“E vrau korona”: Në Ballkan s’ka më dasma të mëdha - Mix

×
Hyrja
Profili

“E vrau korona”: Në Ballkan s’ka më dasma të mëdha

“E vrau korona”: Në Ballkan s’ka më dasma të mëdha

· 6 · 466

  • Postime: 26710
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-09-2020, 21:38:03
 

Djordje Djokoviç ka 13 vjet që punon si operator dasmash në Serbinë perëndimore. Këtë vit, ai dhe partneri i tij i biznesit kishin 25 rezervime – dasma të mëdha dhe të zhurmshme me nga 300 të ftuar, ndonjëherë edhe 500 ose 600 të tillë.

Tani, “të gjitha këto janë anuluar ose shtyrë, disa për vitin e ardhshëm, disa deri në momentin kur e gjithë kjo të marrë fund”.

Dhe një dasmë që filmoi ai që prej shtimit të numrit të infektimeve në Serbi, nuk ka aspak lidhje me dasmat që bëheshin më parë.

“Nusja dhe dhëndri u martuan dhe hëngrën drekë me familjen, shoqëruesin e dhëndrit dhe shoqëruesen e nuses, pa muzikë, vetëm dy njerëz për tavolinë”, tha Djokoviç për BIRN. “Vetëm çifti dhe dy shoqëruesit lejoheshin të hynin në zyrën e gjendjes civile.”

“Nuk ngjan fare si dasmat që bënim dikur.”

Në disa pjesë të Europës Qendrore dhe Lindore, trajektorja më e favorshme e pandemisë nënkupton rikthimin e dasmave. Por, të paktën për momentin, dasmat e mëdha në Ballkan, ku shkalla e infeksionit po rritet përsëri, i përkasin të kaluarës.

Ikën pistat e kërcimit të mbushura me njerëz që kullonin në djersë duke kërcyer. Në disa vende, kërcimi lejohet, por duke ruajtur distancën. Në shumicën e rasteve, çifteve u është dashur të shkurtojnë listat e të ftuarve dhe të bëjnë më të mirën e mundur në një situatë kaq të keqe. Ata që punojnë në industrinë e dasmave thonë se biznesi është në prag falimentimi.

Ndalohet kërcimi

Në të gjithë Ballkanin dhe rajonin e gjerë të Europës Qendrore dhe Lindore, autoritetet kanë identifikuar dasmat si evente ku koronavirusi përhapet masivisht. Ai përhapet lehtësisht midis të ftuarve që rrinë shumë pranë njëri-tjetrit, bërtasin për shkak të muzikës me zë të lartë ose që këndojnë së bashku, duke u përqafuar dhe puthur në festë.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, dasmat janë ndaluar totalisht. Vendet e tjera vazhdojnë t’i lejojnë ato, por vetëm nën masa të rrepta kufizuese.

Në Kroaci, tubimet prej më shumë se 100 personash duhet t’u raportohen autoriteteve 48 orë më parë për inspektim të mundshëm, ndërsa duhet të mbahet një listë e të ftuarve dhe e kontakteve të tyre.

Vallëzimi lejohet, por vetëm duke ruajtur një distancë prej dy metrash.

“As që e patëm mundësinë të shikonim se si është kjo punë në pistën e kërcimit, sepse të gjitha dasmat tona u shtynë për vitin e ardhshëm ose u mbajtën në një format më të vogël me pjesëmarrjen e vetëm 15 personave”, tha fotografja kroate Marina Zrile nga “Matija + Marina”.

Brenda zyrës së gjendjes civile lejohet të hyjnë deri në 20 persona, tha ajo, por karriget vendosen dy metra larg.

Për ata që planifikuan një dasmë më të madhe, “u desh të anulonin ftesat për shumicën e personave që kishin ftuar”.

Në Mal të Zi, dasmat vazhdojnë, por festimet e mëdha nuk lejohet. Pjesëmarrja është e kufizuar deri në 20 persona. Muzika live lejohet, por nuk mund të kërceni.

Në Bosnje, tubimet në ambiente të brendshme lejohen nëse pjesëmarrja është deri në 50 persona, si në Federatë ashtu edhe në Republikën Srpska, dy entitetet e vendit. Në Federatë lejohen deri në 100 vetë në eventet që mbahen në ambient të hapur, por megjithatë kufizimet e kanë ulur ndjeshëm numrin e dasmave në të gjithë vendin.

“E vrau korona”

Ata që punojnë në industrinë e dasmave thonë se biznesi është në fije të perit.

“Nuk ekziston më. E vrau korona”, tha Arel Cesljar, pronar i agjencisë Ataxmedia në Sarajevë, e cila vitin e kaluar organizoi rreth 100 pritje martesore.

“Më parë, ndonjëherë përballonim gjëra të ndryshme në tre ose katër dasma njëherazi”, tha Cesljar për BIRN. “Këtë vit, nga rreth 50 evente të rezervuara, nuk kemi bërë më shumë se pesë. Pjesa tjetër u anuluan.”

Boshnjakët që jetojnë jashtë, kryesisht në Europën Perëndimore, dikur përbënin deri në 80 për qind të biznesit të tij, tha ai.

Zrile, fotografja kroate, tha se biznesi kishte rënë me 70 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Shumica e klientëve të kompanisë së saj janë të huaj, të cilët i tërheq ideja e organizimit të një martese në bregdetin kroat, nën diell, por “absolutisht të gjithë i shtynë dasmat e tyre për në vitin 2021”.

“Tani për tani, të gjithë po sillen sikur në vitin 2021 gjithçka do të kthehet në normalitet”, tha ajo. “Do ta shohim.”

Vesna Pretkoviç, pronare e dyqanit të njohur kroat me fustane nusërie “Vesna Sposa”, tha se puna “ka rënë në mënyrë të tmerrshme me 93 për qind”.

“Kjo është një shifër që asnjë punëdhënës nuk dëshiron ta shohë”, tha Pretkoviç për BIRN. Kufizimet e vendosura nga shteti “që ndryshojnë çdo ditë dhe bëhen më rigoroze nuk na ofrojnë hapësirë për të mbijetuar”.

Disa dasma “si në përralla”, tha ajo, duan vite planifikime.

“Thjesht mendoni se sa organizim nevojitet, sa njerëz punojnë për këtë gjë, sa punë duhet dhe me sa investime të dështuara po përballemi ne – industria që i bën të vërteta ato ëndrra. Kjo është një goditje e rëndë financiare. Dhe shteti qëndron i shurdhër para kësaj.”

Në Maqedoninë e Veriut, Dhoma e Turizmit dhe Mikpritjes u bëri thirrje autoriteteve këtë javë të miratojnë udhëzime për dasmat dhe festime të tjera në restorante, duke paralajmëruar se shumë biznese janë në prag kolapsi.

Pavarësisht ndalimit, disa janë të gatshëm të rrezikojnë sanksionet. Në qershor, autoritetet shëndetësore thanë se kishin gjurmuar 22 infeksione COVID-19 në një festë familjare në qytetin jugperëndimor të Ohrit dhe në një martesë që ishte zhvilluar në Shkup.

Ndaj pronarit të një restoranti në qytetin e Tetovës do të ngrihen akuza penale, pasi ai organizoi një dasmë në mes të korrikut. Në të njëjtën kohë, aktivistët u përpoqën të paralajmëronin për rreziqet e tubimeve të tilla duke vendosur banderola në qytet, ku kishin përgatitur një festë për martesën e “Virusit dhe Koronës” në të cilën do të merrnin pjesë 300 të ftuar.

Gjoba për ata që shkelin rregullat

Në Rumaninë fqinje, dasmat në ambient ë hapur janë të kufizuara për një pjesëmarrje prej deri në 50 persona. Në ambiente të mbyllura, kufiri për pjesëmarrjen është 20 persona.

Më 26 korrik, policia në qarkun bregdetar të Kostantës ndaluan një dasmë me më shumë se 200 të ftuar. Procedimet rifilluan vetëm pasi dy të tretat e atyre që merrnin pjesë në të u larguan. Gjobat në total arritën në më shumë se 6,000 euro.

Këto evente paraqesin një burim të mundshëm përhapje të virusit”, tha Emanuel Soare, prefekti i qarkut  Arges në Rumani, i cili është prekur ndjeshëm nga një rritje e numrit të infeksioneve në Rumani gjatë disa javëve të fundit.

Më 22 korrik, Arges u bë qarku i parë në Rumani që kufizoi orët gjatë të cilave mund të mbaheshin dasma dhe evente të tjera private. Kërcimi është rreptësishtë i ndaluar.

Në Turqi, autoritetet në korrik hoqën një ndalim për mbajtjen e dasmave dhe festimeve të tjera, por maskat dhe distancomi social mbeten të detyrueshme. Nuk lejohen fotografitë familjare. Mund të kërcejnë vetëm nusja dhe dhëndri. Megjithatë, rregullat e ministrisë së brendshme shpesh shkelen.

“Ministria ka vendosur rregulla”, tha Esra Gencer, një menaxhere eventesh në Stamboll. “Kompanitë eventeve dhe pronarët e restoranteve nënshkruan kontrata me çifte për të respektuar rregullat, por, për fat të keq, njerëzit zakonisht nuk i respektojnë këto rregulla.”

Nëntëmbëdhjetë njerëz dolën pozitivë për COVID-19 pasi morën pjesë në një dasmë më 17 korrik në Malatya, në Turqinë lindore. Të gjithë dasmorët, përfshirë nusen dhe dhëndrin, u futën në karantinë. Në një dasmë në qytetin bregdetar Aydin më herët në korrik, babai i dhëndrit, banda muzikore dhe të ftuarit që dolën në kërcenin në pistë u gjobitën me një total prej rreth 10,000 lirash ose 1,250 eurosh.

“Kërcyem deri në agim”

Megjithatë, disa nuk po lejojnë që pandemia t’u prishë dasmën.

Michaela Vargova nga qyteti Banska Bystrica në Sllovakinë qendrore tha se ajo dhe i fejuari i saj e anuluan dasmën e madhe tradicionale që kishin planifikuar të organizonin në maj, por vazhduan para me planet dhe organizuan një festë të vogël familjare me familjet dhe njerëzit e tyre më të afërt dhe më të dashur.

Ceremonia u mbajt në një holl të qytetit, ku të ftuarit dhe zyrtarët u desh të mbanin maska, por nusja dhe dhëndri jo.

“Ne nuk kishim frikë nga infektimi dhe akoma nuk kemi frikë”, tha Vargova për BIRN. “Por po, disa të ftuar ishin të shqetësuar, kështu që ata nuk erdhën.”

Dasma tradicionale në Sllovaki zakonisht kanë deri në 150 të ftuar. Deri në qershor, me COVID-19 kryesisht nën kontroll dhe heqjen e kufizimeve përsa i përket tubimeve, dasmat filluan të kthehen në normalitet.

“Për fat të mirë, nuk na u desh të hiqnim dorë nga gjithçka dhe në fund çdo gjë shkoi mirë”, tha Lucia Laskody, e cila u martua në fund të qershorit. “Nuk kisha pse të mbaja maskë. Nuk na u desh të kufizonim numrin e të ftuarve dhe madje edhe moti ishte shumë i bukur.”

Po kështu, në Hungari, kufizimet u lehtësuan disi në mes të majit dhe që nga 15 qershori, lejohen dasma me deri në 200 të ftuar. Shumë njerëzve iu prishën planet, disa të tjerë ishin më me fat.

“Gjithçka ishte e përsosur”, tha Barbara Laska-Hollósi, dasma e së cilës ishte planifikuar të mbahej më 9 maj, por u shty për më 24 korrik.

“Të gjithë ishin shumë fleksibël”, tha ajo për BIRN. “Edhe vendi ku u mbajt dasma, i cili është shumë i njohur në Budapest në Danub, na ofroi data alternative.”

Të 70 personat e ftuar morën pjesë në dasmë. Disa nga Austria, Gjermania dhe Britania, edhe pse ata nga Britania duhet të kishin me vete dy teste negative PCR për të shmangur 14 ditë karantinë të detyrueshme.

“Unë thjesht u kërkova të ftuarve të shmangnin puthjen dhe përqafimin e zakonshëm pas ceremonisë”, tha Laska-Hollósi, “por më pas kërcyem deri në agim pa menduar shumë për koronavirusin.” https://www.reporter.al/e-vrau-korona-ne-ballkan-ska-me-dasma-te-medha/

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 17-09-2020, 15:45:17
He de, se leke jane kursyer😂😛

  • Postime: 3258
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 22-09-2020, 15:30:09
Qe populli, ka bere kursime, eshte dicka e mire. Por nga qe jam ne nje subjekte qe organizojm dhe dasma, duke bere nje analize, po te theme, qe jane dikundi 20 biznese, te lidhura me dasmat. Kjo gje do sjelli shume pasoja pas muajt tetore dhe nentore.

  • Postime: 7474
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 29-09-2020, 21:18:36
U shklyn Shqipot në dasma kete gusht, c’è do qe na bllokuan neve ameriqaneve te vijme ne Evrope 😂

  • Postime: 1111
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 30-09-2020, 13:29:27
ah sa mire do ishte te ishin vetem dasmat! por mjerisht nuk jane vetem ato. ka shume gjera te tjera me te rendesishme.

  • Postime: 26710
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 01-10-2020, 15:40:59
ah sa mire do ishte te ishin vetem dasmat! por mjerisht nuk jane vetem ato. ka shume gjera te tjera me te rendesishme.
Nuk e ke dit ti qe per shqiptaret dasmat e gostite jane #1 :D

Temat e fundit