×

Vampirët, likantropët dhe shtrigat

Vampirët, likantropët dhe shtrigat

· 9 · 1151

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 14-08-2011, 12:49:48
Njerëz-ujq, me forcë të jashtëzakonshme, të vdekur që ecnin, gra në gjendje të fluturonin. Çfarë ishin në të vërtetë vampirët, likantropët dhe shtrigat

Në kufijtë e njerëzores

Bedburg, Gjermani, 1589. Peter Stubbe, i akuzuar se ka vrarë dhe copëtuar dy gra shtatzëna dhe 13 fëmijë (përfshirë fëmijët e tij) dënohet me vdekje. Në qelinë e tij thotë se ka marrë nga Djalli një rrip magjik dhe kur e vishte mundej të transformohej në ujk.

Antignana, Istria, 1672. Banorët terrorizohen nga Jure Grando, një argat që sulmon gratë e fshatit për t’u pirë gjakun. Frika është mëse e justifikuar: Grando ka gjashtë vite që ka vdekur dhe nëpër fshat bredh kufoma e tij. Nuk mbetet veçse të zhvarroset, t’i ngulet një ushtë në zemër dhe t’i pritet koka.

Glarus, Zvicër, 1782. Anna Goldi dënohet me vdekje sepse ka parë me sy të keq Annamarinë e vogël, e cila pëson konvulsione të vazhdueshme. Sipas prindërve, Anna kish përdorur fuqitë e saj për ta sëmurur: Në fakt, pas kërcënimeve të tyre e kishte shpëtuar fëmijën me një masazh të thjeshtë.

Historikë

Këto tre raste janë të vërtetë, historikisht të dokumentuar dhe aspak të izoluar. Mes viteve 1529 dhe 1630 u regjistruan vetëm në Francë më shumë se 30 mijë njerëz-ujq. Një shekull më vonë, në Europën Lindore u panë dhe denoncuan mijëra vampirë. Ndërkohë që Anna Goldi ishte e fundit viktimë e të ashtuquajturës luftë të shtrigave, që nisi në 400 dhe u bë e pamëshirshme mes viteve 1540-1680, duke vrarë të paktën 100 mijë gra.

Përse një numër i madh traditash antike dhe moderne rrëfejnë për njerëz që transformohen në bisha të egra apo krijesa të natës të etura për gjak dhe për gra në gjendje të fluturojnë, të parashikojnë të ardhmen apo të sëmurin apo shërojnë falë lëngjeve magjike? Por mbi të gjitha: Kush ishin në të vërtetë njerëzit që akuzoheshin për aftësi çudibërëse? RD

  • Postime: 6715
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 18-10-2011, 21:19:30
Kam lexuar dikur per Ana Goldin dhe me kujtohet qe ajo ka pohuar se perdorte fuqite e djalli.

  • Postime: 116
  • Gjinia: Femer
SweetAntonia
#3 ne: 18-10-2011, 21:28:08
Une si besoj.
Flasim per vitet e mesjetes ku cdo gje shihej si gje shtriganerie.
Une kam lexuar mendimet filozofike ku thuhej qe
nje gjel i cili beri nje veze menduan se ai kishte djallin ne trup
keshtu vendosen ti benin tortura.

Pra jane gjera qe nuk qendrojne.
Personat, personazhet si te quhen i kam lexuar ne google
edhe cilesohet se ata kishin probleme psiqike,nese nje person e torturonin derisa ai pranonte qe kishte lidhje me shpirtera te keqinj.

Nga se varet qe pijne gjak?
Kanibalizmi ekziston akoma ne ditet e sotme.
Duke iu refuar serish ketyre disa kane qene te braktisur qe femi, disa i kane keqtrajtuar, disa kane pasur trauma dhe e vetmja menyre te ''sheroheshin'' ishte te benin te tj te provonin te njejten dhimbje, per fat te keq.

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#4 ne: 16-05-2012, 15:38:13

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#5 ne: 16-05-2012, 15:39:37
..as une.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#6 ne: 16-05-2012, 16:50:42
Une i besoj...vetem per te qene kundra rrymes se realisht nuk i besoj LOL

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#7 ne: 27-12-2013, 17:36:06
te gjitha parregullsite e medha mbinatyrale vampiret, ujqerit njerez, shtrigat shume te bukurat magjistare dhe krokodilet me impotence psikike, jane karma engjejsh mumje te flakur abiseve per shkak imoralitetit, vjedhje apo vrasjes

  • Postime: 12738
Mishel...............
#8 ne: 27-12-2013, 18:19:43
Sa zor kam ta kuptoj kete ciarlin me raste...po me raste se zakonisht se kuptoj fare