×

A duhet te shenohet identiteti fetar ne karten e identitetit?

A duhet te shenohet identiteti fetar ne karten e identitetit?

· 115 · 9096

  • Postime: 691
Anesti
#25 ne: 26-06-2008, 23:49:06
Tashi ti mi goc dhe ndonjë tjetër jeni ne binar ju apo jo.Për te njeqinden here kam përmendur se me pare me gjakftohtesi lexoni temat pastaj jepni mendim.Dhe një here:-
Kurani thotë se te gjithë qe janë kundër tij si ateist, te knvertuar nga islami ne besim tjetër,Popujt qe nuk mbeshtesin islamin,si dhe brenda familjes djali me baben vellai me vellane nëse nuk janë me isalamin vritini!Ti më flet mua për tolerance .Ne temat e me siperme i ke te cituara me perpikmeri.Ti o zdon o si merr seriozisht pasi ne nuk kemi qenë mësuar me te tilla pretendime te besimit islamik.Të gjitha fjalët e bukura ne Kuran përmenden për ato qe e kanë përqafuar atë.

  • Postime: 102
Jakubi
#26 ne: 27-06-2008, 00:13:34
Po si eshte e mundur per ne qe veme ne xhami dhe nuk kemi degjuar te na thote dikush vritni, perkundrazi i kushtohet shume kujdes marredhenive me te tjeret. E po te ishte keshtu si thua ti 1/4 e botes qe jane muslimane do te kishin bere kerdine, po ne fakt viktimat me te medha jane mes popujve te tyre.

A ka ndonje qe ka qene ne xhami dhe i kane thene vriti ata qe nuk jane musliman?????

A ka ndonje qe ka qene ne xhami dhe nuk e kane keshilluar per respekt ndaj prinderve te afermve dhe der tek kafshet dhe bimet.

  • Postime: 1530
  • Gjinia: Mashkull
i huaj
#27 ne: 27-06-2008, 00:18:11
Tashi ti mi goc dhe ndonjë tjetër jeni ne binar ju apo jo.Për te njeqinden here kam përmendur se me pare me gjakftohtesi lexoni temat pastaj jepni mendim.Dhe një here:-
Kurani thotë se te gjithë qe janë kundër tij si ateist, te knvertuar nga islami ne besim tjetër,Popujt qe nuk mbështesin islamin,si dhe brenda familjes djali me baben vellai me vellane nëse nuk janë me isalamin vritini!Ti më flet mua për tolerance .Ne temat e me siperme i ke te cituara me perpikmeri.Ti o zdon o si merr seriozisht pasi ne nuk kemi qenë mësuar me te tilla pretendime te besimit islamik.Të gjitha fjalët e bukura ne Kuran përmenden për ato qe e kanë përqafuar atë.
Jo Anesti jeni shum gabim Kur`ani nuk therret ne luftë perkundrazi ai denon terrorizmin lexoje kete:
                           LUFTA NË KURAN
Sipas Kuranit, lufta është diçka që duhet vënë në zbatim, duke mbajtur rreptësisht parasysh linjat e veçanta të moralit njerëzor dhe që mund të përdoret në ato raste kur ajo është e nevojshme.
Në një varg kuranor tregohet se si mundohen njerëzit pa besim që të nxisin luftrat:

"...Sa herë që ndezin zjarrin e luftës, Zoti ua fik atë. Ata përpiqen të sjellin çrregullim e prishje në tokë..." (Kurani 5:64)
Në rastin e një konflikti, besimtarët duhet luftojnë nëse lufta është e nevojshme. Nëse kundërshtarët sulmojnë, nuk mbetet asnjë zgjidhje tjetër, ndaj dhe lufta është e detyrueshme:

"Po nëse ata ndalen (nga provokimi), Zoti është Falës, Mëshirues." (Kurani 2:192)
Një pamje e sotme nga Medina, qyteti ku Profeti Muhamed dhe muslimanët u shpërngulën dhe ngritën qeverisjen e tyre.
Një hulumtim i hollësishëm i jetës së Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të) tregon se lufta ishte metoda që përdorte për të mbrojtur muslimanët, territoret dhe të drejtat e tyre.
Zbulesa kuranore ndaj Profetit Muhamed vazhdoi për një periudhë prej 23 vjetësh. Gjatë 13 vjetëve të parë të kësaj periudhe, muslimanët jetonin si pakicë, nën një qeverisje pagane në Mekë dhe ishin të detyruar të ballafaqoheshin me shtypjen. Shumë muslimanë u diskriminuan, u dhunuan, u torturuan, madje u vranë. Shtëpitë dhe pronat u rrënuan e u grabitën. Megjithatë, muslimanët vazhduan t'i jetojnë pa kaluar në dhunë dhe gjithmonë u bënë thirrje paganëve për paqe.
Kur shtypja e paganëve u bë tërësisht e padurueshme, muslimanët u shpërngulën në qytetin e Jethribit, i cili më vonë do të quhej "Medine". Aty ata do të vendosnin qeverisjen e tyre në një mjedis më të lirë dhe më miqësor. Edhe pasi ata vendosën rendin e tyre, kjo nuk i shtyu aspak ata që të rrëmbenin armët kundër paganëve të egër të Mekes. Profeti Muhamed i urdhëroi njerëzit e tij për luftë vetëm pasi mori shpalljen e mëposhtme hyjnore:
"U është dhënë leje të luftojnë atyre, kundër të cilëve është luftuar, sepse atyre u është bërë padrejtësi. Zoti ka forcë t'u vijë në ndihmë atyre. U është dhënë leje të luftojnë atyre që u përzunë nga shtëpitë e veta pa të drejtë, vetëm për arsyen se thanë: "Zoti ynë është Allahu..." (Kurani 22:39:40)
Shkurt, muslimanët janë të lirë të luftojnë kur shtypen dhe dhunohen. Në vargje të tjera nga Kurani, muslimanët paralajmërohen për të mos përdorur provokime të panevojshme:
"Luftoni në rrugë të Zotit kundër atyre që ju luftojnë, por mos i tejkaloni kufijtë! Zoti nuk i do ata që i tejkalojnë kufijtë." (Kurani 2:190)
Pas shpalljes së këtyre vargjeve, ndodhën disa luftra mes muslimanëve dhe paganëve arabë. Për më tepër, Profeti Muhamed krijoi një mjedis shoqëror të sigurtë e paqësor për muslimanët dhe paganët, duke nënshkruar Marrëveshjen e Paqes të Hudejbijes. Sipas kësaj marrëveshjeje, u plotësua pjesa më e madhe e kërkesave të paganëve. Pala që e shkeli marrëveshjen dhe nisi dhunën ishte përsëri ajo e paganëve. Si rezultat i kthimeve të shumta në Islam, ushtria muslimane arriti të krijojë një forcë të madhe kundër arabëve paganë. Megjithatë, Muhamedi e mori Mekën nën kontroll pa gjakderdhje dhe me një shpirt të madh tolerance. Nëse do të kishte dashur, ai do të mund të ishte hakmarrë kundër udhëheqësve paganë të qytetit, por ai nuk bëri asgjë kundër tyre, i fali ata dhe i trajtoi me tolerancën më të madhe. Sipas fjalëve të Xhon Espozitos, një eksperti perëndimor të Islamit, "me mënjanimin e hakmarrjes dhe plaçkitjes së pushtimit, Profeti e zgjidhi çështjen duke siguruar amnistinë dhe duke mos zhveshur shpatën kundër armiqve të tij të dikurshëm."2
Paganët, të cilët më vonë do të pranonin Islamin me vullnetin e tyre të lirë, nuk kishin si të mos e admironin këtë fisnikëri të karakterit të Profetit.
Jo vetëm gjatë çlirimit të Mekës, por edhe në rrjedhën e të gjitha betejave e çlirimeve, të bëra në kohën e Profetit Muhamed, të drejtat e njerëzve të pambrojtur e të pafajshëm u mbrojtën me kujdesin më të madh. Profeti Muhamed ua sillte ndër mend shumë shpesh besimtarëve këtë çështje dhe nëpërmjet praktikës së tij, ai u bë shembull për t'u ndjekur edhe nga të tjerët. Në të vërtetë, ai iu drejtua besimtarëve që po përgatiteshin të niseshin për në luftë, me këto fjalë: "Shkoni në luftë me përkushtim ndaj fesë së Zotit! Mos prekni gratë, pleqtë dhe fëmijët! Përmirësojeni gjithmonë gjendjen e tyre dhe tregohuni të butë me ta! Zoti i do njerëzit e sinqertë."3 Dërguari i Zotit gjithashtu qartësoi qëndrimin që muslimanët duhet të mbajnë edhe nëse gjenden ende në flakët e betejës:
"Mos vrisni fëmijë! Shmangni prekjen e njerëzve që ia kanë përkushtuar veten lutjes nëpër kisha! Kurrë mos vrisni gra dhe pleq! Mos digjni e as mos prisni pemë! Kurrë mos rrënoni shtëpi!"4 Qabja, tek e cila vijnë çdo vit afro dy milionë muslimanë nga të katër anët e botës, është një simbol i paqes dhe i tolerancës që janë pjesë integrale e mësimeve islame.
Parimet islame, që Zoti shpall në Kuran, flasin për një politikë paqësore dhe të matur të Profetit Muhamed. Në Kuran, Zoti i urdhëron besimtarët që t'i trajtojnë jomuslimanët me mirësi e drejtësi:
"Zoti nuk ju ndalon që të silleni me mirësi e drejtësi ndaj atyre që nuk ju luftuan për shkak të fesë apo nuk ju nxorën me dhunë nga shtëpitë tuaja. Zoti i do ata që janë të drejtë. Zoti ju ndalon që të miqësoheni vetëm me ata që ju luftuan për çështje të fesë, ju nxorën nga shtëpitë dhe mbështetën shpërnguljen tuaj..." (Kurani 60:8-9)Vargjet e mësipërme kuranore qartësojnë se si muslimanët duhet të sillen ndaj jomuslimanëve. Muslimani duhet t'i trajtojë të gjithë jomuslimanët me mirësi dhe duhet të shmangë miqësinë vetëm me ata që shfaqin armiqësi ndaj Islamit. Edhe në rast se kjo armiqësi pasohet me sulme të dhunshme ndaj muslimanëve, pra, nëse ndaj tyre është ndezur një luftë e hapur, aktet e panevojshme të dhunës dhe sulmet e padrejta janë të ndaluara në Islam. Në një varg kuranor tjetër, Zoti i paralajmëron muslimanët për këtë dhe shpjegon se urrejtja e ndjerë ndaj armiqve nuk duhet t'i shtyjë besimtarët të bëjnë padrejtësi ndaj tyre. Përkundrazi, edhe në këtë rast, muslimanët duhet të përgjigjen me drejtësi, duke mos i lënë pa vlerësuar dimensionet njerëzore të situatës. Të gjitha format e barbarisë, veprave të panevojshme të dhunës dhe shtypjes së padrejtë, janë të ndaluara në Islam. Në një tjetër varg të Kuranit, Zoti i paralajmëron muslimanët për këtë:
"O ju që besuat! Tregohuni të drejtë në gjykim, dëshmitarë të sinqertë për hir të Allahut! Mos lejoni që urrejtja ndaj një grupi njerëzish t'ju shtyjë të bëni padrejtësi ndaj tyre! Tregohuni të drejtë! Kjo është më pranë devotshmërisë. Kijeni frikë Allahun! Ai është i njohur me atë që veproni." (Kurani 5:8)

       Kuptimi i Konceptit te xhihadit
Një tjetër koncept që për shkak të kontekstit të diskutimit vlen të sqarohet, është ai i "xhihadit".
Kuptimi i saktë i fjalës "xhihad" është "përpjekje". Kështu, në Islam "të bësh xhihad", do të thotë "të mundohesh, të bësh përpjekje". Ndaj "xhihadi më i madh është xhihadi që njeriu kryen ndaj vetvetes." Kjo nënkupton përpjekjen e njeriut për të luftuar dëshirat egoiste.
E parë nga pikëpamja kuranore, fjala "xhihad" nënkupton gjithashtu luftë në rrafshin intelektual kundër shtypjes dhe padrejtësisë shoqërore, kundër dhunimit, barbarisë dhe shkeljes së të drejtave të njeriut. Qëllimi i kësaj lufte është që të sjellë drejtësi, paqe dhe barazi.
Përveç këtyre kuptimeve ideologjike dhe shpirtërore, edhe lufta dhe përpjekja në kuptimin fizik përbëjnë "xhihad". Përdorimi i konceptit të "xhihadit" për veprat e dhunës kundër njerëzve të pafajshëm, pra, për terrorin, do të ishte i padrejtë dhe do të përbënte zhveshje të termit nga kuptimi i tij i vërtetë.

Dhembshuria, toleranca dhe humanizmi në historinë islame
Për t'i përmbledhur faktet që kemi trajtuar më sipër, mund të themi se doktrina politike e Islamit (me fjalë të tjera, rregullsitë dhe parimet islame në lidhje me çështjet politike), është jashtëzakonisht e moderuar dhe paqedashëse. Kjo e vërtetë pranohet gjerësisht nga historianët dhe teologët jomuslimanë. Një prej tyre është historiania britanike Karen Armstrong, ish-murgeshë dhe eksperte e historisë së Lindjes së Mesme. Në librin e saj "Lufta e shenjtë", i cili merr në shqyrtim historinë e tri feve me origjinë hyjnore, ajo parashtron komentet e mëposhtme:
"...Fjala "Islam" në gjuhën arabe rrjedh nga e njëjta rrënjë me fjalën "paqe" dhe Kurani e dënon luftën si një gjendje anormale e çështjeve, në kundërshtim me dëshirën e Zotit... Islami nuk e përligj një luftë tërësisht sulmuese shfarosjeje.... Islami pranon se lufta është e pashmangshme dhe nganjëherë, një detyrë pozitive për t'i dhënë fund shtypjes dhe vuajtjes. Kurani mëson se lufta duhet të kufizohet dhe të zhvillohet në një mënyrë sa më njerëzore të mundshme. Muhamedit i është dashur të luftojë jo vetëm mekasit, por edhe fiset çifute në atë zonë apo fiset e krishtera të Sirisë, të cilët planifikonin ta sulmonin atë në aleancë me çifutët. Megjithatë, kjo nuk e bëri Muhamedin që t'i denonconte Ithtarët e Librit. Muslimanët u detyruan të vetëmbrohen, por ata nuk po zhvillonin një "luftë të shenjtë" kundër fesë së armiqve të tyre. Kur Muhamedi dërgoi njeriun e tij, Zejdin, kundër të krishterëve në krye të një ushtrie muslimanësh, ai i porositi ata të luftojnë në rrugë të Zotit me trimëri, por njerëzisht. Ata nuk duhej të shqetësonin as priftërinj, murgj e murgesha, as njerëzit e dobët e të pandihmë që nuk ishin në gjendje të luftonin. Nuk duhej bërë masakër ndaj civilëve, madje nuk duhej prerë as edhe një pemë apo rrëzuar ndonjë ndërtesë."5
Pas vdekjes së Profetit, kalifët që e ndoqën atë ishin gjithashtu, shumë të ndjeshëm në të ushtruarit e drejtësisë. Në vendet e marra nën kontroll, si vendasit, ashtu edhe të sapoardhurit jetonin në paqe e siguri. Ebu Bekri, kalifi i parë, u kërkoi njerëzve të tij që të zbatojnë drejtësinë dhe të mbajnë qëndrime toleruese në këto vende. Të gjitha këto qëndrime ishin në përputhje me vlerat e Kuranit. Ebu Bekri i dha urdhrin e mëposhtëm ushtrisë së tij, në ekspeditën e parë të Sirisë:
Në vendet përreth Jeruzalemit që janë qeverisur nga muslimanët për periudha të gjata kohe, tashmë paqja dhe toleranca janë zëvendësuar me luftën dhe konfliktin.
"Ndaluni, o njerëz, që të mund t'ju jap dhjetë rregulla për t'i mbajtur në mend e në zemër. Mos tradhëtoni, as mos iu largoni rrugës së drejtë! Ju nuk duhet të gjymtoni, as të vrisni fëmijë, burra të moshuar apo gra. Mos shkulni pemët e hurmave arabe, as mos i digjni ato me zjarr! Mos prisni asnjë pemë frutore! Mos therrni asnjë kafshë nga tufa e deveve, përveç atyre që ju duhen për të jetuar! Ka mundësi të kaloni pranë njerëzve që ia kanë përkushtuar jetën e tyre shërbimit në manastire. Lerini ata të qetë në atë që janë përkushtuar! Ka mundësi, gjithashtu, të gjeni njerëz që do t'ju dhurojnë ushqime të çfarëdollojshme. Mund të hani, por mos harroni të përmendni emrin e Allahut!"6
Omer bin Hatabi, i cili ndoqi Ebu Bekrin në detyrën e kalifit, ishte i famshëm për mënyrën se si ushtronte drejtësinë dhe si i respektonte marrëveshjet me banorët e vendeve që merrte nën kontroll. Secila nga këto marrëveshje përbënte një shembull tolerance dhe drejtësie. Për shembull, në deklaratën e sigurimit të mbrojtjes për të krishterët e Jeruzalemit dhe Lodit, ai siguroi se kishat nuk do të rrënoheshin. Omeri garantoi të njëjtat kushte për të krishterët e Betlehemit. Gjatë marrjes së Medainit, deklarata e mbrojtjes, dhënë patriarkut nestorian Ishojab III (650 - 660 e.s.) përsëri garantonte se kishat nuk do të shkatërroheshin dhe se asnjë ndërtesë fetare nuk do të shndërrohej në shtëpi a xhami. Letra e shkruar nga patriarku për peshkopin e Farsit (Persisë), pas marrjes së qytetit përbën një nga shembujt më mahnitës, që na tregon me fjalët e një të krishteri, tolerancën dhe dashamirësinë e udhëheqësve muslimanë ndaj Ithtarëve të Librit:
"Arabët, të cilëve Zoti u ka dhënë në këtë kohë qeverisjen e botës... nuk e persekutojnë fenë e krishterë. Në të vërtetë, tregojnë dashamirësi ndaj saj, nderojnë priftërinjtë dhe shenjtorët e Zotit dhe u sjellin dhurata kishave e manastireve."7
Të gjithë këta shembuj janë shumë të rëndësishëm për të zbuluar e kuptuar drejtësinë dhe tolerancën e besimtarëve të vërtetë. Zoti urdhëron si më poshtë:
"Zoti ju urdhëron t'ia riktheni pronarëve të tyre sendet që i mbani në mirëbesim dhe kur të gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi. Sa e mrekullueshme është ajo që Zoti ju urdhëron juve! Zoti dëgjon gjithçka, sheh gjithçka." (Kurani 4:58)
Kenon Tejlor, një nga udhëheqësit misionarë të Kishës Anglikane, e shpreh kështu bukurinë e shfaqur në moralin islam, në një nga ligjëratat e tij:
"Ai [Islami], solli doktrinat themelore të fesë: njëshmërinë dhe madhështinë e Zotit, faktin se Ai është i mëshirshëm dhe i drejtë, se Ai kërkon bindje ndaj vullnetit të Tij, përkushtim e besim. Islami shpalli përgjegjësinë e njeriut, një jetë të ardhshme, një ditë gjykimi, si dhe dënimin e ashpër që i pret të ligjtë. Islami solli detyrimin për plotësimin e detyrave të lutjeve rituale, për dhënien e lëmoshës, për agjërim e bamirësi. Islami i hodhi tej virtytet artificiale, mashtrimet e marrëzitë fetare, ndjenjat e zvetënuara morale dhe delikatesën verbale të zënkave teologjike... Islami i solli shpresë skllavit, vëllazëri njerëzimit, si dhe u siguroi njohje të vërtetave themelore të natyrës njerëzore."8
Në vendet përreth Jeruzalemit që janë qeverisur nga muslimanët për periudha të gjata kohe, tashmë paqja dhe toleranca janë zëvendësuar me luftën dhe konfliktin.
Pohimi i rremë se njerëzit në vendet e marra nën kontroll nga muslimanët u konvertuan në Islam nën kërcënim e dhunë, është refuzuar gjithashtu, nga studjuesit perëndimorë, ndërsa është konfirmuar prej tyre drejtësia e qëndrimi tolerant i muslimanëve. Studjuesi L. Braun shprehet për këtë si më poshtë:
"Këto fakte të sigurta hedhin poshtë idenë e ushqyer kaq gjerësisht në shkrimet e krishtera, se gjoja muslimanët kudo që shkuan, detyruan njerëzit të pranojnë Islamin me tehun e shpatës."9
Në librin e tij "Perspektiva e Islamit", Brauni shkon më tej, duke thënë se arsyeja e vërtetë pas pushtimeve të muslimanëve ishte vëllazëria e Islamit. Shumica dërrmuese e administruesve muslimanë, që qeverisën vendet muslimane përgjatë historisë, i trajtuan anëtarët e besimeve të tjera me tolerancën dhe respektin më të madh. Brenda kufijve të shteteve islamike, si çifutët, ashtu edhe të krishterët kanë jetuar në paqe e liri.
Shumë kryqtarë u habitën nga qëndrimi i drejtë, tolerant dhe i mëshirshëm që shfaqën muslimanët edhe në fushën e betejës. Më vonë, ata e shprehën hapur admirimin në kujtimet e tyre. Në pikturën e mësipërme shohim Kryqëzatën e Dytë, të nisur nga Luigji VII.
Profesori i fesë dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Xhorxhtaunit, Xhon Espozito, e përshkruan kështu tolerancën e jashtëzakonshme, me të cilën u trajtuan çifutët dhe të krishterët në administratën muslimane:
Ushtritë muslimane treguan aftësi të jashtëzakonshme si në betejë, ashtu edhe në administrim, treguan që ishin ndërtuese më shumë se rrënuese. Ato zëvendësuan qeverisjet dhe ushtritë vendase, por ruajtën gjithashtu, shumë nga qeverisja, burokracia dhe kultura vendore. Për shumë njerëz në vendet e pushtuara, kjo përbënte një ndryshim qeverisësish, një ndryshim që u sillte paqe popujve të demoralizuar dhe të pakënaqur nga fatkeqësitë dhe taksat e larta të viteve të luftës mes bizantinëve dhe persëve. Bashkësitë vendore ishin të lira të ndiqnin jetën e tyre normale dhe të kujdeseshin vetë për çështjet e tyre të brendshme. Në shumë raste, popullsitë e vendeve në fjalë e vlerësonin qeverisjen muslimane si më elastike dhe më tolerante se ajo e kohës së Bizantit dhe e Persisë. Bashkësitë fetare ishin të lira të zbatonin fenë e tyre, të ndiqnin ritualet dhe të qeveriseshin nga udhëheqësit e tyre fetarë, e nga ligjet veta në çështje si martesa, divorci e trashëgimia. Në shkëmbim, atyre u kërkohej të paguanin një tatim (xhizje), që u siguronte atyre mbrojtjen muslimane nga çdo sulm i jashtëm dhe i çlironte nga detyrimi i shërbimit ushtarak. Për këtë arsye, ata quheshin "të mbrojtur" (dhimmi). Në të vërtetë, kjo shpesh do të thoshte taksa më të ulëta, autonomi më të madhe lokale, qeverisje nga semitët, të cilët ishin më pranë vendasve për nga gjuha e lidhjet kulturore në krahasim me elitën e helenizuar greko-romake të Bizantit, si dhe liri më të madhe për çifutët dhe të krishterët vendas. Shumica e kishave të krishtera, si nestorianët, monofizitët, jakobitët dhe koptët, ishin përndjekur si heretikë dhe skizmatikë nga ortodoksia e krishterë. Për këtë arsye, disa bashkësi çifute dhe të krishtera u ndihmuan ushtrive pushtuese dhe i vlerësuan ato si më pak shtypëse se sa padronët e vjetër perandorakë. Në shumë raste, pushtimet sollën një Pax Islamica në atë zonë të ndezur luftrash."10
Një tjetër "Pax Islamica" ishte ajo që Islami u solli grave, të cilat përbënin një segment të shoqërisë, ndaj të cilit ishte abuzuar jashtë mase në kohët paraislame. Profesor Bernard Ljuis, i njohur si një ndër ekspertët më të mëdhenj të Lindjes së Mesme, bën komentin e mëposhtëm:
Në përgjithësi, ardhja e Islamit solli një përmirësim të jashtëzakonshëm të pozitës së grave në Arabinë e lashtë, duke u siguruar atyre pronësinë dhe disa të drejta të tjera, si dhe duke marrë një masë mbrojtjeje ndaj keqtrajtimit prej burrave apo kujdestarëve. Vrasja e fëmijëve femra, e sanksionuar përmes zakoneve në Arabinë pagane, u ndalua në Islam. Megjithatë, pozita e gruas u dobësua dhe u përkeqësua në shumë drejtime, kur mesazhi origjinal i Islamit e humbi ndjeshëm gjallërinë e tij dhe u modifikua nën ndikimin e zakoneve dhe traditave pararendëse."11
Qeverisja muslimane në Spanjë mori fund në vitin 1492 kur Granada u pushtua nga ushtritë e mbretit Ferdinand dhe mbretëreshës Izabela. Në pikturën e mësipërme është pasqyruar rrethimi i qytetit.
Mbretëria e Turqve Selxhukë dhe Perandoria Osmane njiheshin gjithashtu, për pikëpamjet e tyre tolerante në lidhje me Islamin. Në librin e tij "Përhapja e Islamit në botë", studjuesi britanik Sër Tomas Arnold, sqaron se ishte kjo arsyeja, për të cilën të krishterët dëshironin të hynin nën qeverisjen selxhuke:
"Po në atë kohë, përsëri kjo ndjenjë sigurie për jetën fetare nën qeverisjen muslimane, i bëri shumë të krishterë të Azisë së Vogël që ta mirëprisnin ardhjen e turqve selxhukë si çliruesit e tyre... Në mbretërinë e Mikaelit VIII (1261 - 1282), turqit u ftuan shpesh nga banorët vendas, për të marrë nën kontroll qytete të vogla në brendësi të Azisë së Vogël. Në këtë mënyrë, banorëve u krijohej mundësia që t'i shpëtonin tiranisë së perandorisë. Gjithashtu, të varfër e të pasur shpërnguleshin shpesh në vendet e sunduara nga turqit."12
Malik Shah, udhëheqësi i Perandorisë Islame Selxhuke në kohën kur ajo njohu kulmin e shkëlqimit të saj, i trajtonte njerëzit e vendeve të pushtuara me tolerancë e dashamirësi dhe për këtë arsye, ai kujtohej prej tyre me respekt e dashuri. Të gjithë historianët objektivë bëjnë fjalë në veprat e tyre për tolerancën dhe drejtësinë e Malik Shahut. Qëndrimi i tij dashamirës nxiti gjithashtu, ndjenja dashurie ndaj tij edhe në zemrat e Ithtarëve të Librit. Për këtë arsye, në një formë të pashembullt në histori, shumë qytete hynë nën qeverisjen e Malik Shahut me vullnetin e tyre të lirë. Sër Tomas Arnold përmend gjithashtu, se Odo de Dioxhilo, një murg i Shën Denisit, kishte marrë pjesë ne Kryqëzatën e Dytë si kapelan personal i Luigjit VII. Ai bën fjalë në kujtimet e veta për drejtësinë, me të cilën muslimanët qeverisnin, pavarësisht nga përkatësia fetare e subjekteve të ndryshme. Mbështetur në rrëfimin historik të Odo de Dioxhilos, Sër Tomas Arnold shkruan:
"Gjendja e të mbijetuarve do të kishte qenë tërësisht e pashpresë, nëse pamja e tyre e mjeruar nuk do t'i kishte prekur zemrat e muhamedanëve dhe nuk do t'i kishte nxitur ata në mëshirë. Ata u kujdesën për të sëmurët, u siguruan ndihmë të varfërve e të uriturve me bujari të madhe. Disa madje morën paratë frënge që grekët ua kishin marrë pelegrinëve me forcë apo dhelpëri dhe ua shpërndanë me tepri e zemërgjerësi nevojtarëve. Kaq i madh ishte ndryshimi mes trajtimit që pelegrinëve iu bë nga jobesimtarët dhe mizorisë që iu shkaktua atyre nga bashkëfetarët e tyre të krishterë, grekët, të cilët i detyruan të punonin me dhunë, i rrahën dhe u grabitën edhe atë pak gjë që u kishte mbetur, duke i detyruar që shumë prej tyre të pranojnë me dëshirë fenë e çlirimtarëve të tyre. Një kronikan i vjetër [Odo de Dioxhilo] thotë: "Duke iu shmangur bashkëfetarëve të tyre, të cilët kishin qenë aq mizorë me ta, ata shkuan e gjetën siguri pranë të pafeve, të cilët u treguan të mëshirshëm dhe sikurse morëm vesh, më shumë se tre mijë iu bashkuan turqve, duke i ndjekur ata edhe pasi u larguan."13
Këto fjalë të historianëve tregojnë, se administruesit muslimanë, të cilët zbatonin me sinqeritet moralin e Islamit, qeverisnin gjithmonë me tolerancë, mirësi e drejtësi. Në të njëjtën mënyrë, historia e Perandorisë Osmane që qeverisi për shekuj me radhë vende të shumta në tre kontinente, është e mbushur me shembuj tolerance.
Sulltani Bajazidi II ishte një musliman i përkushtuar. Ai i mirëpriti çifutët që u larguan nga përndjekjet në Spanjë dhe u siguroi atyre lirinë për të praktikuar fenë e tyre në vendet muslimane.
Mënyra se si çifutët u strehuan në vendet osmane gjatë kohës së sulltan Bajazidit II, pasi iu nënshtruan masakrave dhe shpërnguljes nga mbretëritë katolike të Spanjës e Portugalisë, është një shembull shumë i mirë i tolerancës që buron nga morali islam. Mbretërit katolikë, të cilët qeverisnin Spanjën në atë kohë, ushtruan trysni të madhe mbi çifutët që më parë kishin jetuar në paqe nën qeverisjen muslimane në Andaluzi. Ndërsa muslimanë, të krishterë e çifutë ishin në gjendje të jetonin së bashku në paqe në Andaluzi, mbretërit katolikë u përpoqën ta detyrojnë gjithë vendin që të bëhet i krishterë, u shpallën luftë muslimanëve dhe i shtypën egërsisht çifutët. Për pasojë, qeverisësit muslimanë të rajonit të Granadës në jug të Spanjës, u rrëzuan në vitin 1492. Muslimanët iu nënshtruan masakrimeve të tmerrshme dhe u vranë. Edhe çifutët që nuk pranonin të ndryshonin fenë e tyre, u shpërngulën me dhunë.
Çlirimi i Stambollit nga sulltan Mehmeti, do të thoshte liri për çifutët dhe për të krishterët heterodoksë që i ishin nënshtruar për shekuj me radhë shtypjes së sunduesve romakë e bizantinë.
Një grup prej këtyrë çifutëve, të mbetur pa atdhe, kërkoi strehë në Perandorinë Osmane dhe shteti i lejoi ata që të qëndrojnë. Flota Osmane, nën komandën e Kemal Reisit, i solli çifutët e shpërngulur, si dhe muslimanët që mundën të mbijetojnë, në vendin e osmanëve.
Sulltan Mehmeti i bëri shumë lëshime Patriarkatit. Patriarku gëzonte autonomi për herë të parë në histori dhe kjo ndodhi në qeverisjen osmane. Në pikturë shihet sulltani Mehmeti duke pritur patriarkun.
Sulltan Bajazidi II është i njohur në histori si një udhëheqës e besimtar i mirë dhe në pranverën e vitit 1492, ai i strehoi çifutët e shpërngulur nga Spanja në disa vende të perandorisë, pranë Edrenesë dhe Selanikut. Më shumë se 25,000 çifutë turq që jetojnë në Turqinë e sotme, janë pasardhësit e çifutëve spanjollë. Ata kanë ruajtur fenë dhe traditat që kishin në Spanjë 500 vjet më parë në kushtet e Turqisë së sotme dhe vazhdojnë të jetojnë të qetë e me të drejta të barabarta me qytetarët e tjerë. Ata kanë shkollat, spitalet, azilet e pleqve, shoqëritë kulturore dhe gazetat e tyre. Ata kanë tregëtarë e sipërmarrës të mëdhenj, përfaqësues në profesione të shumta, nga çështjet teknike, te marketingu, me qarqe intelektuale në rritje. Ndërsa bashkësitë çifute në Evropë, për shekuj me radhë, i janë nënshtruar frikës nga sulmet raciste antisemite, çifutët në Turqi kanë jetuar në paqe e siguri. Ky shembull është i mjaftueshëm për të treguar tolerancën dhe konceptin për drejtësinë që Islami mbart me vete.
Mirësia dhe toleranca, e shprehur nga Sulltan Bajazidi II, vihen re te të gjithë sulltanët osmanë. Kur sulltan Mehmet Fatihu mori Kostandinopojën, ai i lejoi të krishterët dhe çifutët që të jetonin të lirë në atë vend. Andre Mikel, i cili është i njohur për veprat me vlera të veçanta mbi praktikat e drejta e tolerante të muslimanëve dhe botës së Islamit, thotë:
"Bashkësitë e krishtera jetonin në një shtet të miradministruar që ata nuk e kishin njohur gjatë periudhës bizantine e latine. Ata nuk iu nënshtruan kurrë përndjekjes sistematike. Përkundrazi, perandoria dhe veçanërisht Stambolli, u shndërruan në strehë për çifutët spanjollë, të cilët ishin keqtrajtuar në vendin e tyre. Njerëzit nuk u islamizuan kurrë me forcë; lëvizjet e islamizimit erdhën si rezultat i proceseve shoqërore."14
Siç del nga këto fakte, muslimanët asnjëherë gjatë historisë së tyre, nuk kanë qenë shtypës. Përkundrazi, ata u kanë sjellë paqe dhe siguri të gjitha kombeve dhe besimeve kudo që kanë shkuar. Ata janë sjellë mirë me të gjithë njerëzit, duke vepruar në pajtim me vargun kuranor që thotë:
"Adhuroni Zotin dhe mos i shoqëroni asgjë Atij në adhurim! Tregohuni të mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmëve, ndaj jetimëve, ndaj të mjerëve, ndaj fqinjëve tuaj të afërm e të largët, ndaj miqve, ndaj udhëtarëve dhe ndaj skllevërve tuaj! Zoti nuk e do atë që është mburracak e mendjemadh." (Kurani 4:36)
Shkurt, miqësia, vëllazëria, paqja dhe dashuria janë bazat e moralit kuranor dhe muslimanët përpiqen që të mishërojnë pikërisht këto virtyte të larta.
Ata që besojnë dhe nuk e përziejnë besimin e tyre me padrejtësi (politeizëm), janë të vetmit që kanë shpëtuar... (Kurani 6:82)

                   (Marrur nga www.harunjahja.com)
mishel
#28 ne: 27-06-2008, 01:05:39
pse mos shenojme edhe numrin e kembes?
Capkenja
#29 ne: 27-06-2008, 08:38:44
Tashi ti mi goc dhe ndonjë tjetër jeni ne binar ju apo jo.Për te njeqinden here kam përmendur se me pare me gjakftohtesi lexoni temat pastaj jepni mendim.Dhe një here:-
Kurani thotë se te gjithë qe janë kundër tij si ateist, te knvertuar nga islami ne besim tjetër,Popujt qe nuk mbështesin islamin,si dhe brenda familjes djali me baben vellai me vellane nëse nuk janë me isalamin vritini!Ti më flet mua për tolerance .Ne temat e me siperme i ke te cituara me perpikmeri.Ti o zdon o si merr seriozisht pasi ne nuk kemi qenë mësuar me te tilla pretendime te besimit islamik.Të gjitha fjalët e bukura ne Kuran përmenden për ato qe e kanë përqafuar atë.


Boh....cke or vella  qe e paske marr me kaq vrull.Do te imponosh bindjen tende ?


Nuk imponohet bindja,dhe kujdes kur shkuran ndaj meje je ne binar a jo.Se jemi ketu per te diskutuar e jo per te ndare tokat .

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#30 ne: 27-06-2008, 08:57:26
O Anest te lutem, mos i kthe të gjitha temat qe hap kundra fesë Muslimane, diskutoni për temën qe është hapur, e jo cfar thot kurani, edhe pse ti i thua gjërat sipas fesë katolike e mendjes tënde, mos akuzo kot qe Kurani thot qe te vrisni njerëz..., do jetë i detyruar te ndërhyjë stafi ne te tilla shkrime, dhe ne rregulloren e forumit, nuk lejohet te poshterohet feja sipas antareve.Do fshihet çdo shkrim pa paralajmerim, qe do këtë fyerje për fetë, ose temat qe janë hapur te Komuniteti e Politika, e qe kanë përmbajtje për pune feje, do dërgohen te forumi i Teologjis, mos i degradoni temat me te tilla postime.

Rregullorja e Zëri YT!

http://www.zeriyt.com/rregullorja.htm

6.  -= Propaganda fetare në forum =-

a) Ndalohen temat apo postimet që kanë qëllim të pastër, apo të ndërsjelltë propagandues fetarë nëpër forum përveçse në tri rubrikat përkatëse të fesë; Bota e Këndvështrimeve Teologjike, Forumin e Krishterë dhe Forumin Islam. Këto diskutime ndalohen pasi prekin ndërsjelltas çështjen kombëtare, e cila është primare në këtë forum, si dhe vetë integritetin e forumit.

b) Ndalohen diskutimet që kane karakter të mirëfilltë polemizues midis feve. Diskutime të tilla sjellin vetëm sherr dhe polemika pakrye si dhe inat e urrejte në zemrat e besimtarëve të feve të ndryshme.

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#31 ne: 27-06-2008, 12:45:31
eeehhh shyqyr qe te kemi iher,,,, :)

  • Postime: 691
Anesti
#32 ne: 27-06-2008, 15:02:33
b)
Citoje
Ndalohen diskutimet që kanë karakter të mirëfilltë polemizues midis feve. Diskutime të tilla sjellin vetëm sherr dhe polemika pakrye si dhe inat e urrejte në zemrat e besimtarëve të feve të ndryshme.

Po e pranoj.Unë nuk mund te behem zot ne shtepine e tjetrit.
Ndjehem i deshtuar.Ndoshta jo.Forumi nbajti një ngarkese te mirë te këtyre temave qe konsideroheshin Tabu.Disa me mbështeten dhe me gezuan. Një pjesë e tyre i perkisnin qendrimit ateist e katolik,por dhe musliman.Por pjesa me e madhe nuk u thellua ne njohjen e temës,me idenë e saj.Shprehen vetëm qëndrimin e tyre ndaj besimeve te tjera qe është i njëjtë me qëndrimin tim.Ketu si shte problem anesti, une jam si ju e prinderit tuaj.Une skam kerkuar per te me gjykuar kush se kam une te drejte apo Kurani.Une citova ate dhe ju urdhero e shihni se ne c'pozicion eshte ai me te gjith ju dhe mua bashke.Askush nuk u mor me qëndrimin e Kuranit ndaj tyre,pra ne c'mardhenie është kurani apo islamizmi i vërtetë me to.Jo vetëm me besimet e tjera por dhe me vet muslimanet Shqipetare.Nejse, një gjë është e sigurtë,Shqipëria shkon derjt perendimit dhe sa me shumë i afrohet asaj, aq më pak mjekerroshe do të kemi dhe një ditë kur të kemi mberritur të jeni te sigurtese s'do të këtë mbete asnjë.Kjo është si një rrymëë elektrike qe dhe përse brenda saj ka levizje kaotike qe i sjellin humbje,ajo ecën paerpara pa ndalim. Ju faleminderit!

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#33 ne: 27-06-2008, 15:59:05
Anest nuk eshte puna se kush eshte i zoti i shtepise, se forumi eshte per te gjithe, po per disa gjera duhet mbajtur pak etika e te shprehurit, shume antare filluan te ankohen me ato qe ti shkruaje, e me teper qe ofendoje fene Muslimane, ku shumica derrmuese e shiqtareve jane Musliman, pavarsisht se sa e praktikojm, se dhe une vete sme pelqejn disa gjera te feja Muslimane, si PSH puna e shamise apo mos pirja e pijeve alkolike neper festa e dasma, po jemi Musliam te moderuar e europian, mbi te gjitha jemi shqiptare, dhe ndryshojm shume nga Muslimanet e lindjes, po dhe zakonet e te krishtereve sme pelqejn, si PSH murgeshat, se ku e kane te miren ato nje zot e di, dhe neper kisha sme pelqen te shkoj e skam per te shkuar kurre i urrej, apo mbajtjen e kryqit ne qafe shume gje e shpifur me duket, apo ku bejn kryqin ne vend e pa vend, ne shqiptaret sjemi as Serb, as Greke, as Arab, as Turq etj etj, dhe ti te ishe do ngeleshe i zemeruar sikur te ofendonin biblen.

  • Postime: 86
  • Gjinia: Mashkull
pylltar
#34 ne: 15-07-2008, 10:20:58
mendoj se duhet te shkruhet
emer:
mbiemer:
feja:Shqiptaria

  • Postime: 6
  • Gjinia: Mashkull
SonyZ
#35 ne: 15-07-2008, 10:51:22
nuk besoj se do ishte e nevojshme..

  • Postime: 691
Anesti
#36 ne: 15-07-2008, 14:27:19
mendoj se duhet të shkruhet
emër:
mbiemer:
feja:Shqiptaria

Natyrisht qe kjo nuk ka si te jete fe por nje thirrje qe  interesi per atdheun eshte nmbi  mbi fete.Kush eshte shqipetre e percakton pa frike dhe besimin qe ka per ate periudhe kohe (te cilin mund ta ndryshoje)ndersa fondamentalistet te jesh i sigurt se ndjehen te huaj dhe ky shenim i ben te dridhen.

  • Postime: 86
  • Gjinia: Mashkull
pylltar
#37 ne: 15-07-2008, 22:44:16
Kujdes si ju drejtoheni anetareve!




« Editimi i fundit: 16-07-2008, 09:54:42 nga Aida »

  • Postime: 691
Anesti
#38 ne: 16-07-2008, 00:09:37
Jashte teme!
« Editimi i fundit: 16-07-2008, 09:53:59 nga Aida »

  • Postime: 91
  • Gjinia: Femer
Dallga
#39 ne: 19-07-2008, 11:39:06
Jo. Vene ne nje kanar, do te sillte me shume keq sesa mire.

  • Postime: 691
Anesti
#40 ne: 19-07-2008, 16:16:45
Jashte teme!
Beni gabim qe me jeni qepur duke me hequr shkrimet.Te lutem shkrimi te vihet ne vend!Mejebere si sigurimsat qe me shoqeruan gjith jeten dhe nuk besova kurre se do te survejohesha  dhe ne demokraci e dreine kete mase sa u bere e merziteshme.I lutem stafit nese nuk e kthen shkrimin te me perjashtone dhedo te jete me mire.Dhe mua mu propozua per nje pozicion ne forum per ta pase dhe une kete mundesi  nderhyrjeje, por une nuk kam pranuar.Mua nuk me ben zemra te te pergjigjem me te njeten menyre.Ju lutem stafit teme largoni se une vete nje here provova  por dicka e brendeshme me shty te rikthehesha
ndoshta u dashurova me ju,me opozitare e kundershtare.E per ta kapercyer kete ndjesi futininje kod e keshtu do te jemi te gjithe rehat.Ju faleminderit

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#41 ne: 19-07-2008, 17:23:16
Anest, nuk e shikon se para shkrimit tat ka fshire repliken e njerit qe te kundershtoi ty, dhe ti kishe vendos nje pershkrim te antarit qe kishe bere ne nje teme tjeter ne forum se cili ishte.., po qe nuk ishte shkrim i bere nga ana jote.Prandaj dhe ka nderhyr Aida.Nuk e kuptoj pse e vrisni mendjen kaq shume per pune feje, feja as rregullon pune as nuk prish.

  • Postime: 187
  • Gjinia: Mashkull
miku
#42 ne: 19-07-2008, 19:06:28
Te ma falni qe nuk pata nerva te lexoj gjithe postimet e kesaj teme(eshte bere pacavure(?!). Nuk ka redaktor ta sjelle ne bina!

    Po jap pergjigjen ne lidhje me pyetjen e temes:

   Karta e identitetit ka karakter shteteror, dhe s'ka lidhje me fene dhe besimet personale. Pra s'ka vend perkatesia fetare ne nje dokument te tille.
   Fete e ndryshme le te krijojne e ndajne per besimtaret "Teserat e Besimtarit". Si komunistet nje here e nje kohe me teserat e Partise!

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#43 ne: 29-07-2008, 12:11:10
Qeveria ka vendosur qe ne kartat e identitetit nuk do kete identitet fetar.
Capkenja
#44 ne: 29-07-2008, 21:21:33
Sa shume u zgjat me kete pyetje....

  • Postime: 691
Anesti
#45 ne: 30-07-2008, 11:20:59
Për kohen qe po jetojme ,te ronditur nha elementet terrorist,besoj se dicka duhet te bëjmë,pra te mbyllim sa mundim ato pika nga mund tena hynë.Dhe kompiuteri im e don një skanim çdo jave ndërsa shoqëria shqipetare qe është virus i tërë nuk paska nvoje.Unë them se jo vetëm kaq, por duhet dhe një formatim dhe  një tjetër dhe një tjetër ,e perserei e ishalla të kemi ndonjë ndryshim.Ju kujtoni se shoqëria ndryshon vete,pa mekanizma,jo gaboheni.Ndoshta kjo nderhyrje do te konsiderohej radikale por ne momente te vecanta ,nderhyrje te tilla ndihmojne për te kapur  kohën e humbur.
« Editimi i fundit: 31-07-2008, 23:09:31 nga Anesti »

  • Postime: 102
Jakubi
#46 ne: 30-07-2008, 17:25:41
Për kohenqe po jetojme ,te ronditur nha elementet terrorist,besoj sedicka duhet te bëjmë,pra te mbyllim sa mundim ato pikanga mund tena hynë.Dhe kompiuteri im e don një skanim çdo jave ndërsa shoqëria shqipetare qe është virus i tërë nuk paska nvoje.Unë them se jo vetëm kaq por duhet dhe një formatim dhe  një tjetër dhe një tjetër ,e perserei e ishalla të kemi ndonjë ndryshim.Ju kujtoni se shoqëria ndryshon vete,pa mekanizma,jo gaboheni.Ndoshta kjo nderhyrje do tekonsiderohej radikale por ne momentetevecanta ,nderhyrje te tilla ndihmojne për te kapur  kohën e humbur.

E clidheje ka kjo me temen? Se nuk e kuptova.

  • Postime: 213
  • Gjinia: Mashkull
joy&joy
#47 ne: 04-08-2008, 08:48:04
jo!

  • Postime: 1460
U.J.K.U
#48 ne: 04-08-2008, 13:28:48
Une per vete jam SATANIST po te duan le ta shkruajne :@

  • Postime: 2890
  • Gjinia: Femer
Dolce
#49 ne: 04-08-2008, 22:18:47
Po pse do zgjidheshit problemet e tjera me një identtet fetar te shënuar ne leter?
Jemi mirë pa fe pa krahine pa ide :D