×

Çështë bukuria a e brendshme?

· 4 · 1259

Çështë bukuria a e brendshme?

· 4 · 1259

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 17-05-2011, 00:29:18
Me karizmë konsiderohet kombinimi i sharmit, inteligjencës, humorit, optimizmit, ekuilibrit dhe të qenit e përzemërt ndaj të tjerëve.

Ç'është më e rëndësishme - bukuria e brendshme apo e jashtme?

Nuk ka dilemë: bukuria e jashtme. Është më e rëndësishme, sepse shihet. Ajo e lë përshtypjen e parë të personit, ndërsa kjo automatikisht cakton se a doni që atë person ta njihni më mirë ose jo.

Në shikim të dytë, bukuria e brendshme e individit duhet të jetë në harmoni me pamjen e saj fizike. Sharmi dhe karizmi mund të kompensojnë cilëndo mungesë fizike. Porse, shumica e grave konsiderojnë se - mendimi që bukuria e brendshme mund të kompensojë mungesën e bukurisë së jashtme, është ngushëllim i zbehtë dhe plotësisht i parëndësishëm.
Burimi: Telegrafi Lifestyle
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 09-07-2011, 13:02:36
Zbukurimi, ky koncept i hijshmërisë së njeriut nis në përcaktimin që i bën Isidori i Seviljes trupit të njeriut, që disa gjëra i shërbejnë dobisë dhe të tjera hijeshisë, të pëlqyeshmes, së bukurës. Umberto Eco në librin e tij “Historia e bukurisë” në një linjë të veçantë i kushtohet këtij interpretimi, duke iu referuar disa autorëve. Eco merr autorë të mëvonshëm si Thomas Akuinin, i cili shprehet se diçka është e bukur edhe kur është në përputhje me funksionet e veta, në kuptimin që një trup i gjymtë, - ose tejet i vogël, - ose një send, që nuk është në gjendje të zhvillojë saktësisht funksionin, për të cilin është krijuar nuk mund të vlerësohet veçse si diçka e shëmtuar, ndonëse mund të jetë prodhuar me material të çmuar.
Ashtu si zbukurimi i ballinës ua shton bukurinë ndërtesave, ndërsa stili i zbukuruar ia shton bukurinë ligjërimit, po kështu thotë Eco edhe trupi i njeriut duket i bukur falë stolive të natyrshme (kërthizës, mollëzave, vetullave, gjinjve) dhe të panatyrshme (petkave, dhe gurëve të çmuar). Eco thotë se zbukurimet në tërësi themelore janë ato që mbështeten te drita e ngjyra; mermeri është i bukur, për bardhësinë, metalet për pasqyrimin e dritës. Sytë janë të bukur, - thotë Eco, - kur janë të ndritshëm, dhe më të bukur janë sytë e kaltër. Njëra nga vetitë e para të një trupi të bukur është lëkura e trëndafiltë dhe Eco i referohet etimologut Isidor kur thotë se “bukuri fizike” vjen nga gjaku, ndërsa “i bukur” vjen nga nxehtësia, që vë në lëvizje gjakun; nga fjala “gjak” vjen dhe sanus, që përdoret për të treguar njeriun që nuk është i zbehtë. Eco thotë se këtu vihet re se sa i rëndësishëm është një trup me pamje të shëndetshme në një periudhë, kur njerëzit vdesin të rinj e vuajnë nga uria. Isidor mbi këtë koncept niset të bëjë dhe klasifikimin e natyrës së disa popujve nisur nga mënyra e të jetuarit dhe të ushqyerit, duke përdorur gjithnjë etimologji të kuturisura. Dhe na del thotë Eco se galët, të quajtur kështu nga fjala “gala”, në greqishte “qumësht”, për shkak të bardhësisë së trupave të tyre, janë të egër për shkak të klimës ku jetojnë.
 
Trupi i njeriut
Isidori i Seviljes (560-636)
 
Etimologjitë, XI, 25
Në trupin tonë ka gjëra që janë bërë për të qenë të dobishme, si, për shembull zorrët, ca të tjera i shërbejnë si dobisë ashtu edhe bukurisë, si për shembull, tiparet e fytyrës, këmbët dhe duart, që janë gjymtyrë shumë të dobishme dhe mjaft të hijshme. Disa janë bërë vetëm për zbukurim, si thithkat te meshkujt dhe kërthiza te të dyja gjinitë. Disa janë bërë për të qenë shenjë dalluese, sikurse janë te meshkujt organi gjinor, mjekra, kraharori i gjerë, ndërsa te femrat mollëzat, kraharori i ngushtë, ijët dhe vithet e gjera për të mbajtur foshnjën.  /Standard.al
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#2 ne: 17-04-2012, 12:33:30
Me karizmë konsiderohet kombinimi i sharmit, inteligjencës, humorit, optimizmit, ekuilibrit dhe të qenit e përzemërt ndaj të tjerëve.

Ç'është më e rëndësishme - bukuria e brendshme apo e jashtme?

Nuk ka dilemë: bukuria e jashtme. Është më e rëndësishme, sepse shihet. Ajo e lë përshtypjen e parë të personit, ndërsa kjo automatikisht cakton se a doni që atë person ta njihni më mirë ose jo.

Në shikim të dytë, bukuria e brendshme e individit duhet të jetë në harmoni me pamjen e saj fizike. Sharmi dhe karizmi mund të kompensojnë cilëndo mungesë fizike. Porse, shumica e grave konsiderojnë se - mendimi që bukuria e brendshme mund të kompensojë mungesën e bukurisë së jashtme, është ngushëllim i zbehtë dhe plotësisht i parëndësishëm.
Burimi: Telegrafi Lifestyle

Sa teme e gjere dhe e gjate eshte kjoo.. :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#3 ne: 29-12-2013, 17:13:54
bukuria e brendshme eshte si nje njeriu i mbuluar ne shtrat, por ne gjume
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super