Akuariumi si dekoracion dhe anti-stres - Tema Interesante

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Akuariumi si dekoracion dhe anti-stres

Akuariumi si dekoracion dhe anti-stres

· 1 · 829

  • Postime: 27977
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-07-2011, 15:30:28
 

Pas orëve të tejzgjatura të punës në kohët moderne, të mbyllur nëpër zyra apo studio, me sy të vagulluar nga ekrani i vogël i kompjuterit, nëse shkëput dhe hedh sytë për një çast mbi një minibotë ujore, shikimi tjetërsohet, mendja çtendoset, nis e qetësohet, gjithçka rigjenerohet nga një tjetër botë e bukur që shfaqet befas, që ndërron aty për aty, lëvrin në ngjyra, forma jetësore, për të rifilluar më pas aty ku e ke lënë, duke e balancuar çlodhjen me lodhjen. ‘Klientët zakonisht i blejnë për zbukurim, luks, zbavitje. Pak janë të ndërgjegjësuar që akuariumi në fakt njihet se përbën një anti-stres të shkëlqyer”, tregon shitësi i hershëm i tyre në Tiranë, Egi Caci, i cili shet në dyqanin e tij akuariume prej 14 vjetësh.

E për rrjedhojë pak dinë t’i blejnë, shijojnë dhe mirëmbajnë akuariumet nëpër familje me këtë funksion. Më tepër i blejnë bar-restorantet, hotelet dhe të huajt. Këta të fundit shprehen më të ndërgjegjësuar ndaj vlerës së akuariumit si një mjet funksional çlodhjeje dhe anti-stresii. “Por kultura e akuariumit po ndërfutet nëpër shtëpi në një mënyrë tjetër, falë arkitektëve dhe arreduesve. Në rastet kur ata thërriten në ndihmë për të rregulluar mobilimin e një shtëpie, dhe në këtë rast një mundësi të tillë e kanë familje mesatarisht të pasura, ata ua këshillojnë shpesh edhe një akuarium. Janë ata të parët madje që bujtin në dyqanet e akuariumeve. Dhe meqë zëri iu dëgjohet, sepse jo më kot janë përzgjedhur dhe paguar, pasi japin propozimet, udhëzimet dhe idetë e reja të këtyre profesionistëve i ndjekin me përpikëri. E kështu përhapet pak nga pak moda e bukur e të pasurit një akuarium në ambientet e banimit apo të punës. “Ndodh jo rrallë që në dyqanin tonë blerësit të vijnë të shoqëruar nga arreduesi dhe të këshillohen bashkë për përmasat e duhura, vendin se në ç’zonë të shtëpisë mund të vihet akuariumi”, shton Egi Caci. Ka raste kur kanë kërkuar akuarium edhe tej e tej sa një faqe muri në gjatësi.

‘Kryesisht pëlqehet në sallonin e ndenjes, edhe i futur në mur, duke u dukur si televizor Plazma. Por edhe në korridore ose zonën e ngrënies janë shumë të këndshëm për t’u vënë dhe soditur. Në zona me dritë opake”, shpjegon arkitekti Gjovalin Shytani.

“Ka pasur një rritje në shitje deri në vitin 2006, por nga 2006 e këtej ka rënie. Ndoshta tregu është ngopur. Ndoshta ndikon edhe kriza ekonomike’

Të mirëmbash një akuarium



Një sërë rregullash teknike, sidomos për rifreskimin e ujit, në të kundërt mbetet si ‘peshku pa ujë’

Një akuarium rifreskohet me vetëqarkullim. Nuk ka nevojë për ndonjë lidhje të ndërlikuar hidraulike, sepse janë pompat e brendshme të akuariumit që punojnë vetë non stop për këtë. Njëra filtron, tjetra sjell oksigjenin që peshku të notojë i qetë, deri në fund të akuariumit. Ky rifreskim nuk lë të krijohet as era e keqe, që vjen si pasojë e ushqimit apo ndotjes së peshqve. ‘Rifreskimi i akuariumit është jo vetëm pastërti, por edhe rrit jetëgjatësinë e peshkut’, tregon Egli Caci. Dhe çdo muaj i nga niveli i ujit hiqen dy gisht ujë dhe shtohen po kaq, por asnjëherë nuk hidhet sasi në nivel fiks me lartësinë e akuariumit, sepse fluskat më pas do të derdhen në shesh. Hedhja e ujit bëhet me kujdes, që të mos krijohen vrima në pjesën fundore me zhavorr të akuariumit. Ujit gjithashtu i bëhet edhe filtrimi, ku kanë rëndësi edhe përmasat e filtruesit që do të zgjidhni për akuariumin. Sa më i madh, aq më i mirë. Kur hiqet uji, është rasti më i mirë për të hedhur edhe dezinfektantët, pasi uji ka bakterie të dëmshme.

Asnjëherë nuk bëhet ky proces duke hequr gjithë sasinë e ujit, për ta lënë akuariumin si ‘peshku pa ujë’. Dhe ena duhet të jetë shumë e pastër dhe për pastrimin e saj përdoren detergjentë të posaçëm.

Asnjëherë detergjentë të zakonshëm, të cilët edhe pasi shpëlahet ena, mund të mbeten në poret e xhamit dhe të bëhen dëmtues për jetëgjatësinë e peshqve.

Për të pastruar akuariumin përdoren dezinfektantë, antiklor, ilaçe për bakteriet dhe sëmundjet e peshkut si myku, çarja e bishtave etj. Ndërkohë, për specie të veçanta peshqish, kryesisht ata tropikalë, apo edhe për breshkat, akuariumi kërkon edhe ngrohje të brendshme.

Në shtresën fundore të akuariumit nuk duhet të hidhni zhavorr gëlqeror që prish ekulibrin kimik dhe biologjik të ujit. Mirë do të ishte një akuarium i vërtetë plot me alga dhe CO2 që rrit botën bimore të akuariumit dhe ushqen peshqit në mënyrë natyrale. Por edhe një akuarium që nuk kërkon shumë impenjim dhe ku peshqit mund të ushqehen me qese me ushqim të gatshëm nga dyqani, ia vlen të provohet!

Fatura e një akuariumi

Kushtojnë nga 1000 lekë më i vogli në formë globi, i hapur nga sipër, me diametër 20cm, 800-1000 lekë mesatari më diametër 30-40cm, deri 20-30 mijë me diametër mbi mbi 50 cm. Kjo vetëm për sa i përket ‘mureve’ pa ‘banorët’ peshq brenda, të cilët mund të zgjidhen në numër sa dëshirohet dhe mundet. Brenda çmimit përfshihen edhe të gjitha pajisjet: pompa, ushqime dhe ilaçe. Madje edhe tavolinë mbështetëse për akuariumin brenda në çmim. Ka akuariume me përmasa maksimale deri në 3 metër gjatësi dhe 80 cm lartësi që kushton afro 100.000 lekë. Jo më shumë se 80 cm të lartë, sepse në të kundërt nuk mund të futet dot dora brenda për të kujdesuar peshqit.

Sipas Egit, për shtëpitë shiten zakonisht akuariumet me përmasa mesatare. Lokalet ose vilat me sipërfaqe të bollshme blejnë akuariume me përmasa të mëdha. Por edhe akuariumet e vegjël, të cilët edhe me dy peshq brenda, mund të vihen në çdo kënd të shtëpisë, sidomos në dhomat e fëmijëve. Dhe në këtë rast fatura totale bashkë me peshqit është vetëm 2.000 lekë.

 

Fakte

Çfarë hanë peshqit?

Janë pa shumë shpenzime. Hanë vetëm një vakt. Nuk ka rëndësi se kur, mjafton që ushqehen një herë në çdo 24 orë. Zakonisht ushqimi përbëhet nga koncentrat peshku i konservuar dhe brumë peshku me përbërjeproteinash vegjetale, drithëra, molusqe, alga etj. Praktikisht, janë dy kokrra fare të vogla 2-3 gramëshe, të cilat ata i kullufisin menjëherë dhe kjo i mban gjithë ditën në formë.


Sa jetojnë peshqit?

‘Po dite ta mbash, një peshk akuariumi jeton edhe shtatë vjet. Po nuk dite, ngordh edhe për një orë. Ka rëndësi edhe cilësia e ushqimeve. Ushqimet më të mira për peshqit blijini markë gjermane. Gjermania njihet si lider në këtë fushë.”, shpjegon Egi Caci.

 


Ku të gjejmë akuarium?

‘EGER akuariume’

Rruga ‘Myslym Shyri’, P.55, Tiranë

www.dyqanionline.com (akuarium)

Tel: 0682038296; 0682074591

Fax: 042244103

 

Nga vijnë peshqit?

Peshqit që tregtohen në Shqipëri vijnë kryesisht nga Singapori dhe Malajzia, si distributorët kryesorë në të gjithë botën. Të llojeve, përmasave dhe ngjyrave më spektakolare për dekoracion ambientesh. Ndërsa vetë akuariumet janë ose prodhime kineze, ose italiane.

Lloje peshqish për akuariume:


Karas               – 300 lekë/copa

Gold fish         – 400-500 lekë/copa

Tropikal           – 400-500 lekë/copa

Skalar              – 600-700 lekë/copa

Peshkaqen       – 800 lekë/copa

Piranja             -  1.000 lekë/copa

Papagall           – 2.000 lekë/copa

Breshka deti-  1.500 lekë/copa

 

Magdalena Alla
Shekulli
« Editimi i fundit: 03-10-2020, 08:21:53 nga M A X »

Temat e fundit