×

A duhet patur frikë nga vdekja

A duhet patur frikë nga vdekja

· 8 · 1234

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 09-03-2011, 15:10:07
Fituesi i Çmimit "Nobel" për mjekësinë, Francois Jacob, tregon se të vdesësh është një domosdoshmëri, pasi qeniet evoluojnë dhe "kufijtë e jetës nuk mund të braktisen. Rastësisht ato janë të shkruara në trashëgiminë tonë gjenetike"

A duhet patur frikë nga vdekja

Vdekja e ka terrorizuar njeriun në çdo epokë. Sot psikologët shpjegojnë se cila është mënyra më e mirë për ta përballuar.

Nuk është më. Iku përgjithmonë. Na la. Gjenden lloj-lloj shprehjesh, me qëllim që të mos shqiptojnë fjalën që na tremb të gjithëve: Vdekja. Vdekja është vërtet një tabu dhe ideja se "atje lart" nuk ka jetë, duket e papranueshme për të gjithë ne.

Megjithatë, sipas një sondazhi, rreth 54 përqind e evropianëve besojnë në botën e përtejme, ndërsa 23 përqind thonë se shpresojnë, por që nuk kanë asnjë argument për të besuar.

Fituesi i Çmimit "Nobel" për mjekësinë, Francois Jacob, tregon se të vdesësh ashtu si dhe të lindësh, është një domosdoshmëri, pasi qeniet evoluojnë dhe "kufijtë e jetës nuk mund të braktisen. Rastësisht ato janë të shkruara në trashëgiminë tonë gjenetike".

Por kjo nuk na ngushëllon aspak. Nga ana tjetër, përgjatë shekujve njeriu është përpjekur të gjejë vetë përgjigje nga më të ndryshmet.

Gjyqi hyjnor

Varëset e fildishta, gjerdanët, ushqimet dhe plot gjëra të tjera që hidheshin në varre në periudhën e Paleolitit, të bëjnë të mendosh se rreth 30-50 mijë vjet më parë paraardhësit tanë besonin në jetën e përtejme.

Ndërsa në Egjiptin e lashtë jeta e përtejme u garantohej të gjithëve atyre që ishin sjellë mirë. I vdekuri paraqitej në gjyqin e drejtuar nga Osiride, sovrani i jetës përtej varrit dhe zemra e tij vendosej mbi një peshore. Nëse ishte më e rëndë se një pupël, atëherë pavdekshmëria i mohohej kategorikisht, përndryshe i vdekuri do të kalonte në botën e përtejme, ku mund "të fliste, qeshte, punonte, hante, pinte, të bënte dashuri dhe gjithçka tjetër që bënte më parë në jetën e përditshme", lexohet në shkrimet e ndryshme të asaj epoke.

Ideja e një jete të qetë pas vdekjes është e njëjtë në shumë vende të ndryshme. Edhe pse në disa kultura antike, si në atë vikinge, parajsa rezervohej për heronjtë, ndërsa për aztekët atje shkonin viktimat e sakrificave të mëdha, budistët dhe hinduistët në fakt besojnë në rimishërimin ku je i dënuar derisa të arrihet gjendja e quajtur nirvana, ku njeriu arrinte të gjente gjendjen shpirtërore. Rimishërimi nuk është një fakt simbolik...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

  • Postime: 2848
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#1 ne: 10-03-2011, 12:30:45
Vetem 2 gjera nuk ka njeriu ne dore , lindjen dhe vdekjen, e asnje se di kur do ndodhi e dyta se te paren e kemi marr vesh :D

Asnje nga ne se di kur do vdesi e s'mund te them qe me frikson vdekja se ajo eshte nje proces fiziologjik qe ndodh ne disa sekonda, une kam frike nga semundjet e renda, nga aksidentet. Me frikson enigma se kur mund te me ndodhi dhe mbi te gjitha si mund te me ndodhi... e ia le kohes e Zotit ne dore gjithcka.

  • Postime: 12210
Lefter
#2 ne: 11-03-2011, 13:45:47
Duhet pritur me gezim vdekjen, mu sikur lindjen.

  • Postime: 720
  • Gjinia: Mashkull
h75
#3 ne: 12-03-2011, 18:06:24
kur jemi ne , vdekja nuk eshte ndersa kur eshte vdekja ne nuk jemi, ka thene dikush

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#4 ne: 17-04-2012, 12:38:53
Frike apo jo, eshte dicka qe nuk i shmangesh dot.....fatkeqesish t..

  • Postime: 490
  • Gjinia: Femer
NENSY
#5 ne: 17-04-2012, 15:38:01
Eshte nje fenomen natyral..qe heret a vone te gjithe do e provojme..
por me sakte lind pyetja, nga se do te vdesim..??
dhe kjo eshte frika..... hmmmmm:

  • Postime: 545
  • Gjinia: Mashkull
BVDGF
#6 ne: 30-04-2012, 09:30:32
Frike ?
Nuk e di cdo te thote frike,pasi eshte nje ndjesi e paprovuar por besoj vete si proces vdekja nuk te krijon dhimbje ne ate moment.
Vdekja largon njerezit nga njeri tjetri,i ben me te panjohur,me pak te besueshem i mbyll ne vetvete,i ben te pa pranishem ne realitet.Thjesht nje dite qe iken nga jeta nuk na mbush me fryme qe e jetuam por na duket sikur personi qe ka ikur u harrua ne nje dite te ikur disi me shume.
Mendoj se njerezit vdekjen e jetojne ketu ne toke,kur perballen gjate me te(ne rast semundje apo aksidenti apo ku di une).Dhimbja fizike qe i jepet,dhe ajo shpirterore eshte shume here me e keqe se vete procesi i vdekjes.
Cfare eshte jeta ?
Te lindesh,te jetosh e te vdesesh !

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#7 ne: 29-12-2013, 17:20:50
frika ndaj vdekjes eshte etike e nje jete artisitke, te realizuar, qe kerkon ti largohet cdo gjeja lindore, cmendurise, vdekjes, kaosit, erresires se qenies qe jane anasjelltas mencuria natyrore(fenomenet), ciklit natyral(rrjedhes), rregullit natyral, drites se dobet natyrale, diellit te vertete. per kete edhe egziston qenia per te kundershtuar qenien natyrale(zotin), denuar nga ''ditet'', pjeset e tjera natyrale metafizike si nje neger i marre, sundimtar i koherave te erresires, ku nuk duhet rrojtur