×

Të Falesh Veten.

· 11 · 1529

Të Falesh Veten.

· 11 · 1529

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
ne: 31-10-2007, 19:56:26
Të gjithë (pa perjashtim) bëjmë faje e gabime ne jetë, gjëra qe uronim të mos i kishim bërë, gjëra për te cilat pendohemi (mbase), veprime qe duam t'i kthejme mbrapa me kohën. Por e vërteta është se ç'ka bëjmë, nuk kthehet dot me mbrapsht. Te gjithe kemi lindur e jemi mekatare e te gabuar (ne kuptimin qe s'jemi qenie te persosura) fundja. Dhe problemi - per mendimin tim - s'eshte edhe aq tek fakti qe bejme gabime, por se sa mund ta falim veten tone prej ketyre gabimeve/fajeve.

Për mendimin tim është me e lehtë te falesh dike tjetër, t'ja falesh një veprim a një gabim, sesa ta falesh veten. Dhe mbase ne i themi vetes (pas një gabimi te vogël) qe e kemi falur, por thelle-thelle, a e kemi falur veten tonë, a e falim dot veten lehtesisht?! Si mendoni ju për këtë?! Ilustrojeni edhe me shembull nga vete jeta juaj, po mundet. Nëse e falni veten kollaj apo jo?! Nëse e falni veten shpesh, a si?! Faleminderit.

Pres te diskutojmë këtu. Ndërkohë ju uroj një te Merkure te Mrekullueshme ne Vazhdim. WOW s'më besohet qe nesër është data 1 Nentor. Iku edhe 2007! :(
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 31-10-2007, 22:29:59
I lehtë apo i rëndë gabimi, i ndodhur me dashje apo pa dushur te gjithë e falin veten. Merzija, brengosja te lendojne shpirtin, madje thelle  por a mund te quhen këto ndjesi ndeshkime te vetvetes???
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1443
  • Gjinia: Femer
Englishbee
#2 ne: 01-11-2007, 17:34:52
E fal veten, pak si rende, por vetem nese i premtoj vetes sime se ate gabim qe e kam bere nuk do ta perseris me asnjehere ne jete, vetem kjo qe me qeteson dhe me ben te ndihem mire dhe pastaj ia fal vetes gabimet dhe vazhdoj tutje!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2642
  • Gjinia: Mashkull
Oqeani
#3 ne: 01-11-2007, 17:40:23
 Mendoj qe kjo ka pak te beje dhe me personalitetin e njerut.Dikush pajtohet me lehte me veten per gjerat qe gabon apo nuk mund ti arrij, e dikush shume veshitr,gjihtsesi cdo kush ndodhet  ne situata te tilla qe ben veprime qe veshtir do tia fal vetes.
    Edhe une mendoj qe me lehte eshte ta falesh dike tjer se ajo mund te jete diqak  e veshtire per momentin dhe me pase cdo gje muhnd te harrohet, sesa veten dhe genjen mendjen ,se pasojat shifen tek merzitja,brengosja e lendimi shpiteros sqi tha  edhe Erlehta.
  Por gjihtsesi mendoj qe njeriu duhet te jete pak edhe psigolog i vetvets,te mos lejeoj qe nje gabim i bere tia ndryshoj apo shktarroj jeten, duhet te jemi te vetedishem qe nuk jemi qenie te persosura.
  Elegance si gjithmon hap tema  interesante, te uroj..
 
   Me hajr fytyra e re te forumit  :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#4 ne: 01-11-2007, 20:32:47
Faleminderit te Gjitheve, per Pergjigjet, deri tani. :) I Vleresoj pergjigjet dhe mendimet tuaja.


Elegance si gjithmon hap tema  interesante, te uroj..
 
   Me hajr fytyra e re te forumit  :)

Faleminderit edhe ty Oqeani per konsideraten. Une mundohem te hap tema te kohes dhe qe ngjallin interes tek shumica. Temat e mia do te ishin thjesht korniza pa piktura brenda, nese do te mbeteshin pa pergjigje, keshtuqe FALEMINDERIT.

Dhe me Hair Fytyra e Re e Forumit! Mezi e Pacim!!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 90
  • Gjinia: Femer
Buzeqeshja
#5 ne: 01-11-2007, 21:57:53
s'mendoj fare për gjëra te tilla, ma bëjn ua bëj dhe kështu me radh. Jeta esht e till, bejm mekate i permiresojm ato o nuk vrasim mendjen dot, po s'deshen te te me falin mua as un s'do ua var me kurr atyre. Për një gjë qe jam e vetëdijshme qe kam ber i kerkoj falje aty për aty, s'e ler për nesër, meqë nesër esht dit e re dhe as qe dua t'ia dij se a ka vuajtur a jo. Të falur jan gjith ata/ato qe me kan lenduar ne një far mënyrë, qe kan synuar o jo te te me lendojn, edhe le të urdherojn te te me kerkojn falje po aq me bën mua. Sikur kerkimi i faljes do me sheronte plagen qe kam??? Pergjigja esht se jo, atëherë me mir do ishte qe personi ne pyetje te kerkoj falje nga dikush tjetër ta fal at qe më ka ber mua.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 49
  • Gjinia: Femer
shanel
#6 ne: 02-11-2007, 00:07:51
ndonjehere me duket sikur nuk e kam falur veten....kjo ndodh vetem kur merzitem shume............
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#7 ne: 02-11-2007, 06:30:32
Kjo eshte dicka qe sapo shkruajta, nje mendim, nje vleresim, nje vezhgimi im per jeten dhe vetveten. Po e shkruaj ne Anglisht sic e shkruajta origjinalisht dhe po e perkthej pastaj. ;)

"Life is too short to blame yourself, to have regrets and to keep grudges. Live each day as if it was your last day on Earth! Learn and Forgive, but above all Love! You'll never get a second chance at Time lost feeling bad." Do te perkthehej keshtu: "Jeta eshte shume e shkurter per t'a fajesuar veten, per te patur pendesa e per te mbajtur hater. Jetoje cdo dite sikur te ishte dita jote e fundit ne Toke. Meso dhe Fal, por mbi te gjitha Dashuro! Ti kurre nuk do te kesh nje shans te dyte per Kohen e humbur duke u ndjere keq."
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#8 ne: 28-10-2013, 16:09:17
askush nuk eshte perfekt....dhe nese nuk falim veten , cdo me duhej falja e te tjereve

cdo gje nis nga vetja!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 474
ness uno
#9 ne: 28-10-2013, 19:34:43
 ^o) besoj se para te gjithash duhet jo vetem te falim veten e te tjeret, por te duam veten dhe jeten dhe cdo veprim ta benim te ndjere e te mire sikur te ishte dita jone e fundit ne kete jete.........ju pershendes te gjitheve me kete perle te G.G. Markes

" Gabriel Garcia '' - Letra e fundit para vdekjes, Fitues i cmimit Nobel...
"Sikur te kisha nje copez jete...
Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje copez jete, mbase nuk do ti thosha te gjitha ato qe po mendoja, por sigurisht do ti mendoja ato qe po them. Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren, por per domethenien e tyre. Do flija pak, do enderroja me shume, sepse cdo minute qe mbyllim syte humbasim 60 sekonda drite. Do vazhdoja
kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha kur te tjeret do flinin. Do degjoja kur te tjeret do flisnin, dhe sa do e shijoja nje akullore me cokollate!!! Nese Zoti do me jepte nje copez jete, do vishesha thjesht, do shtrihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin por edhe shpirtin tim. Ah Zoti im, sikur te kisha nje copez jete,nese do mundesha, do shkruaja urrejtjen time mbi akull, dhe do prisja te dilte dielli. Nuk do te lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve qe dashuroja se i dashuroja. Do te beja cdo burre dhe grua te besojne se jane njerezit qe dua dhe do te dashurohesha me dashurine. Te njerezit do te tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne se dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojne te dashurojne. Femijes se vogel do t’i jepja pende, por do ta lija te mesonte vete sesi te fluturoje. Pleqve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por “harresa”. Mesova kaq gjera nga ju,njerezit. Mesova se te gjithe duan te jetojne ne “majen e malit”,pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se si zbret “faqen e pjeret”. Mesova se kur femija i porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel,per here te pare gishti qe zgjatet i prindit te tij e roberon pergjithmone. Mesova se njeriu ka te drejte ta shohe tjetrin nga lart, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet.....Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone ate qe mendon..... Nese do ta dija qe sot do te ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort,fort dhe do t’i lutesha Zotit qe te behesha roja e shpirtit tend. Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera. Nese do ta dija qe kjo do te ishte hera e fundit qe do ta degjoja zerin tend, do te regjistroja cdo fjale tenden qe te mund te te degjoja perseri,perseri.. Nese do te dija qe keto do te ishin momentet e fundit qe do te te shihja, do te te thosha “te dashuroj” dhe do te supozoja jo logjikisht se e dije me pare. Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t’i bejme gjerat sic duhet, por nese bejme gabime na mbetet vetem e sotmja. Do te doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s’do te te harroj. E nesermja nuk eshte e sigurt per askend, si i ri, si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre. Sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe i zene per te realizuar nje deshire te tyre. Mbaji ata qe dashuron prane vetes, thuaju duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroji, sillu mire,gjej kohen per ta, thuaju "me vjen keq", "me fal" , “faleminderit” dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#10 ne: 28-10-2013, 23:19:36
Shume e bukur dhe e goditur......

Sikur ti dinim te gjitha keto....
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super