Windows 8 - Microsoft | Windows

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Windows 8

· 43 · 7239

Windows 8

· 43 · 7239

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    ne: 11-09-2011, 20:19:03
    Bota pati rastin që të shoh disa nga pamjet e para të Windows 8 në konferencën D9 që u mbajt në maj. Tani Microsoft është gati për të ofruar edhe më shumë informacione dhe atë më të plota në lidhje me versionin e ardhshëm të sistemit të saj operativ.
    Microsoft veçse ka treguar paksa në lidhje me rrugëtimin e saj gjatë konferencën D9 në maj, kur shpalosi pamjet e reja të Windows, që shfaqin një pamje më ndryshe të desktopit dhe të ngjashme më shumë me Windows Phone, sesa me pamjet tradicionale siç jemi mësuar t’i shohim. Veçori tjera të shpalosura në atë kohë përfshinin edhe një dyqan aplikacionesh dhe përkrahje për aplikacione të shkruara në HTML dhe Javascript.

    Kompania gjithashtu pati theksuar se dëshiron që sistemi i saj operativ të jetë aq i fuqishëm sikurse në një desktop ashtu edhe në një tablet 8 inçësh, që dëshiron të lidhet me ekrane të mëdha.

    Gjatë ditëve të fundit, kompania ka ofruar paksa më shumë detaje në lidhje me Windows 8, duke theksuar shpejtësi më të madhe në start si dhe një lëvizje më substanciale në aspektin e pamjes së desktopit. Në të kaluarën një detaj interesant ka qenë përkrahja e procesorëve Intel nga ana e Windows, dhe në një formë mbështetja edhe për procesorët AMD, por tani gjërat do të ndryshojnë me Windows 8, sepse përveç këtyre dyve, do të ketë përkrahje edhe për procesorë ARM nga Texas Instruments, për procesorët Qualcomm dhe për procesorët Nvidia.

    Gjatë javës së ardhshme do të jetë interesant të shihet edhe progresi i arritur nga Microsoft në lidhje me vendosjen e Windows në ARM. Gjatë konferencës në Anaheim gjatë javës së ardhshme pritet që Microsoft të sjellë kodin e Windows në duar të zhvilluesve, por ende nuk dihet a do të jetë fjala për zhvilluesit e ARM dhe Intel, apo vetëm për njërin prej tyre. Konferenca do të ofrojë edhe mundësin e pamjeve të para në lidhje me krijimin e aplikacioneve natyrale për Windows 8.

    Pjesëmarrësit e konferencës mezi po presin se çfarë hardueri do të ofrojë Microsoft pë ta, sepse në të kaluarën Microsoft pati ofruar laptop të Acer me një version të hershëm të Windows 7, e prijtet janë të larta se do të ofrohen tablet me Windows 8. /pcworldalbanian
    « Editimi i fundit: 15-09-2011, 12:14:49 nga M A X »

    • Postime: 27290
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #1 ne: 14-09-2011, 14:24:46
    Prezantohet Windows 8, shumë veçori të reja

    Gjatë ditës së sotme Steven Sinofsky nga divizioni i Windows pranë Microsoft ka trajtuar pjesëmarrësit e konferencës Build 2011 me një prezantim të detajuar në lidhje me sistemin operativ të radhës Windows 8.
    Duke qëndruar në rrënjët e vërteta, sistemi i ri operativ implementon komanda të njohura me tastierë me të cilat përdoruesit janë mësuar gjatë viteve të fundit – siç janë CMD apo Ctrl+F. Dhe sa i përket përditësimit të Internet Explorer, MS ka theksuar se versioni i dhjetë i këtij shfletuesi do të ketë mundësi të kalojë mes ndërfaqes së njohur Metro dhe asaj klasike për desktop. Natyrisht u bënë të ditura edhe disa ndryshime për lëvizje anësore në ekran dhe më poshtë mund të shihni edhe një listë më të detajuar të risive:

    Të gjitha aplikacionet e Windows 7 do të punojnë në Windows 8
    Përditësimet e sigurisë janë minimizuar në pjesën e poshtme të djathtë të ekranit të kyçjes
    Windows Task Manager është ripërpunuar dhe ndal aplikacionet kur ato nuk janë në ekran
    Funksioni i ri “Reset and Refresh PC” mundëson një sistem të thjeshtë të restaurimit të pamjes
    Softueri i virtualizimit HyperV vjen i para-ngarkuar me Windows 8
    Përkrahja për monitor të shumtë tani mundëson një paraprijë të vetme përgjatë të gjitha ekraneve si dhe task-bar specifik për secilin ekran
    Përkrahja për multi-touch është shtuar edhe për IE 10
    Funksioni i zmadhimit është shtyrë edhe më thellë në shërbim për desktop

    Magazinimi SkyDrive është integruar në të gjitha aplikacionet me bazë në cloud
    Rifreskim Metro-Style për aplikacionet Mail, Photo, Calendar dhe People, nën Windows Live ID
    Opsionet mundësojnë që të bëhet sinkronizim në të gjitha pajisjet me Windows 8
    Përkrahje e vazhdueshme për Windows 8 Developer Preview Beta
    Lenovo S10 (me një Atom dhe 1GB RAM) mund të punojë me Windows 8
    Nuk ka mbishtresa në Windows 8: Metro është integruar në bërthamë
    Edhe aplikacionet Metro-Style edhe ato Win2 do të shiten në Windows Store
    Pajisjet Windows 8 me një çip NFC do të jenë në gjendje të përdorin veçorinë prek-për-të-shkëmbyer për të dërguar përmbajtje në një pajisje tjetër apo thjeshtë për të pranuar përmbajtje nga diçka si një kartelë e pajisur me NFC.
    Kyçja do të përdor një sistem me bazë në fotografi
    Aplikacionet do të jenë në gjendje të lidhen dhe kuptojnë njëra tjetrën (nëse janë programuar kështu).
    Softueri i integruar antivirus do të dërgohet me Windows 8
    Nuk do të ketë version ndryshe të Windows 8 pë tablet apo Media Qendra
    Ende nuk dihen versionet e sakta të Windows 8 si Home, Ultimate, Professional, etj
    Pajisjet ARM do të përkrahen por jo me këtë version për zhvillues
    Disa fakte të mëtutjeshme mund t’i gjeni këtu apo edhe mund të shkarkoni direkt një kopje të këtij versioni të Windows 8 për vetën tuaj. /pcworldalbanian

    • Postime: 27290
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #2 ne: 15-09-2011, 12:19:34
    Windows 8 duket vertete shume premtues. Apple e beri punen e saj, sepse pa ndikimin e tyre veshtire se Microsoft do merrte mundimin te ndryshonte kaq shume. Por edhe konceptimi i Windows Mobile ka ndikimin e tij te madh. Sic mund ta keni pare Windows Mobile ka nje strukture goxha te ndryshem nga iOS dhe Android (ato kutizat te quajtura "tiles"), gje qe u prit shume mire nga ekspertet. Bazuar ne suksesin e Windows Mobile, trendet e vendosura nga Apple, Microsoft rikonceptoi rendshem se si duhet te jete nje sistem operativ. Dhe ja ku jemi sot. Une per vete jam i impresionuar nga MS.

    Citim
    Windows 8 synon touchscreen
    Windows hyn në zonën “tablet”. Microsoft ka prezantuar Windows 8, versioni i ri sistemit operativ për ekranet me prekje dhe me pajisje për PC dhe dizpozitivë të gjeneratës së re që nuk varen nga mausi apo tastiera, por të bazuar tek prekja e ikonave në ekran.

    Në këtë mënyrë, sipas ekspertëve, kolosi i Redmond synon të rekuperojë terren ndaj Apple.

    Produktet e bazuar në teknologjinë e re, nuk do të jenë më të disponueshëm përpara gjysmës së vitit të ardhshëm.

    • Postime: 691
    • Karma: +16/-2
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #3 ne: 16-09-2011, 14:23:38
      Sistemi operativ i radhës i Microsoft, Windows 8 nuk do t’i mungojë pamja e famshme e quajtur BSoD “Ekrani i kaltër i vdekjes” që si zakonisht shfaqet në ekran kur diçka nuk shkon siç duhet, por tani duket se me versionin e ri do të ketë një ndryshim të dizajnit të kësaj pamjeje.
    Të kthehemi paksa në histori: I njohur zyrtarisht si stop-eror, pamja e këtillë është shfaqur për herë të parë në Windows 1.0 në vitin 1985. I ashtuquajturi ekran i kaltër, që sigurisht ka marrë emrin nga ngjyra dhe që në formë origjinale lidhet me “IBM’in e Madh e të Kaltër, ka vetëm një qëllim – t’ju tregoj se çdo gjë shkoi keq”.

    Ekrani në formë tradicionale shfaq një copë teksti, që tregon se çfarë çështje ka shkaktuar problemin kritik në PC. Një përdorues më pas duhet vetëm të ristartojë sistemin sepse askush nuk mund t’i ik kësaj, as vet Bill Gates.

    Megjithatë errori klasik dhe i madh e i frikshëm do të zëvendësohet në Windows 8, dhe do të ketë një dizajn më shoqëror. Pamja e re së pari është shfaqur në faqen e Chip Hazard në Facebook dhe aty shihet një emoticon i një fytyre të mërzitur ku nën të shkruan: “PC’ja juaj ka pësuar një problem që nuk ka arritur ta zgjidh dhe tani duhet të ristartohet”.

    Ekrani gjithashtu ofron edhe një detaj të mesazhit të gabimit që mund të kërkohet dhe të mundësojë detaje tjera. Edhe pse ndryshimet në ekranin e ri të kaltër ofrojnë një pamje më të pastër dhe më të lehtë për tu kuptuar, është vështirë të besohet se përdoruesit do ta presin për të mirë. Diçka ngjashëm si mesazhi i Google Chrome: “Aw Snap!”. A po ju pëlqen dizjani i ri? Na komentoni më poshtë. /pcworldalbanian

    • Postime: 168
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #4 ne: 22-02-2012, 15:40:29
    Windows 8 do jet si Windows Vista.

    E kan bo kshu per cerra. Bile per cerra qe jan qorra.

    • Postime: 27290
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #5 ne: 02-03-2012, 23:29:42
    Windows 8 do jet si Windows Vista.

    E kan bo kshu per cerra. Bile per cerra qe jan qorra.

    Nuk e di, por kudo po lavderohet shume. Win8 nuk ka te beje fare me Vistan dhe Windows-et paraardhes. Koncepti i ri eshte bazuar ne Windows 7 per mobile, qe nese e ke pare na afer, ka plot risi qe nuk i gjen ne ndonje sistem tjeter.

    • Postime: 10
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #6 ne: 17-05-2012, 23:03:58
    Windows 8 ka edhe Windows 7 (i vjen era Windows 7 - por eshte ne fakt versioni "Desktop") , edhe versionin "Metro", qe duket shume si Windows Phone 7.

    Me e mira eshte se do mund te kesh Windows 8 ne cdo lloj sendi kompjuterik ( :D), laptop, desktop, all in one, tablet, touchscreen. Tani per tani mund edhe te rregjistrosh emrin si "krijues i aplikacioneve" dhe mund te kesh aplikacione ne beta (ose ne Consumer Preview). Release Candidate do dale nga muaji tjeter dhe do jete edhe nje hap me afer versionit te fundit. :)

    • Postime: 524
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #7 ne: 17-05-2012, 23:07:19
    Windows 8 me duket shume bloze. Per cerra

    • Postime: 10
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #8 ne: 17-05-2012, 23:10:33
    A e ke provu/instalu apo po flet nga pamje qe ke pa ne internet? Ca do me thene cerra i here?

    • Postime: 524
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #9 ne: 17-05-2012, 23:11:10
    Dmth per kalamoj. Un e kam provu qe para 1 viti gati.

    • Postime: 956
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #10 ne: 17-05-2012, 23:20:28
    Mu me duket interesant si sistem nga kjo video
    Building "Windows 8" - Video #1

    • Postime: 524
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #11 ne: 17-05-2012, 23:21:23
    E kan bo si Nintendo Wii o burr i dheut. Si XBOX.

    • Postime: 10
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #12 ne: 17-05-2012, 23:22:46
    Hahaha... ok, c'gjera nuk te pelqejne ne te?

    • Postime: 524
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #13 ne: 17-05-2012, 23:23:31
    Hahaha... ok, c'gjera nuk te pelqejne ne te?
    E para se ngjan si Nintento Wii dhe e dyta se ngjan si Xbox

    • Postime: 3259
    • Karma: +12/-1
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #14 ne: 17-05-2012, 23:24:10
    Une javen tjeter do e marre nje version dhe  do e provoje, pastaj do shkruaj si , ku dhe cfare.

    Por i pazavendesueshem eshte XP :D

    • Postime: 524
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #15 ne: 17-05-2012, 23:24:48
    Une javen tjeter do e marre nje version dhe  do e provoje, pastaj do shkruaj si , ku dhe cfare.

    Por i pazavendesueshem eshte XP :D
    Me xp un ta gjej passwordin per gjys ore! Dmth po me ra kompjuteri jot n'dor kuptohet.

    • Postime: 956
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #16 ne: 17-05-2012, 23:27:41
    Une javen tjeter do e marre nje version dhe  do e provoje, pastaj do shkruaj si , ku dhe cfare.

    Por i pazavendesueshem eshte XP :D
    Une rri e formatoj kompjuterat e te tjereve me windows 7 dhe per vete akoma mbaj XP  :D  PC-ne e fundit qe bleva me Vista-n e hoqa dhe vura XP  :D edhe per mua i pazevendesueshem eshte XP-ja  :D

    • Postime: 10
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #17 ne: 17-05-2012, 23:28:39
    E para se ngjan si Nintento Wii dhe e dyta se ngjan si Xbox
    Cudi.. se Desktop ngjan si Windows 7 - dhe po, jam dakort qe Metro mund te duket si Xbox (edhe pse Zune e filloi i pari ate version, pastaj Windows Phone, pastaj Windows 8 e me ne fund Xbox). Une s'e kuptoj lidhjen me Nintendo Wii akoma... po ndoshta jam qerru pak :)

    • Postime: 524
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #18 ne: 17-05-2012, 23:30:16
    Lidhja me nintento wii eshte qe Microsofti po i kthe njerezit ne budallej duke perdor "interface" te tille qe eshte per kalamoj.
    Vejj o vlla nji Start menu se aty fillo kompjuteri. Por keta dun me i fut hundet ne platforma te tjera (tablet) dhe pranej po hapen kshu si vaji n'lakra.

    • Postime: 3259
    • Karma: +12/-1
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #19 ne: 17-05-2012, 23:31:43
    Te njejten gje e beje dhe une.

    erionmuca, po nese ja gjen passwordin laptopit tim, do te them une, qe sdo gjesh asgje hahaha :D

    • Postime: 10
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #20 ne: 17-05-2012, 23:34:54
    Lidhja me nintento wii eshte qe Microsofti po i kthe njerezit ne budallej duke perdor "interface" te tille qe eshte per kalamoj.
    Vejj o vlla nji Start menu se aty fillo kompjuteri. Por keta dun me i fut hundet ne platforma te tjera (tablet) dhe pranej po hapen kshu si vaji n'lakra.
    Hmmm Start menu eshte ne Desktop - po i bere right click te qoshja e majte poshte, te del nje version i Start menu. Pastaj, Start menu Microsoft e krijoi - dhe tani eshte zhvilluar teknologjia dhe menyra si i perdorim kompjuterat... ketu te tere perdorin tableta, nuk mban me kush 4 kile laptop ne cante. Windows 8 punon ne tableta edhe ne desktop, dhe prape ka pamjen e Windows 7 - kshu qe une s'e kuptoj se si nuk e paske vene re.

    • Postime: 12739
    • Karma: +31/-8
  • i identifikuar

    #21 ne: 18-05-2012, 15:19:16
    Me xp un ta gjej passwordin per gjys ore! Dmth po me ra kompjuteri jot n'dor kuptohet.

    he pra he se ate po pres une LOL

    • Postime: 524
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #22 ne: 18-05-2012, 18:25:56
    he pra he se ate po pres une LOL

    Vij re ate qe thash me siper. Po ta kisha ne dor.
    Kshu nga larg do i cik kohe.
     ;)

    • Postime: 12739
    • Karma: +31/-8
  • i identifikuar

    #23 ne: 18-05-2012, 21:59:15
    Vij re ate qe thash me siper. Po ta kisha ne dor.
    Kshu nga larg do i cik kohe.
     ;)

     E dija e dija po doja te te provokoja ....si te kom?

    • Postime: 524
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #24 ne: 18-05-2012, 22:00:23
    Mir jena. Anej nga ju mir?

    Temat e fundit