×

Ankthi....ja sa vite plakemi më shpejt!

· 1 · 305

Ankthi....ja sa vite plakemi më shpejt!

· 1 · 305

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 25-07-2012, 09:48:53
Boston, korrik 2012, NOA- Ankthi mund të çojë në plakje më të shpejtë. Studimi në fjalë u krye nga një ekip i Brigham and Women's Hospital në Boston dhe i publikuar online në Plos One.
 
Femrat e prekura nga frika pa arsye, rrezikojnë të plaken më shpejtë se sa bashkëmoshataret e tyre që janë më të qeta.
 
Ekipi i studiuesve siç raporton noa.al, kanë marrë kampionët e gjakut të 5 mijë grave nga mosha 42 deri në 69 vjeç, ndërsa iu kërkua të plotësojnë një pyetësor lidhur me çdo lloj simptome fobie apo ankthi.
 
Pasi u krahasuan pyetësorët dhe rezultatet e testit të gjakut, u vërtetua se femrat anksioze plaken me 6 vjet më shpejt se sa ato që janë më të qeta.
 
“Ky studim tregon format e stresit psikologjik, ankthin dhe mekanizmin që stimulon plakjen e parakohshme. Gjithsesi ky studim nuk mund të përcaktojë reduktimin e plakjes”, shprehet autorja e studimit Olivia Okereke.
 
a.y/noa.al
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super