×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: InfoZ
« ne: 20-05-2020, 20:59:22 »

 

Revista Kosovarja eshte nje tabloid kosovar qe ekziston prej dekadash duke u shperndare jo vetem ne Kosove por dhe ne diaspore. Portali i Revista Kosovarja online, kosovarja-ks.com eshte po ashtu nje portal informativ shume aktiv, qe perditesohet vazhdimisht me informacione te ndryshme.

Revista Kosovarja online eshte e specilizuar per tematika qe lidhen me boten femerore, por dhe me Showbizin shqiptar, jeten e vipave shqiptare e me gjere, po ashtu edhe receta gatimi, histori te etiketuara si "Perjetime", te cilat sic duket jane vetem trillime per te terhequr lexues, qe gjithesesi jane interesante per t'u lexuar. Kjo e vecon portalin online nga formati periodik i revistes se shkruar, ku duhet blere numri i fundit per te lexuar me te rejat e ofruara nga kjo reviste.

Kosovarja Online nuk kufizohet vetem ne temat e mesiperme, por ofron gjithashtu dhe artikuj per tema aktuale me interes te pergjithshem, po ashtu intervista te ndryshme, opinione politike, kuriozitete, kuize si dhe tema per lifestyle e shendetesia.

Kosovarja dallon veten me nje rubrike te vecante qe i kushtohet vetem horoskopit, duke ofruar jo vetem horoskopin e dites, por dhe artikuj te ndryshem qe lidhen me horoskopin dhe astrologjine.