×

A duhet te shenohet identiteti fetar ne karten e identitetit?

A duhet te shenohet identiteti fetar ne karten e identitetit?

· 115 · 9230

  • Postime: 691
Anesti
ne: 22-06-2008, 01:21:56
Objektivi i politikaneve Shqipetare për tju bashkuar BE si dhe SHBA-ve natyrish qe na ven secilit prej nesh detyra për te plotësuar standartete edukimit perendimore. Por a mbajnë shqipetaret te njëjtin qëndrim për këtë tendence te politikes dhe  njerëzve perparimtare.Besoj se pjesa me e madhe e shqipetareve janë pro por bëjnë pak për te ndryshuar.

Qe nga vitet 40 thonë se shqipetaret janë 80% te besimit musliman,por a është reale kjo shifer ne realitetin e sotëm.A kanë me shqipetaret te njëjtin qëndrim për besimin e tyre?A kanë ndryshuarketo raporte?

Shënim nga administrata: Të gjithë ata qe dalin jashte kornizave te ketij postimi (te edituar), do të debohen nga forumi për dy jave.
« Editimi i fundit: 31-08-2008, 12:34:09 nga Syrgjyn »

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#1 ne: 22-06-2008, 08:30:00
Per mendimin tim joooooooooooooooooo ooooooooo,,,,,,,,,,,,,,,,,,,eehhh degjo njeriu lloj-lloj gjerash ketu,,, :S,,, :)

  • Postime: 1530
  • Gjinia: Mashkull
i huaj
#2 ne: 22-06-2008, 09:08:42
Nuk e shoh te arsyshme qe te shenohet identieti fetar ne karetn e identifikimit , dhe me sa duket tendenca e juaj qenka qe vetem muslimanet ta bejne kete ne menyr qe te dallohen nga bota "demokratike" perse ?

Dhe te lutem mos i fut te gjith muslimanet me nje thes.

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#3 ne: 22-06-2008, 10:06:00
Anesti, ma kujtove kohën e dikurshme nën pushtimin sllav ku ne dokumentat e qytetareve shkruheshte: Nacionalnost (Nacionaliteti) Shiptar (Shqiptar), e kjo vetëm për te shpall disa si qytetare te klasit te dytë. ;)


Evropa nuk i pret krahehapur njerzit qe nuk janë ne gjendje te bashkejetojne me vellezerit e tyre te një besimit tjetër. Për te hy ne BE duhet te plotesohen shumë e shumë gjëra tjera, dhe tek ata gjëra duhet te perqendrohemi, e jo tek fetë e njëri-tjetrit!

Rrofsh për idejat qe i keni, se vetëm kështu ne si popull ecim përpara! lol



  • Postime: 691
Anesti
#4 ne: 22-06-2008, 12:02:46
Nuk e shoh te arsyshme qe te shenohet identieti fetar ne karetn e identifikimit , dhe me sa duket tendenca e juaj qenka qe vetëm muslimanet ta bëjnë këtë ne menyr qe te dallohen nga bota "demokratike" përse ?

Dhe te lutem mos i fut te gjith muslimanet me një thes.
Jeton(me pelqen emri)-Perse e krijon shkerimin te thate kure dhe nga emri je vivent.Ne jemi pas pesedhjet vitesht te gjithe ateiste pasi pothuajse kemi lindur ne nje vend diktatorjial komunist.Prinderit tane qe njihashin me fene Zoti i Bekofte u larguan nga kjo jete duke na lene nga mbrapa vetem nje emer identifikimi qe aspak nuk te mohon ty te drejten per te perqafuar besimin e tyre apo te rrish ateist apo jo fetare apo i krishter(katolik ose orteodoks)Une per vete jam ne trashegimeni ortodoks por duke pare situaten per rreth,luften e Vellerzerve te mi Kosovar,qendrimin rracist te greqise ndaj shqipetareve (pa i hyre diskutimit se ku eshte fajtori)orientimi qe na bejne te huajt dhe perparimtaret shqipetare,jam i gateshem te perqafoj besimin katolik,pra te ndryshoje,mos harro une jam 55 vjec,dhe e bejkete per te dhene nje shembull per ju qe se keni fare idene se ceshte feja ,Komunizmi etj.E them kete sepse eshte nevoje per te zgjedhe nje kod te ri ne edukim .Treguesit e deritanishem jane shqetesuese.Nga ana tjeter europa i ven rendesi ketij transformimi kulturore dhe shum pak atij ekonomik,A nuk kemi krim ne rritje,a nuk kemi korrupsion kudo,a nuk kemi dhune ne falije,a nuk kemi degjenerim po sa shume kriminalitet,e autoret nuk jane UFO jane vellezrit tane i kemi ketu prane ne familje,e pra cduhet bere?.Pra nisur nga keto fakte ndryshimi eshte i domosdoshem por si?Ne kendveshtrimin tim pa dashur te fyej njeri-sepse sinqerish ju dua te gjith dhe ato qe me ofendojne nga nzitimi apo gjaknxehtesia ne natyren tone, absolutisht une jetoj mes tuaj,une shoh perdite ne TV dhe ne shtyp qe shumica e njerezve qe bejne krime vijne me origjine te edukimit Islamik-Mos me leni me rrejte.Gjaknxehtesi a, egersia mos toleranca eshte me e evidente ne kete komunitet.Une nuk them se nuk ka njerez te mire ne komunitetin musliman,absolutisht qe s eshte e vertete.Por kjo vjen kur per fat personi i ka shpetuare dukimit te thelle,ne kete besim.Une jam i bindur se si ju dhe prinderit tuaj muk e kane lexuar Kuranin,pasi nuk dinin shkrim e kendim dhe nuk ka pase kuran te perkthyer,e shpesh dhe miionari nuk dinte arabisht,por e kane trajtuar ete thjeshte me transmetime gojore e keshtu kane shijuar ajetet me vlera te tij.Prandaj keminje komunitet Te konvertuar musliman me nje edukate te percipte islamike dhe une qe u thellova dhe pashe se ne Kuran krahas dashurise per komunitetin e vet ushqehej urrejtje e madhe dhe e pakthyeshme per basimet e tjera ,atetiste te krishteret te konvertuarit,popujve nedemokraci,atehere unejam i bindur qe brenda ketij komuniteti me te cilin une kam bashkejetuar ne paqe gjithe jeten,nuk mund te pajtohen me te tille edukim fondamentalist qe po i
sereviret pas vitit 92 nga elemente te huaj apo studente te mesuar atje.(brenda ketij komuniteti ka nje lufte te brendeshme qe dha dhe nje viktime Ish sekretarin e Ko.Muslaiman te ndjerin Sali Tivari,miku im me i mier!Pra keto mbartes te rrymave fondamentaliste duhet te dallohen nga ju te tjeret, musliman per asgje mesliman pa lexuar kuran ,apo i krishter per emrin  e pa lexuar Biblen,apo ateist si nje shprehje e nxituar.Pra ka asdhe koha te distancohemi ngaelemente te tille qesot jane dhe ministra drejtesie.Le te  marrim dicka persiper dhe me dhimbje,por do te ndjehesh i lumtur qe kontribove ne kete moment historik si ne gezimin e ngritjes se flamurit te pavarsise.
Dhe shakaja ka nje kufi.Si mund te shkohetne Europe me bindje fondamentaliste? E pra hapii pare eshte distancimi i tyre ne evidentim te besimit ne karten e identitetit. Sic e shkoni une une nuk e kam percaktuar ketu se ei mund te behet realisht ,per nje muslima qe nuk pajtohet me fondamentalizmin.E tema eshte e hapur dhe une shpresoj se mes tone ka njerez te ditur dhe do te na japim drite ne kete dileme.Miere u ndigjofshim

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#5 ne: 22-06-2008, 13:29:35
Nuk e shoh aspak te nevojshme qe te shenohet "identiteti fetar" ne pasaporte. Republika e Shqiperise eshte shtet laik dhe feja eshte zgjedhje, jo vetem vetjake, por edhe intime e individit.

Mire ata qe do te kishin deshire ta shenonin perkatesine e tyre fetare ne pasaporte, po ata qe nuk deshirojne ta bejne kete per veten e tyre?

Duhet te kemi parasysh se shenimi i besimit fetar ne pasaporte (dhe mundesia e nderrimit te tij, qofte edhe formalisht) con uje ne mullirin e grekut. Te mos harrojme se ne Greqi ka me qindra mijera shqiptare.

  • Postime: 56
  • Gjinia: Mashkull
Ermal Hakani
#6 ne: 22-06-2008, 14:08:45
S'besoj se eshte e nevojshme te shenohet besimi fetar ne kartat e identitetit.
Nuk e di , po vendet e tjera te Europes e kane te shenuar ?
Mendoj se ne Shqipëri mbizoterojne, ateistet.

  • Postime: 1530
  • Gjinia: Mashkull
i huaj
#7 ne: 22-06-2008, 14:15:58
Po ju mund te ndryshoni dhe ta perqafoni besimin katolik askush sju pengon....por nuk do jesh ndonjë shembull i mir për ne.
 Po kemi të gjitha këto dukuri negative qe i permendi ju Anesti po kjo sdo te thot se nëse konvertohemi ne katolicizem do zhduken këto dukuri dhe një duhet ta kemi te qart se këto dukuri nuk jan perhapur si pasoj e zbatimit te edukates islam por si mos zbatim i saj dhe unë jam i vetdijshem se shum shqiptar edhe nëse emrohen se jan te një peraktesie fetare ata shum pak din për fen e tyre kjo është si pasoj qe ata nuk jan fetar me bindje por me lindje pra vetëm kan trashëguar nga te paret e tyere një emër si musliman,katolik apo ortodoks pa ditur se qfar edukate përmban ajo fe ne te cilën besojn.
Por tash është me ndryshe rina po lexon meson dhe studjon e pastaj po përqafon atë fe qe po ju duket me e drejt e kjo natyrisht qe po është islame megjithse shumkujt nuk po i pëlqen po kështu ka dasht Zoti dhe ne emër te Tij do vij koha kur do të triumfoj dhe atë jo me fundamentalizem jo me radikalizem jo me dhunë sepse këto fjal nuk i parshtaten natyres se tij siç dieht vet fjala Islam do të thot PAQE !

Ketu nuk jemi ti ndryshojm bindjet askujt e rendesishme eshte qe te kuptohemi!

  • Postime: 691
Anesti
#8 ne: 22-06-2008, 16:32:34
Nuk e shoh aspak te nevojshme qe te shenohet "identiteti fetar" ne pasaporte. Republika e Shqipërisë është shtet laik dhe feja është zgjedhje, jo vetëm vetjake, por edhe intime e individit.

Mirë ata qe do të kishin dëshirë ta shenonin përkatësinë e tyre fetare ne pasaporte, po ata qe nuk deshirojne ta bëjnë këtë për veten e tyre?

Duhet të kemi parasysh se shenimi i besimit fetar ne pasaporte (dhe mundësia e nderrimit te tij, qoftë edhe formalisht) con ujë ne mullirin e grekut. Të mos harrojmë se ne Greqi ka me qindra mijëra shqiptare.

Nese themi se Rep. e Shqiperise eshte shtet laik kuptohet qe shteti nuk inflencohet nga feja ose besimete ndryshme qe mund te kete komuniteti.Po kjo nuk do te thote se kete privilegj mund tashijojne ne derjtim te kundert.Besimet nuk mund te jene te pa kontrolluara nga shteti.Shteti eshte i interesuar per edukimin e shoqerise dhe ai ben surveimin kontrollin e kutivuesve te fese eshte nje barriere neper te cilen nuk mund te rrish pa kaluar.Ndryshe do te kishim rrumpalle.Shteti ka mekanizmat e vete per ti mbajte nenkontroll fete pasi nuk mund te lejoje as konfrontime as infektime e nderhyrje nga rryma qe paraqesin rrezikshmeri per jeten dhe demokracine en vend.Nese Gerdeci do te dale si nje akt terroris ,mos do te pretendoje shteti se eshte i pa fajshem.Te gjithe jane te kontrolluar te gjitha besimet si me specialiste shqipetare dhe te huaj dhe te forumet gjithashtu.Shteti po ra ne gjume morri fond shpqeria.

Perzgjedhja e besimit eshte e lire e personale,une nuk e kam cenuar ket.Por une i meshoj faktit se dukeqene se nuk jemi fetare anjeri,pasi kemi dale nga nje edukim jo fetar,si dhe shumica e te rijeve qe perfaqesojne forcen aktive ne vend jane te lindur jashte cdo ndikimi fetar,atehere une kam te drejte qe duke toleruar emrin si e vetmja lidhje me besimin i jap te drejte atyre te formatizohen konkretisht,ne menyren me reale,duke analizuar dhe qene ne koherence me me drejtimin e zhillimeve politike e shoqerore ne vend dhe ne rajon.Duke ju dhene mundesia per te paren here ne historine e popullit tone qe besimi fetare te perzgjidhet ne menyre me demokratike.Po a ka gje me te bukur se se te qendisesh historin e popullit tend me vepra te bukura te lira jo te imponuara dhe et trasheguara nga shekujt.Zot i madh them sa shume me deshte qe me bere te arrij kete cast.

(intime e individit.)-Kete pike nuk arrij ta kuptoj.Njeriu nuk duhet te fshihet.Ketu problemi eshte i nje anshem.PS.Ne Meke nu te lejojne te jesh vizitor i krishter.Kushka hallper te shkuar ne Meke le te behet musliman.Mua nese me ndalojne nuk me prishet pune fare.Por nese mua me ndalojne per tu integruar ne europe per arsyen e thjeshte se jem nje popull qe kemi perqafuar isalamizmin ne pjesen me te madhe te popullsise kjo cenon te drejtat e mija si individ e  si komunoitet, i cili eshte koherent e nesinkron te drejtimit politik dhe shoqeror.

(Të mos harrojmë se ne Greqi ka me qindra mijëra shqiptare.)-Ne kete pike ska asnje komplikacion.Greku te gjith shqipetaret i quan turq si ato ortodiks dhe ato musliman,e kam provuar vet.E megjithate ska ndonje pengese qe keto njerez ta shkruajne idenitietin ateist(jo fetar)
"I pa interesuar per fene".Por nuk do te thote se nes ti deshiron te nderrosh besimin tend ose kerkon te mos mbetesh me ateist atehere merr nje dokument ne kultin qe do te zgjedhesh dhe bej nje regjistrim te ri ne karten e identitetit kundrejt pageses..Mdryshe karte identiteti pa identitet te plote te individit nuk ka.Per te shkuar me larg dhe libreza shendetesore duhet te jete e nje vlefshme pasi individi nuk duhet te mbaje ne fshehtesi semundjen apo grupin e ghakut.Une besoj se duhet por dhe ka hikur koha e informalitetit.Nuk di nese do te ishte e domosdoshme qe te shenohej dhe rraca.

 

  • Postime: 6739
  • Gjinia: Femer
erlehta
#9 ne: 23-06-2008, 05:15:51
Ne Katen e Identitetit te femijes time i bie të shkruhen dy perkatise fetare: Mysliman nga babi dhe ortodokse nga mami  :D

Sinqerisht nuk shoh asgje pozitive. Nese do te duhej te shkruhej dicka me patjeter, me permajtje fetare ne karten e Identitetit, ajo duhet te jete. FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA :)



 

  • Postime: 3780
  • Gjinia: Mashkull
Syrgjyn
#10 ne: 23-06-2008, 08:50:36
Perzgjedhja e besimit është e lirë e personale,unë nuk e kam cënuar ket.Por unë i meshoj faktit se dukeqene se nuk jemi fetare anjeri,pasi kemi dalë nga një edukim jo fetar,si dhe shumica e te rijeve qe përfaqësojnë forcen aktive në vend janë te lindur jashtë çdo ndikimi fetar,atëherë unë kam te drejtë qe duke toleruar emrin si e vetmja lidhje me besimin i jap te drejtë atyre te formatizohen konkretisht,ne mënyrën me reale,duke analizuar dhe qenë ne koherence më me drejtimin e zhillimeve politike e shoqërore në vend dhe ne rajon.

Per cfare formatizimi e ke fjalen?


Duke ju dhënë mundësia për te parën here ne historinë e popullit tonë qe besimi fetare te perzgjidhet ne mënyrë me demokratike.

Si u zgjidhka besimi vetjak fetar ne menyre demokratike? Vete fjala demokraci do te thote sundimi i popullit. Ti po thua qe une te percaktoj perkatesine time fetare se ate do shumica e popullit apo ligjvenesit e zgjedhur nga populli?


(intime e individit.)-Këtë pikë nuk arrij ta kuptoj.Njeriu nuk duhet te fshihet.
[...]
Mdryshe karte identiteti pa identitet te plotë te individit nuk ka.Për te shkuar me larg dhe libreza shendetesore duhet te jetë e një vlefshme pasi individi nuk duhet te mbaje ne fshehtesi semundjen apo grupin e ghakut.Unë besoj se duhet por dhe ka hikur koha e informalitetit.Nuk di nëse do të ishte e domosdoshme qe te shenohej dhe rraca.

Si pergjigje po te citoj pjese nga dy nene te Kushtetutes ;) (theksimet me shkronja te pjerreta jane te miat):
Neni 10

1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.

2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.

Neni 24

1. Liria e ndërgjegjes dhe e fesë eshtë e garantuar.

2. Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe t'i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve.

3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij.

Anest, ti po kerkon ndryshimin e Kushtetutes?

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#11 ne: 23-06-2008, 09:06:23
Jo nuk duhet te shenohet, dhe sbesoj se do behet dicka e tille, do jete turp i madh neqoftese behet, po ska per tu bere, edhe pse kete gje mund ta duan besimtaret e medhenj si Muslimanet dhe te Krishteret, po me vjen cudi se keto gjera i shpikin vetem te Krishteret, po dihet fare mire se shumica derrmuese e popullis shqiptare eshte Muslimane, keto gjera per te percare popullin shqiptar i duan vetem Serbo-Greket, te tallen te tjeret me ne pastaj.

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#12 ne: 23-06-2008, 10:39:51
Ne Katen e Identitetit te femijes time i bie të shkruhen dy perkatise fetare: Mysliman nga babi dhe ortodokse nga mami  :D

Sinqerisht nuk shoh asgjë pozitive. Nëse do të duhej te shkruhej diçka me patjetër, me permajtje fetare ne karten e Identitetit, ajo duhet te jetë. FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA :)



 


Jo e dashur nuk mundet ashtu!
Nese doni te integroheni ne perendim athere yt shoq le te merr fejen tende, njeashtu edhe femija juaj. Ose pa akoma me mire, meqe flasim per BE ku kryesisht jane Katolika, konvertojuni gjith ju ne fene katolike. Pse e lodhni vehten e dashur duke ndjek fene me te cilen jeni rit dhe edukuar?!

He se Evropa (kjo teori e Anestit) nuk i pranon muslimanet dhe donka nje Shqiperi te Krishtere. Sben pare edhe laicizmi ketu. Aq sa bejne pare perpjekjet tjera per ti plotesuar kushtet per te hyre ne BE. Prioritet per shqiptaret duhet te jete kthimi ne fejen e te pareve.
Upsss, harrova qe dikur kemi qene pagan, po he se ska gje, e ndryshojme historine ne simbas qejfit!

Ska bashkejetese ne tolerance, ose asimilim i njeres fe duke aplikuar metodat me te ulta dhe shkaktuar presione, kjo natyrisht per te miren e shqipetareve, ose pa te rime dhe te e fajesojne njeren pjese te popullsise (ate muslimane) se sjemi pjese e BE. Filloni ju dy qe jeni ne martese te perzier dhe grinduni tere diten se kush duhet te konvertoje. Ska kompromise, ska tolerance, ska paqe! Ju siguroj se eshte shume e dobishme per jeten bashkeshortore dhe dashurine tuaj! ;)

Sot propozim qe te shkruhet perkatesia fetare ne pasaporte, e neser propozim te ua vendojne njerezve nga nje vule ne balle qe te dallohen me mire nga njeri tjetri se kush cka eshte.
Po me ateistet cka do behet halli? A duhet edhe ata ta perqafojne fene Krishtere per hater te integrimit ne BE?

Ka njerez (si puna e zoteriut larte) qe nuk duan te perzihen me njerez si puna ime. Te qenurit musliman te ben automatikisht terorist dhe rrezik per shoqerine! Cudi si jetoj akoma e lire ne Evrope, eshte dashur te me internojne ne Guantanamo deri tani meqe jam muslimane.

Citim
Nuk di nëse do të ishte e domosdoshme qe te shenohej dhe rraca.

Po po, edhe kjo eshte e domosdoshme! Ma shkruani se jam zezake dhe behuni rahat. Lyhem per hater edhe me ngjyr kepucesh qe te jem e denje per ta perfaqesuar racen time!

Meqe kemi filluar keshtu, athere mos harrojme te shkruajme ne pasaportat se cilen rryme politike e ndjekim. Ja Bernin e kemi Demokrat te flaket, po Socialistat ku i kemi? :D




Me falni per cinizmin, nuk e permbaj dot vehten, keta ideja me duket metevertete qesharake! Siq kam thene edhe ne temat tjera, kohen qe merren shqiptaret me fene e njeri tjetrit, le te merren me mire me gjera me konstruktive per permirsimin e gjendjes aktuale!


P.s.: Syrgjo, rrofsh per postimet! ;)

  • Postime: 691
Anesti
#13 ne: 23-06-2008, 14:28:47
A duhet te shenohet identiteti fetar ne karten e identitetit?
Cituar nga: Syrgjyn në 23-06-2008, 08:50:36
Citim
Për çfarë formatizimi e ke fjalën?


Si u zgjidhka besimi vetjak fetar ne mënyrë demokratike? Vete fjala demokraci do të thotë sundimi i popullit. Ti po thua qe unë te percaktoj përkatësinë time fetare se atë do shumica e popullit apo ligjvenesit e zgjedhur nga populli?

Si përgjigje po të citoj pjesë nga dy nene te Kushtetutes  (theksimet me shkronja te pjerreta janë te miat):
Anest, ti po kërkon ndryshimin e Kushtetutes?

Për çfarë formatizimi e ke fjalën?-Me duket se nuk e kam dhënë një version te tillë.Inisiativa ime mbeshtetet ne thirrjen qe  një Klerik Shqipetare  i nderuari At Zef Pellumi bën: Bollmire kena shkue tue respektue te tria fetë po ma mirë do të ishte sikur të kishim vetëm nji. Unë këtë thënie e quaj RISI dhe po e nxjerr ne siperfaqe për ta shijuar ,diskutaur ,përqafuar ose, jo,dhe natyrisht për te gjetur mënyrën e realizimit.Por diçka duhet bërë.Tek Shqipetaret nuk ka besim islamik te përqafuar ne mënyrë te natyreshme.Pers:
-Nuk ka pase kuran ne gjuhën Shqipe as ne kohën e partise.
-Populli nuk dinte shkrim e kendim për ta lexuar vet Kuranin.
-Predikuesit e besimit ishin turq e zdinin shqip.Pra ishte i nderprere komunikimi.
Shqipetaret qe ne injoramte ne pkesen me te madhe te popullsise dhe me suan shkrim e kendim vetëm ne kohën e rrevolucionit kulturore.Dhe mund tju siguroj se Shqipetari gjith jetën nuk e ka lexuar atë,por është nise nag trasmetime gojore te ajeteve.Duke qenë ky fakt dhe duke ditur natyren e popullit tim ai nëse do ta lexonte kur te shihte se kurani te bën armik me kedo qe mendon ndryshe   nuk do ta perqafonte ate-(sureIX-E kur te kalojne muajt e shenjtë,luftoni idhujtaret kudo qe ti gjeni,roberoni dhe ngujoni ata,viju prite ne çdo shteg.....-erisa ne këtë kapitull flitet për nderprejen e marrveshjeve me idhujtaret,kuptohet se fjala eshterreth përdorimit te shpates! -Përse të mos e luftoninje popull qe thyen zotimet e veta dhe tentuan te debojne te derguarin?Ne te vërtetë ata e filluan te paret luftën.A u friksoheni atyre?Me e drejtë është ti frikesoheni Allahut.23-faqe244-O ju qe besuat,mos iafroni miqesi(dashuri)prinderve tuajas vellezerve tuaj,nëse ata vlerësojnë mosbesimin kundër besimit,e kush prej jush bashkoht me ta janë mizore.
Jo me kot pata hapur një teme se sa prej jush (predikues te islamit)keni pase prindërit komuniste.??????!!!!!!!
Dikush pretendon se ka dhe ajete te bukura por mua më duhet kjo qe te pret koken tani pastaj te tjerat nuk kane me vlere!!!
Citojeni
Si u zgjidhka feja ne mënyrë demokratike
Besoj si votuan për Doklen dhe tashmë për Metushin-mos janë këto me te rëndësishëm.
Perfundimisht duhette jemi serioze qe është prepetum mobile të pranosh kuranin dhe ti perngjitesh perendimit.Si zgjidhet e keni ju rradhen dhe gjeni një mënyrë për ta ndere shapin nga sheqeri.

Anest, ti po kërkon ndryshimin e Kushtetutes?E peres  jo kur e kerkon dhe Meta per ceshtje ordinere.
Une se kam keshilluar kete por nese del e nevojshme nuk eshte tabu.Ore  po cka ketu per tu shqetesuar secili le te votoje per te percaktuar me votim besimin qe ai do pasi te jete i vetedijshem per cka thuhet ne librat fetare pa i hyre nje parathenie qe e kam postuar ne rubriken Teologjia"Ishalla te fitoje iaslamizmi dhe ne te tjeret le te konsiderohemi se perqafojme besime te huazuara jashte identiteti fetar te popullit Shqipetar. Ketu s'preket asnje lloj lirie.
Shenimi ne dokument duhet te jete sipas preferences pa detyrim te kerkujt:Jam I krishter jam Musliman ose Bektashi, ateist e ku ta di une.Cfare cenohet ketu?

Mirë u ndigjofshim

  • Postime: 691
Anesti
#14 ne: 23-06-2008, 15:05:45
Secili prej jush kërkon dhe ja ka qejfi te përcaktohet shkollimi qe ai ka,Ne mjekesi, inxhinjeri, teologji etj. po përse nuk dashkeni te evidentoni se cfar edukimi fetar  keni?Ku është presioni këtu?

Interesant me duket se nderhyrjet janë për te fshehur fondamentalistet.Ne shkrimin tim kuptohet qe unë skam asgjë me besimtaret musliman, pasi jam rritur me to por fhsehja e terroristeve pas muslimaneve te ndershem kjo don një zgjidhje.
Ky është një problem ekologjik i besimit tuaj dhe ju dhet një rrugezgjidhje.Por qe dhe kot te pranoj se shqipetaret sot janë 80% muslimane kur e di mirë se nuk janë me te tillë pavarsiht emrit si një element i dores se dytë.Ka shumë me tepër ateiste ,katolike ,ortodoks,bktashiane ,te pa fe,ungjillorer ,protestante,etj.Raportet kanë ndryshuar.Si do ti evidentojme,nga emri JO perzgjedhja reale.!!!


[ Edituar. Ju lutemi permbajuni temes. ]
« Editimi i fundit: 31-08-2008, 12:29:46 nga Syrgjyn »

  • Postime: 102
Jakubi
#15 ne: 23-06-2008, 18:04:18
Objektivi i politikaneve Shqipetare për tju bashkuar BE si dhe SHBA-ve natyrish qe na ven secilit prej nesh detyra për te plotësuar standartete edukimit perendimore. Por a mbajnë shqipetaret te njëjtin qëndrim për këtë tendence te politikes dhe  njerëzve perparimtare.Besoj se pjesa me e madhe e shqipetareve janë pro por bëjnë pak për te ndryshuar.Por egziston dhe një pjesë jo e vogël e cila jo vetëm qe e kundershton por është e ushqyer me urrejtje për perendimin dhe për me tepër dhe për  çdo shqiptar qe nuk mendon si ato.E pra këto njerz bëjnë pjesë ne komunitetin islamik.Ato janë te deklaruar për urrejtje ndaj te krishtereve,ndaj ateisteve,ndaj te konvertuarve, Amerikaneve dhe Europianeve dhe për te shkuarme larg kundër te gjithë popujve qe jetojne ne një shoqeri demokratike dhe qe mbajnë një qëndrim te kundërt me Kuranin.Qe nga vitet 40 thonë se shqipetaret janë 80% te besimit musliman,por a është reale kjo shifer ne realitetin e sotëm.A kanë me shqipetaret te njëjtin qëndrim për besimin e tyre?A kanë ndryshuarketo raporte?
Perfundimisht do të thoja se a ka llogjike te pretendohet qe ne këtë Europe te tronditur nga terrorizmi islamik ti kerkosh asaj ti bashkohesh me një edukim te tillë?Nëse dikush  pretendon te beje shaka duke thënë po,atëherë po i pergjgjem seriozisht se identitei fetar duhet te përfshihet ne te dhenat e kartes se identitetit.Kështu do të ndjehemi me te lehtesuar dhe bota le të mabje qëndrimin e saj për atë komunitet qe kërkon te mbaje atë edukim.Kush është i interesuar për te thelluar me tej arsyen e kesja ideje le të futet ne rubrikën Teologjia dhe do të shohe qe ne këtë vend po zhvillohen shumë tendencat për një edukim islamik fondamentalist.

Une do te kerkoja nga administratoret e forumit qe ti terheqin vemendjen ose ta perjashtojne nga forumi ke te fare Anesti. Sepse ai ne te gjitha shkrimet dhe temat e ndryshme qe shpesh nuk jane te kapitulli i teologjise percjell urejtje dhe fyerje ndaj fese Islame, ndaj besimtareve musliman dhe per pasoje ndaj nje pjese te madhe te shqipetareve.
Kur shtrojme pyetje se a duhet te shenohet identiteti fetar nuk ka pse te permenden etiketime provokuese.
Nqs dikush do te sillte nje shkrim te tijen ku nuk shahen muslimanet une do terhiqem nga kerkesa ime. Pra kjo tregon se ky person ka per mision te tijin nxitjen e urrejtjes fetare dhe fyerjen e besimtareve muslimane.
Une nuk dua qe nje forum te behet shkak per konflikte personale prandaj ju kerkoj te tregoheni te vemendshem.

Ju faleminderit.

  • Postime: 6739
  • Gjinia: Femer
erlehta
#16 ne: 23-06-2008, 19:24:16

Jo e dashur nuk mundet ashtu!
Nëse doni te integroheni ne perëndim athere yt shoq le të merr fejen tënde, njeashtu edhe femija juaj. Ose pa akoma me mirë, meqë flasim për BE ku kryesisht janë Katolika, konvertojuni gjith ju ne fenë katolike. Pse e lodhni vehten e dashur duke ndjek fenë me te cilën jeni rit dhe edukuar?!




Aida as qe dua te ndodhe ashtu.
Nuk e shoh integritetin tek perkatesia fetare dhe nuk e vrasim mendjen per te mesipermet.

  • Postime: 3080
  • Gjinia: Femer
Aida
#17 ne: 25-06-2008, 14:06:57
Anesti, juve jo te ju spjegoje njeriu, e jo te ju komentoje dicka, po edhe nese ua pikturojme ketu nje teme te tere me pergjegje, eshte e kote sepse ju jeni te verber dhe shurdh aty ku nuk ju pelqen, i kerceni pasazhet qe nuk iu pershtaten kendveshtrimeve dhe mendimeve qe i keni te mbjellura ne mendjen tuaj dhe ata pjese ku i keni pergjegjet, i injoroni.


  • Postime: 691
Anesti
#18 ne: 25-06-2008, 16:40:26
Anesti, juve jo te ju spjegoje njeriu, e jo te ju komentojë diçka, po edhe nëse ua pikturojme këtu një teme te tërë me pergjegje, është e kotë sepse ju jeni te verber dhe shurdh aty ku nuk ju pëlqen, i kerceni pasazhet qe nuk iu pershtaten kendveshtrimeve dhe mendimeve qe i keni te mbjellura ne mendjen tuaj dhe ata pjesë ku i keni pergjegjet, i injoroni
Provo dhe kthe pergjigje qe ta kuptojme nje citat nga ato qe kam paraqitur une dhe keshtu ju do te keni rastin te provoni verberine timepo ashtu dhe une.Hajt ta provojme nje here.Ju siguroj se njohurite e mija ne teologji jane minimale.Nuk kam aspak qef te merremme to por per hater tuaj e pranoj sfiden.

  • Postime: 3000
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#19 ne: 25-06-2008, 16:53:07
Le te shenohet.

Biles, do ishte mire sikur te shenohej diku ne qoshe te kartes se identitetit termi "Injorant" per ca tipa qe e meritojne kete epitet.


Hajt me t'mira.

  • Postime: 1580
sorelina
#20 ne: 25-06-2008, 19:24:41
Sipas mendimit tim do ishte dicka e tepert qe te shenohej perkatesia fetare ne kartat e identitetit, dhe sbesoj se do sillte ndonje gje te mire. Gjithmone feja ka sjelle percarje ne njerezim. Nje gje te mire ka pas ne kohen e Xhaxhit ku thuhej se feja e shqiptarit eshte Shqiptaria.

  • Postime: 115
  • Gjinia: Mashkull
HolD*eM
#21 ne: 26-06-2008, 05:26:46
Absolutisht jo.
Ne vend qe te shemben barrikadat mes feve te ndryshme, dicka e tille vetem sa do ti forconte ato dhe do segregonte keto grupe fetare akoma me teper.

  • Postime: 691
Anesti
#22 ne: 26-06-2008, 14:15:53
Sipas mendimit tim do ishte diçka e tepert qe te shenohej përkatësia fetare ne kartat e identitetit, dhe sbesoj se do sillte ndonjë gjë te mirë. Gjithmonë feja ka sjelle përçarje ne njerezim. Një gjë te mirë ka pas ne kohën e Xhaxhit ku thuhej se feja e shqiptarit është Shqiptaria.[/b]

Fatkeqesisht Enveri nuk kishte lindur, kur doli kjo shprehje.Autori Pashko Vasa kur lindi djalli i Gjinokastres ishte 78 vjeç.Të jeshe e sigurtë, se po të kishte qenë autori gjallë ne kohën e tij, do ta kishte vrarë ne mënyrë makaber,siç bëri me te tjerë njerëz te ndritur.

Për Bekimin-
Citim
Biles, do ishte mirë sikur te shenohej diku ne qoshe te kartes se identitetit termi "Injorant" për ca tipa qe e meritojnë këtë epitet.
Ke pare ti qe do të ishte mirë te ishte dhe ky version?Por unë qe jam teknik do të propozoja qe njerzit ti paisnim me llaba sinjali led.Ne ngjyrë te kuqe ,te verdhe dhe te gjelbert.Dhe për Fondamentalistet nji poc si ato te minatoreve me gjith kapele te vendosur me një dryn qe të mos këtë mundësi ta heqe.E kesht ne zonen e kontrollit specialistet dote shikonin mbishkrimin tim "Injorant"(nuk ma ke dhënë ti se  e kam zgjedhur vete me pare e ke ne një teme.)por sinjali dote ishte një led ne ngjure te gjelbertdhe kështu atu do të mendonin se ky lloj nuk prish pune lere.Vjeni dyti,ledi i verdhe.Stop! kudon të shkosh? ne lindje _Pir..dhu,hyp ne linjen dy.Tjetri,ju lutem qetësi!ledi i kuq.Nuk paske zan men ti mor Lom dhjetë here nëpër burgje për krime e droge e tashti do me dalë prap?Mbrapa kthehu.Tjetri,hajde oreti me atë mjekerr se nuk kam kohe,ca me shikon si majmun,me falni por unë nuk vijë nga teorija e Darvinit por nga një tjetër teori.-Ti paske luajtur ne by..the me duket.Hiqe shallin qe ke ne kokë.Por sapo u hoq shalli e doli llampa e kuqe sa një kokerr dardhe, shpertheu një bombe dhe mbas tmerrit aty nuk mbeten vetëm ca copa mishi qe hapen problem se kujt ishin te policit e kujt te kamikazit,por pranë kishte pas dhe gra dhe fëmijë.shkrimi vazh.........don,jo perfundon.Doni apo zdoni identifikime kjo është puna juaj.

  • Postime: 1580
sorelina
#23 ne: 26-06-2008, 19:38:23
Fatkeqesisht enveri nuk kishte lindurkur doli kjo shprehje.Autori Pashko Vasa kur lindi djalli i Ginokastres ishte 78 vjeç.Të jeshe e sigurtë se po të kishte qenë autori gjallë ne kohën e tij do ta kishte vrarë ne mënyrë makaber,siç bëri me te tjerë njerëz te ndritur.



Anesti kam lexuar dhe une per jeten e Pashko Vases dhe per jeten e xhaxhit. Pavaresisht se cmund te bente xhaxhi me Vasen,ai i qendronte shprehjses qe une permenda. Dhe sigurisht qe nuk e ka pasur keq.
Capkenja
#24 ne: 26-06-2008, 21:48:23
Shqiperia eshte nje shtet laik dhe mbetet i tille.Keshtu ska perse,pastaj jane aq shume shume familje ku gjysma jane myslimane e tjera ortodoske.Shembull i nje begatie fetare kam ne shtepine time,pothuajse te te gjitha besimeve qe jane ne Shqiperi.



Besimi nuk trashegohet,por fitohet ne jete .Kushdo beson ate qe e ndien ,dhe ska pse te deklaroj ne nje pashaporte se cfare beson.Sidomos ne ditet e sotme kur muslimanet shihen me sy te keq pershkak te akteve terrorriste etje etje ,nuk do ndihej njeriu i shkrete rehat kur te tregonte karten e indetitetit.

Po ata qe jane ateiste cfare duhet tu shenohet ne karte ?