×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: ßåßy ღ
« ne: 05-01-2014, 15:39:52 »

Dodë Gjergji

Ne, që i besojmë Krishtit, duhet të jemi zemërçelur, si ndaj Zotit, ashtu edhe ndaj të afërmit, sepse vetëm kështu mund të festojmë me gëzim dhe të këndojmë hareshëm këngën e engjëjve: Lavdi Hyjit në më të lartin qiell e paqe njerëzve mbi tokë. Ky entuziazëm festiv do të jetë më i madh pas përvojës së Vitit të Fesë.

Në këto kohë, që kur po gëzojmë “liri e demokraci”, pothuaj dhe jemi përmalluar për dashurinë, për kujdesin njerëzor, për miqësitë, për ngrohtësinë familjare dhe për idealet sublime- pasuri këto, që na mundësonin të ngriheshim mbi kufijtë e “lirisë së burgosur” dhe të zbritnim nën “të drejtat e shtypura”, për të mbërritur te zemrat e njëri-tjetrit.

Sot, na ka kapluar dëshpërimi, pranë të mirave të shumta e mundësive të vogla për t’i pas ato, pranë një shteti të së drejtës ku ka “gjyq e ligj” por, vështirë vihet te drejtësia, pranë një shoqërie ku të fortit kanë mundësi, punësim, pasuri, të drejta dhe liri, kurse të tjerët janë të detyruar të jetojnë fatin e varfërisë së tyre.

E varfëria shumëdimensionale po e përbuz dinjitetin njerëzor të shumë vëllezërve dhe motrave tona. Si është e mundur që kur ka kaq shumë liri dhe të drejta, të jemi të mbërthyer brenda mureve të egoizmit dhe të urrejtjes, e të kemi zbritur nën dinjitetin njerëzor për të ikur nga përgjegjësia e dashurisë për njëri-tjetrin?

Kjo gjë na ndodhë për shkak se Zotin e duam, por, nuk e lejojmë të na ndryshojë zemrat; lirinë e duam, por, s’kemi mësuar akoma se liria dhe të drejtat arrihen me dashuri dhe respekt ndaj tjetrit; jetojmë në paqe por, na mungojnë hiret dhe virtytet. E kur mungojnë këto: paqja dhe liria s’kanë kuptim.

Dashuria dhe jeta e virtytshme e mirëpërdor skamjen dhe padrejtësinë më mirë se egoizmi dhe jeta e shfrenuar lirinë dhe paqen. Megjithatë, nuk duhet të dëshpërohemi, sepse jeta jonë është n’dorë t’Zotit, por, duhet t’i bashkë ndajmë këto gjëra që ta vetëdijësojmë sa ma shumë njëri-tjetrin për përgjegjësitë e përbashkëta që kemi për mirë përdorimin e pasurive, në shërbim të një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

/Shekulli Online/