Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Alban
« ne: 15-03-2021, 21:51:29 »

 

Shqiptarët kanë mundësi sot të zgjedhin nëse duan të ndjekin një kanal televiziv apo një tjetër, por pavarësisht se çfarë zgjedhin, “lajmet” që ata shohin janë njësoj. Në fakt, në shumicë dërrmuese, nuk janë tamam lajme, të raportuara nga gazetarë dhe të redaktuara nga redaktorë brenda një kuadri vlerash etike dhe profesionale, por janë materiale propagandistike të prodhuara nga partitë politike, kryesisht qeveria dhe zyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë. Një raport monitorimi i kombinuar me intervista me redaktorët, kryer nga organizata Forumi i Mendimit të Lirë, vëren se situata vetëm sa është përkeqësuar gjatë periudhës së pandemisë, ku propaganda e qeverisë konkurroi me “raportime ekskluzive” nga brenda spitaleve të pandemisë me raportimet gazetareske.

Gjatë periudhës mars-prill 2020, “TV Klan transmetoi 612 lajme të prodhuara me materiale të gatshme të ardhura nga zyra e shtypit e qeverisë, ministrive, Bashkisë Tiranë, opozitës dhe institucioneve të tjera,” vëren raporti. Top Channel transmetoi 158 lajme të prodhuara me materiale të tilla ndërsa TVSH 73 lajme.

“Nga analiza që iu bë lajmeve, rezulton se ato përmbajnë vetëm informacione pozitive, me karakter promovues për insitucionin dhe titullarin e tij,” thuhet më tej në raport.

Sipas raportit, në mbi 90% të raste thonë se nuk lejohen të marrin pjesë në këto aktivitete edhe kur arrijnë të informohen për zhvillimin e tyre, ndërsa shumica dërrmuese mendojnë se nëse do të kishte raportim real, qytetarët do të shihnin lajme shumë të ndryshme nga sa shohin.

Politikanët shqiptarë filluan të kontrollojnë drejtpërsëdrejti kronikat e lajmeve gjatë zgjedhjeve të vitit 2009 ndërsa pas zgjedhjeve të vitit 2013 duket se këto praktika zëvendësuan raportimin gazetaresk me propagandën qeveritare.

Gjergj Erebara
https://www.reporter.al/lajme-apo-reklama-politike-gazetareve-u-mohohet-e-drejta-per-raportim-te-pavarur/