×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Select Prefix:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Shkruaj germat qe shihni ne figure
Degjoi germat / Kerko nje tjeter figure

Shkruaj germat qe shihni ne figure:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: ciarli
« ne: 27-12-2013, 17:28:55 »

narcizizmit, histerise lindore qe kerkon kuptim mashkullor, po i vjen fundi, dmth fundi i heronjve, individualizmit dhe lindja e shoqerise se normaleve socialite, egalite
Postuar nga: erlehta
« ne: 18-10-2012, 09:21:12 »

Epoka e narcisistëve

Thuhet se narcisismi është e keqja e kohës sonë. Ashtu si në legjendën klasike (Narcisi është një djalosh që dashurohet pas pamjes së tij të reflektuar në liqen, deri sa vdes) sot, shumë burra duken të obsesionuar nga pamja e tyre, të paaftë për të krijuar lidhje të qëndrueshme, për arsye se janë të përqendruar tek suksesi i tyre personal. Një fenomen i ushqyer edhe më shumë nga tregjet dhe pjesërisht i paralajmëruar nga joshës të mëdhenj të së shkuarës, si Don Zhuani apo Kazanova, figura më të interesuar për të koleksionuar pretë e tyre se sa në kërkim të dashurisë autentike. Një bisedë me filozofin Umberto Curi.

- Figura e mashkullit joshës, i ashtuquajturi "feminist", të kujton legjendën e Narcisit: Një burrë që nuk lidhet me asnjë grua, sepse është i përqendruar tek vetvetja. Jeni dakord?
Jo plotësisht. Koncepti ynë për narcisismin buron prej interpretimit të babait të psikanalizës, Sigmund Freud. Në të vërtetë, miti i Narcisit, në versionin e Ovidit kishte një domethënie më të pasur: Narcisi pasqyrohet dhe vdes jo prej dashurisë për vetveten, por sepse ka parë veten, pra e ka njohur në thellësi. Është emblemë e brishtësisë së gjendjes njerëzore.

- Por një don zhuan a nuk është edhe i tillë? Kërkimi i vazhdueshëm për gra nuk pasqyron në fund të fundit frikën e tij për të parë brenda vetvetes dhe që të tjerët të shohin brenda tij? Jo më kot Don Zhuani pasqyrohet gjithmonë me një maskë...
Pikërisht kjo na bën të kuptojmë që Don Zhuani nuk është thjesht një joshës. Joshësi i vërtetë është ai që u jep vlerë cilësive të tij, me qëllimin që të tërheqë dhe fitojë objektin e dëshirave të tij. Ia del më mirë nëse nuk përdor maska, duke vepruar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ndërsa Don Zhuani fshihet vazhdimisht pas maskave dhe sa herë që e bën përfundon që zbulohet.

- E megjithatë sot, shprehja "don zhuan" konsiderohet ekuivalenti i feministit, i pushtuesit të femrave...
Në versionin origjinal të Tirso de Molina, Don Zhuani thotë: "Unë jam mashtruesi i Seviljes dhe kënaqësia ime më e madhe është të mashtroj gratë". T'i mashtrosh nuk do të thotë t'i bësh për vete. Autori spanjoll që na ka sjellë këtë personazh ka qenë një frat dhe komedia e tij kërkonte t'i përgjigjej një pyetjeje teologjike që në vitet gjashtëqind, në kulmin e polemikës mes katolikëve dhe protestantëve, ishte bërë madhore: konvertimi in extremis mund të shpëtojë shpirtin? Faji i vërtetë i personazhit nuk ishte pra mospërfillja e gruas, por mospërfillja e Zotit: Don Zhuani ishte një lloj antiKrishti. Kur komediografi Molier e mori personazhin e tij, më shumë se 30 vjet më vonë, i shtoi një tjetër element: në një skenë, Don Zhuani është i gatshëm t'i japë lëmoshë një lypësi, nëse ky është i gatshëm të mallkojë. Këtu figura e tij ka evoluar: është bërë një njeri i shthurur...