Elbasan rekord dasmash, 300 dasma brenda nje dite - Mix

×
Hyrja
Profili

Elbasan rekord dasmash, 300 dasma brenda nje dite

Elbasan rekord dasmash, 300 dasma brenda nje dite

· 1 · 743

  • Postime: 27103
  • Gjinia: Mashkull

ne: 15-08-2011, 17:13:02
Regjistrohet rekord dasmash në Elbasan. Nisur nga kalendari i vjetër dhe bestytnitë, kjo javë ka shënuar edhe numrin më të madh të dasmave për këtë verë në Elbasan, pasi data 15 gusht njihet si pragu ku një martesë mund të jetë e mbarë. Pas kësaj date supozohet se është ters dhe martesa nuk do të jetë e mbarë.



Thjesht për këtë arsye mjaft familje e çifte kanë caktuar dasmën pikërisht në datat 14 dhe 15 gusht. Kategoria më e madhe i përket besimtarëve muslimanë edhe pse këtë vit Ramazani qëlloi në muajin gusht. Sipas një vëzhgimi të thjeshtë, vetëm në qytetin e Elbasanit u kryen dje mbi 60 dasma, ndërsa në shkallë rrethi mendohet të kenë lidhur kurorë mbi 300 çifte. Nga kjo shifër përqindjen më të madhe e zënë emigrantët, të cilët kthehen në verë për të kryer ceremoninë martesore. Nga viti në vit ritet e dasmave janë pasuruar dhe ajo që bie në sy është gërshetimi i traditës me modernen. Kështu shpesh ndodh që në një dasmë i gjen të dy këto elementë.

Çiftet zgjedhin të martohen me pajton ose me makina luksoze, të kryejnë rite fetare në kisha e madje edhe në xhami, të ftojnë grupe e valltarë popullorë, të kërcehet dans e balet modern, të kryhen arredime të shtrenjta sipas katalogëve të vitit 2011, por edhe duke u veshur me veshje popullore. Gjithçka gjen në dasmat e sotme, videoklipe, foto, fustane e kostume të shtrenjtë, duvak e dekoracione floriri. Dasma vazhdon të mbetet gëzimi më i madh për familjet elbasanase.

Gjatë këtij viti e veçanta ka qenë edhe celebrimi i martesave civile nga kryetari i baskisë, Qazim Sejdini. Deri më tani janë të paktën 30 çifte që kanë dëshiruar që celebrimi i tyre të kryhet nga kryebashkiaku. Sipas rregullit, një çift i sapomartuar duhet të paraqitet në gjendjen civile brenda 15 ditëve dhe aty shpallin martesën e tyre. Më pas punonjësi, përgjegjësi i gjendjes civile ose kryetari i njësisë vendore, lexon kodin e familjes në prani të dëshmitarëve. Por këtë kompetencë e ka edhe kryetari i komunës ose bashkisë.

FATOS SALLIU MAPO

Temat e fundit