×

Makineria që nuk të lë të vdesësh

Makineria që nuk të lë të vdesësh

· 5 · 274

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 11-03-2013, 20:29:31
Shtatë orë pasi një njeri ndërron jetë, tashmë ekziston një pajisje që e risjell atë në jetë. Lajmin e bënë të ditur tabloidi britanik, "Daily Mail".  Ajo i shpëton viktimat duke nxjerrë nga trupi gjakun, duke i hequr dyoksidin e karbonit e duke e injektuar sërish të mbushur me oksigjen, pra duke bërë punën e zemrës.


 
Makineria jetërikthyese "Ecmo” përdoret në Japoni, dhe po shtohen thirrjet gjithnjë e në shumë që ajo të fillojë të përdoret edhe në spitalet britanike. Mjeku Sam Parnia, që njihet për studime të tilla ekstreme thotë se shumë pacientë do të mbijetonin nëse mjekët do të dinin të përdornin makinerinë "Ecmo". Sipas tij në vendet e Azisë Juglindore, mjekët e kthejnë në jetë pacientin në 70-90 për qind të rasteve, në një kohë që në Amerikë dhe vende të tjera, përqindja është 20-25. Për t'u përmendur është rasti i një gruaje japoneze, e cila pas 7 orë e vdekur si pasojë e një mbidoze, u rikthye në jetë. "Pasi trupi i saj u ftoh, ajo u lidh me makinerinë "Ecmo" e cila oksigjenoi dhe ngrohu gjakun e saj, deri në momentin që ajo nisi të merrte frymë sërish",- tha ai për “Daily Mail”. Një tjetër person që u shpëtua në të njëjtën mënyrë është futbollist i Boltonit, Fabrice Muamba.  Ai ra pa ndjenja në fushën e lojës dhe pasi mjekët e lanë t'i ftohej trupi për 90 minuta, e rikthyen në jetë me anë të makinerisë.
 
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

  • Postime: 12738
Mishel...............
#1 ne: 11-03-2013, 21:21:01
Spo zbulohet gjoja ilaci i kancerit nderkohe qe
sfidojme vdekjen. Sa pa lidhje
Gerti1
#2 ne: 11-03-2013, 21:36:00
Keto gjona zbulohen me qyl. Kesaj i erdhi rradha dmth. Kenej nga puna ime u bo buj se kishin kuru nji femije te vogel me HIV. Kancerit akoma s'ja kan gjet, po do ja gjejne ... ceshtje kohe.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#3 ne: 11-03-2013, 21:45:15
Nuk eshte ceshtje kohe Gert . Eshte ceshtje biznesi
E ke parasysh sa biznese marrin fund po ti gjindet ilaci?
Qe kshu le te vdesi gjysma e popullsise e pastaj jalla qerim
Gerti1
#4 ne: 11-03-2013, 21:47:06
Po, kjo eshte e drejte.
Diabeti psh harxhon ne Amerik te pakten 2 trilon dollare ne vit nga firma qe bojne gjona per diabetin (aparate ose ilace). Me ja gjet kuren, iku 2 trilionshi.