×

Konfirmohet lidhja mes gjenialitetit dhe çmendurisë!

Konfirmohet lidhja mes gjenialitetit dhe çmendurisë!

· 2 · 329

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 17-06-2012, 09:10:39
GOTEBORG - Një hulumtim i kryer në Suedi ka treguar lidhjen mes gjenialitetit dhe çmendurisë.

Skizofrenia dhe çrregullimet bipolare janë më të shpeshta tek njerëzit krijues dhe inteligjentë. Idenë e ka zhvilluar grupi shkencëtarësh, të cilët po ashtu vuajnë nga çrregullimet mendore.

Kay Redfiels Jamison, nga shkolla e mjekësisë ''Johns Hopkins'', e cila po ashtu vuan nga çrregullimi bipolar, ka treguar që testi i inteligjencës të cilin e kanë bërë një numër 16-vjeçarësh nga Suedia, ka treguar që te fëmijët me inteligjencë të lartë ekzistojnë shumë shanse për zhvillimin e një prej çrregullimeve mendore.

''Rezultatet kanë treguar se personat, të cilët janë të avancuar mendërisht kanë katër herë shanse më të mëdha për të zhvilluar çrregullimin bipolar'', thotë Jamison.

Piktori i njohur holandez, Vincent Van Gogh dhe autori Jack Kerouac ishin gjeni, por po ashtu kanë treguar tendenca edhe për vetëshkatërrim. Ajo që është e paqartë është pse qeniet njerëzore e kanë të zhvilluar këtë karakteristikë.

Ideja për gjenitë problematikë dhe shkencëtarët e çmendur ndoshta është diçka më shumë se vetëm thënie.

Hulumtimet tregojnë që çrregullimi bipolar dhe skizofrenia janë të lidhura me kreativitetin e lartë dhe inteligjencën. Gjatë hulumtimeve u pa se gjeni i njohur si DARPP-32 është fajtori kryesor për lidhjen mes gjenialitetit dhe çmendurisë.

(d.b/BalkanWeb)

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#1 ne: 25-08-2013, 13:09:50
Gjenialiteti natyral nuk e lodh dhe as qe e demton qenien, apo trurin. Kurse gjenialiteti i sforcuar nga mesimet, praktika apo mendimet, krijon nje overclock ne sistem duke kerkuar nga trupi te jape ate qe nuk mundet.