Microsoft zgjedh open-source - Microsoft | Windows

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Microsoft zgjedh open-source

· 1 · 363

Microsoft zgjedh open-source

· 1 · 363

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    ne: 19-11-2011, 23:55:54
    Nuk është vetëm duke e lëshuar tërë peshën e vet në platformën me burim të hapur Hadoop për ngjeshje të sasive të mëdha të të dhënave përgjatë mijëra serverëve. Microsoft tashmë është duke e braktisur platformën pronësore të cilën e ka ndërtuar për ta kryer të njëjtën gjë.
    Gjatë javës së kaluar, një postim në blog nga Redmond lajmëroi që ndërmarrja do të ndalonte zhvillimin në LINQ to HPC, të njohur ndryshe si Dryad, një platformë kjo e zhvilluar në laboratorin e hulumtimeve të Microsoft. Në vend të kësaj, ndërmarrja do të përqendrohet në përpjekjen e vet për ta përdorur Hadoop për sistemin e vet operativ Windows Server dhe shërbimin e vet online për ndërtimin dhe vendosjen e aplikacioneve, Windows Azure.

    “Hadoop ka kaluar si një platformë e shkëlqyer për analizim të të vëllimeve të pastrukturuara ose të mëdha të të dhënave në çmim të ulët, që përkon plotësisht me vizionin e Microsoft për platformën e vet të informacionit,” shkruan Don Pattee, nga grupi i Windows High Performance Computing të Microsoft, në një postim në blog.

    Pattee tha që ndërmarrja kishte përditësuar versionin e kaluar të Dryad, por që nuk do të lëshon një version zyrtar të “prodhimit2. Microsoft nuk pranoi që të komentonte në postimin në blog.

    Sipas Matt Aslett, i cili është analist në 451 Group, kjo lëvizje nuk është befasuese, por tregon se sa shumë ka ndryshuar Microsoft. “Është ende në ditët e hershme për ambientim ndërmarrësor të Hadoop, por tashmë ka fituar mjaft vëmendje për ta bërë të vështirë për projekte garuese për të marrë tërheqje,” tregoi Aslett për Wired. “Disa vite më parë ka qenë e pamendueshme që Microsoft do të mbështeste një projekt open source të shkruar në Java, duke e lënë të vetmuar kontributin e vet në  zhvillim.”/pcworldalbaniani

    Temat e fundit