×

Në qoftë se nuk do ishin lindja dhe vdekja....

· 7 · 2995

Në qoftë se nuk do ishin lindja dhe vdekja....

· 7 · 2995

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 21-03-2009, 00:51:15
  Në qoftë se nuk do ishin lindja dhe vdekja, me shumë mundësi do të ishim të destinuar për të vuajtur më shumë, një jetesë gjithmonë e njëjtë, pa mundësinë për t`u rigjeneruar

Vdekja dhe dhimbja që lë pas

Kur fati godet njerëzit tanë më të dashur, ndiejmë nevojën për t'i dhënë një kuptim dhimbjes tonë, duke e shpjegur me arsye në dukje të drejta. Duke qenë se jemi të mësuar të durojmë dhimbjen, i bëjmë thirrje arsyes, ndërsa ndjenja e fajit na ndihmon të shpjegojmë ndjenjën ankthprurëse të shpirtit, për të kuptuar misterin e vdekjes.

Inteligjenca e nënës së shkretë, i njeh arsyet e vdekjes së parakohshme të birit të saj. Por vdekja nuk sjell shpjegime të qarta. Në qoftë se nuk do ishin lindja dhe vdekja, me shumë mundësi do të ishim të destinuar për të vuajtur më shumë, një jetesë gjithmonë e njëjtë, pa mundësinë për t`u rigjeneruar në thelbin e Mendimit të Hyjnishëm.

Duhet kuptuar që, asgjë nuk shkatërrohet dhe që lënda rigjenerohet vazhdimisht në forma të reja.

Por qënia njerëzore ka nevojë për stabilitet.

Kështu pra, imagjinoni që shpirti i një djali të vogël, prehet në kopshtin e çdo shenjtori të Kishës, i pritur shumë mirë për pastërtinë e tij, nevojat e tij të sapokrijuara, të paprekura nga e keqja e mëkatit.

Ky shpjegim mund të kënaqë ndjenjën e përgjithshme, por nuk ngushëllon të ëmën e fëmijës së pafat, të përpirë në pafundësinë e të padukshmes, duke humbur në mijëra kuptimet, që së bashku formojnë farën e shpirtit.

Nuk është e lehtë të pranosh idenë, se një njeri i dashur të rikrijohet në një trup tjetër dhe kështu mbetesh i mbërthyer nga vuajtjet, duke patur të paqartë fatin e secilit.

As unë nuk do të dija të ngushëlloja një dhimbje kaq të madhe.

Shumë herë dhimbja vjen nga paaftësia e shpirtit, për t`u stabilizuar, në një ballafaqim të qetë me unin. Shumë shpesh jemi ne që kemi nevojë të vuajmë. Brendësia e shpirtit njerëzor, rritet mijëra herë më shumë në dhimbje, sesa në stabilitetin e dukshëm të një eksperience të qetë.

Ndonjëherë nuk kërkojmë thjesht zhvillimin, duke i mbushur mendjen vetes me ëndrrat e një ideali më të madh dhe duke evituar ekperiencën, me qëllim që të parashikojmë ngjarje me fat, që do t'i japin mundësi shpirtit të shprehet në situata të ndryshme të jetës.

Na duket sikur gjejmë një ekuilibër, duke besuar se jeta duhet të na mbajë të qëndrueshëm dhe jo e kundërta, që qëndrueshmëria e brendshme është shpërblimi i njeriut të përparuar, pavarësisht nga format e papritura të realitetit.

Çdo nënë e di që ëndrra për të rritur fëmijë të shëndetshëm dhe të fortë duhet të përballet me vështirësi të shumta të jetës, e megjithatë mendon se është në eksperiencën e bërë, zhvillimi i njeriut, i destinuar për të mos qenë i lumtur apo i qetë, por asnjëherë të vdesë.

Shumë herë nevoja për të vuajtur, përfaqëson mënyrën e shpirtit të ndryshojë të pandërgjegjshmen e njeriut.

Në dhimbjen e një ngjarje të tmerrshme, konstrukti mendor destabilizohet.

Por shpirti, motra misterioze e njeriut të ndërgjegjshëm, i rritur në atë eksperiencë të dhimbshme, duke u ekuilibruar në atë ushtrim të një dashurie më të madhe.

Do të jetë pikërisht dhimbja që do të shkatërrojë personalitetin, duke detyruar qenien njerëzore të vendosë një marrëdhënie më të drejtpërdrejtë me shpirtin.

Dhimbja përfaqëson mjetin për hyrjen më të sigurt dhe më të shpejtë.

Përndryshe shpirti nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse të vuajë, e detyruar të përthithë format më të çrregullta të eksperiencës, e palëvizshme, e fiksuar në manifestimin somatik dhe të përfshirë në eksperiencën e përvuajtur të një burgimi pafund.

Nuk është e thjeshtë të rilidhësh nyjet e jetës, mbas një eksperience kaq traumatike.

Është më e thjeshtë për të, të ushqejë iluzionin e ndjenjës së fajit, sesa të ndalohet të analizojë modifikimet e brendësisë së saj, të prodhuar në ekperiencën e dhimbjes mendore.

Mbijetesa mbas vdekjes nuk është e thjeshtë për t`u kuptuar, në qoftë se nuk kuptohet se shpirti gjeneron vetëm gjendje të pandërgjegjshme, pothuajse asnjëherë të kuptueshme për njeriun e zakonshëm.

Pa problematikat e jetës, asnjëra nga dinamikat komplekse të jetës, nuk do të ishte e dallueshme për njeriun.

Jeta përfaqëson rezistencën që i kundërvihet eksperiencës së pandërgjegjshme, por pasive, për brendësinë e njeriut.

Kur shuhet jeta, shpirti i lodhur nga varrosja në të pandërgjegjshmen, i jep origjinë me adoleshencën proceseve psikologjike, që janë fusha veprimi në psikologjinë moderne, në vetëdijen që çdo manifestim i pandërgjegjshëm mund apo duhet të jetë i deshifruar.

Bëhet fjalë për një iluzion, si mendimi se brendësia e njeriut përfaqëson thjesht njeriun e ndërgjegjshëm, të zhvilluar në fuqinë maksimale, thjesht duke kundërshtuar institucionet e shoqërisë materialiste.

Eksperienca e jetës shpërthen kontradiktat midis Proprindit antik të njeriut social dhe përdorimit mendor të somaticitetit, i futur në një kontekst të caktuar familjar dhe social.

Pa dhimbjen e shpërthimit të pandërgjegjjes, pa vazhdimësinë e mendimit të shqetësuar që prek jetën, sidomos të atyre më të kujdesshëm, oservues të vetes së tyre, shpirti i njeriut nuk do të zgjohej në eksperiencën, duke ndenjur e mbërthyer në një ekzistencë të kotë në kuptimin e zhvillimit.

Nevoja e vetme e njeriut civil është çlirimi nga dhimbja dhe skamja.

Por shpirti i tij do të fillojë shumë shpejt të kundërshtojë.

A është e mundur të vuash në eksperiencë? Atëherë do të duhet që vuajtja të impostohet në të pandërgjegjshmen e ndërmjetme, çekuilibrime të thella, që eksperienca do të bëjë të mundur të na japë, duke na bërë të vdesim avash avash.

Jeta dhe vdekja

Kush mund të na thotë nëse do të jetojmë, mbas 1 viti apo 20 vjetësh? Gjej kontraditat më të thella në një ndjenjë hipokrite.

Të jetosh pa ndryshuar fatin është shprehja më e përdorur e jetës njerëzore.

Refuzimi i eksperiencës së forcave të zhvillimit, duke u iluzionuar të kontrollosh dhimbjen me arsyen, është ofendimi më i madh që i bëhet Zotit.

Në të kundërt, dobësimi i personalitetit, duke e futur në errësirën e dhimbjes, bëhet mjeti sovran i hapjes drejt të pandërgjegjshmes së shpirtit.

Me këtë nuk po bëj apologjinë e dhimbjes. Por sqaroj se një ngushëllim mund të kërkohet në terrin e dëshpërimit, duhet të gjendet në ndjenjat, që i përkushtohen shpirtit, më shumë se kujtesës së të shkuarës. Rikthehen kujtimet herë pas here për të ringjallur dhimbjen.

E megjithatë, dashuria mund të jetë më e fortë se dhimbja, në qoftë se rritet në interesin e zhvillimit të brendshëm. Të shprehësh ndenjën e shpirtit, të dëgjosh ringjalljen e dashurisë së vjetër, të mbrohesh nga kushtëzimet shqetësuese të mendimit, kjo përbën qëllimin.

Për një Ermetist, nuk ekzistojnë dhimbje kaq të mëdha sa nuk mund të kalohen.

Dhimbja është shenja e një jete të re.

Atëherë le të jetë kështu jeta, për të mirën e shpirtit, më shumë se sa të aspetativave të të qenurit fryt i ndryshimeve aksidentale dhe të ndikimeve të pavetëdijshme. Të duash dhimbjen tënde është shumë, për shumicën e atyre që shfaqen si kuptim i përgjithshëm.

Të shtysh dhimbjen, duke shpresuar që Engjëlli i Zotit do të zgjidhë atë me anë të besimit, përfaqëson iluzionin e çdo besimtari.

Të mendosh se obsesioni mistik do të vërë dorë të mbulojë çdo dhimbje, përfaqëson një tjetër provë të ndryshimit ekstrem të çdo ideali njerëzor, nëse bie në eksperiencën e jetës.

Kur njeriu vuan, duhet të gjejë dritën e një shprese.

Disa pasardhës të Spiritualizmit Humanitar, kërkojnë prova në kontaktin e botën tjetër, të arrirë falë një gjendjeje të ndjeshme, por pa asnjë inteligjencë të qartë të fenomenologjisë së të padukshmes.

Përgjithësisht, bëhet fjalë për njerëz mendërisht të brishtë, të ndikuar nga një mendim për jetën e përtejme gjithmonë të njëjtë, pa ndryshime, në harmoni me ndjenjat më të mira të mikut prift.

A mund të shprehin çdo aspekt astral dhe të bëhen preh e gjuetarëve të padukshëm, e megjithatë ngjitën mbas shpresës, duke qenë të sigurt të komunikojnë me të dashurit e tyre, me veshjen e ndritshme, të gjetur në arkivin e çdo përralle të krishterë.

Dhe në shpresën absurde të një kontakti të mençur, i jepen idiotësisë se janë të privilegjuar, në iluzionin e një ndjenje altruiste, kundër tjetrit.

I jepen kështu bisedave të kota me të përtejmen, duke zhbiriluar gjithë fjalorin e budallalliqeve dhe duke kërkuar përgjigje të mundshme, të kënaqur duke jetuar në një ëndërr të një të kaluare që nuk do të kthehet.

Ja një shembull se si mjetet misterioze të shpirtit, të zbulohen në pafundësinë e një dhimbjeje fatale.

Ka shumë prindër të krijesave të vdekura parakohe, që i dedikohen spiritualizmit, për të mos vuajtur, duke pranuar dhimbjen, në iluzionin se kjo është një shkëputje e përkohshme.

Sipas Doktrinës së Spiritualizmit, shpirti i të ndjerit mbijeton i paprekur dhe perfektësisht në gjendje të dalë në dukje nëpërmjet këtyre seancave spirituale, me pasojën të mbajë larg të mbijetuarin nga çdo manifestim mediant të qartë dhe inteligjent.

Mendohet pra, se një mediant ka fuqinë të transmetojë ide dhe forma psiqike që i përkisnin të ndjerit dhe të manifestohet në inteligjencën e përbashkët të përfaqësuar nga Zinxhiri Medianik.

Në këtë mënyrë, ndërkohë që pjesëmarrësit janë të zhytur në qetësi, shkalla e pavetëdijshme e mediantit shpërthen, ndërsa pavetëdija e dhunshme, në qark, prodhon dhimbje spo manifestime fizike.

Duhen interpretuar ekzaktësisht fenomenet mediante, pa krijuar iluzione për identitetin e pjesëmarrësve të padukshëm, për të cilët pretendohet se kanë fuqinë të futen në mendimet e sensitivës, duke bërë të mundur që të manifestohen përmes fjalëve të saj, fjalë të një urtësie dhe inteligjence të veçantë.

Sipas Ermetizmit, fuqia e Zinxhirit vepron duke ushqyer shprehjen e pavetëdijshme të mediumit, duke e shtyrë në këtë mënyrë të personifikojë format e errësirës së vetë mendjes së saj.

Sa më shumë ajo shtyhet në gjendje trance, aq më mirë prodhon fjalë dhe gjendje sugjestionimi të veçantë, madje profeci dhe përshkrime të veçanta të njerëzve të gjallë apo të vdekur.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI
RD
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 26-03-2009, 09:56:35
  Në qoftë se nuk do ishin lindja dhe vdekja, me shumë mundësi do të ishim të destinuar për të vuajtur më shumë, një jetesë gjithmonë e njëjtë, pa mundësinë për t`u rigjeneruar



Vertete e drejte
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3767
  • Gjinia: Femer
Misss
#2 ne: 26-03-2009, 10:06:35
Jam shume dakort me ju te dy,gjithcka do ishte monotone dhe pa emocion... :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#3 ne: 24-05-2010, 22:07:37
... nuk do kishte kuptim jeta pa lindjen dhe vdekjen
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 19
Elton Arifi
#4 ne: 28-10-2010, 10:39:12
Edhe unë pajtohem me ju se pa lindje dhe vdekje nuk do kishte kuptim,ashtu siç nuk ka KUPTIM pa RINGJALLJEN.

Me nderime!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 956
  • Gjinia: Mashkull
whitesnake
#5 ne: 28-01-2012, 09:54:13
Nje titull pa lidhje  :(
Kjo Klarita ka medituar shume qe ka arritur ne nje konkluzion te tille  :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#6 ne: 23-07-2013, 07:14:47
pa lindjen e vdekjen njerezimi.nuk do ekzistonte
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super