×

Shenjat e fundit të botës apo...?

· 9 · 1916

Shenjat e fundit të botës apo...?

· 9 · 1916

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 08-01-2011, 17:38:51
Miliona peshq të ngordhur dhe mijëra zogj që bien nga qielli pa jetë. A mos është kjo shenja e fundit të botës, apo thjesht shfaqja më e egër e ndryshimeve klimaterike për të cilat flasim çdo ditë. Njerëzit dhe shkencëtarët ndahen më dysh, kur flitet për fenomenet që pushtuan botën, nga brigjet lindore të SHBA-ve deri në Itali, që prekën miliona specie, që deri më tani kanë ngordhur në mënyrë krejt të pashpjegueshme. Mjaft besojnë në një goditje nga UFO-t apo në një eksperiment ushtarak që mbjell vdekje. Të tjerë flasin për Armagedonin apo fundin e botës, ndërsa shkencëtarët ende nuk dinë të japin përgjigje, por i mëshojnë ndryshimeve të klimës.

Një vit më parë qytetarë të Tiranës, që u bie rruga nga Myslym Shyri,  u bënë dëshmitarë të një ngjarje të trisht ku qindra harabel nga ata që popullojnë gështenjat e egra të rrugës përkrah Drejtorisë së Policisë Tiranë u gjendën të ngordhur në trotuare e rruge. Arsyet mister? Pastruesit e qytetit u kujdesën që zogjtë të fshiheshin, por askush nuk di të thotë se si u gjendën ata të ngordhur në rrugë dhe çfarë e shkaktoi “vrasjen” masive. Askujt sidoqoftë nuk i vajti mendja se kjo mund të ishte një shenjë që mund të lidhej me fundin e botës apo me diçka të ngjashme. Por ndërsa ky ishte një rast i veçuar ajo që po ndodh në këtë fillim janar thuajse në të gjitha kontinentet, është qindra herë më e madhe dhe ashtu siç shkruan Time Magazine, “mjaft e frikshme” cila do qoftë arsyeja e saj.

Fillimi

Miliona peshq të ngordhur dhe mijëra zogj që bien nga qielli pa jetë. A mos është kjo shenja e fundit të botës, apo thjesht shfaqja më e egër e ndryshimeve klimaterike për të cilat flasim çdo ditë. Njerëzit dhe shkencëtarët ndahen më dysh, kur flitet për fenomenet që pushtuan botën, nga brigjet lindore të SHBA-ve deri në Itali, që prekën qindra specie, që deri më tani kanë ngordhur në mënyrë krejt të pashpjegueshme. Mjaft besojnë në një goditje nga UFO-t apo në një eksperiment ushtarak që mbjell vdekje. Të tjerë flasin për Armagedonin apo fundin e botës, ndërsa shkencëtarët ende nuk dinë të japin përgjigje, por i mëshojnë ndryshimeve të klimës.  Sidoqoftë pyetja e madhe është: Pse ranë mijëra zogj nga qielli dhe pse ngordhën miliona peshq?

Gjithçka filloi me rreth 85 mijë peshq “daulle” që u gjendën në bregun e lumit Arkansas në SHBA ku uji i kishte nxjerrë të ngordhur. Ekspertët nuk dini çfarë përgjigje ti jepnin kësaj masa të madhe ngordhje, por duke qenë se bëhej fjalë për një specie të vetme u besua se mund të bëhej fjalë për një sëmundje. E deri sa ishim te peshqit e ngordhur shumë pak mund ta çonin mendjen për diçka më të madhe se kaq. Por kur vetëm 100 kilometra nga vendi ku u gjetën peshqit e ngordhur u zbuluan 5 mijë zogj të rënë nga qielli pa jetë gjërat duket se u bënë serioze, spekulimet masive, ndërsa shkencëtarët ende nuk kanë një përgjigje të aftë të shpjegojë ndodhitë...

Tani Time Magazinë të ofron një link të jashtëm (http://techland.time.com/2011/01/06/track-mass-animal-deaths-courtesy-of-google-maps/)  i cili nga ana e tij të zbulon një hartë të botës me më shumë se 25 raste ngordhjesh masive të peshqve apo shpendëve në zona të ndryshme të botës. Pjesa më e madhe e ngjarjeve të çuditshme kanë ndodhur në brigjet lindore të SHBA, por këto janë shfaqur ndërkohë në thuajse të gjithë botën, përfshi edhe Italinë fqinje e cila është goditur nga një rrebesh prej 300 pëllumbash të vdekur të rënë në Ravena. Ngjarjet duken të palidhura me njëra tjetrën ndërsa shenjat të njëjta. 

E ndërsa për rënien e zogjve nga qielli natën e ndërrimit të viteve në qytezën e Beeebe të Arkansas SHBA u fajësuan fillimisht fishekzjarrët, tani më ky arsyetim nuk mjafton. Dayli Mail shkruan se “5 mijë zogjtë ranë në mes të një cope toke jo më të gjerë se 800 jard. Ata ranë mbi çati shtëpish, makina dhe madje një prej tyre qëlloi një grua në kokë”. Shefi i policisë lokale i tha medias se mjaft prej banorëve të qytezës kaluan në panik, një pjesë besuan se ky ishte fundi i botës. Në të vërtetë nuk ishte ashtu, por ngjarje të ngjashme, që e shoqëruan këtë rast e bëjnë këtë fenomen vërtetë të frikshëm.

Shpjegimet

Fillimisht zyrtarët fajësuan ndonjë stuhi të mundshme vetëtimash apo rrufesh që sipas tyre mund të ketë goditur zogjtë ndërsa këta fluturonin në tufë, por testet e para laboratorike treguan se zogjtë kishin ngordhur nga trauma, përplasja me diçka dhe se në stomakun e tyre nuk u gjet helëm. I dyshuari i parë për shkakun e kësaj ngjarje ishin fishekzjarrët e fundvitit. U mendua se fishekzjarrët kanë trembur zogjtë dhe i kanë hutuar ata duke bërë që të përplaseshin në çati shtëpish apo rrugë. Por fishekzjarrë ka pasur thuajse çdo fundvit dhe kjo nuk ka ndodhur më parë. Dan Cristol, një akatemik dhe bashkëthemelues i “Institute for Integrative Bird Behaviour Studies”, i tha Dayli Mail se ai nuk fajësonte fishekzjarrët për këtë ngjarje. Për të njëjtën  gazetë një tjetër specialist për zogjtë thotë se tufa që ngordhi mund të jetë goditur nga ndonjë stuhi centrifugale (si ato të një makine larëse) e cila më pas i ka përplasur në tokë. Ndërkohë që mjaft ekspertë i qëndrojnë teorisë së ndryshimit të klimës. Michio Kaku, profesor fizike në Nju Jork, tha se ngordhjet mund të ishin shkaktuar nga ndonjë erë e fortë vertikale (e ngjashme me tornadot), e cila mund të rrëzojë edhe avionë. Ndërkohë që autoritetet në SHBA thanë për shtypin se vetëm në 20 vitet e fundit kishte pasur 16 raste ngordhjesh masive të menjëhershme të sorrave apo zogjve të tjerë, ata mendojnë se arsyet mund të mos zbulohen edhe për mjaft kohë, por ndërkohë thonë se kjo nuk lidhet me ngordhjen masive të peshqve në Arkansas dhe në Brazil. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se në histori ka pasur të paktën 2900 lloje të ndryshme kafshësh, shpendësh apo peshqish që kanë pësuar humbje masive menjëhershme, ndërsa miliona syresh kanë ngordhur.

Por ndërsa kërkoheshin shpjegimet për dy ngjarjet e para të tjera goditën njëra pas tjetrës. Të hënën që shkoi  500 zogj të tjerë u gjetën ranë të ngordhur nga qielli në Luisiana SHBA, ndërkohë që të mërkurën 2 milion peshq u gjetën po ashtu pa jetë në brigjet e gjirit “Chesapeake Bay “. Dayli Mail shkruan se autoritete lokale e kishin shpjeguar këtë me ftohjen e menjëhershme të ujërave, por kjo nuk mund të shpjegojë arsyet e ngordhjes së mijëra peshqve të tjerë të llojeve të ndryshme në Port Orange në Florida.  E ndërsa Amerika ndjehej e vetme e goditur nga fenomenet e çuditshme lajme të ngjashme erdhën nga Suedia ku 100 korba ranë nga qielli të ngordhur pa asnjë shenjë dëmtimi, të tjera raste u raportuan në Zelandën e Re, Japoni, Britaninë e Madhe dhe sot numërohen rreth 25 fenomene që kanë prekur zogjtë dhe peshqit. Më i rëndi ndër ta llogaritet ai i Brazilit.

Fundi i botës apo?

Priftërijtë në të gjithë botën dhe sidomos në forumet fetare online janë gjetur përpara pyetjeve të vështira këto ditë. Pjesa më e madhe e njerëzve duan të dinë nëse këtë fenomene përshkruhen në atë që bibla e quan Apokalipsi. Ndërkohë një grup të krishterësh ndjekës të përllogaritjeve të barë nga Harold ­Camping, kishin kohë që përhapnin fjalën se fundi i botës do të vijë më 21 maj 2011. Sipas tyre ne kemi edhe pak muaj për të jetuar. Një tjetër prift i mëshon faktit se kjo është në të vërtetë shenjë e fundit të botës. Pasi sipas tij në librin e shenjtë, shenjat e para të shkatërrimit të tokës janë pikërisht katastrofat mjedisore dhe pas tyre do të vijë lufta.

Ndërkohë ata që besojnë se këto janë shenja të fundit të botës i janë drejtuar edhe kalendarit Maja, i cili sipas tyre i jep fund botës vitin që vjen. Frika se po i afrohemi fundit ndoshta është arsye se pse njerëzit kanë nisur t’i mëshojnë kësaj histori. Mjaft prej tyre besojnë se zogjtë janë më të ndjeshëm se njerëzit dhe janë të parët që e pësojnë nga ndryshimet e mëdha. Ndërsa të tjerë janë duke kërkuar diçka më pak metafizike, por po kaq të pashpjegueshme. Media të ndryshme në internet shkruajnë për goditje nga UFO dhe Alienë. Ndërkohë të tjerë e zbresin konspiracionin në tokë. Mjaft përfshi edhe presidentin Venezuelas Hugo Chaves, besojnë se fenomenet janë shkaktuar nga ndonjë lloj i ri arme eksperimentale që po provohet nga SHBA-s. Një program satelitor që lëshon valë mund të fajësohet në fakt për zogjtë, por ai nuk gjendet fajtorë për peshqit.

Programi për mjedisin i Kombeve të Bashkuara ka hedhur poshtë teorinë e Apokalipsit, por ka kërkuar studime serioze për të shpjeguar ngordhjen masive të kafshëve, shpendëve dhe peshqve. “Shkenca po përpiqet të gjejë një shpjegim”, tha një zëdhënës i këtij programi për median, por kërkoi më shumë kohë për të marrë një përgjigje.

Greg Butcher, drejtor për i agjencisë kombëtare të SHBA-ve për mbrojtjen e zogjve, thotë se është duke u shkrirë gazit me teoritë për fundin e botës. Sipas tij përsa i përket zogjve gjithçka shpjegohet me fishekzjarrët, por ai është dakord me konspiracionistët në një pikë, askush nuk duhet të lejojë që ngordhja e 5 mijë zogjve dhe miliona peshqve të kalojë pa u ndjerë. ‘Kjo është një dëshmi e mirë e ndryshimeve klimaterike dhe problemeve në mjedis, urrej të mendoj se 5 mijë zogj do të vdisnin dhe askush nuk do ta çante kokën”, tha ai për Dayli Mail. Sidoqoftë shkencëtarët, në një kohë kur interneti gëlon nga teoritë e fundit të botës, janë të bindur se nuk ka një rrezik të tillë.

Standard
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#1 ne: 12-06-2011, 15:32:43
akoma ju besoni ketyre traplliqeve o njerez
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3108
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#2 ne: 12-06-2011, 17:28:16
Shejtane, se mos kan ndonje pune tjeter?

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3528
  • Gjinia: Mashkull
Nore
#3 ne: 13-06-2011, 12:21:36
shej ty sdo te mare zoti te paren po te fundit se je cupe e mire :) :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#4 ne: 26-08-2013, 19:01:17
fundit te botes nuk i dihet kurre...ndonese ky planet do kishte marre fund me kohe natyrisht...zoti qe eshte qenja me e paparashikueshme e zgjati fundin e saj per mijera vite te tjera... qe u befte drite dmth e vrafte Israfili ne nje perjetesi tjeter, dmth e kalofte armikun me fatal te tij ''Fronin".
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#5 ne: 27-12-2013, 17:22:34
por shenje e sigurt e fundit natyral te botes, eshte fitorja e magmes lindore dicka e ngashme, dcika CCCP, dmth asaj kulture qe nuk blojti dot nxehtesia kineze, apo mitra e diellit
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#6 ne: 27-12-2013, 18:57:41
Lexova nje artikull ku thuhej se universi ka filluar procesin e shkaterrimit....fun di eshte prane
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#7 ne: 29-12-2013, 16:53:06
Info per konsum.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#8 ne: 29-12-2013, 17:02:26
Universi eshte thjesht nje shqope universale, voidi qe shtrihet pas saj, i virgjer vetem per ata engjej te ''nasas'' qe do mund ti ikin, arratisen, rusise engjejve te vjeter plot intriga, por te bardha per boten tone, me nastradinin mbi shpine. Por kjo shqope do thahet, drita do pakesohet ne fazen nate apo para vdekje per miliarda perjetesi te tjera perpara se ti perpije, ti terheqe perseri ne lindje drite primare apo primitivitet qiellor, greqi antike plot mistere dhe afsh
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super