×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 01-12-2019, 15:17:52 »

 

Lista e gjërave që duhet të bëjmë (dhe të mos bëjmë), për të qenë të lirë e të lumtur

Angazhimet e përditshme, puna, afatet dhe orët e kaluara nga njëra anë e qytetit në tjetrën: kush është lodhur nga kjo jetë? Gjetja e kohës për veten tuaj dhe për gjërat që ju bëjnë të lumtur është e shenjtë. Dhe është gjithashtu arsyeja pse me letër dhe stilolaps në dorë, duhet të bëni një listë të gjërave për të bërë dhe atyre që nuk duhen bërë.

Gjëra që duhen bërë

Lexoni

Në vend që të kontrolloni rrjetet sociale, në kohën tuaj të lirë angazhohuni për të lexuar. Zhytuni në rrëfimet e autorëve tuaj të preferuar dhe të ëndërruar, qoftë edhe vetëm për gjysmë ore në ditë.

Flini

Shpesh shkaku i gjendjes shpirtërore dhe stresit është mungesa e gjumit. Fjetja mirë dhe për të paktën 8 orë në natë do të rigjenerojë mendjen dhe trupin tuaj.

Merruni me muzikë

Kalimi i kohës me muzikë është gjithmonë një gjë e mirë. Cili ishte instrumenti që keni përdorur kur ishit fëmijë? Nxirreni nga dollapi dhe argëtohuni duke krijuar këngë qoftë edhe me nota të stonuara.

Organizohuni

Gjëja më e mirë që mund të bëni kur koha nuk është asnjëherë e mjaftueshme për ju, është të organizoni dhe planifikoni angazhime profesionale dhe personale. Mos harroni të lini një kohë të lirë për improvizime.

Gatuani

Gatimi, përzierja, dekorimi: të humburit në receta dhe përbërës mund të jenë vërtet argëtuese dhe relaksuese. Mundohuni të kaloni më shumë kohë në sobë, duke shmangur ushqimet e gatshme dhe gatuani për ata që doni.

Gjëra që nuk duhen bërë

Rrjetet sociale

Koha është një dhuratë e çmuar, mos e harxhoni aq shumë pas rrjeteve sociale. Për më tepër, njerëzit që ju duan mund dhe duhet t’ju takojnë live dhe të mos flisni pas një ekrani.

Pastrimi

Mbajeni shtëpinë të pastër dhe gjithmonë në rregull është një detyrë të vërtetë. Por nëse ndonjëherë shtëpia nuk shkëlqen, ky nuk është fundi i botës.

Takime

Më shumë se një detyrë, ky është vërtetë detyrim: organizoni darka, aperitivë dhe dreka me miqtë dhe familjen, të paktën një herë në javë.

Mos thoni gjithmonë po

Të thuash gjithmonë po, ndonjëherë mund të bëhet një dënim i vërtetë. Mësoni të keni përparësi të gjërave dhe të thoni jo kur situata e kërkon këtë. Bota.al
Postuar nga: erlehta
« ne: 14-10-2019, 21:14:02 »

Lumturia është pasuri ☺️
Postuar nga: M A X
« ne: 13-10-2019, 21:15:06 »


 

Shprehitë toksike që po jua vjedhin lumturinë çdo ditë
Mungesa e parave nuk na ndalon të jemi të lumtur. Faktikisht janë shprehitë tona toksike ato që na vjedhin gëzimin, transmeton Telegrafi.

Prandaj, më poshtë i keni disa shprehi toksike të cilat duhet t’i largoni nëse dëshironi të jeni të lumtur.

Nuk e lejoni veten të bëni gabime

Mos të harrojmë se disa shpikje jetë-ndryshuese janë krijuar aksidentalisht. Ndoshta vazhdimisht jeni duke provuar ta ndiqni të përsosurën, por përsosmëria nuk ekziston.

Dhe kështu edhe gabimet më të vogla mund t’jua ulin disponimin duke rezultuar në ankth, çrregullime në ushqim dhe probleme tjera shëndetësore.

Prandaj duhet ta lejoni veten të bëni gabime dhe ta ndryshoni perspektivën mbi dështimin.

Preferoni të bëheni viktimë


Duke i fajësuar njerëzit tjerë për problemet tua është një mënyrë e shpejtë për të mos qenë të lumtur.

Është shumë e lehtë t’i fajësoni njerëzit dhe gjërat përreth teje.

Mbani inate

Fillimisht, inatet kanë efekte negative në shëndet – duke filluar nga depresioni e deri te problemet kardiovaskulare.

Dhe është mjaft e vështirë të jeni të lumtur kur jeni në depresion apo vuani nga problemet e zemrës.

E dyta, duhet at kuptoni se ka problem më të thellë nëse mbani inate.

Kjo mund të jetë çdo gjë – duke filluar nga vetëbesimi i ulët e deri te problemet tjera. /Telegrafi/

Burimi: Bright Side
Postuar nga: M A X
« ne: 13-10-2019, 21:03:50 »


 

Të gjithë do të dëshironim të ishim më të lumtur. Thellë brenda e dimë se lumturia e vërtet me siguri vjen nga zgjidhja e problemeve, nga sjellja e mirë me tjerët, nga gjetja e një pune që na përmbush dhe nga largimi i brengave si pasiguria financiare dhe ndryshimi i klimës.

Por këto kërkojnë shumë punë, andaj edhe kërkojmë mënyra më të shpejta e më të thjeshta që t’i sjellim vetes gëzim e kënaqësi, transmeton Telegrafi.

Pra, çfarë mund të bëjmë sot që ta bëjmë veten më të lumtur?

Sipas një hulumtimi, ne duhet të këndojmë në dush e t’ua falim gabimet armiqve tanë. Lehtë pra.

Megjithatë, këto nuk janë të vetmet mënyra se si mund t’i sjellim vetes lumturi.

Ekspertët kanë përpiluar një listë me top sekretet që na shpijnë neve në gëzim, kënaqësi e lumturi.

– Qeshja
– Lidhja e mirë me familjarët
– Forma e mirë trupore dhe shëndeti i mirë
– Gjumi i mjaftueshëm
– Takimi me të afërmit rregullisht
– Siguria financiare
– Lidhja romantike
– Ushtrimet e rregullta fizike
– Aftësia për të qeshur me veten
– Aftësia për ta falur veten për gabimet që i bëni
– Sjellja e mirë
– Pasja e një hobi
– Aftësia për t’i falur tjerët
– Mbajtja e një kafshe shtëpiake
– Rënia në dashuri
– Sjellja e mirë me të panjohurit
– Udhëtimet, shëtitjet dhe përjetimi i kulturave tjera
– Shpenzimi i kohës me fëmijë
– Leximi i rregullt
– Një jetë e ngarkuar shoqërore
– Vallëzimi
– Puna e suksesshme. /Telegrafi/