×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 01-12-2019, 14:53:37 »

 

Një shqyrtim rigoroz mbi atë se si njerëzit kanë mësuar të jenë të mirë, e bën të qartë që ne duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi arritur.

Majkëll Bond

Mizoria terroriste e 11 shtatorit në Nju Jork, pati shumë pasoja të habitshme sociale. Një nga ato që pritej më pak qe ishte rritja e dashamirësisë së treguar nga banorët e bardhë të qytetit ndaj afro-amerikanëve, një efekt që vazhdon sot edhe sot e kësaj dite. Taksistët zezakë të intervistuar nga studiuesit në dy aeroportet e qytetit, vunë në dukje se klientët i trajtonin me më tepër mirësjellje sesa para sulmeve.

Megjithatë, njujorkezët nuk u bënë papritmas më shumë miqësorë me të gjithë. Shoferët me origjinë nga Azia Jugore, raportuan një përvojë të kundërt:aty ku ishin ndjerë të respektuar, tashmë ndjeheshin të persekutuar. Një vështrim i shpejtë tek libri i antropologut të njohur evolucionist “Një histori natyrore e moralit njerëzor”, Majkëll Tomazelo, do t’iu tregojë se ky fluks i normave sociale është i gjithi një element unik me psikologjinë e grupit.

Interesat dhe identitetet brenda grupeve, shpesh duket mbizotërojnë mbi ato të individëve. Kjo mund të duket e paarsyeshme, por jo në kontekstin e historisë sonë evolutive. Tomazelo ka për qëllim të përshkruajë jo vetëm se si këto qëndrime “ne dhe ata” kanë evoluar, por edhe se si ato përcaktojnë ndjenjën tonë të drejtës dhe të gabuarës.

Ai e fillon duke imagjinuar paraardhësin e fundit të përbashkët të majmunëve të mëdhenj dhe njerëzve, një krijesë e llojit shimpanze që do të kishte jetuar në grupe komplekse sociale, dhe ku marrëdhëniet e saj do të formësoheshin nga një përzierje e bashkëpunimit dhe konkurrencës. Një nga tiparet e dukshme njerëzore, qe një prirje e fortë për të ndihmuar të tjerët në nevojë, një sjellje që Tomazelo është i bindur se ka qenë e nxitur nga simpatia.

“Nuk ka asnjë arsye për të besuar se këto akte ndihme nuk janë asgjë ndonjë gjë tjetër përveçse një gjest naiv”- thotë ai. Tomazelo është po aq i bindur se paraardhësi ynë primat nuk kishte asnjë kuptim mbi ndershmërisë apo drejtësinë, një element për të cilin primatologu Frans nuk ka asnjë dyshim (të dy janë partnerë në kërkime për vite me rradhë).

Zhvendosemi disa milion vjet, dhe gjejmë njerëzit e hershëm që e përshtatin sjelljen ndihmuese një nivel më të lartë, teksa bëhen gjithnjë e më të varur nga një shumëllojshmëri më e madhe individësh në grupin e tyre. Modeli Tomazelo në atë fazë janë fëmijët, të cilët janë më shumë të motivuar për të ndihmuar të tjerët që në moshë të re – me sa duket, jo për shkak se ata kërkojnë favore reciproke, por për shkak të shqetësimit të vërtetë për mirëqenien e të tjerëve.

Tomazelo vë në dukje:”Fëmijët e vegjël janë po aq të kënaqur si kur ndihmojnë dikë në nevojë, edhe kur e shohin se personi ndihmohet nga një palë e tretë … Kjo tregon… se motivimi i tyre nuk është të sigurojnë ndihmë për veten e tyre, por vetëm të shohin se personi tjetër është i ndihmuar”. Nga kjo, ai supozon se njerëzit e lashtë ishin ndoshta të moralshëm, nëse ata kishin ndjenjën e drejtësisë dhe detyrimit ndaj të tjerëve.

Por ky moral i sapolindur zbatohet vetëm ndërmjet individëve, dhe jo në nivel grupi. Modeli i grupit të gjerë që ne e njohim sot, u shfaq vetëm rreth 100.000 deri 150.000 vjet më parë, kur grupe më të mëdha njerëzisht filluan të konkurronin ato më të vogla. Prej atëherë e tutje, siguria bazohej tek numrat. Përderisa askush s’mund të njihej nga afër me shumë se rreth 150 persona në çdo kohë (numri i famshëm i Danbarit), njerëzit e asaj kohe patën papritur nevojë për një mënyrë që të njihnin anëtarët e tjerë të fiseve të tyre të zgjeruara rishtazi.

Zgjidhja:të bëheshin të gjithë konformues, duke u veshur njëlloj ose duke adoptuar sjellje të ngjashme. Identiteti kulturor u bë pastaj pjesë e identitetit individual, çka u pasua nga një psikologji morale e mendësisë së grupit. Pjesa tjetër është histori. Tomazelo është bindës, para së gjithash, për shkak se ai ka drejtuar vetë shumë prej studimeve të rëndësishme (tek shimpanzetë, bonobos dhe fëmijët).

Ai përfundoi duke theksuar ndikimin e fuqishëm të grupeve të gjera kulturore mbi njerëzit modernë, por kjo nuk është e gjithë historia. Pjesa më e madhe e sjelljes sonë është e udhëhequr ende nga dinamika e grupeve të vogla:ushtarët kanë prirje për të luftuar luftërat jo për vendin e tyre, por siç sugjeron ai, por shokët e tyre të armëve. Do të ishte interesante të dëgjohej reagimi i tij se si këto sfera të ndryshme të ndikimit përplasen me njëra-tjetrën.

Sfida e “shpërblimit”

Libri mund të jetë një lexim sfidues – duhet përgatitje për përdorimin liberal të termave të tilla si “bashkëspecifik” dhe  “ekspedita e bashkëpunimit të detyruar”. Megjithatë ia vlen të përpiqeni, për shkak në fund do të ndjeheni vetë si një autoritet. Tomazelo ndërton gjithashtu një udhëzues djallëzor, duke u shfaqur lumturisht i habitur se tek e fundit morali ekziston. “Është një mrekulli që ne jemi të moralshëm, por s’duhet të jetë kështu. Ndodh pikërisht kështu pasi në tërësi, ata prej nesh që marrin vendime kryesisht morale në shumicën e kohës kanë patur më shumë fëmijë… Ne thjesht duhet të habitemi dhe kremtojmë faktin se morali duket të jetë në një farë mënyre i mirë për speciet, kulturat tona dhe veten tonë – të paktën deri më tani”.

Cinikët do të theksojnë se ajo që ndodh shpesh është e kundërta: të gjithë jemi të motivuar fuqimisht nga interesi vetiak dhe shumë paragjykime, në një kohë që dhe shumica e luftërave janë të shkaktuara nga mentaliteti në grup/jashtë-grupit. Por për Tomazelon, nuk ka asnjë kontradiktë në faktin që motivet egoiste bashkëjetojnë me ato altruiste. Përveç kësaj, ai vë në dukje me gëzim, se në çdo situatë “motivet tona bujare ose egalitare, mundet në parim të triumfojnë, teksa njerëzit dëshmojnë çdo ditë se si ata sakrifikojnë veten e tyre për të tjerët”.

Shënim: Michael Bond, është një konsulent për New Scientist

New Scientist – Në shqip nga www.bota.al
Postuar nga: ßåßy ღ
« ne: 19-04-2012, 22:08:41 »

Sot duket se këto rregulla, sjellje, parime e ndjenja dhe këto veti pozitive të njeriut as që duken në horizont, as që janë prezente në jetën tone. Sikur të ketë rënë një breshër dhe t'i ketë zhdukur nga faqja e dheut këto veti pozitive njerëzore. Pra sot as që mund të flitet për moral apo rregulla a parime apo norma njerëzore.

Morali

Morali është një rregull, parim ose normë e sjelljes, e paravendosur nga një shoqëri, bashkësi, dhe e pranuar nga një njeri për mënyrën e tij të sjelljes dhe e zbatueshme nga të gjithë njerëzit e arsyeshëm; ose mësim i vlefshëm në mirësjellje, etikë ose domethënie praktike e shprehur apo e nënkuptuar në një histori, fabul, ose ngjarje.
Pra, morali është tërësia e parimeve, e normave edhe e rregullave që janë krijuar historikisht në kushte të caktuara ekonomiko-shoqërore dhe që përcaktojnë sjelljen e veprimtarinë e njerëzve në shoqëri, vetë sjellja e njeriut sipas këtyre parimeve, normave e rregullave. Sjellje që lidhet me nderin, sjellje e ndershme, tërësi e forcave të brendshme që e shtyjnë njeriun të veprojë, të qëndrojë a të plotësojë një detyrë, gjendja shpirtërore e dikujt.
Morali ka edhe kuptime të tjera:
-Çështje a shqetësim me gjykimin e veprimit dhe karakterit të mirë apo të keq të njeriut: mëdyshje morale; shqyrtim moral,
-Mësim ose shfaqje e mirësisë ose përpikërisë së karakterit dhe sjelljes: mësim morali,
-Në përputhje me standardet e asaj çka është e drejtë ose e mirë në sjellje: virtyti, jeta morale,
-Ngritja nga ndërgjegjja ose kuptimi i së drejtës dhe gabuarës: detyrim moral,
-Pasojat e qarta shpirtërore sesa trupore: përkrahje morale,
-Bazimi në mundësi të fuqishme ose bindje të fortë, sesa në dukshmërinë e së vërtetës: siguri morale.
"Përpjekja më e rëndësishme njerëzore është orvatja për moralitet në veprimet tona. Baraspesha jonë e brendshme dhe madje bash qenësia jonë mvaret nga kjo. Vetëm morali në veprimet tona mund t´i japë bukuri dhe dinjitet jetës". (Albert Ajnshtajn)
"Shkëlqimi i moralit ndodh si pasojë e vesit. Ne bëhemi të drejtë duke bërë vepra të drejta, të përmbajtur duke bërë vepra të matura, trima duke bërë vepra guximtare". (Aristoteli)
Por e zezëdita se sot duket se këto rregulla, sjellje, parime e ndjenja dhe këto veti pozitive të njeriut as që duken në horizont, as që janë prezente në jetën tone. Sikur të ketë rënë një breshër dhe t'i ketë zhdukur nga faqja e dheut këto veti pozitive njerëzore. Pra sot as që mund të flitet për moral apo rregulla a parime apo norma njerëzore.

Etika

Etika është shkenca që studion moralin, parimet, normat dhe rregullat e sjelljes së njerëzve në shoqëri. Morali i një shoqërie, i një klase apo edhe i një grupi shoqëror.
Etika në filozofi është studimi dhe vlerësimi i sjelljes njerëzore në dritën e parimeve morale. Parimet morale mund të shikohen si standardi i sjelljes që njerëzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lëndë e shtrëngimeve dhe detyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjesëtarët e saj. Ajo merret me çështjet se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a është e mira dhe e keqja e njëjtë për të gjithë; si mundemi të bëjmë vendime të forta që mund të ndihmojnë apo pezmatojnë të tjerët? Emërtimi përdoret edhe për çdo sistem ose teori të vlerave morale ose parimore. Tradicionalisht etika ndahet në etikë normative dhe etikë e zbatuar.
”Asgjë që është e gabuar moralisht mund të jetë politikisht e drejtë". (William E. Gladstone)
"Ata që kultivojnë rrëmujë morale për përfitim duhet të kuptojnë këtë: ne do t´i përmendim emrat e tyre dhe do t'i korisim ata siç e lypin të koriten". (Bob Dole)
Por fatkeqësisht edhe kjo shkencë sot është hequr nga përdorimi dhe nuk gjen zbatim në jetën e përditshme përderisa edhe morali ka renë dhe nuk behët fjalë për norma amorale apo rregulla morale, pra edhe kjo shkencë ka renë në gjumë, sepse nuk kam e çka të merret.

Ndërgjegjja

Ndërgjegjja është forma më e lartë e pasqyrimit të realitetit objektiv si veçori e veprimtarisë së trurit të njeriut dhe si funksion i tij.
Sipas psikologjisë tradicionale, është një funksion i aftësisë njerëzore për të përvetësuar diturinë. Ndërgjegjja është dhuntia e vetëgjykimit, ndjenjës së pendimit dhe e keqardhjes kur ne bëjmë gjëra që janë kundër normave tona morale. Ndjenja të tilla nuk arrihen nga mendja, megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të "shqyrtojmë ndërgjegjen tonë" dhe t´i rishikojmë këto norma morale, ose ndoshta të arrijmë të shmangim përsëritjet e sjelljeve të tilla. Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegjja është një shkallë e veçantë e vetëdijes njerëzore, që na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara.
Vendimet që marrim mund të na duken si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e pritshme dhe të mendueshme të pasojave. Shkencëtaret e sotëm të fushës së etologjisë dhe psikologjisë zhvilluese kërkojnë t´a shpjegojnë ndërgjegjen si një funksion të trurit njerëzor që u zhvillua të aftësojë altruizmin e dyanshëm brenda shoqërisë. Si e tillë mund të jetë vetështytëse ose e mësuar. Pra aftësia për të kuptuar vendin dhe detyrën në jetën shoqërore, kuptimi i qartë i vetive kryesore e dalluese që përcaktojnë qëndrimin dhe sjelljen e njeriut në jetën shoqërore, vetëdije, ndjenjë vetjake e përgjegjësisë morale për sjelljen e veprimet përpara shoqërisë, qëndrimi i drejtë në punë e në jetë, që niset nga kjo ndjenjë. Materia është parësore ndërsa ndërgjegjja është dytësore.
Por si duke edhe kjo sot ka humbur nga horizonti, jo vetëm tani por ka filluar që ka kohë.