×
Hyrja
Profili

Joga - Dashamirësit shqiptarë të yoga-s krijojnë grupimin e tyre

Joga - Dashamirësit shqiptarë të yoga-s krijojnë grupimin e tyre

· 1 · 263

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-06-2011, 00:04:25
Meditimi i vërtetë është një gjendje e paqes së thellë e cila ndodh kur mendja është e qetë dhe e heshtur, por tërësisht vigjilente. Format për të realizuar një gjendje të tillë janë të shumta.
Një prej tyre është Joga e cila praktikohet nga miliona njerëz nëpër botë si një mjet praktik për të arritur një gjendje të ekuilibruar e për të shijuar mirëqenien e zhvilluar mendore. Kjo metodë është mirëpritur edhe në vendin tonë. Udhëheqësi i grupit është nga Turqia, quhet Jekta Sungu dhe përpara se të nisë gjithcka na shpjegon disa detaje për ta bërë më të thjeshtë

“Sistemi i ndjeshmërisë që paraqitet këtu quhet ndryshe edhe pema e jetës në shumë tradita spirituale. Ai është i lidhur ngushtë me sistemin tonë nervor, të cilin e mban në ekuilibër edhe pas ndërgjegjësimit. Ai na mundëson të ndiejmë gjendjen e kanaleve tona të energjisë dhe të chakrave tona. Me të vërtetë ne mund të zbulojmë funksionimin e sistemit delikat brenda nesh në sajë të një flladi të freskët, një ndjesi shpimi ose ndonjëherë nxehtësi në pjesë të vecanta të duarve tona ose në majë të kokës”, sqaron Sungu.

Për këta njerëz sot është një pasdite e zakonshme ku takohen me njëri-tjetrin për të ndarë kohën dhe jo vetëm. Ata janë kthyer në besnikë të kësaj gjendjeje, janë bërë dy vjet që e praktikojnë sahaja jogën.

“Meditimi mund të bëhet si në grup ashtu edhe individualisht, nuk ka ndonjë detyrim. Por në meditimin kolektiv efekti është më i fortë dhe kjo është arsyeja që ne preferojmë që meditimin ta aplikojmë në grup. Gjithashtu meditimi kolektiv iu jep mundësi njerëzve të bëjnë edhe pyetje. Ata jo vetëm marrin përgjigje, por kjo i ndihmon edhe në komunikimin me të tjerët”, shton udhëheqësi i grupit.

Ambienti është ftues dhe me atmosferën e duhur për të medituar, jastëk të vendosur për të medituar, qirinj, foto të udhëheqëses shpirtërore dhe muzikë të përshtatshme.

Praktika e mditimit mirëpret çdo moshë. Në vendin tonë kjo kulturë me origjinë nga lindja duket se po përshtatet më së miri. Kjo duket edhe nga interesi që kanë shfaqur njerëzit për këtë lloj meditimi.

“Kemi vënë re se të gjitha kategoritë vijnë, si të rinjtë edhe të vjetrit, si gratë ashtu edhe burrat. Femrat vijnë më tepër dhe e shoh që burrat nuk kanë shumë interes për meditimin. Zakonisht ata e shohin këtë si një gjë femërore, por mendoj se nëse fillojnë ta aplikojnë do të shikojnë ndryshimet në jetën e përditshme”, thekson Sungu.

Mënyra e meditimit sahaxha joga është krijuar nga Shri Mataji në vitin 1970 në Indi dhe që atëherë është shpërndarë në të gjithë botën. Sipas drejtuesit të grupit kjo formë meditimi lejon individin të bëhet udhëheqës shpirtëror i vetvetes.

“Sahaxha joga është meditim spontan. Origjina e këtij lloj meditimi vjen nga Lindja e Largët. Në Indi është një praktikë që ndiqet prej të gjithëve, është si një lloj rutine. Këtë njerëzit e bëjnë edhe para se të flenë”, shprehet Sungu.

Si një fomë për të arritur një gjendje të mirë fizke, emocionale e shpirtërore Sahaxha joga është një metodtë meditimi e cila sjell një zbulim të ri në zhvillimin e vetëdijes njerëzore. Shri Mataji thoshte se me anë të këtij procesi njeriu bëhet më i bashkuar, më i moralshëm dhe më i ekuilibruar.

“Për të realizuar këtë meditim në fakt nuk ke nevojë për shumë gjëra, mjafton vetëm trupi yt. Nuk ke nevojë për ndonjë veshje speciale. Sic e shikoni ambienti këtu nuk ka ndonjë gjë të madhe. Sigurisht një vend i qetë dhe muzika e zgjedhur e bën praktikimin e jogës më të thjeshtë. Në ditët e para të aplikimit nevojitet një ambient i qetë”, shton Sungu.

Meditimi kjo filozofi e trashëguar që nga lashtësia i ka rezistaur më së miri kohës e për këto ditë që jetojmë mbase ka më shumë arsye pë ta provuar. /top channel
« Editimi i fundit: 26-01-2020, 18:19:46 nga M A X »

Temat e fundit