, ky politikan është hajdut. Në situata të caktuara, aktivitetet e boteve mund të asgjësojnë një hapësirë online duke e ndotur atë me ripostime të pavlera. Në këto kushte, mediat online përpiqen të kufizojnë aktivitetin e boteve për shkak se i dëmton ato ekonomikisht. Shih më shumë: Cyber Bot

Cikli i trafikimit të dizinformimit. Organizuesit e fushatave të dizinformimit përpiqen që të qarkullojnë lajme të vërteta apo të pavërteta duke i hedhur ato në platforma të ndryshme dhe në faqe të ndryshme interneti, me supozimin që kur njerëzit e shohin një informacion në vende të ndryshme, ata priren ta besojnë atë, ose së paku të reagojmë ndaj saj. Kështu, një informacion i postuar në një faqe Facebook-u gjen rrugën për t’u shpërndarë në profile të ndryshme apo grupe, e më pas në rrjete të tjera sociale para se të prezantohet në median e ashtuquajtur konvencionale ose kryesore si një fakt. Ndërsa termi Fake News është përdorur vazhdimisht në diskursin publik që nga viti 2017, ekspertët e komunikimit pëlqejnë përdorimin e termit Dizinformim, për shkakun e thjeshtë se shumica e lajmeve të tilla nuk janë domosdoshmërish të pavërteta. Më me shumë gjasa ato janë gjysmë të vërteta, ose fakte të vërteta të nxjerra jashtë konteksti. Në një situatë të tillë, njerëzit e kanë të vështirë të gjejnë burimin origjinal të informacionit. Për shembull, në vitin 2018, një person anonim telefonoi aktorin kosovar Enver Petrovci për ta pyetur nëse ai mendonte nëse Shqipërisë i nevojitej një teatër i ri kombëtar. Petrovci i tha “për mua është budallallëk mos me u ndërtu një teatër i ri”. Deklarata, tërësisht e vërtetë, u shpërnda jashtë kontekstit nga një numër mediash pranë qeverisë si mbështetje e Petrovkit për koncesionin e kryeministrit Edi Rama për Teatrin Kombëtar. Pavarësisht se Petrovci protestoi duke dhënë disa deklarata, shumica dërrmuese e mediave që postuan lajmin në formatin copy/paste nuk e tërhoqën atë si të pavërtetë, përfshirë Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Botsat janë bërë aq shqetësim, sa në një rezolutë, Parlamenti Europian rekomandoi që të shikohet mundësia që të hartohen ligje imponuese për median sociale për etiketimin e llogarive të menaxhuara nga një bot. Me një fjalë, qytetarët duhet të shohin një shenjë dalluese nëse një mesazh i hedhur në rrjet i përket një njeriu apo një roboti kompjuterik. Në një rast flagrant dizinformimi, deputetët e partisë socialiste duket se e keqpërkthyen këtë rezolutë në shqip duke zëvendësuar fjalën bot me fjalën përmbajtje.

Cyber Bot. Botët janë një teknologji që edhe pëlqehet, edhe nuk pëlqehet nga mediat sociale. Disa nga këto media si Twitter kanë zhvilluar teknika për të dalluar dhe bllokuar llogari të tilla për shkak se u prishin biznesin. Për këtë arsye, disa menaxherë kanë arritur të krijojnë një farëlloj kombinimi të llogarive të boteve me ndërhyrjen e njeriut për të krijuar një hibrid.

Diversion. Është një term ushtarak që përdoret për të çorientuar kundërshtarin, fjala vjen, duke goditur në njërin krah për ta gjetur të papërgatitur në krahun tjetër. Por e njëjta teknikë është përdorur nga politikanët për të hequr vëmendjen nga një telash, fjala vjen, duke bombarduar opinionin publik me një “skandal seksual” si tërheqje vëmendjeje nga një skandal me korrupsion. Sot termi i parapëlqyer për këtë praktikë është dizinformimi, por dizinformimi është shumë më i gjerë, i larmishëm në teknika dhe sistematik.

Fermë trollsash. Trollët në mitologjinë nordike janë njerëzit e shpellave, që jetojnë të izoluar dhe janë primitivë. Te libri Harry Potter dhe Guri Filozofal, trolli është gjigandi i trashë me të cilin përballen tre heronjtë e librit në vitin e tyre të parë në shkollën e magjisë. Huazuar nga kjo, trolli në internet (shiko) është është një njeri i trashë që shkatërron mundësinë për bisedë normale mbi çështje të rëndësishme. Përgjatë dekadës së parë të Facebook, nëpër vendet e varfra, disa kompani zbuluan një mundësi për të bërë para. Ata vunë një ushtri me njerëz të keqpaguar që të krijonin llogari të njëpasnjëshme në Facebook dhe i ofronin faqeve të ndryshme mundësinë për të blerë një numër të caktuar likesh. Quhen fermë trollsash edhe për faktin se persona që mund të nxjerrin një jetesë minimale duke krijuar llogari e duke bërë like, nuk janë e nevojshme të kenë ndonjë inteligjencë mbi elementaren. Kompani, njerëz të famshëm apo politikanë pranuan të paguanin, fjala vjen, 1000 dollarë për të marrë like në faqet e tyre nga 5 mijë llogari. Ky manipulim i vockël ka përparuar që nga ajo kohë. Fermat janë zhvilluar në fakt në kazerma, ku ushtri më të specializuara trollsash shërbejnë për fushata të gjera dhe sistematike dizinformimi online, duke sulmuar një qeveri, një grup shoqëror, një ide, apo duke shpërndarë informacione të gënjeshtërta ose gjysmë të gënjeshtërta.

Gjysmë e vërtetë. Shumica dërrmuese e informacioneve të shpërndara në internet me qëllim dizinformimin e popullsisë nuk janë tërësisht gënjeshtra, megjithëse ka plot të tilla. Dizinformuesit përdorin gjysmë të vërtetat për të pasur efekt më të madh në publikun e gjerë. Për shembull, përgjatë shumë viteve, në Shqipëri sugjerohej se një media e ndarë përgjysmë ose pothuajse përgjysmë, njëra në mbështetje të qeverisë dhe tjetra në mbështetje të opozitës, ofron të dyja anët e medaljes, vetëm se i ofron në dy gjysma të vërtetash. Fatos Lubonja argumentoi në shumë raste se askush nuk duhet të gënjejë veten me supozimin që duke ndjekur dy palë lajme apo duke lexuar dy gjysma të vërtetash do të arrijë te e vërteta. Problemi më i madh me gjysmë të vërtetat është se ato përdoren nga propaganduesit dhe përbëhen nga fjali të thjeshta, të shkurtra e elementare. E vërteta është dukshëm krejt e kundërta. Ajo nuk është e thjeshtë, as e shkurtër.

Vijon…

Temat e fundit