×

29 shkurti dhe viti i brishte

29 shkurti dhe viti i brishte

· 2 · 382

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 29-02-2020, 16:27:56
 

Një vit i brishtë është një vit me 366 ditë, kjo e fundit shtohet për të rregulluar shtyrjen e stinëve. Nëse do të mbaheshin gjithmonë 365 ditë, do të mblidhej çdo 4 vjet, një ditë me vonesë.

Rregulli
Ajo e kalendarit gregorian thotë: «Një vit është i brishtë nëse numri i tij mund të pjesëtohet me katër, përjashtim janë vite shekullore, (që janë të përpjesëtueshme me 100,) që nuk mund të përpjestohen me 400”.

Tradita angosaksone
Në botën anglosaksone, viti i brishtë quhet Leap year, d.m.th Viti i kalimit. 29 shkurti është Dita e Shën Patrikut dhe sipas traditës është e vetmja datë në të cilën vajzat, mund t’i kërkojnë të të fejuarit të martohet me do.

Tradita e do që ajo të këtë 12 palë dorashka, një për çdo muaj, për të fshehur dorën pa unazë të vajzës.

Historia
Ishte Jul Cesari që e prezantoi ditën më shumë çdo katër vjet, kjo për të barazuar llogaritë me 6 orët që mbeteshin çdo vit sipas përllogaritjeve të astronomit të tij.

Ishte Papa Gregori XIII që me vendim papnor vendosi në 1582, të eliminonte 3 vite të brishta, kjo sepse ishte parë të spostim përpara, duke shtuar nga një ditë, çdo katër vjet, duke rrezikuar Pashkën.

Vit i brishtë, vit i trishtë
Romakët mendonin se viti i brishtë, ishte dhe vit i trishtë, që sillte epidemi dhe tragjedi të mëdha. Ndërsa të tjerë mendojnë që është dhe viti i balenës, sepse mendohet se balen lind çdo katër vjet. Vitet e brishta përkojnë dhe me realizimin e Olimpiadave.

Të lindurit në 29 shkurt
Mundësia për të lindur në një “vit të brishtë” është 1 në 1,461. Në vitet e zakonshme, të lindurit më 29 shkurt e festojnë ditëlindjen e tyre më 28 shkurt ose më 1 mars, por edhe këtu ka një debat. Disa sugjerojnë se të lindurit përpara mesditës së 29 shkurtit duhet ta festojnë ditëlindjen më datë 28, ndërsa ata që kanë lindur pas mesdite, duhet të festojnë më 1 mars.

Përse femrat u propozojnë meshkujve në një “vit të brishtë”?
“Viti i brishtë” njihet edhe si viti kur femrat mund të marrin guximin për t’u propozuar meshkujve për martesë. Legjenda daton në shekullin e 5-të, kur një murgeshë irlandeze, Shën Bridget u ankua te Shën Patrick se femrat duhet të prisnin shumë deri sa t’u vinte propozimi për martesë. Kështu, Shën Patricku vendosi t’u lejonte femrave të pyesnin ato meshkujt ë çdo katër vite.

(BalkanWeb)

  • Postime: 7054
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 29-02-2020, 20:57:46
Aha, dmth romaket paskan pasur drejtë. Viti i brishtë, viti i trishtë, viti që sjell epidemi..hmmmmm ja Coronavirus 
 

Sa jave ka viti?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 24-04-2020, 14:56:16
nga M A X
Trailers nga filmat dhe serite me te fundit [viti 2020]

Nisur nga M A XRubrika Kinema

Postimi i fundit 07-05-2020, 13:55:27
nga M A X
Viti 2018 me më shumë aborte, rritet tek gratë me arsim të lartë

Nisur nga M A XRubrika Familja

Postimi i fundit 18-07-2019, 11:10:37
nga Mishel...............
Nga viti 2021 nuk do nderrohet me ora

Nisur nga M A XRubrika Bota

Postimi i fundit 26-03-2019, 22:04:24
nga Monique
viti i ri kinez

Nisur nga fluturRubrika Letra

Postimi i fundit 17-02-2013, 03:44:28
nga flutur