×

Njerëzit me dy fytyra

Njerëzit me dy fytyra

· 78 · 11102

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 20-05-2008, 13:19:49
Carl Gustav JUNG

Shprehja proverbiale “Djall në shtëpi dhe engjëll jashtë saj” është formulimi më i mirë i copëzimit të personalitetit, i lindur tërësisht falë përvojës së përditshme, pasi një mjedis i caktuar kërkon gjithmonë një qëndrim të caktuar. E sa më shumë që të zgjatet, aq më i shpeshtë bëhet ky qëndrim i kërkuar nga mjedisi, madje me t’u pajtuar me të, aq më shpejt kthehet në një qëndrim të zakonshëm për individin.

1.Kështu, shumë individë nga shtresat e të diturve dhe të kultivuarëve, duket të lëvizin të paktën në dy mjedise krejt të ndryshme: në atë të shtëpisë dhe në atë të vendit të punës. Aq më tepër që këto dy mjedise kaq të ndryshme, sipas shkallës së identifikimit të unit me qëndrimin, arrijnë të kushtëzojnë edhe një dyfishim (dyzim) të karakterit. Po njëlloj, në mënyrë korresponduese me kushtet e nevojat shoqërore, karakteri shoqëror orientohet në njërin kah kundrejt kërkesave e pritshmërive të vendit të punës, dhe në krahun tjetër kundrejt synimeve e qëllimeve të subjektit. Si rregull, karkateri që dëshmohet në mjedisin shtëpijak mund e duhet të na informojë mbi kërkesat e komiditetit të subjektit, ndaj ndodh shpesh që individë, të cilët në jetën publike shfaqen si shumë energjikë, të guximshëm, këmbëngulës deri në kryeneçësi e fodullë, në shtëpi dhe në familje duken aq të ëmbël, aq të mirë, të dashur, të dobët e krejtësisht të dorëzuar. Atëherë shtrohet pyetja: vallë, cili është karakteri i tyre i vërtetë? Kjo përgjigje nuk është aspak e lehtë të jepet. Gjithë ky reflektim i shkurtër vërteton qartë se, edhe në rastin e individit normal, nuk është krejtësisht i pamundur fenomeni i dyzimit të karakterit. Në këtë kuptim, problemi i ndarjes së personalitetit duhet të trajtohet si një problem i përfshirë brenda psikologjisë normale.
Për mendimin tim, pyetjes së sapoformuluar duhet t’i përgjigjemi se ai subjekt, që sillet në këtë mënyrë, nuk zotëron një karakter të vërtetë, domethënë nuk është një subjekt individual, por një subjekt kolektiv që ka lidhje me rrethanat e pritshmërinë e përgjithshme. Pasi, po të ishte individual, pavarësisht se qëndrimi mund të ndryshonte, karakteri që do të shfaqej do të qe i vetëm. Aq më tepër që kështu karakteri i tij nuk do të identifikohej me qëndrimin dhe as do të mund, ose do të donte të pengonte individualitetin e vet të shfaqej si në njërën, ashtu edhe në tjetrën gjendje. E kjo për faktin se në realitet ky subjekt është individual si çdo qenie, veçse është i tillë në mënyrë të pavetëdijshme.
Për rrjedhim, në bazë të këtij identifikimi pak a shumë të plotë me qëndrimin e momentit, ai gënjen me karakterin e tij, njëlloj si të tjerët, edhe veten. Mbart një maskë që di mjaft mirë se si ta lidhë nga njëra anë me qëllimet e veta e, nga ana tjetër, me kërkesat dhe opinionet e mjedisit, duke bërë të mbizotërojë herë njëri, herë tjetri. Pikërisht këtë maskë, ose këtë qëndrim që subjekti mbart mbi vete, unë e quaj “persona”, që në fakt është termi me të cilin përkufizohej në botën antike maska e një aktori.
Në rastin e sapocituar, dy qëndrimet e ndërmarra janë njëkohësisht dy personalitete kolektive, që për thjeshtësi shprehjeje do t’i përfshij nën emrin persona ose personae. E ashtu siç theksova dhe më sipër, individualiteti i vërtetë i këtyre dy personaliteteve është i ndryshëm. Rrjedhimisht, persona është një kompleks i nevojshëm i formuar për motive të përshtatjes ose të krijimit të një komoditeti të domosdoshëm, por që nuk është i njëjtë me individualitetin. Ndërkohë që kompleksi funksional i persona ka të bëjë vetëm me raportin e tij me objektin.
Në këtë pikë duhet sqaruar se raporti i individit dhe objekteve të jashtme duhet të jetë thellësisht i dallueshëm nga raporti midis individit e subjektit. Me subjekt unë kuptoj ato moto, sentimente, mendime, ndjesi të vagullta e të pakuptimita që nuk ndikojnë mbi ne për të vërtetuar vijueshmërinë e përvojës së vetëdijshme të objektit, por duke na shqetësuar e frenuar, nganjëherë edhe duke na favorizuar, arrijnë të ngrihen lart që prej thellësive të errësirës së brendisë sonë, pra prej gjithçkaje që gjendet poshtë e pas vetëdijes. Kështu, pikërisht ky subjekt i konceptuar si një objekt i brendshëm, quhet pavetëdije. E ashtu siç ekziston një raport me objektin e jashtëm a qëndrimin e jashtëm, ekziston edhe një raport me objektin e brendshëm ose një qëndrim të brendshëm. Natyrisht që ky i fundit, nisur nga natyra e tij tërësisht intime e mjaft e vështirë për t’u kapur, është shumë më pak i njohur sesa qëndrimi i jashtëm. Këtë mund ta vëzhgojë çdokush.
Megjithatë, fomulimi i një koncepti të caktuar për këtë qëndrim të brendshëm, nuk duket një punë tmerrsisht e vështirë. Të gjitha sentimentet, frenimet, ndjesitë e vagullta e fragmentet e fantazive të ashtuquajtura të rastësishme, që shqetësojnë shpesh përqëndrimin, aftësinë e rendimentin për punë, madje ngandonjëherë edhe paqen e individëve më normalë të botës, të cilat arsyeja u bashkëngjit si cilësi disa herë shkaqeve fizike e disa herë motiveve nga më të ndryshme, nuk u detyrohen normalisht shkaqeve të supozuara nga ana e vetëdijes, por janë perceptime të caktuara të proçeseve që ndodhin në pavetëdije. E natyrisht që nëpër fenomene të tilla bëjnë pjesë edhe ëndrrat që, siç dihet, u bashkëngjiten shpesh atribute të shkaqeve të jashtme e sipërfaqësore: vështirësi në tretje, çarje mishrash në sup e gjëra të tjera të këtij lloji, pavarësisht se një shpjegim i tillë nuk mbështet në një kritikë serioze. Aq më tepër që qëndrimi i individëve të ndryshëm në lidhje me to është mjaft i dallueshëm nga njëri-tjetri. Kështu, ka individë që nuk e lënë veten aspak të tubullohen prej ndodhive të brendshme, ndaj i anashkalojnë, siç ka të tjerë që u nënshtrohen plotësisht: fantazia a një sentiment negativ mund t’ua prishë krejt humorin për tërë ditën, qysh nga çasti i ngritjes nga shtrati.

2.Në subjektet që u kalojnë shkarazi ndodhive të brendshme psikike, nuk mungon asnjëherë një qëndrim i brendshëm, ashtu siç nuk mungon kurrë realiteti i fakteve te subjektet që i anashkalojnë objektet e jashtme. Persona e këtyre situatave të fundit jo rrallë shquhet nga një qëndrim i ftohtë i pandikueshëm, që përkulet shpesh vetëm prej goditjeve më të forta të fatit. Nuk ndodh po kaq rrallë që individët, persona e të cilëve është i ashpër dhe i paepur, të fitojë më pas në lidhje me pavetëdijen një qëndrim ndërlidhës e të ndikueshëm. E sa më shumë të pandikueshëm e të paafrueshëm mund të shfaqen ata nga jashtë, aq më tepër të ndikueshëm e të afrueshëm janë nga brenda. Ndaj, në raste të tilla, qëndrimit të brendshëm i korrespondon një personalitet i brendshëm diametralisht i ndryshëm nga ai i jashtmi. Për shembull, unë njoh një njeri që arriti të shkatërrojë në mënyrë cinike jetën e lumturinë e vet, si dhe të të gjithë të afërmëve të tij, duke ndërprerë një udhëtim të rëndësishëm biznesi, vetëm për të shijuar bukurinë e një peizazhi të parë nga dritarja e trenit.
Aq më tepër që përvoja e së përditshmes, ashtu siç na autorizon të flasim me plot të drejtë për një personalitet të jashtëm, po njëlloj na përligj të supozojmë edhe për ekzistencën e një personaliteti të brendshëm. Në këtë kuptim, personaliteti i brendshëm nuk është tjetër veçse mënyra me të cilën sillet një individ në lidhje me proçeset e brendshme psikike, asgjë tjetër pra veçse qëndrimi i tij i brendshëm, karakteri i tij i referuar ndaj pavetëdijes. Për këtë arsye, qëndrimin e karakterin e jashtëm unë e përkufizoj si persona, ndërsa qëndrimin e brendshëm si shpirt.
E duke qenë i zakonshëm, qëndrimi është një kompleks funksional pak a shumë fortësisht i strukturuar, me të cilin uni mund të arrijë të njësohet me po të njëjtën masë e që gjuha si koncept mund ta shprehë në mënyrë fort plastike. Kështu, kur dikush në raport me situata të caktuara sillet gjithmonë në të njëjtën mënyrë, dmth. ka një qëndrim të zakonshëm, atëherë përgjithësisht ne themi: Ai është krejt tjetër kur bën këtë apo atë gjë.
Shihet pra se përdorimi i një shprehje pasqyron autonominë e kompleksit funksional të një qëndrimi të zakonshëm, njëlloj sikur individi të pronësohej nga një tjetër personalitet, sikur brenda tij të kish hyrë një tjetër shpirt. Në një kohë kur të njëjtën autonomi që zotëron qëndrimi i jashtëm shpesh e shpall haptazi, si dhe qëndrimi i brendshëm, shpirti. Nga ana tjetër mund të shtojmë se, të ndryshosh a të përpunosh persona-n, pra qëndrimin e jashtëm, është një nga orvajtjet më të vështira të artit të edukimit. Mirëpo po kaq e vështirë është edhe të edukosh shpirtin, për shkak se struktura e tij mund të jetë po aq e fortë e kompakte sa edhe ajo e persona-s. E ashtu si persona është një etnitet që shpesh përbën tërë karakterin e një individi, dhe që shpesh e shoqëron atë përgjatë tërë jetës pa ndryshuar kurrë, po kështu edhe shpirti është thelbi me kufij të përcaktuar në mënyrë të përpiktë i një karakteri, që ngandonjëherë shfaqet si autonom e i pandryshueshëm. Ndaj shumë shpesh është e mundur që të karakterizohet e të përshkruhet në mënyrë mjaft të qartë.

3.Përsa i përket karakterit të shpirtit, mund të themi se shpirti sillet në mënyrë plotësuese në lidhje me karakterin e brendshëm. Aq më tepër që përvoja më ka mësuar se ai i përmban të gjitha ato karakteristika të përgjithshme, që i mungojnë qëndrimit të vetëdijshëm të një njeriu. Tirani, për shembull, i torturuar nga parandjenja të tmerrshme, ëndrra të makthshme e ndroje të brendshme, është një figurë tipike e këtij pohimi. Cinik, i egër dhe i paafrueshëm së jashtmi, ndërkohë i bindur, i thjeshtë e i përkulshëm së brendshmi, çka do të thotë se shpirti i tij përmban në vetvete karkakterin e përgjithshëm të kushtëzueshmërisë e të dobësisë që i mungon krejtësisht qëndrimit të tij të jashtëm, pra, persona e tij. Po kështu, kur persona është i prirur nga ana intelektuale, shpirti i tij priret në mënyrë të sigurt nga ajo sentimentale. Në një kohë kur plotësia e funksionit të shpirtit, siç kam pasur rastin ta provoj shpesh, lidhet ngushtë edhe me karakterin seksual të individit. Bie fjala, një grua shumë femërore mund të ketë një shpirt mashkullor, kurse një burrë shumë i vrazhdë një shpirt vërtet femëror. Një antonomi e tillë lipset të burojë nga fakti se asnjë mashkull nuk është kurrë tërësisht mashkull nga brenda, por zotëron shpesh veçori të caktuara femërore. Madje sa më i ashpër qëndrimi i tij i jashtëm, aq më të spikatura janë veçoritë femërore të shfaqura në pavetëdije, duke shpjeguar qartë se përse burrat me karakter të ashpër paraqesin shpesh aspekte thellësisht fëmijërore, duke u kushtëzuar e ndikuar dendur nga shtysat e pavetëdijes.
Ndërkohë që gratë me karakter të spikatur femërorë, miklimeve të shtysave të pavetëdijshme u kundërvënë një qendresë, kryeneçësia e së cilës është e barabartë me atë që karakterizon qëndrimin e jashtëm të një burri, për shkak se e gjithë kjo s’është tjetër veçse një veçori mashkullore, që duke u përjashtuar nga qëndrimi i tyre i jashtëm, shndërrohet në cilësi të vetë shpirtit të tyre. Në këtë kuptim, ndërsa në rastin e një burri flasim për “shpirt”, në rastin e një gruaje, për të qenë logjikisht konsekuent, duhet të flasim për “animus”. E ashtu si në qëndrimin e jashtëm të një burri logjika e konkretësia mbizotërojnë përgjithësisht ose gjykohen si ideale, në qëndrimin e jashtëm të një gruaje mbizotërues është sentimenti.
Ndërkohë që në shpirt raporti këmbëhet: burri së brendshmi ndjen, gruaja reflekton. Për këtë arsye, burri është shpesh prè e një dëshpërimi të plotë, kurse gruaja arrin gjithmonë të gjejë në çdo rrethanë një shpresë të re, çka shpjegon faktin se përse burri vret veten më shpesh se gruaja. Nga ana tjetër, ashtu siç gruaja mund të shndërrohet në viktimë të situatave shoqërore (për shembull, duke u kthyer në prostitutë), po njëlloj edhe burri mund të kthehet në viktimë të impulseve të pavetëdijes (alkoolizohet ose u nënshtrohet veseve të tjera).

Përktheu Dritan Thomollari Gazeta Albania

  • Postime: 6718
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 15-07-2008, 20:02:44
Njerezve me dy fytyra,  u vjen  patjeter dita ku do te shfaqen pafytyre fare.

  • Postime: 1580
sorelina
#2 ne: 20-07-2008, 08:16:28
Nuk jane gje tjeter vecse njerez te ulet, pa nivel, pa karakter.

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#3 ne: 20-07-2008, 10:05:10
Nuk janë gjë tjetër veçse njerëz te ulet, pa nivel, pa karakter.

Yeah,,,

  • Postime: 577
  • Gjinia: Femer
ZUZUNA
#4 ne: 20-07-2008, 10:56:51
NJerezit me dy fytyra fatkeqsisht jetojen midis nesh,,,por ne duhet te jemi te kujdes'shem,sepse jan shum nga ata qe mund te na bejen keq,,,e keqja eshte se e shumta e tyre nuk duken qe jan me dy fytyra... :(

  • Postime: 91
  • Gjinia: Femer
Dallga
#5 ne: 22-07-2008, 23:04:26
Vini re:

Naten ndërron ngjyrën
Ditën ndërron fytyrën


S'ka nevoje per komente te metejshme.

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#6 ne: 23-07-2008, 01:19:32
Vini re:

Natën ndërron ngjyrën
Ditën ndërron fytyrën


S'ka nevojë për komente te metejshme.

100% pikes i ke rene :)

  • Postime: 1007
  • Gjinia: Femer
Stefi
#7 ne: 23-07-2008, 12:10:36
NJerezit me dy fytyra fatkeqsisht jetojen midis nesh,,,por ne duhet te jemi te kujdes'shem,sepse jan shum nga ata qe mund te na bejen keq,,,e keqja është se e shumta e tyre nuk duken qe jan me dy fytyra... :(

Mjafton te jene shenja e binjakeve LOL

  • Postime: 577
  • Gjinia: Femer
ZUZUNA
#8 ne: 05-08-2008, 09:34:05
Moj Stef shenjen e binjakve eeeee,,mir mir se ta tregoj une ty kur te vij atje... LOL LOL

  • Postime: 26
  • Gjinia: Mashkull
duka65
#9 ne: 31-08-2008, 00:09:45
<Njeri me dy fytyra>.Kete shprehje ne qofte se e shikojme nga ajo karikja e teatrit qe e kemi pare deri tani,vertet qe duket shume e shemtuar .Por mendoj qe te mbijetosh ne kete kohe te cuditeshme them qe 2 fytyra jane pak.Pervec aktoreve politikaneve tregetareve dhe shume kategorive te tjera, edhe njerezve te zakonshem do  ja u keshilloja te perdornin me shume se nje fytyre.

  • Postime: 1007
  • Gjinia: Femer
Stefi
#10 ne: 17-09-2008, 15:21:12
Moj Stef shenjen e binjakve eeeee,,mir mir se ta tregoj unë ty kur të vij atje... LOL LOL

Hahahaha Zuzuna mos me thuaj qe je Binjaket LOL

  • Postime: 577
  • Gjinia: Femer
ZUZUNA
#11 ne: 18-09-2008, 08:31:02
Hahahaha Zuzuna mos më thuaj qe je Binjaket LOL
LOL Po mi binjaket jam ditet e fundit biles :D
Po nuk jam hic ashtu sic i pershkruajene binjaket vallai jo nji her :(

  • Postime: 1007
  • Gjinia: Femer
Stefi
#12 ne: 18-09-2008, 09:16:53
LOL Po mi binjaket jam ditet e fundit biles :D
Po nuk jam hiç ashtu siç i pershkruajene binjaket vallai jo nji her :(

Hahaha po ti mos u merzit yllo, se shenjat nuk jane perhere shume te pershtatshme me njerezit ;) :perqafim

  • Postime: 12738
Mishel...............
#13 ne: 16-01-2009, 19:59:07
Gjithkund ka njerez me dy fytyra e mos me shume. Nganjehere edhe vete shendrrohemi ne te tille te detyruar nga rrethanat....gjiths esi mire nuk eshte sepse del jashte vetes dhe del shemtuar.

  • Postime: 1007
  • Gjinia: Femer
Stefi
#14 ne: 19-01-2009, 10:55:25
Gjithkund ka njerez me dy fytyra e mos me shume. Nganjehere edhe vete shendrrohemi ne te tille te detyruar nga rrethanat....gjiths esi mire nuk eshte sepse del jashte vetes dhe del shemtuar.



Wow mireseerdhe ti moj :perqafim

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#15 ne: 21-10-2009, 19:20:42
Gjithkund ka njerez me dy fytyra e mos me shume. Nganjehere edhe vete shendrrohemi ne te tille te detyruar nga rrethanat....gjiths esi mire nuk eshte sepse del jashte vetes dhe del shemtuar.



sikur ste njof 2fytyrshe une ty te pakten jo per keq :D

dyfytyrshit vdes per kete lloj kategorish njerzish argetohem shume kur ju cjerr masken me duart e tyre mundesisht :d

  • Postime: 12738
Mishel...............
#16 ne: 23-10-2009, 08:18:38
 ;) ne momente te caktuara te gjithe jemi,por rralle a shpesh eshte ne varesi te gjithkujt.

  • Postime: 83
  • Gjinia: Mashkull
teverlani
#17 ne: 23-10-2009, 09:10:23
Kush jan ne shenjen binjake jane me dy ftyra

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#18 ne: 23-10-2009, 10:35:22
Kush jan ne shenjen binjake jane me dy ftyra

binjaket jane me shume se me 2 fytyra e me e bukra asnjehere se kupton se kur tregojne fytyren e vertete :d

  • Postime: 7276
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#19 ne: 23-10-2009, 20:40:21
Jane shtuar kaq shume vitet e fundit sa tani nuk na bejne me pershtypje, jemi ne kerkim te njerezve me tre fytyrae lart tani. :P

  • Postime: 6718
  • Gjinia: Femer
erlehta
#20 ne: 26-10-2009, 21:14:37
Megjithese kjo kategori njerezish po ben perpara, mbeten gjithmone pa personalitet.

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#21 ne: 26-10-2009, 22:30:14
shume e vertete.

  • Postime: 1215
* AηesSa *
#22 ne: 27-11-2009, 22:12:30
HMM... une jame shum dakort me mishelin... ne me te vertet ndonjeher jemi te detyruar te sillemi ne ate menyr se ashtu e do rrethana dhe ne duet te pranoemi me kete :S .....

  • Postime: 1580
sorelina
#23 ne: 27-12-2009, 19:55:36
Te tille ndryresira mos i pac ne kontinent.
Jane maximumi i negativitetit.

  • Postime: 2549
vullkani
#24 ne: 28-12-2009, 01:19:14
ndonjehere duhet te jesh me 2 fytyra